Europe a jemi gati per te hyre

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Sot bisedova me nji mikun tim italian rreth ketyre gjerave
dhe isha plot me shprese qe do te mendonte dhe ai si une
ka 3 vjet qe jeton ne shqiperi sepse punon me Gazsjellsin TAP
gjate nji bisede qe bera me te i thashe se dhe shqiperia eshte gati per ne Be
u habita kur me tha
ta mendoj dhe une sic e mendon ti mire do te jete
Por ju duhet ti ndiheni falenderues atij Macron qe nuk ju pranoi dhe a e di perse me tha
jane 3 gjera qe ju Shqiptaret sjeni ende gati

1- Jeni populli me i Varfer ne europe dhe njikohesisht jeni nji nga vendet me potencial natyror por si pasoje e politikave tuaja mtha keni mbetur jashte kaq kohe........ jeni popull i Varfer e nuk jeni gati.... Per Be

2- Nuk do te jeni kurre ne gjendje me kte ekonomi qe keni te paguani Taksat qe europa do tju vendose....... sepse do tju shtohen taksat kudo
Nuk jeni gati te perballoni nji rritje Cmimesh........

3- Te gjithe emigrantet Afrikane,Arab,Kinez europa do ti sjelle ne shqiperi...... dhe jo cdo lloj emigranti por ata me problematiket........ Mos harroni qe ju jeni vetem 2 miljon njerez......


Pas kesaj Bisede qe fola me kte Mikun tim Sin qerisht fillova te mendoj ndryshe
A jemi vertet gati per ne europe ku neper shumicat e dyqaneve ka njerez me liste, Ku shumica e njerzeve mezi paguan rrymen elektrike,,, Faturat e ujit,.... e te kemi shtim taksash te tjera ???

Jo Faleminderit jam SHqiptar e une ndonji SHqiptar ZEzak nuk kam pare........ Jo qe jam rracist por e kam te veshtire te shof nji zezak.Arab.Kinez te kendoje Himnin shqiptar.......

Si mendoni ju ??
 

Tomka

Anëtar i ri
Shqiperia nqf se i hapen negociatat vitin qe vjen pritet qe te anetarsohet me te drejta te plota rreth 2027.

Prandaj dhe hapat qe merren jane kushte kushte kushte dhe vetem kushte deri sa ti te kapesh nje far niveli.

Sa per pjesen e taksave nuk eshte e vertete qe me anetaresim te plote ato do rriten.
Taksat mund t'psojne nje rritje vetem nqf se ti konverton valuten kombetare qe eshte leku ne eur, ne te kundert ska arsyje pse te rriten, perkundrazi artikujt ushqimor te gjitha mund te ulen, sepse ti per momentin nuk prodhon asgje dhe paguan dogane per cdo import, me futjen e BE hiqet dogana dhe shembull bie ajo makina 10-12 mije eur nga gjermania sdo kete me cdoganim me cmim reference 3-4 mije eur, por thjesht do pagush nje tarife minimale per rregjistrim dhe targa, sic eshte ne gjitha vendet e BE, e njejta gje vlen dhe per importet e tjera.

Ndersa per pjesen e emigranteve jam dakort. Duke pare shpopullimin e shqiperise mundesia qe te zevendesohen ose tna sjellin emigrante nga vendet e luftes eshte shume e madhe, dhe kjo per kombin tone do jete fatkeqsi sepse jemi shume pak, vetem 2.8M qe banojne ne shqiperi.
 

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Jo rritje taksash plak
po shtim taksash
 

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
kur dolen kto kasat fiskale neper dyqane
Thonin cunat ne shqiper << ne forme shakaje gjithmone >> IShalla nuk vendos dhe kase tek femrat sa here e kryejme ate pune se na la fukarenj
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Mua kjo hy ne BE nuk hy ne BE jane 1 perpelitje te nje shteti qe e di fare mire qe nuk eshte aty ku duhet. Shqiperia nuk duhet te punoje per me u fut ne BE. Ajo duhet te punoje per te arritur statusin Vend ne Zhvillim e pastaj i Zhvilluar. Kur te behet i tille, BE vjen natyrshem. Mua as me bie mendja per te qene ne BE, kur mua shteti sot s'me ka dhene uje mjaftueshem, paguaj taksa por nuk ka shtreter ne spital, nuk ka regjistrim ne sisteme, nuk ke 1 makine me shtyp numrin po mbajme radhen e qumshit akoma neper marrje pesionesh e paguarje dritash, kemi rruget gropa gropa, etj etj. Se i dine te gjithe problematikat!
 

jana80

Super Moderator
Asnjeher sjemi gati....
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
Europa e shikon Shqiperine si shpenzim i tepert per ta patur ne sofren e saj dhe keshtu e le ne krahet e Turqise sic ka bere 500 vitet e Perandorise Osmane...

Turqia e ka mare me qafe Shqiperine, nese i jepte Pavaresine para luftes ruso-turke atehere Anglia do flijonte edhe ushtarin e fundit qe Turqia mos ta humbiste luften, po kur kishte c'te copetonte (Shqiperine) atehere nuk i dha shume rendesi fitores se Turqise...

Shpresoj qe Turqia mos ta mari me qafe Shqiperine per te dyten here, Shqiperia i perket kultures europiane tjeter se Europa nuk do t'ja dije...
 
Top