• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Fejesa e 13-vjeçares nga Librazhdi, skandalizohen italianët.

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Rasti i transmetuar pak ditë më parë nga Librazhdi, ku një vajzë vetëm 13-vjeçare ishte fejuar nga familja e saj, ka bërë që emisioni investigativ italian, “Le Iene” të zbarkojë në vendin tonë.

Margarita 13-vjeçare është protagonistja e emisionit, pasi për jetën e saj ka menduar familja, të cilën e kanë fejuar me një djalë shumë më të madh se veten.

Gazetari i “Le Iene” ka shkuar vetë në qytetin e Librazhdit, në fshatin Polis Sheh, për të folur me familjarët e Margaritës, dhe vajzën.

Vetë Margarita ka treguar për gazetarin se si është njohur me djalin.

“Një muaj më parë shkuam në një lokal për t’u njohur më mirë. Unë i thashë që më përpara do doja të mbaroja shkollën. Por mund të fejoheshim ndërkohë. Gjithsej jemi parë 5 herë”,- tregon Margarita.

Më tej ajo i thotë gazetarit se i fejuari i saj është djali i edukuar që e viziton herë pas here, por ata nuk kanë bërë asgjë deri tani. Vajza thotë se i ka premtuar familjes se do qëndrojë me djalin, çfarëdo gjë të ndodhë.

Alfredi, djali 25-vjeçar me të cilin familja e Margaritës ka lidhur, pret që kjo e fundit të rritet edhe pak e të martohen zyrtarisht.

Familja i ka rrëfyer gazetarit itian se si u lidh martesa në djep, gjë për të cilën ka rënë dakord dhe 13-vjeçarja.

Një gjë e e tillë i duket absurde italianëve, pasi sipas tyre nuk i lejohet ligjërisht për shkak të moshës së vajzë edhe pse për fejesën kanë rënë dakord të dyja palët.

Gazetari pyet babain e Margaritës se përse e detyron të bijën të martohet me një njeri që nuk e do, ai thotë “Vajza ime e do djalin. Ne nuk marrim para për këtë punë. Kështu e ka tradita në këtë zonë. Po presim të rritet dhe pak dhe pastaj do të martohet”.

Ai tregon se edhe vetë është martuar në të njëjtën mënyrë dhe se arsyeja e vetme pse po e marton të bijën është për shkak se ka mbushur moshën dhe më pas mund të ngelë pa burrë.

Tradita është më e fortë se ligji në këtë rast, i cili, siç shprehet edhe dhëndri i ardhshëm, Alfredi “nuk ka çfarë ti bëjë”.

Ndërsa xhaxhai i saj është shprehur se është munduar ta ndalojë të vëllanë që të fejojë vajzën, por ai nuk ia ka vënë veshin.

 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Dhe rrime e bejme politike ne mendjendriturit e kesaj shoqerie...nderkohe qe "kembet " i kemi rrafsh!
 

Guest20

Larguar✌👋
Dyshonte se s’bënte fëmijë, burri detyron nusen të flejë me vjehrrin

gag.jpg


Gazetari i "Le Iene" mas historisë tragjike të minorenes nga Shqipëria e cila ishte e martuar nga familja e saj që në djep, është takuar në Tiranë me psikologen Denada Toçe.

Ajo ka treguar më shumë mbi fenomenin e “shkeljes” së femrave në Shqipëri dhe traditat e ashpra që akoma zbatohen.

Gjatë intervistës ajo ka treguar rastin e një vajze të martuar në moshë të vogël me një burrë, i cili nuk lindte dot fëmijë dhe për të vërtetuar që problemi ishte burri, e kishin zgjidhur në "mënyrë popullore".

Ajo për të vërtetuar që nuk ishte faji i saj, ajo u detyrua të flinte me babin e burrit të saj.

“Tre vjet më parë, takova një vajzë që ishte 20 vjec dhe ajo ishte e martuar me një burrë që nuk mund të bënte fëmijë. Për të kuptuar nëse ai ishte problemi, nuk mund të shkonin tek një mjek, por vendosën që me babanë e burrit, pra vjehrrin, të bënte seks me të, me vajzën.

“Pra burri për të provuar infertilitetin e tij ka lejuar që gruaja e tij të bëjë seks me babanë e tij”, thotë gazetari.

“Kjo është një gjë që ndodh në një shoqëri primitive, nuk është vetëm një gjë e izoluar në këto vende. Gruaja nuk mundet të ketë të drejtat njerëzore”,-thotë Denada më tej.
albeu.com
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Abis i bashkova duke qene pak a shume e njejta tematike "Cmendurite Shqiptare" dhe per me teper i eshte dhene ze nga i njejti emision...
 
Top