• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Fati dhe logjika........

Arfenilla

Themelues i Forumit

Një ditë, logjika dhe fati, dy miq të ngushtë, udhëtonin në të njëjtën makinë. Pasi kishin përshkuar pothuajse gjysmën e rrugës, u mbaron nafta. Me shpresë se do të gjejnë ndonjë strehë, ose të paktën do kalojë ndonjë makinë rrugës, u nisën për në këmbë, por pa dobi. As strehë gjetën dhe as makinë nuk u erdhi. Të lodhur e të dërrmuar, qëndruan ta diskutojnë këtë muhabet.
Logjika tha:-Unë do vete të shtrihem rrëzë një peme të fle.
Kurse fati tha:-Jo, unë do të shtrihem mu në mes të rruges.
Logjika ia ktheu:-اfarë thua more?! Je në vete?! A nuk ke frikë se të vjen makina e të shtyp?!?
Fati u përgjigj:-Jo, nuk do të flej veçse në mes të rrugës.
Dhe ashtu bëri, vajti u shtri sa gjerë gjatë. Pas një ore, vjen një kamion i madh, i ngarkuar dhe me shpejtësi të lartë. Kur dalloi një person të shtrirë në mes të rrugës, ishte shumë vonë për të frenuar, prandaj e lakoi makinën dhe vajti u përplas për një peme. Ishte pikërisht pema ku ishte shtrirë logjika duke fjetur. Sigurisht, logjika ndërroi jetë në çast, ndërkohë që fati jetoi.
E tillë është jeta miq .Ndonjëherë fati luan rol të madh në jetën e njerëzve, edhe pse është kundër logjikës. Ndoshta, vonesa në një udhëtim është më mirë për ty. Ndoshta, humbja e një vendi pune është në interesin tënd. Ndoshta të privuarit nga mundësia për të lindur fëmijë është më e hajrit. Ndoshta, ajo që urren, është në favorin tënd. Në fund të fundit, Ai, Zoti, di gjithçka, ndërkohë që ti dhe unë, kemi dije të kufizuar. Prandaj, mos e humb toruan nga ngjarjet e jetës, sepse, në dashtë Zoti, është në favorin tënd. Mos u anko shumë se stresohesh, por lëvdo Zotin se lumturohesh! Te falenderoj o ZOT përderisa flemë pa qetësues dhe zgjohemi pa aparaturën e reanimacionit. Mos e kthe kokën, se e kaluara të mban peng. Mos e zgjat për të ardhmen, se ajo të streson.
Shih lart, se ke një Zot që të do..Z.islam
 
Top