• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

FIFA, 10 mije euro gjobe per dushet

elbruna

Anëtar i Respektuar
Mungesa e ujit te ngrohte ne dushet e stadiumit “Qemal Stafa” i ka kushtuar Federates Shqiptare te Futbollit 10 mije euro gjobe (15 mije franga zvicerane).

Ndeshkimi i dhene nga Komisioni i Disiplines se FIFA-s eshte dorezuar vetem pak ore me pare ne zyrat e institucionit qe drejton sportin me popullor ne vend. Vendimi eshte argumentuar “per marrjen e masave te dobeta organizative ne perfundim te ndeshjes eliminatore kunder Danimarkes”.

Jehona e barazimit 1-1 ne takimin e luajtur ne Tirane me 9 shtator, u la ne hije nga problemet e theksuara qe ka impianti me i madh ne vend. Edhe pse ishte nje rezultat historik per Shqiperine (e cila prishi serine negative perballe danezeve qe zgjaste prej me shume se 40 vitesh), ne qender te vemendjes eshte vene mungesa e kushteve minimale ne dhomat e zhveshjes dhe uji i ftohte qe rridhte nga dushet e gjyqtareve dhe skuadres mike.
Problemet kane nisur pas raportimit te treshes se gjyqtareve te asaj ndeshje, ku kryesor ishte turku Kuneit Cakir, se ne dhomen e tyre mungonte uji i ngrohte per dushin pas ndeshjes.

“Bilbilat” e kane konsideruar absurd kete fakt dhe menjehere kerkuan nderhyrjen e delegatit te UEFA-s, italianit Danilo Filakione. Zyrtari i “qeverise” europiane te futbollit i ka kerkuar shoqeruesve te FSHF-se qe ky problem te zgjidhej sa me shpejte, pasi ajo qe po ndodhte ishte e papranueshme.

Por, situata eshte perkeqesuar edhe me shume, kur disa minuta me pas, ankesa erdhen edhe nga stafi teknik i perfaqesues daneze. Edhe skuadra, e cila u kualifikua ne fazen finale te Boterorit 2010 ne Afriken e Jugut, si kryesuese e Grupit 1 nuk arriti te largohej ne kushte normale nga “Qemal Stafa”. Nje pjese e konsiderueshme e lojtareve te drejtuar nga Morten Olsen vendosen te mos rrezikonin, duke preferuar te qendronin pa u lare (te pakten deri ne mberritjen ne hotel).

Megjithate, nuk munguan “guximtaret”, ata qe pas dushit te ftohte ne fushen e lojes, vendosen te provojne edhe ujin e ftohte ne dushet e stadiumit te vetem ne vend, qe ploteson kriteret minimale per zhvillimin e ndeshjeve nderkombetare. Lajmi beri jehone jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne disa media kontinentale, nderkohe qe delegati Filakione nuk u tregua aspak tolerant rreth ketij episodi te turpshem per imazhin e vendit tone.
Tashme qe ky problem eshte vene ne qender te vemendjes nga FIFA-s dhe UEFA-s, ne rast se episodi perseritet, Shqiperia rrezikon penalizime edhe me te renda. Te dyja institucionet e futbollit e kane theksuar se “Qemal Stafa” e kalon klasen “me mik” per te pritur sfidat nderkombetare: skandale te tilla edhe ne te ardhmen, mund te bejne qe perfaqesuesja kuqezi te detyrohet te luaje ne impiante te tjera, ndoshta edhe jashte vendit. Per hir te se vertetes, mungesa e ujit ne stadiumin me te madh ne vend nuk ndodhi per here te pare pas takimit me Danimarken. Dushin e ftohte e kishte provuar edhe Milani ne miqesoren e 12 majit, te zhvilluar me Kombetaren “B”.
TCH
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Rraciste e dreqit.....
 

elbruna

Anëtar i Respektuar
Rraciste e dreqit.....

Pse raciste??, jane gjera te verteta dhe eshte per te ardhur keq te degjohen te tilla lajme ose te penalizohemi per te tilla gjera ,, te kete uje te nxehte neper dushe pas ndeshjeve eshte nder gjerat elementare qe duhet te kete stadiumi, te mos jesh ne gjendje te plotesosh dhe kte ne stadiumin kombetar,,, TURP..........
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Pse raciste??, jane gjera te verteta dhe eshte per te ardhur keq te degjohen te tilla lajme ose te penalizohemi per te tilla gjera ,, te kete uje te nxehte neper dushe pas ndeshjeve eshte nder gjerat elementare qe duhet te kete stadiumi, te mos jesh ne gjendje te plotesosh dhe kte ne stadiumin kombetar,,, TURP..........

Pse stadium eshte ai ???
 

vitk

Anëtar i Respektuar
me keta drejtues te FSHF me gjoba do na mbysin dhe ne vend te fundit do jemi ne renditje
perse kjo ferderat puneson tranjere qe marrin nga 300 mije euro dhe perseri ngelemi ne fund te tabelave (per mua keto barazimet me portugali,suedi etj etj nuk eshte arritje dhe sidomos kur humbet me hungarezin ne tirane apo = ne malte)
perse te mos gjendet 1 tranjere me i lire dhe pjesa tjeter e ketyre eurove te investohet ne kushtet dhe ambientet apo struktuarat e tjera qe kane lidhje me fotbollin edhe te moshave dhe ne te ardhmen (qe shpresoje te mos jete e larget )vertet te pretendojme ,pasi vendin e para fundit qe kap shqiperia nuk iken nga vendi mjafton te fitosh ne shqiperi me ekipe si malta luksemburgun e te tilla
 
Private conversations
Help Users
    Top