• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Europa League, barazon Interi fitojnë Totenhemi e Beshiktashi

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
200-150_1398672355.jpg



“A nuk ke kuptuar se si Allahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që i ka rrënjët thellë (në tokë) e degët e saj janë lart. E që, me vullnetin e Zotit, ajo jep frutat e veta në çdo kohë. Allahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë. Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar”. ( Ibrahim, 24-26.)

Zoti i Madhëruar i ka dhënë njeriut në përgjithësi të gjitha të mirat, e ka nderuar dhe e ka lartësuar. Po Ai Zot, me qëllim të caktuar, i ka dalluar disa njerëz nga disa të tjerë, për t’i shërbyer njëri-tjetrit, për t’i ndihmuar e jo për të përbuzur e nënçmuar tjetrin. Ai i ka dalluar njerëzit me aftësi mendore e dituri, me të shprehur e oratori. Shpeshherë ka momente në jetën tone, kur duhet t’i këshillojmë të tjerët. Prindi e këshillon të birin, bashkëshorten,shokun, fqinjin ose prindërit. Në shumicën e rasteve rezultati përfundimtar i këshillës zakonisht varet nga fillimi i saj. Nëse këshilla jepet në mënyrë të përshtatshme e me fjalë të mira dhe butësi, që nga fillimi, rezultati përfundimtar shpesh është i njëjtë. Mirëpo, nëse ajo jepet me vrazhdësi, me fjalë jo të mira e pakujdesi, rezultati përfundimtar do të jetë i ngjashëm. Kur bisedojmë me njerëzit, çdoherë duhet të kemi parasysh se në ato çaste po u drejtohemi shpirtrave të tyre e jo trupave të tyre. Kjo është arsyeja pse njerëzit marrin shpeshherë këshillat e një personi të caktuar e jo të një personi tjetër. Prandaj, fjala që e thotë njeriu, mund të jetë e mirë, afirmative dhe ilaç për zemrën dhe shpirtin, po mund të jetë edhe e keqe, destruktive dhe stres, si dhe sëmundje për zemrën dhe shpirtin. Islami na mëson që të themi fjalët që do ta afirmojnë të mirën dhe fisniken, Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Edhe fjala e mirë është sadakë”(1) e na ndalon që gjuhën ta përdorim për afirmimin e së pavërtetës, intrigës dhe të turbullirave.
Ai ka thënë:

“Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, le të flasë mire, ose le të heshtë.”(2)

Fjala e mirë nxit energjinë pozitive dhe forcon frytet e shëndosha tek njerëzit. Përkufizimin më të mirë të fjalës së mirë dhe të keqe e ka përmendur Zoti i Madhëruar në Librin e Tij, duke e krahasuar atë me drurin e mirë, rrënjët e të cilit janë thellë në tokë dhe me drurin e keq e të shkulur, për se thotë:

“A nuk ke kuptuar se si Allahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që i ka rrënjët thellë (në tokë) e degët e saj janë lart. E që,me vullnetin e Zotit, ajo jep frutat e veta në çdo kohë. Allahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë. Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar”. (Ibrahim, 24-26)​

Përveç kësaj, Zoti i Madhëruar, fjalën e mirë dhe të keqe i krahason me besimtarin dhe mosbesimtarin dhe, pas ajeteve të cituara, vazhdon:

“Allahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në Botën tjetër, kurse mizorët Allahu i bën të humbur. Allahu punon ç’të dojë”. (Ibrahim, 27)​

Fjala e mirë është, siç e ka përkufizuar Muhamedi a.s., mekanizëm i jashtëzakonshëm mbrojtës nga zjarri i Xhehenemit. Në transmetimin e tij, Adij bin Hatimit r.a. thotë: “Ishim së bashku me Pejgamberin a.s., i cili e ka përmendur zjarrin e Xhehenemit dhe, sikur u kthye me fytyrë nga ai, e pastaj tha: “Kini frikë zjarrin”. Pastaj sërish u kthye, ashtu që menduam se është duke shikuar në të, e pastaj tha: “Mbrojeni veten nga zjarri, qoftë edhe me gjysmë hurme; nëse as atë nuk mund ta gjeni, atëherë mbrohuni prej tij me fjalë të mirë”.(3)
Kush e dëshiron zjarrin e Xhehenemit, askush. A dëshiron të mbrohesh prej tij? Pa dyshim që po. Vallë, pas një premtimi të këtillë, nga Pejgamberi a.s., nëse nuk ke mundësi të tjera, atëherë gjuha dhe fjala e mirë duhet të përdoren në mënyrën më të mirë, më të bukur dhe më konstruktive, që të ruhemi nga Xhehenemi përvëlues dhe të fitojmë shpërblime nga Zoti i Madhëruar.

Si ndikon fjala e mirë

Muhamedi a.s. ishte shëmbëlltyra e fjalës dhe e sjelljes së mirë dhe qëndrimeve korrekte. Ai u u drejtohej gjithnjë njerëzve në mënyrën më të mirë. Edhe kur kishte të bënte me kundërshtarë të hapur, mohues të Fjalës së Allahut dhe armiqtë përbetuar, ai prapëseprapë fliste fjalë të mira. Zoti në Kur’an thotë:

“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut,…”. (El Ahzab, 21)

Janë të njohura rastet kur Muhamedi a.s., me fjalët e tij të mira, bindëse e të buta, ua ndryshonte jo vetëm mendimin dhe bindjet, po edhe mënyrën e jetës: ثshtë i njohur rasti si e bindi një djalë të ri, që kërkonte të bëhej mysliman, por t’i lejohej imoraliteti, duke i thënë se çdo grua është nëna, motra, halla apo tezja e dikujt dhe ky “dikushi”, në qoftë,se është normal, nuk e dëshiron imoralitetin në rrethin familjar. Nga fjalët e mira dhe bindëse të Pejgamberit a.s.,ai djalosh tregoi se nga ai çast gjëja më e urrejtur për të ka qenë imoraliteti. Po vallë, sikur Pejgamberi a.s. t’i drejtohej me fjalë të rënda e me zë të lartë, duke e ofenduar dhe kritikuar pa masë, ç’do të ndodhte me atë djalë? Ashtu e mësoi beduinin arab që urinoi në xhaminë e Pejgamberit a.s., duke i thënë se xhamitë janë ndërtuar për adhurim dhe lutje e jo për të kryer nevojat personale. Edhe në atë rast kemi të bëjmë me reagimin e Pejgamberit a.s. shumë të butë, dhe reagimin e disa ashabëve që ishte i vrazhdë. Mirëpo mënyra e qasjes nga ana e Pejgamberit a.s. kishte ndikuar tej mase tek beduini, i cili shprehu një dua për Pejgamberin, e jo për ashabët. Prandaj mënyra e qasjes dhe zgjedhja e fjalëve në raport me të tjerët, ka ndikim mjaft të madh.

Këshilla të bëhet në formë të sugjerimit

Jemi njerëz dhe, si të tillë, gabojmë, mirëpo edhe gabimet dallojnë. Disa janë të mëdha, e të tjerat të vogla. Pa marrë parasysh madhësinë e gabimeve, ato të gjitha mund të përmirësohen. Nganjëherë, mënyra si i trajtojmë problemet e të tjerëve, ndodh të jetë pjesë e vetë gabimit. Nëse njeriu mendon se nuk gabon, qysh në fillim ka gabuar. Shkathtësia e parë që duhet ta përdorim gjatë këshillimit, është të mos bëhemi të tepërt, duke ia përmendur tjetrit gabimin e madh a të vogël. Në fakt, nëse ke mundësi t’ia sjellësh në vëmendje gabimin e tij pa e kuptuar, kjo është qasja më e mirë. Pejgamberi a.s. kishte dëgjuar se Abdullah ibn Omeri r.a. kishte anashkaluar namazin e natës. Ai një ditë vendosi ta këshillonte Abdullahun për të falur atë namaz. Pejgamberi nuk e thirri për t’i thënë: “O Abdullah, fale namazin e natës” ose: “Pse s’po e fal namazin e natës“? Por ai e këshilloi në formë sugjerimi: “Sa i mirë është Abdullahu, po, sikur ta falte edhe namazin e natës”.

Në një transmetim tjetër është: “O Abdullah, mos u bëj si filani. Ai falte namaz të natës, po pastaj e la atë”.(4)
I Dërguari a.s. vepronte me njerëzit në atë mënyrë që t’i inkurajonte ata të bënin vepra të mira dhe ua lehtësonte këtë, edhe nëse ata bënin gabime.
Tregohet një rast kur një njeri teshtiu në prani të Abdullah ibn Mubarekut. Ai i tha: ”ا’është mirë të thotë personi kur të teshtijë? Ai tha: “Elhamdulilah.” Abdullahu ia ktheu: “ Jerhamukallah”.

Nuk duhet t’i shqetësojmë të tjerët

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Mysliman i vërtetë është ai prej të cilit janë të shpëtuar (të qetë) myslimanët e tjerë nga gjuha dhe dora e tij”. (Buhariu dhe Muslimi).​
Do të tregojmë një ngjarje që mund të na ndodhë shpesh edhe neve, nga dëshira dhe qëllimi shumë i mirë, por nga qasja jo e duhur mund të shkaktojmë telashe të natyrave të ndryshme, që do të kishin pasoja të paparashikueshme. Abdullahu ishte një person energjik, por i mungonte shkathtësia e fjalës së mirë. Një ditë doli nga shtëpia për ta falur namazin e drekës në xhami. Zelli i tij për namaz dhe respekti për fe e kishin nxjerrë jashtë shtëpisë, për t’u falur. Ai po ecte shpejt për të arritur në xhami para ikametit. Gjatë rrugës kaloi pranë një palme hurmash, në majë të së cilës ndodhej një njeri me uniformë duke punuar. Abdullahu u çudit dhe mendoi: “ Kush është ky njeri që nuk kujdeset për namaz. Ndoshta ai nuk e ka dëgjuar ezanin ose për shkak se ai nuk merakoset për thirrjen e ikametit, i cili sa nuk është thirrur”. Abdullahu i bërtiti me zemërim: “Zbrit dhe falu” e burri iu përgjigj me gjakftohtësi: “Në rregull, në rregull… “. Abdullahu i bërtiti prapë: “Nxito për namaz, o i marrë”! Njeriu i bërtiti: “Ti më quan të marrë”?! Ai atëherë theu një degë të pemës dhe zbriti që ta godiste me të. Abdullahu e fshehu fytyrën me shall, që të mos e njihte njeriu dhe shkoi në xhami. Burri shkoi në shtëpi i zemëruar, u fal dhe pushoi për një kohë. Pastaj erdhi koha e ikindisë dhe Abdullahu shkoi në xhami përsëri. Gjatë rrugës ai kaloi pranë pemës së njëjtë dhe e pa të njëjtin njeri duke punuar. Abdullahu vendosi ta ndërronte mënyrën dhe iu drejtua personit: “Es Selamu Alejkum, si jeni”? Burri iu përgjigj:”Elhamdulilah, mirë jam”. Abdullahu e pyeti si janë hurmat këtë vit e burri iu përgjigj: “Elhamdulilah”. Abdullahu ia ktheu “Allahu të dhashtë sukses dhe furnizim e ta lehtësoftë jetën e të shpërbleftë për punën që po bën”! Burri u gëzua shumë dhe i erdhi mirë për këto lutje e fjalë të mira, dhe tha “amin”. Abdullahu pastaj tha: “Si duket jeni shumë të preokupuar me punë e ndoshta nuk e keni dëgjuar ezanin për ikindi. Ezani është thirrur, kurse ikamet mund të thirret tani. Ndoshta të duhet të zbresësh e të relaksohesh pak dhe të bëhesh gati për namaz. Allahu të dhashtë shëndet”. Burri iu përgjigj: “InshaAllah…” dhe filloi të zbriste ngadalë. Ai u përshëndet me Abdullahun duke i tundur duart dhe i tha: “Dëshiroj t’ju falënderoj për sjelljen dhe fjalët e shkëlqyeshme. “Sa i përket njërit që kaloi këtu pranë në kohën e drekës, oh sikur ta gjeja dhe t’i tregoja se kush është i marrë në të vërtetë”.(5)
Nga kjo që u përmend, na tregohen shumë qartë dy rrugë ku na çon gjuha: rrugën e lumturisë dhe përfundimit të mirë dhe rrugën e fatkeqësisë dhe përfundimit të keq. Ka njerëz që u kushtojnë shumë rëndësi rrobave të tyre, dukjes së tyre, veturave të tyre, dhe nuk u kushtojnë rëndësi fare fjalëve të tyre, të cilat mund të jenë ilaç shërues apo helm shkatërrues. Fjala e urtë thotë: “Gjuha nxjerr mjaltë dhe helm”, prandaj, në shoqërinë tone, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për një fjalë të mirë e një këshillë të sinqertë, që duhet t’u thuhen njerëzve me probleme të natyrave të ndryshme, nëse dëshirojmë përmirësime. Mënyra se si komunikon dhe vepron me njerëzit, përcakton formën dhe mënyrën e sjelljes së tyre ndaj teje.


__________________
1) Hadithe të zgjedhura të Pejgamberit a.s., Tetovë 2003 (Buhariu dhe Muslimi); 2) Imam Neveviu, Ruajtja e gjuhës. 2004. Prishtinë.f.6. (Transmetuar nga Buhariu);
3) Dr. Shefik Kurdiq, Gjuha shpatë me dy teha. Shkup, 2008. F.174. Buhariu në Sahih 78- Kitabul-edeb.
4) Dr.Muhamed Abdurrahman el-Arifi. Kënaqu me jetën tënde. Prishtinë, 2009.f.324.
5) Po aty,f.24



Isa Tërshani
 
Private conversations
Help Users
    Top