• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Fjale te urta popullore....

princesha

Warrior Princess
Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire.
 

princesha

Warrior Princess
Punen e sotme mos e ler per neser.
 

Ervin Doda

Antar Aktiv
Ai që di më shumë, flet më pak.
Lan dora doren, të dyja lajn fityrën.
Ai që di të vjedh, di t`i fshijë gjurmët.
Qeni që leh nuk të ha

pyet 20 vet bej sic di vet.

kjo esht nje shprehje qe mund ta perdorim shum shpesh ne keto kohra qe kalojm, sepse njerzit e sotem vetem te shesin dhe nuk blejn.

memir nje vez sot se nje pul mot.

Genjeshtra esht si nje plage dhe kur sherohet te ngelen shenj;

kjo esht per tegjith ne qe genjejm por nuk e kuptojm se keto genjeshtra ne len mbrapa dhe na bejn si njerez me shenj ("ja tek erdh ky genjestari").
 
Last edited by a moderator:

Loyalty

Anëtar i Nderuar
.Fshati që duket nuk do kallauz

(kjo është shprehja ime e muajit gusht:D)
..
 
Last edited by a moderator:

loyalx

Muslim
# Afati në verë floririn (lekët) asnjëherë...
# Ai ha kumbulla, botes i mpihen dhëmbët.
# Ai lidh macën për këmbë të magjes.
# Ai që di më së shumti flet më së paku. ( populli)
# Ai që do të lozë dhëmbët, duhet të lozë dhe këmbët.
# Ai që nuk do nënën, do njerkën.
# Ai që nuk mban macën, ushqen minjtë.
# Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
# Ai që pyet, nuk humbet.
# Ai që vjedh, din ti fsheh gjurmët.
# Ai që asnjëherë s’ka kohë të bëj diç si duhet, gjithnjë ka kohë, ta përserisë!
# Ari me zjarr provohet, miku ne rrezik kuptohet.
# Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është puna.
# Armiku të shikon në këmbet, miku të shikon në sy.
# As pula kemi, as dhelpra na i ha.
# Atë që ta bën gruaja, s'ta bën as perëndia.
# Atij i digjet mjekra , ai thote dale të ndez cigaren. (Nuk pyet për të tjerët, shikon vetëm interesin e tij)
# Atje ku ka, edhe derdhet.
# Ato ç´ka di një njeri në krahasim me ato ç´ka nuk di , janë kurrgjë.
# Babë e nënë, vëlla e motër, nuk të bëhet askush.
# Bark gunga, s'ja din bark petes.
# Barku është i vellaji i detit.
# Barku fire, s´kërcen mirë.
# Behari nuk vjen me nje lule.
# Bëj të mira në det, se i gjen në kripë.
# Beja ka rrufenë.
# Bëje te mirën e hidhe në det, në mos e ditë peshku, e di zoti vet.
# Bëri te pjellë, e dështoi.
# Bie një gur, e leviz nje mur.
# Biseda lindi nga mendimi; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.
# Bjen një fjalë e nxerr njëqind tjera.
# Bjeri pragut te degjoje dera.
# Bora eshte e bardhe, por e ndyjne qente.
# Borxhi i vone e gezon te zone.
# Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli)
# Buka të ze syte.
# Buke e hi ne shtepi.
# Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
# Bukuria nuk eshte me fis, por kush e di edhe e kullandris.
# Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.
# Burre e grua si mish e thua.
# Burrëri është të bësh mirë, kundër të keqes që të është bërë.
# Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa e shtëpisë. populli)
# Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.
# اdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.
# اdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
# اdo pësim është dhe mësim.
# ا'e do mallin , e ç'e do gjene, kur nuk ke burrë për të qenë.
# اfarë bën i ati, e heq i biri.
# اfarë e zë njeriun dhe nuk e heq?!
# اfare sheh ne fqi, prite ne shtëpi.
# اfare sjell nje ore, nuk e sjell nje vit.
# اfare ta ben goja, nuk ta ben armiku.
# Cjapi mish e dhia tave.
# اka mbjell korr. (populli)
# ا'kerkoi e gjet, si shtroi fjet.
# اohu o i vdekur e ha pule te pjekur.
# Dardha bie nen dardhe. (populli)
# Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)
# Dardha qe ka kokrra, qellohet me gure.
# Dashuria është e ëmbël, kur përfundon është shumë e hidhur.
# Dashuria është rrezja e jetës, jeta pa dashuri s’ka shije.
# Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)
# Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.
# Deles së qethur, nuk i ngjitet ferra.
# Dhe kur deti kos të bëhet, për të varfërin nuk gjendet lugë.
# Dhelpra kur nuk e mbërrin rrushin, thote është i thartë. (populli)
# Dhi e zgjebur e bishtin përpjetë.
# Dimri ha dhe kashten.
# Dita e mirë, duket që në mëngjes. (populli)
# Dita ka sy, nata ka veshe.
# Djal i djalërise, shkop i pleqërisë.
# Djali i pa nënë, si nata pa henë.
# Djali nga barku yt, e miell nga thesi jot që të ngopesh.
# Do dhe thele mbi bisht.
# Dora e huaj nuk te kruan dot si jotja.
# Dora jote, mëma jote.
# Dora që nuk kafshohet, puthet.
# Dru prej lisi, dhe grua prej fisi.
# Duaje mikun me gjithe kusuret (hallet) e tij.
# Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.
# Durimi është më e madhja trimëri.
# Durimi ka dhe kufi.
# Dy atllar në një mullar.
# Dy duar për një kokë.
# Dy here flitet ne mulli.
# Dy mace, mundin një luan.
# E bleva sa frengu pulen. (kushtoi shume)
# E dhena e tjeterit është si e krojtura e dhembit. (populli)
# E dogji miza. (e goditi fjala)
# E hidh mbas krahëve. (harroje)
# E keqja të shpie deri tek dera e armikut.
# E kërkoi si breshka gozhdën.
# E përpjeta ka dhe te tatepjetë.
# E zure gjarprin? Shtypi kokën.
# Edhe bari i njome digjet nëpër të thatë. (populli)
# Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot.
# Edhe shelgu i gjatë është, por s bën fruta.
# Era fryn detin, kurse fjala fryn njeriun.
# ثshtë gacë e mbuluar.
# ثshtë këthyer dera nga përroi.
# ثshtë më afër dera se qilari.
# ثshtë me të dhënë, nuk është me të thënë.
# ثshtë njeri që as të ngroh, e as te ftoh.
# ثshtë njeri që nuk le dy gurë bashkë.
# ثshtë njeri që nuk turbullon ujë.
# ثshtë qelbur peshku nga koka. (faji është tek i madhi)
# ثshtë si mesalla me dy faqe.
# Fajet i bëjnë të mëdhenjtë, shkopinjtë i hanë të vegjlit.
# Ferra e nisi, ferra e grisi.
# Fitimi dhe humbja jane moter e vëlla.
# Fjale e keqe, rrezon malin.
# Fjale fjale niset davaja.
# Fjalët e keqëdashësit janë si qymyri, që edhe po s´të dogjën , të nxijnë.
# Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)
# Floke gjate mendje shkurter. (populli)
# Folë pak, dëgjo shumë.
# Fshati që duket, s´do kallauz. (populli)
# Fytyra e qeshur është rrezja e bukurisë.
# Gabimet që harrohen, përsëriten.
# Grueja duhet të ketë në dorën e djathtë fëminë e në të majtën librin
# Guximi e bën njeriun të mundë luanin.
# Këmbëngulja e qëndrimi të pamundshmen bën të mundshme.
# Klloçka qe s'rri mbi veze, nuk nxjerr zogj.
# Kur te jesh ne dhe te huaj, dita te duket nje muaj.
# Kush dëshiron të duhet, le të dojë.
# Kush punon ne te ri, nuk vuan ne pleqeri.
# Kush punon, fiton.
# Liria vjen kur s'i druhesh vdekjes.
# Lumi fle, armiku s'fle.
# Malet tunden, por nuk bien.
# Mali me mal nuk piqet, njeriu me njerine piqet.
# Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.
# Me mikun ha e pi e pazar mos bë.
# Me mire vdekur e me nder, se sa gjalle e i turperuar.
# Me mire nje dite ne liri, se njeqind vjet ne roberi.
# Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund të kuptohet as për disa vjet.
# Mendja e zbukuron njeriun.
# Mëndjelehti bën mik atë që i bën keq, e armik atë që i bën mirë.
# Mendo dhjete here e fol nje here.
# Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.
# Mos i shiko gunen, por shikoje punen.
# Mos iu hidhëro një të keqeje të atij që të ka bërë njëqind të mira.
# Mos kij besim në njeriun që s’ka besim në ty.
# Në qoftë se është lumturi të duhesh, është lumturi më e madhe të duash
# Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
# Nje krimb thane nje lis.
# Nje pike ne çati, prish nje shtepi.
# Një punë e bukur është më e dobishme se njëmijë fjalë të bukura.
# Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
# Njeri i zoti nuk është ai që s´ka të meta, po ai që i pranon të metat e tij.
# Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
# Njeriu i pa mesuar si druri i papunuar.
# Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë.
# Njeriu mëson më shumë nga pësimet, sesa nga sukseset (Henry Ford)
# Njeriu plaket duke nxene.
# Njeriu që të bëhet edhe me i zoti nuk duhet te harrojë edhe ato që ka mësuar.
# Njeriu qe vetem per vete punon, eshte si nje dru qe peme s'lëshon.
# Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
# Njerzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të kqinjëve.
# Pema më e ëmbël është ajo që vjel me duart e tua.
# Për çdo sy ka bukuri.
# Për te qenë i lumtur nuk duhet vetëm të dish, por edhe të duash.
# Peri i ngatërruar nuk zgjidhet me nguti.
# Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.
# Pleqëria në vetmi, nuk është jetë e plotë.
# Po dëshirove të duash një njeri, ose të dojë ai ty, takohu më shpesh me atë.
# Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.
# Puna vjen me kembe te arta.
# Punen e sotme mos e ler per neser.
# Qente lehin, karvani shkon perpara.
# Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
# Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
# S`duhet me i shti hunte e me marre ere gjithkun.
# S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.
# Shqiponja fluturon ne qiell, por folenë e bën ne tokë.
# S'tundet mali nga debora.
# Syri është një dritare e shpirtit.
# Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.
# Të gjitha qeniet e gjalla përveç njeriut janë të vetdijshme, që qellimi kryesor i jetës është që ajo të shijohet.(Samuel Butler)
# Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet shumë rrallë.
# Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë trathti është.
# Trimeria matet me zemer, jo me trup.
# Trimi i mire me shokë shumë.
# Trimi përmbahet, i ligu shpalon dobësitë.
# Vetmia është më e mirë se shoku i keq.
# Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
# Xhelozia është krimbi i dashurisë.
# Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.

 

2ntythree

Anëtar i ri
Prit gomar të dali bar
...po barin e hëngri dhia
se sdinte ç'ishte tagjia
se tagjia ishte korrur
dhe lopa kishte ngordhur

po pse ngordhi do thoni ju?
-ngordhi sepse u fry
se nuk kishte pa tagji me sy
ene i hyni me themel
dhe bariu prit se po del
U mërzit edhe gomari
se iu mbarua i gjithë bari
po tani çdo të hajë i shkreti
kështu që nxorri fjalën e urtë mileti::kercim::kercim::kercim:
Prit gomar te dali bar
Prit një dimër e një behar
dhe mbaj mend kur të vijë pranvera,
kujdes, ruaj lopët e tjera.:dance:
 
Redaktimi i fundit:
Asnjëherë mos u kacafyt me derrin. Të dy do të bëheni pis dhe kjo e gëzon derrin.

Fjalë popullore argjentinase



Keq më vjen, po dëm s'më bëhet.

SKRAPAR



Nuk bëhet stani me dhi të egra.

VLORث


Drejtoja qenit bishtin me forcë për 12 vjet me rradhë, dhe kur t'ia lëshosh mbas 12 vjetëve, do t'i kthehet prapë në atë formë që ishte

indiane
 

2ntythree

Anëtar i ri
Asnjëherë mos u kacafyt me derrin. Të dy do të bëheni pis dhe kjo e gëzon derrin.

Fjalë popullore argjentinase



Keq më vjen, po dëm s'më bëhet.

SKRAPAR



Nuk bëhet stani me dhi të egra.

VLORث


[COLOR="[B]Magenta"]Drejtoja qenit bishtin me forcë për 12 vjet me rradhë, dhe kur t'ia lëshosh mbas 12 vjetëve, do t'i kthehet prapë në atë formë që ishte[/B]

indiane[/COLOR]
Po pse nuk thu ti që këtij të fundit i thokan QEN BIR QENI:kercim:
 

sheki

Anëtar i ri
Te gjitha nga pak


lakmia e ben njeriun te lig (popullore)
me kend je me i afert , me at qe merresh vesh
me mir nje her hic se gjithmon kic,kic.(me mir nje her te kundershtosh se te nenshtrohesh gjithmon)
un rri, ti rri laroj (kau) n'kallamoq (per dembela)
nuk kam ardhur per corbe(gjelle)e qervish po per fjal te agjes dike
Le ta di shoka se cka hek dredha (le ta di i pasuri cka hek i varferi), nje sqarim
shoka eshte nje mahram qe pleqet e kan vu rreth belit kurse dredha nje pjes e pllugut
rrushi nuk kerkohet n'arbain
ku ka bire (vrime) ka uk (ujqi)
Kur t'msohen qejt(kiet)me i hanger dredhat i hane edhe opangat (kpucet) kur mesohet njeriu te haj ryshfet(mito) te vogel,han edhe ryshfet te madh.
Miq te nderuar mund te mos jem krej i kuptuar por krejt keto jan thenje te gjysherve tan qe kan pas kuptim shum te thell e qe disa prej tyre edhe i kam cekur se q'far ka dashur te thot me at thenje si p.sh. kjo e fundit
ju pershendes
 

sheki

Anëtar i ri
Krahet e njeriut jan shoqeria
prej te keqes mund te lirohesh vetem atehere kur te kesh besim dhe dashuri ne veten tende
 

vitk

Anëtar i Respektuar
gjella me kripe e kripa me karar
gur gur behet kalaja
fjalen e mire dhe gurin ne traste
gezohu kur te pjell lopa jote jo kur i ngordhe lopa komshiut
 

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Fshati qe duket s'do kallaus..
 

princesha

Warrior Princess
Ai qe ska turp edhe te turperon
 

princesha

Warrior Princess
Gabimet qe kryejm, ua vem emrin pervoj...
 
Fjalet jane gra, veprat burra! :( e ka then populli kte fjale te urte por mendoj se eshte shprehur keq!
 

princesha

Warrior Princess
Mos i besoni atij qe flet per drejtesi, por atij qe vepron drejt......
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Mos premto ate qe s'mund ta besh, por beje ate qe premton!
 

princesha

Warrior Princess
Gure gure,behet kalaja, fjale fjale, niset belaja....
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Nese jeta ime ka rendesi per ty atehere ti e vlereson vehten dhe mua!
 

Ghost

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shkruaje një fjalë të urtë!

"Shok me shum veta, Familjar vetem me Një"
 

Hostel

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shkruaje një fjalë të urtë!

Mos i shiko gunen por shikoji punen.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shkruaje një fjalë të urtë!

Meso sa je i ri, qe kur t'plakesh t'kesh dobi !
 

emmy

Antar Aktiv
Titulli: Shkruaje një fjalë të urtë!

mik i mire nuk eshte ai qe ti fshin lotet
por ai qe nuk te le te qash
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Fjalë të urta nga populli

Hidhëroju dikujtë aq sa ka dituri. Preshevë
Ajo që ke frikë të gjen. Elbasan
Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. Elbasan
Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. Kosovë
Atë që pështyn, mos e lëpij. Gjirokastër
Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. Vlorë
Ai që hyn në lumë edhe do laget. Korçë
Burri flet përpara syve e jo pas shpine. Elbasan
Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. Kurvelesh
Burri o të fal, o të var. Gjirokastër
Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. Skrapar
Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. Shkodër
اakallit lëshoi ujkun. Elbasan
اkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. Jug
ا'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. Kurvelesh
Dajaku ka dalë nga xheneti. Kavajë
Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. Devoll
Derri do plumbin, nuk zihet me duar. Lushnjë
Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. Lunxheri-Gjirokastër
Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. Shqipëri e mesme
Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. Elbasan
Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. Jug
E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PثRMET
Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODثR
Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORث
Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJث
Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE
Gozhda nxjerr goxhdën. VLORث
Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODثR
Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG
Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTثR
Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORاث
I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANث
Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORث
Ku ngul hunë var hejbet. JUG
Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". KOSOVث
 
  • Më pëlqen
Reactions: 3R1
Top