• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Femer e keqe...!

Boreas

Advanced
Jam nje femer e keqe...!

Sepse nuk e leshoj veten,sepse nuk deshtoj,sepse i shkund lotet,rregulloj pamjen dhe vazhdoj para,per kete jam femer e keqe...!

Sepse nuk linda te jem e nenshtruar,e heshtur,e qete dhe as e dobet...por...Krenare...!

Une jam nga ato femra qe me nje fjale te bejne te ulesh koken...!

Kurre nuk bertas per te fituar respekt, nuk zhvishem per te fituar vemendje,
nuk shtirem si dikush tjeter per te fituar nje vend...!

Une jam nga ato femra qe nuk kam frike nga asgje dhe askush. Une jam nga ato femra qe eci me koken lart, qe nuk e ul shikimin, qe jetoj sic une deshiroj...! Sepse kur vi une...vihet re...dhe kur une largohem...ndihet...!

Eshte dicka qe quhet vetebesim, veterespekt,
krenari, dashuri per veten...!
Madje te tille njerez dua prane vetes...!

Sepse kur une dua...dua me pastertine e shpirtit...edhe pse sta shpreh me fjale...!
Me mjaftojne gjestet...qofshin ato me te voglat.
Sepse nje femer si une di ta dhuroje boten,por di dhe ta marre njekohesisht...!

E pra sic e sheh unë gjithmonë kam per te ngelur nje femer e keqe...!

FB_IMG_1603818452577.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nuk eshte femer e keqe, eshte natyrshmeria e njeriut si mosmirenjohes qe eshte. Je burre i keq, grua e keqe, shok i keq etj ne momentin qe ska interes nga ti.
Me pak logjike te shendoshe, njeriun e njeh veten e tij, cfare thone te tjeret pune e madhe, fjalet e hallkut dhe birat e gardhit kurre nuk ndalen.
 

Ber

Antarë i Respektuar
T'iu bejme pak qejfin gocave te forumit😁

Per femren....Nga Mara Bagatella

Jane te veshtira ato femra qe kane me teper dashuri per te dhene, por nuk ja dhurojne gjithkujt.
Ato qe flasin kur kane diçka per te thene.
Ato qe kane mesuar te mbrojne veten dhe te tjeret.
Ato qe kerkojne gjithmone dhe me teper.
Jane femra te veshtira ato qe dallojne buzeqeshjen e njerezve te mire nga ata te keqinj.
Ato qe nuk lodhen kurre se kerkuari dike qe ja vlen, ata qe kane vlere.
Jane femra te veshtira ato qe ndiejne dhimbjen e te tjereve.
Ato qe kane shpirtin ne afersi te lekures.
Ato qe shikojne me mijera sy te fshehur.
Ato qe enderrojne ngjyrat.
Jane femra te veshtira ato qe njohin njera-tjetren
Jane ato qe kur jeta nuk ka asnje shije, i japin shije vete jetes...
 

Grensi

Dhe vjen nje dite..
thellesia...pra..e ndjenjave....sidomos kur kalojne ne pjesen e fantazise dhe te enderrimeve
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
thellesia...pra..e ndjenjave....sidomos kur kalojne ne pjesen e fantazise dhe te enderrimeve
🤣aman dhe ti cfar thua🤦‍♀️Ku di ti cfar mendon ajo🤔mbase mendon gjera te mira per ty..mos u friksoh aq shum se femra edhe nga natyra eshte e but.
 

dangerous

Antarë i Respektuar
Se di nga e ke marrë këtë (burimi) por nqs e ke shkruar vetë, e sigurisht lejohem të komentoj, po e them hapur :

- Lavdërim i teper i gjinisë kur ndihet e nënvlerësuar -
 

Baboon

Be a voice not an echo.
Po s'ka se si të jesh e mirë kur i bo gjonat vetë...
Kur qëndron beqare për një kohë të gjatë thjesht sepse s'je gati.
Kur je e divorcuar dhe rrit fëmijët vetë.
Kur ke një punë të mirë, apo paguhesh më mirë se meshkujt
Me patjetër duhet të ketë një kleçkë...
Po pra femër e keqe sigurisht!
 

Endrra

VIP
e keqja me e madhe e femres qendron tek thellesia e ndjenjave dhe mendimeve te saj...kane thellesi te frikshme...
E keqja te jete ashtu sic eshte ? ... dmth eshte si te thuash cik shtatzene !
Dicka absolute .. nder te rrallat .
 
Private conversations
Help Users
    Top