• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Eseja dhe llojet e esesë

E3

Anëtar i Nderuar


Termi ese vjen nga Frengjishtja dhe do të thotë mundim,përpjekje për të shkruar.
Eseja është një lloj shkrimi i shkurtër që ka në bazë faktin dhe jo trillimin.
اdo njeri mund të shkruaj ese,pra mund të shfaq opinionin rreth një teme a një fakti të caktuar.
Esetë dallohen në:
Formale ose të mirëfillta
dhe jo formale ose jo të mirëfillta.
Esetë e mirëfillta- dallohen nga zbërthimi logjik i temës nga saktësia e hollësi të argumenteve që sjell krijuesi nga thellësia e mendimit dhe maturia në opinionin e shfaqur.

Esetë jo të mirëfillta-trajtojnë temën në mënyrë të shkujdesur pa i dhënë shumë rëndësi argumentit ndonjëherë me nota humori.
Në bazë të temës që trajtohet mund të shkruhen esetë letrare,filozofike,historike,sociale etj.
Esetë mund t’i ndajmë në ese:
Përshkruese,shpjeguese,argumentuese,vleresuese.
Eseja narrative-rrëfen një ngjarje hap pas hapi (si sekuenca e një filmi).
Eseja përshkruese-pikturon me fjalë një skenë,një person,një ngjarje.
Eseja shpjeguese-shpjegon,informon,analizon,interpreton.
Eseja argumentuese-ka për synim të bind lexuesin duke sjell argumente e fakte të shumta, se një vendim që është marrë është i drejtë ose kërkon të bind lexuesin për pozicionin e duhur që ka mbajtur shkruesi mbi në çështje të debatueshme që ka trajtuar.
Eseja vleresuese-ka për synim të vlerësoj permes fakteve dhe argumenteve,situaten a një problem të caktuar si dhe të propozojë rrugë dhe mundësi për ta përmirësuar apo për ta zhvilluar në mënyrë progresive dhe të pranueshme problemin.
 

Bellatrix

Love , Peace & Happiness
Titulli: Eseja dhe llojet e esesë

urrej te bej ese se sjam shume e zonja ne ese. sia pres dot llafeve te bukura

nder esete preferoj ate argumentuese dhe krahasuese . me duken me te thjeshta per tu bere.
 
Top