Filozofi në triadë

GLOOM

Catch me if you can...
filozoftriad.jpg



Hiloni, njëri ndër shtatë dijetarët grekë, në pyetjen se ç’është më së vështiri, përgjigjet: “Të ruash sekretin, të shfrytëzosh sa më mirë kohën e lirë, si dhe të durosh padrejtësinë.”





-Rregullisht preokupohemi me tri çështje: ç’të bëjmë për shëndetin, për mençurinë dhe për shpirtin tonë. Zhvillimi, përkujdesja dhe ruajtja e shëndetit janë primare; meditimi, të lexuarit dhe të dëgjuarit janë sekondare; të vepruarit, të krijuarit dhe kënaqësia janë të rëndësisë së tretë.



***



-Një filozof i madh kinez thotë: Janë tri rrugë që na shpiejnë kah mençuria: meditimi, si rrugë më racionale; edukimi, rrugë kjo më fisnike; si dhe përvoja, si rrugë më e mundimshme.



***



-Hiloni, njëri ndër shtatë dijetarët grekë, në pyetjen se ç’është më së vështiri, përgjigjet: “Të ruash sekretin, të shfrytëzosh sa më mirë kohën e lirë, si dhe të durosh padrejtësinë.”



***



-Telasi thotë: “Më së vështiri është njohja e vetvetes; më së lehti është t’i këshillosh të tjerët; më së miri do të jetojmë nëse në jetën tonë i respektojmë vërejtjet që ua bëjmë të tjerëve”. Pastaj, thoshte se i është mirënjohës fatit të vet: “Së pari, sepse kam lindur njeri dhe jo kafshë; së dyti, sepse jam mashkull dhe jo femër; së treti, që jam helen dhe jo barbar.



***



-Sipas Platonit ekzistojnë tri lloje të tërheqshmërisë: njëra ka të bëjë me zotat, e dyta me njerëzit dhe e treta me të ndjerët. Ata që janë të kujdesshëm ndaj faltoreve u janë besnikë zotave; të dytët, që i kthejnë borxhet, janë të kujdesshëm ndaj njerëzve; dhe, ata që janë të kujdesshëm ndaj përmendoreve janë të drejtë ndaj të ndjerëve.



***



-Platoni shpirtin e ndanë në tri pjesë: pjesa e parë ka të bëjë me arsyen, e dytë me lakminë, ndërsa e treta me zemrën. Nga pjesa e arsyeshme del meditimi, vendosja dhe mirëkuptimi; pjesa e lakmueshme nxit oreksin për ngrënie, dëshirën për seks, e të ngjashme; ndërsa pjesën e tretë e karakterizojnë guximi, kënaqësia dhe pikëllimi.


-Krantori, për të cilin thonë se ka shkruar 30 mijë vargje, në pyetjen se ku ka dëshirë ta varrosin, thotë: “ثshtë kënaqësi të jesh i varrosur diku, në ndonjë skutë të fshehtë, të atdheut tënd të dashur.”



***



-Aristoteli mençurinë praktike e ndanë: në logjikë ose në sjellje të mirë të individit; në ekonomi ose në udhëheqje të ekonomisë shtëpiake; si dhe në politikë ose në udhëheqje të shtetit.



***



-Sipas Aristotelit format e dobëta të rregullimit shtetërorë janë: tirania, paligjshmëria e individit; oligarkia, paligjshmëri e të pasurve; si dhe burokracia, paligjshmëri e demagogëve.



***



-Teofasti, një nga filozofët frytdhënës grek, në një banket, personit që tërë kohën heshtte i tha: “Në qoftë se je i padijshëm, mirë po vepron; por, nëse je i arsimuar, atëherë ky veprim yti është i marrë”.



***



-Moravia, shkrimtar italian, thotë: “Ka njerëz që dinë të fitojnë para dhe ka njerëz që dinë të jetojnë. Por, të rrallë janë ata që dinë edhe njërën edhe tjetrën”.


B.Vllazim Bytyci
 
Titulli: Filozofi në triadë

Jeta është një rrjedhojë e përjetimit ekzistencial që i nënshtrohet procesit evolutiv të transformimit të pandërprerë kah e përsosura e përhershme. Shprehja e tërësisë së këtij procesi universal evolutiv dhe transformues quhet qenësi. Ose, ndryshe, realiteti i ekzistencial në nivelin material. Ky realitet në Univers është i përfaqësuar përmes formave të ndryshme strukturale: botës minerale, bimore, shtazore dhe qenies më të përsosur - NJERI.

Ku janë dallimet në mes të këtyre niveleve ekzistenciale?

Përpos ndërtimit fizik - material, këto nivele ekzistojnë edhe si struktura shpirtërore me kategori diferenciale të inteligjencës. Në këtë drejtim, botën minerale e karakterizon forma statike e kujtesës së veprimit, botën bimore, forma e kujtesës statike dhe aftësia specifike e adaptimit, bota shtazore i ka të gjitha këto por edhe një shkallë instiktive të ndjeshmërisë. Ndërsa, njeriu si qenie më e përsosur e Universit, përpos të gjitha karakteristikave të cekura, ka edhe nivelin e lartë të inteligjencës, e cila në realitetin objektiv si trysni, shprehet përmes vullnetit të lirë të veprimit. Pra, vetë kuptimi i lirisë është forma e shprehjes së këtij vullneti, andaj, ajo edhe është e natyrshme. Kur një vullnet i lirë i veprimit individual, përmes procesit të organizimit, inkorporohet si tërësi kompakte e shumicës, nënkupton shprehjen e vullneti të lirë kolektiv. Nëse këtë koncept filozofik do ta konvertojmë në kuptimin e saj politik, atëherë, tërësia strukturale e këtij organizmit quhet POPULL, ndërsa, vetë procesi përmes së cilës shprehet ky vullnet i lirë, quhet VETثVENDOSJE.

Edhe pse, në shumicën e rasteve, procesi i Vetëvendosjes në praktikë, nënkuptohet si kategori politike, realisht, ajo është shprehje e një trysnie komplekse qenësore dhe konstruktivisht hyjnore, mospërmbushja e së cilës, në realitetin objektiv, shkakton disharmoni, apo, shprehur në gjuhën e psikologjikes, frustrim kolektiv.

Që të kemi një kuptim më të konceptuar të Vetëvendosjes si tërësi, atëherë, ndaj saj duhet bërë një qasje më komplekse, si nga këndvështrimi psikologjik, filozofik ashtu edhe politik.

Ku qëndron esenca e kësaj triade akademike e të kuptuarit filozofik, psikologjik dhe politik të VETثVENDOSJES si formë kolektive e shprehjes së lirë të vullnetit popullor?

Vetë ekzistimi i ndjesisë së brendshme si trysni, në nivelin e përjetimit të saj të ndërgjegjësimit kolektiv, Vetëvendosjen e koncepton si kategori psikologjike.

Nga ana tjetër, sqarimi dhe kuptimi i urtësuar i ligjësorëve të saj dhe mënyra e veprimit të tyre, konceptin e Vetëvendosjes e formulon si kategori filozofike. Ndërsa, rruga e vënies në funksion të kësaj nevoje të natyrshme në nivelin e një organizimi shoqëror institucional, Vetëvendosjen e konceptojnë si kategori politike.

Kështu që, me plotë të drejtë, mund të konstatojmë se, VETثVENDOSJA, si një shprehje kolektive e vullnetit të lirë të një populli është një proces tërësisht i natyrshëm dhe vazhdimësi në veprim. Mu për këtë, atë duhet konsideruar si reale dhe ekzistente, ndërsa rrugën e realizimit përfundimtar të saj, si të pandalshme. Dihet se të gjitha proceset që zhvillohen në natyrë, kryekëput janë evolutive dhe kanë të përcaktuar kohën precize të veprimit të tyre.


اka është karakteristika e tyre?

Thjeshtë, e kuptueshme nga dy pozicione: në to është në funksion veprimi i Ligjit të të kundërtave, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, si procese në vazhdimësi të përhershme janë të pandalshme dhe të pandikueshme nga asnjë forcë e jashtme.

Veprimi i Ligjit universal i të kundërtave mbështetet në funksionimin e përsosur brenda saj edhe të dy nën ligjeve tjera:

- nën ligji i mbajtjes përherë në qetësi të gjendjes ekzistuese (“status quosë”) dhe - nën ligji i vënies së përhershme në lëvizje të proceseve në përgjithësi. Me fërkimin e këtyre dy të kundërtave, si rezultat krijohet produkti i ri dhe më i avancuar. Por, është karakteristike se gjithnjë nga ky fërkim lirohet NXEHTثSIA.

Andaj, liria si shprehje universale e njeriut është e pandalshme nga asnjë ndikim prej jashtë. Ajo është nevojë e brendshme individuale, ndërsa në anën tjetër si shprehje e organizuar, nevojë shpirtërore kolektive, rruga e realizimit të së cilës përherë do të prodhojë NXEHTثSI.

Nxehtësi si evolucion nxehtësi si revolucion si do që ta marrim. E dallon vetëm koha e shfaqjes dhe veprimit të saj.

Nëse nga çfarëdo forme të ndikimit të përkohshëm nga jashtë do të tentohet të kamuflohet kjo nxehtësi, ajo, edhe pse në shqim të parë, mund të mos duket se është shfaqur, assesi nuk do të thotë se nuk ekziston., por vetëm akumulohet dhe kur të shpërthen, gufon si eksplodim – si detonacion.

Të ndalemi pak sa në pragmatizmin e realitetit tonë Kosovar. Konkretisht dhe shkurtimisht, në proceset që po zhvillohen në të, që si duket, askush si kupton, ndërsa nevojën e shfaqjes dhe ekzistimit të Lëvizjes VETثVENDOSJES si veprim, ka mjaft nga ata që nuk i konvenon. E vërteta absolute mbetet konstatimi logjik se, askush nga jashtë, nuk mundet të ndikoj në disa proceset të natyrshme që zhvillohen në një shoqëri, sikurse, askush nuk mund ta minimizoj e kurrsesi ta pengoj paraqitjen e çfarëdo organizmi që praktikisht i konverton në njohuri (vetëdijesim) këto procese të pashmangshme.

ثshtë pikërisht ashtu, sepse, ky organizëm vepron në harmoni me natyrshmen dhe bëhet si pjesë e saj, andaj, gjithnjë në masë, përjetohet si më e kapshme, më tërheqëse dhe më e patjetërsueshme si koncept.

Dhe për fund, ashtu sikur e shtjelluam më sipër se çdo gjë në natyrë, pa marrë parasysh formën e shprehjes së saj funksionale (psikologjike, shoqërore, politike) nuk mund t’i iki veprimit të pacenueshëm të ligjshmërive universale, dhe, bazuar mu në këtë logjikë të thjeshtë, unë tek ne shoh dy kategori njerëz: të parët injorant që nuk i dinë dhe as “s’ju ha palla” për veprimin e këtyre ligjeve natyrore, dhe të tjerët gjentilë, që jo vetëm me përsiatje i analizojnë dhe i kuptojnë ato, por bëhen edhe si katalizatorë të përshpejtimit të tyre.

Se si, kush, e gjen veten në këtë kategorizim, duhet të jetë çështja e tij personale, e sa për Lëvizjen VETثVENDOSJE dhe ithtarët e saj, për mua nuk është vështirë t’ ia qëlloj se cilës kategori i takojnë?!
 
Top