• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Fc Manchester United

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Fergi: Kristiano, vetëm te Reali jo!
18 Korrik Aleks Ferguson është i lodhur me Kristiano Ronaldo dhe agjentin e tij. Ata janë të pakënaqur me taktikat dhe mënyrën se ylli potugez po zgjidh të ardhmen e tij. Ferguson, i cili e sheh se si po i ikën nga duart “ëngjëlli” i tij, ka bërë një deklaratë dëshpëruese, në të cilën i kërkonte diçka Ronaldos: “Kristiano, shko ku të duash, vetëm te Reali jo”, ka qenë lutja e Fergusonit, i cili tashmë nuk ka çfarë të bëjë për të mbajtur portugezin në skuadër. “Ne po bëjmë të pamundurën për të mbajtur këtu, por e dimë që do të jetë shumë e vështirë. Reali? Hyjmë në bisedime me çdo klub tjetër, por jo me madrilenët. Ata nuk e meritojnë një lojtar si Kristiano, por nëse vetë ai dëshiron të shkojë te Reali, atëherë ne do të bëjmë çmos për të mos e lënë të lirë”.
 

jackass

Anëtar i ri
sot e lexova n gazete se nese largohet c.ronaldo do te ik edhe sir alex ferguson :(

shpresoj qe nuk do te largohet fergusoni, e sa i perket ronaldos sa per mua ai mund edhe te ik, se me ato t holla qe do ti fitoj man utd nga shitja e tij, ata mund te blejne lojtar qe jane edhe me te mire se ai.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Ronaldo Fergit: Do të largohem!

Ylli i Mançesterit është i vendosur që të largohet nga “Old Trafford”

Kristiano i thotë Realit: “Do t’ia them në sy Junaitedit. Dëshira ime e vetme është që të kaloj në Madrid”



Kristiano Ronaldo i ka dërguar Real Madridit një mesazh në të cilin premton se do t’i kërkojë Mançester Junaitedit që të hyjë në bisedimet për shitjen e tij sa më shpejt që të jetë e mundur. Ofertat e deritanishme të Realit janë refuzuar nga kampionët e Euiropës në fuqi, por madrilenët nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe tani kanë vendosur të përdorin vetë futbollistin për të ushtruar një presion të brendshëm mbi Mançesterin. Një praktikë e tillë është e ndaluar nga rregullorja e FIFA?s, por ajo është shumë e njohur për klubin madrilen, i cili shpesh herë në të shkuarën ka negociuar blerjet e tij të mëdha në fillim me agjentët e futbollistëve. Sipas të përditshmes spanjolle sportive “AS”, Ronaldo i ka dërguar një mesazh Realit në të cilin lexohet: “Gjithçka është në rregull. Javën e ardhshme do të zgjidhim gjithçka. Do të shkoj në Mançester dhe do t’i them se dëshira ime e vetme është që të luaj për Realin. Kam vendosur që t’u bëj të qartë atyre se kjo dëshirë është e padiskutueshme”.

Sër Aleks Ferguson ka deklaruar publikisht se do të argohet prej Junaitedit nëse klubi do të pranojë që të shesë yllin portugez, por skocezi e di që do të ndodhej përpara një situate shumë të ndërlikuar nëse Kristiano do t’i kërkonte që të largohej me këmbëngulje. Rasti i fundit i Ronaldinjos, i cili u transferua tek Milani me një vlerë shumë më të ulët se sa ajo me të cilën kërkohej një verë më parë, pas një sezoni tejet të dobët, e bën Fergin që të mendohet mirë nëse do t’i duhet të ndjekë taktikën e shtrëngimit të Ronaldos për të qëndruar në “Old Trafford”. Ndërkohë, “AS” raporton se agjenti i Ronaldos, Horge Mendes, ka shpeshtuar kohët e fundit bisedimet me Realin për kalimin e klientit të tij në “Santiago Bernabeu”. Sipas medias spanjolle, e marta do të jetë dita në të cilën Ronaldo do t’i kërkojë Fergit të largohet.
 

CannY

Antar Aktiv
Do te qendroje ne ekipin (skuadren) sepse ai aty ka bere emer dhe nuk besoj se po te dal ne ndonje skuader tjeter do ta adhurojne shikuesit:D
 

jackass

Anëtar i ri
edhe une jam tifoz i man utd, gjate afatit kalimtar shpresoja qe te largohej c.ronaldo se me thene te drejten u be bajate pune e tij, po kaloj tek reali, nuk po kaloj te reali, po kaloj te reali... por tani pas kthimit te tij ne skuader loja e man utd po permiresohet dita dites dhe shpresoj qe te fitoj prap kete sezon :D ...
 
Top