Une mendoj se rruga e suksesit nuk eshte nje rruge e shtruar me tepih te kuq por nje rruge e shtruar me gjemba, ku cdo hap qe e ben, edhe therresh, ne kete rast, rruga drejt arritjes se suksesit e te qenurit bashkeshort apo prind i mire ne te ardhmen. Kush nuk e ka llogarite me kohe kete, neser shume lehte ndahet, me apo pa femije, sepse ai nuk e ka kuptuar akoma qe ne kete bote, asgje e mire nuk vjen gratis pa dhene kontributin tend dhe pa derdhe djerse.
Rastet mund te jete te ndryshme sa i perket temes. Nese femiu apo femijet jane ende te vegjel, ndarja mund te jete me e lehte, nese ka ardhe puna deri aty sa nuk ka me durim e as zgjedhje kuptohet. Njejt eshte edhe per anen e kundert, pra, te rrihet bashke me femijet. Nuk mendoj se dashuria mund te jete aq e zbehte, aq zero, brenda nje kohe aq te shkurter, vetem nese personi qellon i pashpirt, i pandjenja fare.
A eshte e drejte te rrihet bashke me femijet ne situata te tilla? Sic tha
@PinkHeart , ne fjaline e fundit, pajtoheme dhe une me te plotesisht. Njeriu jeton me shprese, andaj gjate jetes martesore mund te kete situata te cilat mund te cojne deri tek zbehja e dashurise apo nje lloj distance, e qe ketu padyshim jane nje sere faktoresh te ndryshem (gruaja pas lindjes, kushtet ekonomike, familja e madhe ne nje kulm te shtepise etj etj).
Une them gjithmone, per aq kohe sa ka dashuri ndermjet ciftit bashkshortor, cdo gje eshte e mundur
Ne momentin qe dashuria shnderrohet ne urrejtje, cdo levizje tjeter eshte e kote, e demshme.