Filozofia e arkitektures se jahteve

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
(po e nis me nje teme interesante dhe te vecante ,kalvarin e gjate te postimeve mbi arkitekturen, ndertimtarin, konceptet dhe keshillat mbi shijet e jetes, shpresoj tju terheqin dhe te diskutojme)

FILOZOFIA E DIZAINIT TE JAHTEVE.

po ju pershkruaj me pak fjale ate qe ne thelb perben filozofine e dizainit te jahteve duke ji bashkangjitur disa shembuj te realizuar :)

Per qellimin e vetem ,te modelojme linja te mahnitshme dhe superstruktura ujore ,gjithe dizenjimet tona ndjekin teorite: SIGURI , PERFORMANCE, KONFORT.

Siguri

Gjith procesi i dizainit starton edhe mbaron me “sigurine” dhe nuk lejohet asnje kompromis per kete te fundit.Siguria nenkupton stabilitet te mjaftueshe,nje konstruksion te qendrueshem dhe te lehte. Llogaritjet e ketij kriteri(siguri) kryhen ne perputhje me normativat e CE (komuniteti evropian) dhe ligjet nderkombetare te mjeteve lundruese

Performance

Sfida e vertete e nje dizenjatori eshte ti jape jahtit karakteristika per nje performance te shkelqyer luksi. Sot programe te avancuara kompjuterike bejne te mundur parashikimin e karakteristikave te performances se mjetit.kjo bent e mundur te gjendet mardhenia optimale midis stabilitetit dhe zhvendisjes,midis formes se anijes,interierit dhe gjith koncepteve specifike.

Komforti

Kur dizenjohet nje jaht lundrues eshte e rendesishme te jesh i ndergjegjshem per ndikimin qe kane kriteret e funksioneve qe do te permbushe ky “apartament lundrues”. Me fjale te tjera,te dizenjohet objekti dhe hapesira ne nje menyre te tille qe njerezit qe perdorin experiencen e tyre te perfitojne maximum te konfortit dhe minimum te shqetesimit gjate lundrimit dhe pushimit ne port.
Per dizenjuesin qe te synoje ne menyre te suksesshme kriteret SSHK(siguri,shpejtesi,komfort) perdorimi i programeve kompjuterike te avancuara eshte esenciak,ashtu si edhe njohja e materialeve dhe e perdoruesit apo porositesit. Kjo eshte pse-ja qe gjithmon e ben dizainin e jahteve nje sfide te panjohur per plotesimin e kritereve qe pershkruam me siper.
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: Filozofia e arkitektures se jahteve

Georgia (Nje Luxury Yacht me vela 48 metra i gjate ) Perfekt nga cdo ane
Georgia-big.jpg
 
Top