• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Etja për të dhëna e Facebook-ut

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Etja për të dhëna e Facebook-ut


0__18216355_303_00.jpg

Ti nuk je klient i koncerneve të internetit, ti je produkti i tyre". Kështu është shprehur në mënyrë konçize pionieri i internetit Jaron Lanier. Këtë mesazh qendror e bën të ditur që në faqen e parë libri i tij "Kujt i përket e ardhmja?" Në këtë libër Lanier - që vitin e kaluar mori اmimin e Paqes të Tregtisë Gjermane të Librit- analizon tendencat aktuale në ekonominë e rrjetit. Rezultati: tendenca ecën në drejtim të "Big Data", në drejtim të përgjimit total dhe shfrytëzimit të mëtejshëm komercial. Facebooku e nxit këtë tendencë me rregullat e reja të biznesit.

Përsa i përket së ardhmes: janë tregjet financiare ato që bëjnë biznes me shpresat për të ardhmen. Dhe ato e vlerësojnë Facebook-un aktualisht me rreth 200 miliardë dollarë, 65% më tepër se një vit më parë. Bursistët duken shumë të bindur: Facebook-u do të ketë një pjesë të rëndësishme në të ardhmen. Dhe nuk mund t'i keqkuptosh për këtë që thonë: vitin e fundit, fitimi i pronarit të rrjetit më të madh social ishte rreth tre miliardë dollarë: me reklama. Me reklama të personalizuara. Të orientuara qartë te cilësitë vetjake të përdoruesve- ashtu si i llogarisin ato algoritmet e Facebook-ut. Ato janë sekrete. Po sa mund të mësosh për një njeri, vetëm nga klikimi që ai i bën butonit "Like", këtë e publikuan në mes të janarit shkencëtarët e universiteteve Stanford dhe Cambridge.


Likes zbulojnë personalitetin

Ekipi amerikano-britanik ka zhvilluar një algoritëm, i cili pasi analizon 100 deri 150 "Likes" arrin në informacione më të sakta për karakterin e një njeriu se sa bashkëshorti apo bashkëshortja e atij personi. Dhe Facebook-u nuk njeh vetëm "Likes" tonat: ne postojmë lajme, fotografi, transmetojmë mesazhe, pasione, interesa. Gati 900 milionë përdorues kujdesen që me përdorimin e përditshëm profilet të jenë gjithmonë aktuale, rreth 1,4 miliardë janë një herë në muaj aktiv në Facebook. Lakminë për të dhëna të Facebook-ut nuk e kënaq dot as kjo rrjedhë e majme me informacione personale. Tani te Facebook-u po hyjnë në fuqi rregulla të reja të biznesit. E reja kryesore: në të ardhmen Facebook-u kërkon të dijë se ç'bëjnë përdoruesit e tij edhe jashtë Facebook-ut. Dhe Facebook-u kërkon të dijë edhe se ku ndodhemi ne në një moment në jetën reale. Në fund të fundit, një e katërta e përdoruesve i përdor me smartfon shërbimet e Facebook-ut. Dhe çfarë tjetër mund të sillte më shumë sukses për Facebook-un se sa vërshimi i reklamave nga firmat përreth vendit ku ndodhemi?


"Ha ose vdis"

Madje edhe Bundestagu u mor me rregullat e reja. Në Komisionin Juridik deputetë dhe specialistë të të dhënave e kritikuan Facebook-un për mënyrën si i përdor të dhënat e përdoruesve. Por në të kaluarën Facebook-u e ka bërë veshin shurdh ndaj kritikave të tilla - njësoj si edhe Google dhe kompani. Gjigantët e internetit janë mësuar që t'i përcaktojnë vetë rregullat për botën digjitale.

E vetmja alternativë që i mbetet përdoruesit: largimi nga Facebook-u. Po këtë do ta bëjnë shumë pak. Sa më gjatë që ka qenë dikush në këtë rrjet, sa më shumë fotografi që ka postuar atje, aq më pak do të ketë dëshirë të largohet prej atje.




dw.de/p/1ETXo
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
I lumte,e te kujtosh vitin e pare kur ishte hap f_B. Nje vdeksire totale.
Mendja ,menaxhimi ekspertet me tej bejne ndryshimin.
Masat mos ne nje forme ne nje tjeter jane bere per tu shfrytezuar ,menaxhuar,fakti qe pjeserisht ky manaxhim kalon online dhe neper rrjete sociale,eh le ta marrim si nje mirefiltrim.
.
 

Aragon

Anëtar i Respektuar
Eshte nje thenie Data is King qe perkthehet si te dhenat jane mbret. Cdokush qe ka te dhena e ka ne dore boten.

Facebooku dhe Google jane mbreter ne kete fushe, munden me dite me shume rreth neve sesa ne dijme rreth vetes. Eshte e vertete qe ato qe ben like dhe ato qe nuk ben like tregojne per personin pak a shume.

Egziston nje profesion qe eshte quajtur sexiest profession of 21-st century, Data Scientist. Keto inxhinier jane ato qe ju japin kuptim te dhenave, i analizojne te dhenat dhe nxjerrin konkluzione per lloj lloj qellime p.sh ne rastin e google dhe facebookut me i be target me reklama etj etj.

Eshte nje fushe dinamike ku perfshihet shkenca kompjuterike, psikologjia, statistika.
 
اdo fillim ka nje fund, rrjetet sociale e kane filluar tashme renien. Po vjen koha kur njerezit fillojne rrotacionin ashtu siç ben moda e cila u kthehet veshjeve te nje modeli te shkuar.
Keshtu dhe njerezit po pelqejne privatesine e shenjte. Eshte e shendetshme qe jeta jote te mbetet vetem e jotja.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;979808 said:
اdo fillim ka nje fund, rrjetet sociale e kane filluar tashme renien. Po vjen koha kur njerezit fillojne rrotacionin ashtu siç ben moda e cila u kthehet veshjeve te nje modeli te shkuar.
Keshtu dhe njerezit po pelqejne privatesine e shenjte. Eshte e shendetshme qe jeta jote te mbetet vetem e jotja.
Mistik me sqaro dicka;
Si po fillon renia e tyre,ku cdo veprim tashme dh administrativ apo qytetar po fillon aksesin e ti te zbatimin online.
Jo me larg se sot ,ketu kaluan dhe abonet, plotesim formularesh e cdo gje onliajne,pastaj me post karta te vjen ne shpi..

Po sot tek OAED,nder te tjera nje punojse me thote.
Ju lutem te vini ketu per cdo lloj informacioni,pasi dhe ne duhet te kemi pune,pasi dhe ne ketu duam pune.
Sepse dhe aty sherbimet, merr nje "klida-rithmo" dhe shendet mbarove pune me qendren aty,cdo hap apo vperim i ndjek nepermjet aksesit tend online.

Mund te thuash qe ndoshta njohin renie,duke nxjerr foto dhe kur jane guzhine tu la enet,apo han sufllaqe ahhahaha kete po.
Por tjerat po ecin me nja hap galopant ,sa qe mua me duket pak sa i frikshem.
Ajo cfare me shqeteson eshte se cfare do behet me vendet e punes se shume njerzve.
Dhe nese vertete do vije nje dite ku kjo teknollogji do dobsoj realisht shendetsine e ndjesive dhe jetes reale,te prekshme asaj jetes se "virgjer" kur themi natyrale.
 
Kam idene se ngatarrohesh Nevertiti, rrjetet sociale jane krejt tjeter natyre nga portalet zyrtare qe perdoren per aplikime.

Rrjete sociale jane dritare pa qellim, jane dritare te egoizmit shoqeror ashtu si ky forum ku pjese e tyre jeni ju dhe une. Vjen nje moment ngopje, neverie, etj si keto dhe kupton gabimet e kohes. Kupton qe mendimet e tua, te miat, shkojne kot, ato smbesin askund por fshihen thelle ne llomotitjet e gjithkujt nder faqe virtuale.
Dhe nje dite Nevertiti kupton qe Sduhet te dedikohet tere diten pas kotesise, por te kthehet ne realitetin e bukur plot ngjyra e penje e coha kolori, prane vogelusheve te saj qe u qesh fytyra tek ndjejne shikimin, perkedheljet, admirimin e mbretereshes se tyre.

Te me ndjeni sot jam sensibel.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;979875 said:
Kam idene se ngatarrohesh Nevertiti, rrjetet sociale jane krejt tjeter natyre nga portalet zyrtare qe perdoren per aplikime.

Rrjete sociale jane dritare pa qellim, jane dritare te egoizmit shoqeror ashtu si ky forum ku pjese e tyre jeni ju dhe une. Vjen nje moment ngopje, neverie, etj si keto dhe kupton gabimet e kohes. Kupton qe mendimet e tua, te miat, shkojne kot, ato smbesin askund por fshihen thelle ne llomotitjet e gjithkujt nder faqe virtuale.
Dhe nje dite Nevertiti kupton qe Sduhet te dedikohet tere diten pas kotesise, por te kthehet ne realitetin e bukur plot ngjyra e penje e coha kolori, prane vogelusheve te saj qe u qesh fytyra tek ndjejne shikimin, perkedheljet, admirimin e mbretereshes se tyre.

Te me ndjeni sot jam sensibel.
Shume e sakte qe paskam qene ngaterruar.
Por me shembullin tuaj ilustrativ,jo vetem u qartesova,por po me duket vetja sikur kam braktisur 4-5 kalamajt e mi mes 4 rrugeve reale,duke vrapuar neper rruget forumore virtuale per t"iu gjetur "shtepi".

Ju pershendes! :)
 
Fantazova Nevertit, jo domosdoshmerisht duhet te keni femije, ju mbase jeni nje vajze e re ende pa njohur lumturine e te pasurit nje femi, por nejse ta garantoj se eshte bukur, eshte shtysa e te jetuarit, eshte qellimi final.

Mbi rrjetet sociale nuk heq asnje germe nga çkam thene, biles mund te shtoj shume gjera, jane vrases te realitetit, jane zhgenjim, jane motivues te veseve si genjeshtra, hipokrizia, mashtrimi, fyerja, ligesia, etj si keto.

Interneti duhet te sherbeje si mjet i ndershem komunikimi me nje kontroll te rrepte nga qeverite, dhe jo nje dritare ku çdo femije ka akses ne gjerat me te turpshme dhe me te tmerrshme qe mund te imagjinojme. Rrjetet sjellin pornografine, vrasjet, perdhunimet me video dhe pastaj ne fund ka faj prindi qe nuk kontrollon. Ku ta mbaje mendjen prindi me pare tek telefoni femijes, tek ipadi, apo pc qe gjendet ne shtepi, shkolle, net kafe e kudo.

Ndonjehere njerezit ndertojne kontradiktat e tyre dhe me rrjetet online e kane arritur tashme maksimumin e tij.
 

Zana1

Braveheart
Kjo per mjeshtrin lart : Te thashe qe nese do te vazhdosh kshu, do te te bie maska shume shpejt . loool

Shkollat e kane te bllokuar fb e shume rrjete te tjera, po ashtu edhe kafenete nuk i lejojne femijet ne int , duhet te jesh siper moshes qe ti perdoresh pikat e int.

Kshuqe shqetesimet me te medhaja ngelin ne shtepi dhe tek prinderit .... por nderkohe qe prinderit kane marre rrugen e illuzionit per veten e tyre , e mundohen qe te shtrydhin qumesht nga guri .... nuk kane kohe qe te merren me femijet e tyre , preferojne qe te ja kushtoje kohen nje te panjohuri/e, pertej ekranit ku bien viktime per veten e tyre.

Edhe k'tu i shikon qe harxhojne nje kohe teper te konsiderueshme te martuarit online.... shpeshhere mendoj se qysh ja dalin. loool
 
Last edited:
Top