• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Federata Ruse e njeh Palestinën si shtet të pavarur

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul


MOSKث-Federata Ruse e njeh Palestinën si një shtet të pavarur dhe e mbështet aplikimin e Palestinës për të ndryshuar statusin në OKB, bëri të ditur të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Aleksandër Lukasheviç. “Nëse udhëheqja palestineze merr një vendim të tillë, është e drejta e tyre. Ne e njohim Palestinën si një shtet të pavarur dhe e mbështesim aplikimin e saj”, tha Lukasheviç.

Në fillim të nëntorit, përfaqësues palestinez në OKB shpërndanë një draft-rezolutë për t’i dhënë Palestinës statusin e vëzhguesit. Votimi për këtë çështje pritet të zhvillohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në 29 nëntor.

/Itar-Tass/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./


marre nga Shekulli.com.al
 

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Titulli: Federata Ruse e njeh Palestinën si shtet të pavarur

Rusia aleat me Iranin dhe Irani njekohesisht mbeshtetes i fort i Palestinez dhe armik i betuar i Izraelit.
Rusia ka interesat e veta ne kte mes,nuk do te prishi "miqsin" me Iranianet.
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: Federata Ruse e njeh Palestinën si shtet të pavarur

Nje veprim i shkelqyr nga Russet . Por , Amerika per ta deshmuar qe eshte shetet demokratik , e jo diktatorial - ushtark , duhet edhe ajo ta njehe Palestinen si shtet .
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Federata Ruse e njeh Palestinën si shtet të pavarur

Ah, politika e Rusit, kot s'kane thene te moqmit.
 
Top