• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Fabulat

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Piruni, gishtat dhe ulliri



Prej një ore, te një pjatë
Ky piruni majat zgjat.

Jep e merr të zër ullinë.
Eh, ç’e do, më kot djersinë!...


Ndërkaq gishtat, pa vonesë
E mbërthyen fort në mes.

- Ja mbaroi dhe kjo punë.
Apo jo, more pirun!?

Flet piruni urtë e butë:
-Unë e lodha, ju e zutë!...


Ferit Lamaj
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Roboti

Derrit kali seç i thotë:
- Qenka shpikur një robot,
“Fap” t’i shtypësh një buton,
Porsi bletë zë punon…

Derr dembeli llap si qyp:
- Po butonin kush ia shtyp?

Ferit Lamaj
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mullinjtë

Don Kishoti ç’u ringjall,
I ra Spanjës krejt vërdallë:
- Ja, këtu, - thërret, - njëherë
Kish mullinj, mullinj me erë…

Sanço Pança flet: - Imzot,
Jo mullinj, por s’gjen as rrotë,
Ndonëse era fryn dhe sot…


Ferit Lamaj
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Globi - Kokë

Globi - Kokë glob më vete,
Supershtete, minishtete.

Shtetet - Buzë buzabuzë...
Shteti - Gjuhë pjell akuzë.

Shteti - Gojë, shteti - Gojë
Po u hap, diç do kafshojë.

Shteti - Hundë
Shfryn ku mund.

Shtetet - Faqe
Lypin paqe.

Shteti - Ballë
Rrudhat palë.

Thellë ç'fsheh pyllshteti - Flok:
Derra, ujqër a maçokë?

Shtetet - Veshë vesh më vesh:
"Koka ...glob apo përshesh!"

Shtete - Sy na qenkan dy,
Kanë sy a s'kanë sy?!

Globi - Kokë djeg si furrë.
...Deri kur? Deri kur?

Ferit Lamaj
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
MISH

Hyri njëri në dyqan,
lypi mish pa kockë,pa dhjamë,
Qafën zgjati si fakir:
- Ej, në çmim të jetë i lirë!


Dhe mishshitësi flakë u ndez:
- Unë shes mish, jo djathë e vezë ...



nga Ferit Lamaj
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
DIVORC


Gjeli, pula sherr përnatë.
Fundi dihet, në gjykatë.

Xha Ariu është gjyqtar,
ndan kotecin barabar.

Më tej flet porsi në faj:
"po tri zogat qysh t’i ndaj!
Shtyhet gjyqi, shton në letër,
"Sa të pjellin dhe një tjetër


nga Ferit Lamaj
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
" E pandehur, te kane pare
drejt kotecit duke ngare
nje kerriç e nje gomar.
me nje fjale , dy deshmitare...
ا'ke te thuash me ne fund?"
dhe ariu putren tund.

"S'e mohoj , eshte e vertete
qe me pane ata dy vete.
Mirepo une , ne me latë,
do te sillja ne gjykate
nja dyqind qe s'me kane pare...
Apo jo , zoti gjyqtar? "
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Birra


Te lokali si çdo ditë
Dhelpra birrë porosit.
Seç i shkrepi këtë herë:
- Merre birrën, sillma verë!

Sakaq verën kthen me fund.
Bën t’ia mbathë, jo, jo, s’mund.
Kamerierët kyçin derën:
- S’ke ku shkon, paguaj verën!

I merr dhelpra me të mirë:
- E këmbeva me një birrë!

Kamerierët në kor thirrën:
- Atëherë paguaj birrën!

Qahet dhelpra: - Zot na ruaj!
Kur s’e piva, ç’ta paguaj...
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ujku dhe kecat
(Në një kohë tjetër)

Ujku një ditë vere
U troket pas dere.
Këmba kësaj here
Lyer me gëlqere.
Zërin si boria:
- Jam unë, mama Dhia!

Kecat fort të zgjuar:
- S’është kohë e shkuar.
Thyej qafën, ik!
Kemi sy magjik…
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Celular

Buzë liqenit, në batak
Një bretkosë “kuak, kuak!”
Papushuar ditë e natë.
Pu-pu ç’zhurmë e shamatë...

Celularin çel një midhje:
- Boll me zë, kalo me dridhje...


33

Teacher Goose tells Piglet:
“Would you please,
Write on the board your 33’s”

Piglet goes, but stand stock still.
“Go ahead ,write what you will.”

Poor Piglet never felt worse,
“I don’t know which 3 goes first”
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
KANGURI, DALLENDYSHJA DHE TRUMCAKU

Dallendyshja te oxhaku
c'po i qahej nje trumcaku:

-Nuk bej dot zgjerim foleje
se kanguri s'leshon leje.

ka nje vit qe jam ne hall
per nje firme vij verdall...

ky trumcaku ben cudi...
-Per nje firme ??? Qe tani!

Qumesht veze a gjesend jepi:
s'firmos dora, firmos xhepi
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
RREFEN GJYSHI

Rrefen gjyshi:- ishte, c'ishte
ngjau te nje pleherishte
bubuzheli bente topa
rrokullisej hopa hopa

sheh macokun_or macok,
na nje top e luajme tok!

-C'top me thua o i gjore
te vjen ndot ta zesh me dore
nxori gjyhen dhe perqeshi
-sa per top e kam prej leshi
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Një thënie e re

Që prej shekujsh rron e thëna:
"Qengj’ i urtë pi dy nëna".
Por nuk dini më të renë:
"Pi servili gjithë kopenë"...

Kanarina

Engjëllorja kanarinë
Në kafaz rri e trishtuar.
Sheh një ujk që ulërin,
Ulërin si i tërbuar.

Eh, moj botë, botë e mbrapshtë,
Kë mban brenda, kë lë jashtë!...

E kush nga ne nuk eshte njohur me fabulat e z.Ferit Lamaj.
Qe te vegjel jemi njohur me to dhe duke folur per vete desha te thoja qe kane qene bashkudhetare dhe ne rinine time ,por dhe tani i lexoj me endje.Reailteti i shpreshur aq bukur dhe me sarkazem ne gojen e kafsheve te ndryshme te ben te qeshesh por dhe te thuash me vete:Ferit Lamaj ka thene tamam ate qe kisha une ne mendje:)
Dy fjale per jeten e fabulistit te madh Ferit Lamaj:
Mjeshtri eshte lindur më 1955 në Korçë, Shqipëri
Ai është albanolog dhe shkrimtar shqiptar, ka kryer studimet e larta për gjuhën dhe letërsin shqipe në Tiranë.
Autori ka botuar 50 libra me permbledhje me me shume se 1500 fabula (Në verë dhe në dimër (1977)
Veci, Veci mburraveci (1980) Zemërqeshur (1981) Bilbili dhe gjinkalla (1990)
Fabula (1992) Teli dembeli (1993) Tori piktori (1994) Mjau, mjau! (1994)Lakuriqi lakuriq (2004)
Fabula të zgjedhura (2004) Miss dhia (2005) Dhelpra e Trojës-përzgjedhje shkollore (2005) etj etj.

Disa nga cmimet e fituara:Cmimi i pare nderkombetar(1989),Cmimi "La Fonten" i dhene nga Ambasada Franceze(1995),
Cmimi Libri me i mire per femije ne Maqedoni(1996),Cmimi Pjata e Arte "Il Faro d'Argento" ne Itali(1998) etj

Fabulat e tij jane botuar ne shume gjuhe te botes(Anglisht,Italisht ,Frengjisht,Spanjisht,Greqisht,Maqedonisht ,Rmuanisht etj
Ato jane interpretuar dhe nga aktoret me te mire shqipetare si i madhi Kadri Roshi,Margarita Xhepa,Roland Trebicka,Lazer Filipi etj.
Autori eshte duke botuar nje sere permbledhjesh per femije nen emblemen "Dhelpra e Arte"

Derri me tri këmbë

Kthehet Beni prej mësimit:
- Mami, ia kalova اimit!
Pastaj shtoi nëpër dhëmbë:
- Thashë, derri ka tri këmbë.

- Ty mësuesja të mban hatër,
S’ka tri këmbë, por ka katër.

Beni mamin sheh në sy:
- Epo, اimi tha, ka dy!


Dhelpra e Trojës

Një ditë kali takon dhelprën:
- Rroftë e qoftë dinakëria!
Me dredhira e shtyn jetën,
Për këtë flet lashtësia.

Ia pret dhelpra: - Pa kyç gojën,
Kur përmend kohën e vjetër.
Kafsha që mashtroi Trojën
Ishte kalë, s'ishte dhelpër!

- Eh, vërtet ishte një kalë,
Që trojanët i gënjeu.
Porse ky a s'kishte dalë
Nga një dhelpër, nga Odiseu?!
 

Зngjεll

___________
Fabula

Fabula nga autori Iliaz Bobaj

Gjeli dhe pula
- Pa shih - tha burri , -
si e sjell puna ,
nje gjel i vetem,
mbaka dhjete pula .

Nenqeshi gruaja,
me fjalet e te shoqit :
- Ky ka mbetur,
ne kohe te Ezopit.
Harron qe ndodhin
dhe gjera te tjera,
ka dhe pula
qe shkojne me dhjete gjela


Interviste me pushtetar

-Me thoni , sa kohe do t'ju mbajme mbi krye
ju pushtetareve, qe s'kini te ngopur?
-Ne do te jemi ketu ne maje,
sa kohe t'i haje genjeshtrat ky popull

Ferrambjellesi

Tani çudia kishte ardhur tek dera :
ne aren e fqinjit,
dikush mbillte ferra !
Nje udhetar e pa , ndaloi , shqeu syte :
- Epo kjo eshte çudi mbi çudite ?!
Ngrehuni o duar, e bjerini kokes,
le aren e tij ,
ferron aren e botes ?!

Ate e bir

- Baba , nga e terheqin njeriun?
- Nga dora bir , pse si eshte puna?
- Une kam degjuar mamin qe thote :
" Burrin tim e terheqin nga hunda ".

Hapja e udhes

Ndodhi ajo qe se priste njeri :
dhelpra me qenin benin dashuri
E pa dhelperaku ,
zemra i theri :
- Ah dhelper , dhelper
ke shkelur nderin !
Ia kthehu dhelpra :
- Thjesht hapa udhen ,
te shkoj neser ne darke te ha pulen
 

Зngjεll

___________
Titulli: Fabula

Fabula nga autori Iliaz Bobaj

Monedha


Mes lekeve si flete byreku,
i zoti kishte nje monedhe leku

Nje dite , si beri dashuri,
ia dha te dashures se tij

Ajo drejt e ne shtepi e shpuri,
e la ajo , e mori burri

Te njejten gje dhe ai,
ia dha te dashures se tij

Monedha rri e flet me vete :
- Ne kete bote , lere se ç'vete...!

Lehja

Sapo mbremja ,
leshonte terrin,
nje qen lehte ,
sa te fuste tmerrin
Kalimtaret me fjale ,
shprehnin simpatine :
- Ah, ç'kafshe besnike
ruan shtepine !

I degjonte qeni ,
me vete nenqeshte :
- S'kuptojne qe leh ,
se tremben per vete ....

Keshilltarja

Dhelpra e pranoi detyren ,
te behej keshilltare e luanit mbret,
dhe i perveshi krahet punes.
- Kjo - i tha ketri- s'me duket e udhes
Mesa gjykoj ketej , maje pemeve,
mendjen tende e ben te varur,
nga mendja e te tjereve
-Perkundrazi - tha dhelpra ,
me nje buzeqeshje intime,
- do veproj dhe mbreti me mendjen time
 

Зngjεll

___________
Titulli: Fabula

Fabula nga Pilo Zyba

Gomari emigrant

Emigrant gomari vajti ne Greqi,
pune doli kerkoi sa pa qe u gdhi.

Samarin i vuri Arushi si ure:
-Shko tani ne lume ,
te me biesh gure

Shkonte gomari rende i ngarkuar,
per nje dite pune,
shpirt e trup renduar

Prape rrinte mendonte:
"Dhe pak , dhe pak ,
si te ze ca lek , samarin do flak"

Iken ditet, muajt ne te dale te vjeshtes
mes gjethesh te thara,
pa hunden e breshkes :

- Ah! Dhe ti samar moj mike e nderuar
Po te shikoj lehte
nuk qenke e ngarkuar !

Po iki - tha breshka- me te emblin ze,
-ja ketu gjithe dimrin do fle!

- Po si do jetosh fare pa punuar?
- Do konsumoj dhjamin
qe kam grumbulluar !

Te vij dhe une ti moj mikja ime?
Gjithe keto muaj
nuk bera pushime!

Breshka shtepine ngriti,
mes gjetheve shkoi,
Fabulisti fjalet qe tha breshka shkroi :

- Gjume do flere ariu , cfare thua zotrote,
dhjam ai vuri , nga sfilitja jote
 

Зngjεll

___________
Titulli: Fabula

Fabula nga Pilo Zyba

Viti i Ri

Erdhi Viti i Ri dhe trokiti,
Te paren shtepine e nje kryeministri.

Kryeministri u fsheh nen karrige.
-Kemi feste - tha Viti i Ri - pse ike?

- Ti je i gezuar qe solle dhurata,
por une nje vit solla veç mandata.

Nuk dhurova gje nga ato qe priten
biles , dhe ato qe kishin,
me taksa ua grabitem

Gjeegjeze e re

Nje here ne mot del e kullot
Mos me thuaj se gjen dot !

Nga kjo gjeegjeze e vjeter
na ka lindur dhe nje tjeter

Porsa lindi si e verteta
mban filozofi nga jeta:

"Nje here ne kater vjet
ne popull del dhe flet
gjithnje per interes te vet
emrin e ka ? Deputet

Parlament

Vend,
ku tregohen mençuri dhe kulture
Kuvend,
ku nje fjale me mend s'u tha kurre

Politika

Femer , qe mbarset
me fjale e premtime
Por, ne vend te lindjeve
,ben deshtime
 

Зngjεll

___________
Titulli: Fabula

Fabula nga Pilo Zyba

Dashi dhe Ferra

Cdo mbremje nje dash ,
me leshrat nje pash,
hidhej ne nje ferr,
dhe hynte ne nje dere

Prape kur kthehej,
me ferren kembehej,
cdo mbremje,cdo nate
dy qime linte kamate

Mbremje, nate, dimer, vere
ferra lesh nisi te tjerre,
I flet dashi:-C'eshte kjo pune?
Ti ke lesh me shume nga une!

-Fisi juaj mesa si
me leshin nuk ka miqesi,
me te s'beni tregeti.
Flet ferra me qetesi:

-Degjo keshillen burazer.
Kur ti bredh dere me dere
perveç nderit neper vreshte,
lart e poshte le dhe leshte

Kohe zgjedhjesh

Te nje kafene ne fshat,
ku rrjedh uje nen nje rrap

Dhelpra hipen nen nje trap,
por syri diçka i kap

Njerez grup si ne kor,
po shikojne televizion

Ne ekran nje burre papritur,
diçka shpreh duke bertitur

Kollarja lidhur ne gryke,
te paperqendruar syte

Gjuha e tij korr e shin,
dhelpra bie ne mendim

Rrugen per ne kotec nget:
-Ky nga soi yne do jete !?
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Johan V. Gëte

Parat ke humbur- diç ke humbur!
Duhet të mendosh të tjera të fitosh.
Nderin ke humbur- shumë ke humbur!
Duhet famë të fitosh,
mendimin e të tjerëve ta ndërrosh.
Guximin ke humbur- gjithçka ke humbur!
Të jesh i bindur,
do ish më mirë mos të kishe lindur!
 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Fabulat

Tre fabula nga Janaq Pani

Veç nga gozhda e një patkoi

Nis nga humbja e një gozhde,
Një patkua na ka humbë,
Po nga humbja e patkoit
Të vrapojë kali s'ka mundë,
Nga mungesa e një kali
Një kalorës më pak do vejë,
Nga mungesa e një kalorësi
Do të humbet një betejë,
E kur një betejë humbet
Mbretëria e pësoi,
I vjen koha që të shëmbet
Nga një gozhdë e një patkoi...


NJث RRAP DHE ZOGJTث

Dikur e mbollën në mes të fshatit
E lart u ngjitën degët e rrapit.
Dhe kur u rrit
Veten ka parë
T'ulen në degë
Zogj kënëtarë.

Më gjatë rrapi nuk u mendua:
"Të gjithë zogjtë
Vetëm për mua
Nga gjithë këngët që do këndojnë
Kurorës time t'ia dedikojnë.

Ndaj rrapi një ditë
Zogjtë bashkë i bëri
U tha: Nisni e këndoni
Pa iu ardhë zor
E vetëm për mua
Zërat i bashkoni
Këngës të ia thoni
Të gjithë në kor.

Se nga kënga juaj,-
Më pas rrapi tha,-
Vendës e të huaj
Do më bëjnë të tërë
Mua temena..."


HISTORIA E NJث BUBI DHE
NJث MAاOKU


Sot një bubi leshator
Te maçoku i shtëpisë
Po afrohet paqësor
T'i zgjat' dorën e miqësisë.

Pa i flet me zemrën peshë:
"Kthetrat, përse i ke nxjerrë,
Me mëri syrin ke veshë
Gati je për të më çjerrë,
اastin pret veç për t'u ndeshë.

Sot si mik un' të kam ardhë
Ndaj qetësoju, o derëbardhë!"

Po maçoku iu gërmush:
"Në guxove të afrohesh,
Do të bësh gabim, qenush
E më pas do të pendohesh."

Ia kthen bubi zë miklues
Dhe tund bishtin ledhatues:

"Kemi javë e kemi muaj
Që po grindemi pa shkak,
E po shihemi si të huaj,
Ndaj maçok, pa ndalu pak!

اdo fitojmë unë e ti
Në se ndeshemi mes nesh?
Unë do mbetem me një sy
E ti ndoshta me një vesh.

Unë them se do t'ia vlejë
Që ta shmangim kët' betejë..."

Dhe maçoku thellë e thellë
Ndoshta këtë çast ka pritur,
Sot qenushi i paska sjellë
Në shpirt paqen për t'ia mbjellë
Qimet lart për mos t'ia ngritur.

E ky bubi nuk flet koti
Dhe pse është më i forti.

Kur e mira nis nxjerr krye
Rrit lastarë miqësie.

Qysh ahere bub' e maçoku
Eh, sa mirë fjalën e gjetën,
Lozin, qeshin tok së toku
Dhe në paqe e shkojnë jetën.
 
Top