• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Fabulat

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Fabulat

KREKOSJA E SYVE

Krekosen sytë karshi trurit.
Ngrënë përpjetë
krifat e qerpikëve.
“Mjer ti, zoti tru,
Si duron
ى mbyllur kështu?
Do ishte errësirë fare,
të mos ishim ne
dritare.
Pa dritën tonë
gjumë do flije
gjithëmonë.
Ne shohim botë,
jo shaka.
Ha-ha-ha!

Dhe s’reshtin sytë së qeshuri
si të taposur
prej të dehuri.

Nje perde gishtrinjsh
pamjen syve ua zuri.
“ا’bëhet kështu? – platiteshin sytë.
“Ku dimë gjë ne, - folën gishtrinjtë.
Na komandon TRURI….
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Pe: Fabulat

TRYEZA E RRUMBULLAKTث

(Kuvendi ى furçave)

Që të ndreqej puna,
T’shkonte çdo gjë saktë,
Frrap na thirrën furçat
Tryez’ të rrumbullaktë.

Rreth e rreth tryezës –
të gjitha barabar.
Një furçë qimezezë
zgjodhën për të parë.

Kush u mblodhën, vallë,
në atë tryezë?
Ca me “kryq” në ballë
dhe ca të hilesë…

Disa fshijnë teshat
e disa këpucët.
Ca tëpkën si fshesa,
ca si liliputët.

Njëra për të rruar
faqet përkëdhel.
Dhe për t’pikturuar –
ca furça – penel.

Për të kruar ca
pllakat, dyshemetë
Ndonjë bishtin naa:
vetëm për tapetë.

Dhe ca gjembiriqër
Edhe qimebuta…
Pra, Kuvendi nisi.
Sikur plasi lufta…

Njëra mburrte veten:
- Unë jam e sojme.
Tjetra me të qeshte:
- Uj, moj, nga na dole!?”

Pa filloi kërleshja.
Keq u pleksën qimet..
U harrua mbledhja.
Plasën kërcëllimet.

U hodh kryetari:
- A do bëjmë ligje?
S’erdhëm për të ndarë
frone e çifligje.

Me ç’po broçkullisni
ka veç katrahurë.
Veten telendisni.
Shtet nuk bëhet kurrë.

Një furçë e padukshme
Kish bërë kërkesë:
Mes furçave të dukshme
të kish dhe ajo pjesë…

Gjithë drejtësia
u fut ne telash.
Mos, vallë, prapësia
pëlciste më pas?

Shpejt e mori “viston”
e padukshmja furçë.
Siç e kishte guston,
në Kuvend u fut.

- Cila je, s’të shohim? –
pyetën në një zë
Tri furça që donin
t’ishin mbi çdo gjë.

Një zë u dëgjua.
ج ëmbël, ى butë.
Salla u hutua,
Zhurma u këput.

- Se kush qenkam unë.
të gjithë e dini…
Ju më keni pullë
kudo që të jni…

S’flas për procedurë;
Me ju kam replikë.
Kë furços më shumë,
merr frenat pa frikë.

U tundën, u shkundën
gjithë furçëria…
Disa qimet shkulën.
Krisi zallahia.

Ca e kishin qejf.
U shkonte për shtat.
Të tjerat tërë mllef
U mbushën inat…

U ngjit në podium
një furç’ arkeologësh:
- Mos u mbani shum’
si ى mbyturi pas flokësh!”

Këtë zë tam-tam
Unë e njoh me rrënjë.
Të lyen e të lan;
Kë s’do, e bën kërmë…

Kryetari shkundet.
Thekson fjalëpakë:
- Furça e padukshme
emrin e ka LAJKث.
Siç tha parafolsja,
S’i duhet besuar.
Ndryshe na ha mortja;
Ligj pa miratuar…
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Pe: Fabulat

Birra


Te lokali si çdo ditë
Dhelpra birrë porosit.
Seç i shkrepi këtë herë:
- Merre birrën, sillma verë!

Sakaq verën kthen me fund.
Bën t’ia mbathë, jo, jo, s’mund.
Kamerierët kyçin derën:
- S’ke ku shkon, paguaj verën!

I merr dhelpra me të mirë:
- E këmbeva me një birrë!

Kamerierët në kor thirrën:
- Atëherë paguaj birrën!

Qahet dhelpra: - Zot na ruaj!
Kur s’e piva, ç’ta paguaj...
 

Silence

Antar Aktiv
Titulli: Fabulat

Fabula e dhelpres

Dhelpra doli neper bote
Mesoi dhe "çik kulture"
Me qarje genjeshtra dhe me lot
kerkon nje shok
Pse jo ? dhe burre.


Eh !Po ti moj zonja dhelper
S'mund te dish c'eshte dashuria
Ne shpirtin tend te thare te vjeter
Gjithmon ka fjetur dinakria


Dhe nga perrallat qe une di
Nga kafshet je perdorur
Kete destin ke vec ti
E vetme per te ngordhur
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Fabulat

GABIMI I QUKAPIKUT

Ne provimin e zoologjise,
Qukapiku
(Sa turp)
Ngaterroi,
Bleten me nje mize.
Per kete, s'do mend,
U denua rende.
Ne vend te notes 10,
I vuren noten 8.
Edhe ne deftese
Ia shenuan kete ngaterrese.
Mbasi mbaroi shkollen,
E filloi pune ne nje uzine,
Gjeti belan per kategorine,
7 here nuk ia dhane,
Shoket e drejtorise
Sepse, dikur,
(Sa turp)...
Kish ngaterruar bleten me nje mize...
... Dhe ja, nje dite,
Si gjithe shoket e tij,
Me nje zocke
Ra ne dashuri.
Kur e kerkoi me nenen e baban,
Gjeti belan.
Me zor u binden pala e krushqise,
Sepse, dikur,
(Sa turp)...
Dhenderri, kish ngaterruar,
Bleten, me nje... mizeeeee...
... Djali i tij, me qe kish talent,
U pa me vend
Per timpan te konkuroj,
Por dot nuk fitoi,
Sepse, disa nga shoket e jurise,
Kishin mendimin, se, dikur...
(Sa turp...)
I ati... kish ngaterruar,
Bleten... me nje... mizeeee...
... Ben te sajen jeta...
Qukapiku, u nda nje dite,
Nga bota e shpreserise.
Ne gurin e varrit,
Dikush,
I gdhendi nje blete
Qe...
(Sa turp...)
Ngjante me nje... mizeee...
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Fabulat

Minjte dhe macja

Thane se bashku
minjte me goje,
qe macen e zeze
ta vinin ne loje.

Ta sjellim verdalle,
t'ja bejme me hile,
ti varim ne qafe
nje rrjete me zile.

Fort mire e kini-
tha vete miushi,
dhe gotat perpara
me vere i mbushi.

Me fjale shpetuam
nga frika kollaj,
po kush eshte trimi
qe t'ia vare asaj??
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Fabulat

Burrat e dheut

Në Tiranë në një qymez
Na u mblodhën në tryezë,
Majtas gjelat dhe kaposhat
Djathtas kikikat dhe kokoshat.

Rendi i ditës: Gjetja e këndesit
Që këndon ardhjen e mëngjesit.
Shpejt ju vu pika një pike
S’bën për pulat kjo punë fisknike,

Pulat duhet të bëjnë vezë,
Kush nuk bën të bëjë pekmez.
Kur kaluan në kandidaturat
Më aventurë se në aventurat.

Një gjel u vetëshpall këndes
Një kokosh nisi gjes-gjes,
Njëra palë solli një listë,
Pala tjetër tha: Të pistë!

Morri sherri keq u ndez,
Larg i ndenjën shpend e shpezë,
E kur u duk se puna ngeci
Thirrje gazi nga koteci.

Konsesus ju dha një teze
Këndes një i padalë prej veze;
Po tu hodhën do pula streni
Si ta njohë bota? Se njeh vendi!

E ç’i gjeti pikë e zezë
Duhej votuar gjer më pesë,
Ndryshe pula nga furiku
Do kakarisë por ki-ki-kiku.

Mbretëronte heshtje varreze
Rreth kutisë me xham pa beze,
Ka vendosur njëra palë
Do votojmë dalë ku të dalë.

Pala tjetër vrap në Pezë
Se kish frikë ndonjë bilmez,
Si pa dashje lyente rrotën
Për bardhoshin jepte votën.

Akrobatë mbi trapezë
Ca në Pezë e ca në Prezë,
Në piruetën e zakonshme
Zgjedhje të Jashtëzakonshme.

Ta lenë popullin pa mëngjes
Statistikë dhe këtë këndes,
Që vetë të mburren majë plehut:
Na shihni ne, burrat e dheut!
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Fabulat

Grosha dhe qepa

Ne kuzhine, tej ne cep
grosha grindet me nje qepe:

-Qep, qepe, s'te shoh dot
se m'i mushe syte me lot!

Qepa tha: - Ashtu, lum motra,
une me lot e ti me...bomba!
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Fabulat

Iriqi gjembac

iriqi gjembac
beri rruge
shume te gjate.

nga nje fere
prane nje lugine
doli duke qar.

ai ka hall,
i dhembe nje dhemballe,
sa e mori vesh nje mehalle.

lepurushi,veshllapushi
e degjoj kete fatkeqsi
doli ta ndihmoj, e ka komshi

iriqin shoqeroj
te dentisti cjap
per t;i ber atij derman.

me lodhe iriq,
une nuk mund te ec ngadal.
e-po ,emua me pengon kjo dhemballe.

dentisti cjap
gojen i hapi iriqit
mos u tremb i tha , nuk te dhemb.

hajde, hape gojen
mos u mblidh si gjembac
me shpove duart mi bere gjithe gjak.

iriqi gjembac
u mblodh si top
dhe hop nga karikja ra per toke.

lepurushi veshllapushi
u habit,- c'ben ashtu !
do te dhemb perseri.

nuk me dhmb me ,
u sherua fare dhemballa
hajde te ikim, na pret mehalla.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Fabulat

minjte kerkonin liri !

Nje mace pak e vogel,
por jo kotele ,
dallohej nga macet e tjera,
ajo mbante papjon dhe kapele.
Nje dite me diell
macja shikon ne nje shtyll
nje lajmerim me germa te medha.
-Asnje mace te mos haje minj.!
Macja e habitur liron papjonin
dhe mbeshtetet ne nje gur aty pran.
mendon per kete njoftim te rrall.
-A mundet ne macet te mos ham
minj ate ushqim te preferuar?!..
dhe vendos te pyes me rradhe
te gjith kafshet shtepiake
se c'far ushqimi ata hane.
megjithese ajo nuk shkon me qenin
atij ja beri pyetjen te parit
-O larosh !
T'i c'far ushqimi ha?!...
-Une ha..a nuk me shikon?..
kockat i dermoj,kurse
mishin e fus menjehere ne goje.
Macja drejtohet per te kali
-O kal bukurosh !
po t'i c'far ushqimi ha?!..
qeshi kali ,nuk me shikon ?-po ha bar.
macja vazhdon te kerkoj
dhe perballet me gjelin bukurosh.
-gjel bukurosh!
t'i c'far ushqimi ha?!..
ik moj mace budallaqe
qe thua t'i, ha grure, miser, dhe bar
ik tani mos me bezdis.
Iku macja e merzitur
dhe pules i drejtohet
O , pul qe ben veze !
T'i c'far ushqimi ha?!>>
une ha gure, grure, miser edhe bar.
tani ik se kam nje problem
do bej vezen ,te zotet e shtepise
e hane per c'do mengjez.
ecte macja e sfilitur
dhe mendonte c'far do te hante.
shikon rikat ne nje pallg
dhe me gjysem zeri i pyet
-O rika te mira !
ju c'far ushqimi hani?!..
hame c'do ushqim
qe na jep i zoti i shtepise,
hajde ketu dhe t'i ne pellg
iii...tha macja mua nuk me pelqen.
dhe te qingji shkoj
-O qingj leshator!
po t;i cfar ushqimi ha?..
qeshi qingji ,c;far halli ke moj
mos je semure dhe te ka ikur oreksi?
une ha bar ,dhe buk me kripe po me dhane.
mbasi pyeti te gjitha kafshet e shtepise
diku afer ne nje vrime ,
afer nje peme veshtron tre minj
qe vallen te gezuar po merrnin.
-Ua...!c'far do te kene?dhe i pyet
ju sot pse kerceni,keni ndonje feste?
Mace ,ne sot kemi fest te madhe
ne minjte do kerkojme lirine .
-A e lexove ate lajmerim me germe te medha,
mami jone mbreme e vuri
qe ju macet te mos na hani.
-Ua...habitet macja gjithe inat!
mire ma paskeni punuar,ketej e tutje
edhe ne vrimen e miut kam per t'ju ngren.
mjnjte filluan te levizin me te shpejte
dhe neper vrima te fheheshin.
macja e lodhur nga dita e gjate
qendroj ne nje qoshe dhe po mendohej.
sa te qetesohem pak nje mi sot do ta ha.
keshtu beri macja ,u ngrit dhe zuri prit.
per te kapur mijushat me rradhe.
kaloj miu i pare,po gjithe serbes budallaji
i dukej vetja se ishte i lire
por nuk zgjati shume dhe ne dhmbet e maces u ngul.
bertiste miu, te lutem me ler, dua te jetoj
ate qe me bet ju sot ,
gjithe sojin tuaj do e c;faros.
e hengri macja miun, dhe u kenaq shume ,
nuk pushonte se lepiri sa mustaqet
dhe bishtin e levizte nga gezimi.
-I tha i zoti i shtepise, pastrohu mire
dhe si shume te gezuar po te shoh
une perpak ngordha dhe fillon te tregoj historine.
-Ha-ha...qeshi i zoti po dhe t'i sa budalla
a nuk te shkoj ne mendje kush do e bente kete hata.
Dhe hajt tani mos te degjoj me si keto histori
ju macet jeni te zgjuar,si e humbe ate torua?
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Fabulat

Nepotizem

Eshte pare s’eshte pare
Vune minister nje gomar

Gjindja tha: Goxha minister
Me samar e me kapister

C’iu qep mezi, c’iu qep kali…
Eh, gomar, c’te polli halli!

Dhe kerrici prêt nje qoshe
Tok me pelen kuqaloshe…

Por nje cep kerkon dhe mushka
Ndryshe zemerohet krushka

Ne katund plasi debati:
More, s’ngeli soj veshgjati!

Flet me plak i muhabetit:
Le t’i rrojne, me nder qytetit!

Se katundi pa gje s’ngeli
Boll jane: lopa, qeni, gjeli…
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Fabulat

Dy majmunet dhe derrkuci

Ishin c’ishin, dy majmune
Me nje sharre benin pune
“Sh, sh, sh” sharronin drune

Nje derrkuc flinte aty
U hodh njeri nga te dy:
Uu, c’djerse paska ky!

Ja dhe tjetri shpejt u ngrit:
Eh, vertet po na cudit
Ne punojme e ky djersit!…
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Fabulat

Njeriu-mine dhe mina me sahat

Nje njeri me shpirtin sterre
Qe gjithekund sajonte sherr

Hasi minen me sahat
“Uuu” rrenqethet thelle ne shtat.

Ajo ben: “tik-tak, tik-tak…”
-Shpejt te iki, se pas pak…

Porse mina ia kthen paq:
Une nje here bej “bum” dhe aq…

Eh, kjo bote qenka cudi!
(Per cka them, qysh tash ve bast):

Ka ca njerez, ja si ti
Qe shperthejne ore e cast…
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Fabulat

Syri, mendja, hunda

Ish nje sy, nje sy, per dreq
Qe kish marre huq te keq:

S’shihte fare aty prane
Por matane, tej matene

I tha mendja: More sy
Bej cudi, cudi me ty

Shih me pare c’ke perqark
Me pastaj bridh tutje, larg-

Edhe nje thumb i ngjesh ne fund
Ngjitur ti ke motren hunde!
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Fabulat

Gruni e egjra

Egjra që rritej
Grunit përbri,
Nji dit' i foli
Si me kreni:

"Pa kurrfarë mundit,
Pa nji kujdes,
Un' kallx e kokraa
Bri tejet qes.

Ty me djersë t'ballit
T'vin' rreth puntortë,
E me m'mbërri mue
I ngjiat kaq t'ortë".

Ia priti gruni:
"Mos u kreno,
Se gjaja e keqe
Rritet sido."
 
Top