• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

FIFA ndalon Chelsean të transferojë për një vit

E3

Anëtar i Nderuar

FIFA ka bërë të ditur se ka përjashtuar Chelsean për një vit nga nënshkrimi me ndonjë lojtar të ri për vitin e ardhshëm, pasi ka inkurajuar një lojtar francez të thyejë kontratën e tij dhe të nënshkruajë për klubin.

Chelsea nuk do të mund të regjistrojë lojtarë të rinj, qoftë nga Anglia ose jashtë saj, gjatë dy afateve të ardhshme kalimtare, në janar 2010 dhe në fund të sezonit të ardhshëm.

Dhoma për Zgjidhjen e Konflikteve e FIFA-s, ka marrë këtë vendim pasi ekipi francez Lens është ankuar se Chelsea ka joshur Gael Kakuta për të thyer kontratën e tij me klubin francez, për të kaluar në Londër.

FIFA po ashtu ka ndaluar Kakuta-n nga loja për katër muaj dhe ka urdhëruar atë dhe Chelsan të paguajnë kompensimin dhe çmimin e stërvitjeve për Lens. Chelsea mund të ankohet ndaj këtij vendimi.
 

El'Mejor

Daja
Mua me duket e cuditshme tani sesi e ndeshkonkan se tere besoj se jeni ne dijeni qe kontratat thyhen cdo dite edhe prandaj jane bere per tu thyer edhe chelsea nuk eshte skuadra e pare qe ka bere dicka te tille , sesi e ka pare Fifa kte gje se di as sesi jane gjerat me imtesi se kam ndjekur kte lajm po mendoj qe ska pse te donohet chelsea ..
 

fshatari

Anetar
ME DUKET SE EDHE MANCASTER UNITED DO TA KETE FATIN E NJENJTE

Premier League mund te goditet nga nje tjeter vendim i FIFA-s, pas lajmit se Chelsea nuk mund te hyje ne merkato deri ne vitin 2011.

Behet fjale per skuadren e Manchester United, nje prej me te madheve ne futbollin britanik dhe ate europian. Sipas tabloidit “Times”, skuadra franceze e Le Havre ka akuzuar Alex Ferguson per presion ndaj mesfushorit francez Paul Pogba qe te anulonte kontraten me francezet dhe te nenshkruante me Manchester United.

Nderkohe, Chelsea nuk mund te bleje me lojtare per dy sezonet e ardhshme. FIFA ka denuar klubin e Abramovich per federimin e francezit Gael Kakuta, i cili ka thyer kontraten me Lens pas bisedimeve me Chelsea.
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Mua me duket e cuditshme tani sesi e ndeshkonkan se tere besoj se jeni ne dijeni qe kontratat thyhen cdo dite edhe prandaj jane bere per tu thyer edhe chelsea nuk eshte skuadra e pare qe ka bere dicka te tille , sesi e ka pare Fifa kte gje se di as sesi jane gjerat me imtesi se kam ndjekur kte lajm po mendoj qe ska pse te donohet chelsea ..

nuk eshte njejt te thyhet kontrata pa dijen e ekipit ose pa deshiren e ekipit sikur me dijen edhe deshiren e ekipit .



Mir ja kan bo shpresoj qe edhe Man.Utd te ja bej te njejtin send ;)
 
Top