• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Etiopia, vendi numër një për turistët këtë vit

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL


















Turizëm – Një klasifikim nga Këshilli Europian për Turizmin dhe Tregtinë e ka renditur Etiopinë në majën e destinacioneve më të dashura për turistët këtë vit. Vendi ofron pika shumë interesante për turizmin kulturor dhe atë arkeologjik

Etiopia është zgjedhur si destinacioni më i mirë në botë për turizëm në vitin 2015. Përzgjedhja u krye nga Këshilli Europian për Turizmin dhe Tregtinë, një grup jofitimprurës i Bashkimit Europian për organizatat e tregtisë dhe turizmit.


Vendi i dytë me popullsinë më të madhe në Afrikë u përzgjodh për ruajtjen e shkëlqyer të gurëve të themeleve të njerëzimit, të cilat janë rrënojat e qytetit Aksum, të njohura si zemra e Etiopisë.

Gjithashtu, ruajtja e Fasil Ghebbi, i cili ka shërbyer si rezidencë e perandorëve etiopianë gjatë shekujve 16 dhe 17, i rezervoi Etiopisë këtë cilësim lider për destinacionet turistike.

Vendi është gjithashtu shtëpi e Harar Jugol, konsideruar si qyteti i katërt i shenjtë islamik me 82 xhami, 102 teqe dhe një dizajn të veçantë nga brenda.

Lalibela, një qytet tjetër i shenjtë, me 11 kisha mesjetare prej guri, që rrjedhin nga shekulli i 13, i japin vendit një arsye më shumë për të merituar vendin e parë si destinacioni më i sugjeruar.

Qytete të tjera përfshijnë peizazhin kulturor Konso, i cili përmban 55 kilometra tarraca prej guri dhe ndërtesa të fortifikuara, si dhe zona Auash, ku ka shumë rrënoja të lashta.

Të gjitha këto qytete janë regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-S. Përveç zonave me interes arkeologjik, Etiopia njihet edhe për parqet natyrore dhe rezervatet, përfshirë Parkun Kombëtar Simien.

Turizmi është identifikuar nga qeveria etiopiane si një nga sektorët kyç të zhvillimit, që do të ndihmojë mposhtjen e varfërisë. Turizmi është rritur vazhdimisht sipas të dhënave të Bankës Botërore. Në vitin 2013, vendi mirëpriti 681 000 vizitorë krahasuar me 468 000 në 2010-n.

Ndërsa shoqëria civile po lëviz drejt modernizimit me ngadalë, rritja ekonomike ka qenë e shpejtë. Mes vitit 2003 dhe 2013, vendi shënoi një normë rritjeje prej 10.8 për qind, më shumë se gjysma e mesatares së rajonit.

Zhvillimi ekonomik në rajon nuk është nxitur vetëm nga bujqësia, por edhe nga prodhimi industrial dhe industria e shërbimeve – një shembull i rrallë i diversifikimit në Afrikën Subsahariane. Qeveria ka nënshkruar marrëveshje me investitorë ndërkombëtarë udhëhequr prej kinezëve dhe e ka drejtuar investimin drejt sektorëve produktivë.

FMN-ja e ka klasifikuar Etiopinë si një nga pesë ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë. Kryeqyteti i vendit, Adis Abeba, është përshkruar si Dubai i Afrikës. Bumi i ndërtimeve atje është një mishërim i transformimit të përgjithshëm të vendit.

Klasifikimi ka tërhequr edhe vëmendjen e Presidentit amerikan, Barack Obama, i cili në fund të këtij muaji do të vizitojë zyrtarisht Etiopinë.

Përse Etiopia?

Etiopia është rreth 7.5 vjet pas Mbretërisë së Bashkuar. Kjo, sepse Etiopia është i vetmi vend në botë që ka 13 muaj në një vit.

Etiopianët gjithashtu e festojnë vitin e ri në shtator.

Etiopianët e matin kohën nga ngritja e diellit dhe e llogarisin atë në anën e kundërt të orës. Kur dielli del më gjashtë të mëngjesit thuhet se është ora dymbëdhjetë, fillimi i ditës në Etiopi. Të ngatërruar? Mos u shqetësoni, do t’ia merrni dorën shumë shpejt.

Ka mbi 80 gjuhë të ndryshme që fliten në Etiopi. Më të folurat janë gjuha oromo dhe amharik. Fatmirësisht për udhëtarët e huaj, anglishtja dhe gjuha arabe janë shumë të përhapura.

Fëmijët etiopianë duhet të mësojnë si gjuhën e fisit, ashtu dhe gjuhën zyrtare të vendit, që është ajo amharike. Ata kanë gjithashtu njohuri të mira në anglisht që i marrin prej shkollës.

Harku legjendar i Paktit, vendi ku thuhet se gjenden 10 urdhëresat, mendohet të jetë në një kishë në Etiopi. I vetmi njeri që lejohet ta shohë atë është kujdestari, ndaj nuk dihet nëse është apo jo vërtet atje.

Etiopia është një nga dy shtetet e vetëm në botë që nuk është pushtuar kurrë. Kjo, pavarësisht se italianët u përpoqën dy herë, por dështuan ta marrin nën sundim vendin. Në rast se po pyesni veten se cili është shteti tjetër i papushtuar ndonjëherë, përgjigjja është: Rusia.

Etiopia është i vetmi vend në Afrikë që ka alfabetin e vet, i cili përmban 209 simbole dhe 25 variante shkronjash.
Skeleti më i vjetër njerëzor është zbuluar në Etiopi. Po ashtu edhe kafeja, gjë që i bën etiopianët, vendasit e pijes më të preferuar të njerëzimit.

Abebe Bikila ishte i pari afrikan që fitoi një medalje ari në Lojërat Olimpike. Ai e përfundoi maratonën në vendin e parë pasi eci këmbëzbathur.
*Burimi: Quartz
g.shqip
 
Top