• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ese

Elushe

Vogëlushe
Mes të resë dhe të vjetrës

Shoqëria shqiptare mendoj se ndodhet në një udhëkryq, sepse po përballet me një ndër dilemat më të mëdha që e ka shoqëruar që në hapat e para të saja, ku qytetarët kanë dy opsione ose të zgjedhin të vjetrën dhe vazhdimësinë apo të vendosin për risinë dhe ndryshimin.
Si në çdo vend të Botës edhe për Shqipërinë, mbyllja e procesit të gjatë të tranzicionit nuk duhet të ndodh pa një ndryshim rrënjësor në strukturën politike dhe shoqërore të vendit.
Fundi i tranzicionit nëse nuk shënohet me zëvendësimin e figurave që e shkaktuan dhe e shoqëruar gjatë gjithë periudhës së tij, atëherë cikli i tij do të ketë gjithmonë një derë të vogël, gjysmë të hapur për të rifilluar nga e para.
Dikush, mund të mendoj se përderisa këta të tanishmit që na kanë drejtuar deri tani dhe në fillim të viteve 90 na dhuruan “lirinë”, për këtë arsye duhet të vazhdojnë të na drejtojnë.
Do të thotë se nuk kanë kuptuar asgjë se si funksion një shoqëri demokratike, ku protagonistët e saj nuk janë të përjetshëm, sepse vetë shoqëria është gjithmonë në ndryshim të vazhdueshëm dhe ka nevojë për figura të reja që i përshtaten kohës dhe momentit me ide, vizione dhe projekte.
Shqiptarët, duhet ta kuptojnë njëherë e mirë dhe ta ngulisin mirë në kokë se në vitet 90 asnjë figurë e veçantë shqiptare nuk mund të përcaktohet si hero që ju dhuroj shqiptarëve lirinë e munguar për më shumë se 50 vjet. Atë liri shumë të dëshiruar e kërkoj me shumë këmbëngulje dhe e vendosi vetë populli shqiptarët si dhe fakti që ideologjia komuniste sapo kishte humbur Luftën e Ftohtë, dhe si pasoj nuk mund të vazhdonte të ishte funksionale.
Po të mos ishin pjekur faktorët ndërkombëtar dhe po të mos e dëshironte vetë populli shqiptarë ndryshimin e shoqëruar me lirinë e shumë pritur, asnjë figurë si forcë individuale do të kishte arritur të bënte mrekullia duke ju thënë shqiptarëve se demokracinë ua solla unë, që lirinë e simbolizoj unë dhe që integrimin do e bëj vetëm unë.
Sot, më duket absurde dhe e pa pranueshme që disa qytetar, të vazhdojnë t’i besojnë akoma rolin e drejtuesit, të njëjtit personazh vetëm për faktin se ai mund të ketë ngritur dy gishtat, duke thënë “rroftë demokracia” para militantëve dhe qytetarëve të thjeshtë.
Tashmë, forma demokratike, për vetë historinë e gjatë që ka si ideologji dhe si vlerë universale që po bëhet për të gjitha vendet që aspirojnë në procese të ndryshme integruese dhe në progresin e vazhdueshëm shoqëror, është themelore dhe e padiskutueshme, ajo duhet të pranohet pa kushte, para se të detyrojnë faktorët e jashtëm dhe të brendshëm për ta ushtruar atë në një formë sa më funksionale, të thjeshtë dhe të kuptueshme për qytetarët.
Pra, tashmë ka ardhur momenti të reflektojmë se demokracia nuk ka heronj si dhe askush nuk mund të justifikoj aksionet e ti, qofshin edhe të gabuara dhe të dala nga koha, duke thënë se unë, thashë i pari “rroftë demokracia” dhe se pa mua, ju, nuk do të ishit as të lirë dhe nuk do të mundnit të gëzonin demokracinë.
Ndoshta deri tani disa drejtues kanë abuzuar mbi qytetarët, duke u krijuar bindjen se ato janë të përjetshëm dhe të pazëvendësueshëm, sepse ata simbolizojnë lirinë e çdo kujt.
Për këtë arsye ata edhe nëse gabojnë, janë të falur, sepse vepra e tyre është kaq e madhe dhe e rëndësishme saqë autoriteti i tyre nuk mund të diskutohet në raport me veprimet individuale që në të vërtet kanë karakter të përgjithshëm, sepse bie në veprim mbi të gjithë qytetarët.
Kam përshtypje, “se ky lloj”, është krejtësisht mbrapa në kohë, sepse i gjithë horizonti i tij politik dhe aksionet e tij lindin dhe justifikohen nga parulla “rroftë demokracia”, por që në vërtete dhe thellë në shpirt nuk ka asgjë demokratike.
Idetë e tija nuk janë origjinale dhe të sinqerta, sepse aksionet e tij, të vëna në praktikë nuk kanë asgjë demokratike, por despotizëm, arrogancë, autoritarizëm. Ndoshta, kjo kategori, personash, po të kishin qenë drejtues të lartë para një gjysmë shekulli, kur sistemet diktatoriale dhe autoritare ishin në modë, do të kishin qenë diktatorët më të egër dhe më të pamëshirshëm që mund të kishte njohur njerëzimi.
Pra, kemi të bëjmë me personazhe që në të vërtet jetojnë me idetë dhe vizionet e të kaluar dhe mashtrojnë qytetarët duke u paraqitur me fenomenet e kohës, për t’iu krijuar bindjen se ecin me hapin e kohës dhe se koha është në të njëjtin hap me ta.
E vërteta është krejt e kundërt, sepse gjatë rrugës që kanë ndjekur deri tani, kanë treguar për ato që kanë sytë e hapur, se këta figura, të renë e kanë frikë, e urrejnë dhe se në momentin e parë që ju jepet mundësia e luftojnë egërsisht me të gjitha forcat që disponojnë.
Këta që urrejnë të renë dhe rininë, jo vetëm që nuk mund të konsiderohen demokrat dhe përfaqësues të demokracisë, por do ti konsideroja diktator frikacak, sepse fshihen, mbrapa vlerave themelore dhe universale të humanizmit.
Realiteti, shqiptarë ka ndryshuar nga momenti, kur qytetarët dëgjuan për herë të parë parullën “rroftë demokracia”, që pa e ditur dhe pa e studiuar asnjëherë më parë e morën të gatshme si diçka themelore që përfaqësonte lirinë e të vepruarit, të menduar dhe të organizimit të jetës vetjake në raport me komunitetin ku jeton.
Format e komunikimit të shpejtë dhe modernë, si interneti e ka ndërgjegjësuar brezin e ri për ti kuptuar, diskutuar dhe kritikuar shumë fenomene që ndodhin në shoqëri që kanë të bëjnë me jetën e secilit nga ne. Kohët e fundit janë krijuar shumë site dhe mail-lista individuale apo kolektive ku diskutojnë se si mund të qeveriset drejt prosperitetit një vend dhe si mund të drejtohet me ndershmëri dhe me efikasitet shoqëria për të qenë e denjë dhe kompetitive.
Megjithatë, këta intelektual që i përkasin brezit të ri që janë rritur dhe shkolluar me termin demokraci, thjeshtë mund t ë diskutojnë, por nuk mund të bëjnë asgjë mbi terren, sepse mbahen larg nga zonat e pushtetit dhe drejtimit të lartë të vendit, sepse përfaqësojnë të renë dhe e reja siç thamë më sipër është një alergji e vërtet për të përjetshmit që vazhdojnë të na drejtojnë dhe të na qeverisin.
Të përjetshmit, në gjumë flenë si diktator të egër dhe në mëngjes zgjohen dhe vendosin e maskën e liberalit dhe demokratit, herë pas herë na kanë organizuar mbrëmje gala, për të na prezantuar nja dy tre të rinj, për të na mbushur mendjen se edhe pse kemi vite, vazhdojmë të jemi të rinj, sepse rinia bën pjesë në projektet tona të përbashkëta.
E vërteta ka qenë krejt ndryshe, sepse këta të rinj akoma pa u mbyllur mbrëmja, janë ngopur duke ngrënë “falas” dhe janë infektuar me virusin e atyre që i prezantuan saqë para se të largohen ose të hidhen jashtë nga balloja, marrin e fusin në formë instiktive diçka në xhep, për të menduar edhe për ditët në vazhdim.
Ka vite që flitet për refor mim në institucionet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes politike, por në të vërtetë nuk ka ndodhur asgjë. Gjithçka ka mbetur si më parë dhe e pa ndryshueshme, sepse ky reformizëm është përfaqësuar dhe ndërmarrë nga ato që risinë dhe reformën nuk e duan.
Si mund të ndodh reformimi, kur ai kontrollohet, drejtohet ose mund të orientohet nga lart për poshtë.
Si mund të presësh reformim të orientuar për nga risia, kur protagonistët janë të “vjetër” dhe të pa reformuar.
Vetëm një mundësi ka që të ndodh reformimi, që të rinjtë të mos infektohet me viruse e trashëguar, të largojmë të vjetrit përmes vullnetit tonë të lirë, të largojmë diktatorët e vërtetë dhe demokratët e rremë, ti bindim se nuk ka asgjë të përjetshme në këtë botë dhe gjithçka është ciklike.
E reja do të fitoj mbi të vjetrën, në momentin, kur brezi ri do të jetë frymëzues për brezin e vjetër.
E reja do të fitoj mbi të vjetrën vetëm në momenti, kur të rinjtë që janë shkolluar dhe frymëzuar me demokracinë dhe vlerat e saja, do të arrijnë të bindin të vjetrit se nuk janë të përjetshëm se tashmë cikli i tyre më ide dhe vlerat që përfaqësojnë është mbyllur. Të rinjtë do të jetë zot të vetës dhe të vendit, vetëm kur të përfaqësojnë aksionet dhe idetë e tyre.
Të rinjtë do të jenë të vlefshëm jo vetëm për vetën e tyre, por për gjithë qytetarët dhe vendin, vetëm në momentin, kur të arrijnë të përfaqësojnë vetveten, kur të prezantohen vetë me formimin e tyre intelektual dhe jo të prezantuar vetëm për imazh nga të vjetrit nëpër mbrëmjet gala.
Vendi dhe shoqëria shqiptare ka nevojë për të renë, për ndryshimin, për prosperitetin, sepse këta janë elementët që garantojnë koherencën dhe të ardhmen e merituar, ndryshe nga ajo që kemi përjetuar deri tani.
Ne, jemi të rinjtë e vendit tonë, përfaqësojmë rininë, jemi rritur dhe kemi studiuar demokracinë, kemi dashuri dhe përgjegjësi për vendin tonë.
Prandaj, duhet të jemi zot të aksioneve tona për të realizu ar reformimin e duhur që ka për objekt realizimin e shoqërisë demokratike.
Për ta bërë këtë duhet të luftojmë me aksione, ide dhe energji të vjetrit dhe të gjithë ata që përfaqësojnë ide të vjetra.
Nëse do të besojmë tek vetja dhe tek dashuria për qytetarët dhe vendin, do të arrijmë të fitojmë dilemën e madhe duke zgjedhur ndryshimin dhe risinë dhe duke luftuar apo mohuar vazhdimësinë dhe të vjetrën.
 

Elushe

Vogëlushe
Të braktisur apo të harruar

Gjatë kësaj periudhe relativisht të gjatë që kam jashtë Atdheut, kam vënë re shumë gjëra të çuditshme, ku për objekt edhe pse jo në formë të drejtpërdrejtë janë bashkëkombësit e mi të emigruar për arsye nga më të ndryshmet.

Të flasësh për emigrantët nuk është e thjeshtë, por kjo nuk do të thotë se duhet të heshtim, sepse emigrantët janë vëllezërit tanë, njerëzit e vuajtur që nuk kanë pasur shumë alternativa për të ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri.

Për fat të keq edhe në mediat e vendit tonë nuk flitet sa duhet për emigrantët si dhe për komponentët që ndërtojnë jetën e tyre të përditshme, nuk flitet për historitë vetjake dhe kolektive që kanë përjetuar, nuk flitet për hallet e ndryshme që kanë hasur dhe vazhdojnë të hasin çdo ditë në vendin e huaj, nuk flitet se si mund të mbrohen të drejtat, identiteti si dhe prestigji i të qenit SHQIPTAR.

Ashtu siç ndodh rëndomtë edhe në Shqipëri, për shqiptarët që kanë emigruar jashtë flitet vetëm, kur ndonjëri mes tyre ka thyer rregullat dhe ligjet e vendit që ka zgjedhur për të emigruar, por këta që flasin ndoshta nuk e dinë, apo nuk duan ta dinë dhe ta konfirmojnë se këto raste të karakterizuar me devianzë janë aq të vogla në realitetin e emigracionit shqiptar sa mund të zënë një hapësirë fare të vogël.
Emigracioni shqiptar nuk është i mbushur dhe i ndërtuar vetëm me ngjarje që mund të mbushin faqet e kronikës së zezë në shtypin e shkruar shqiptar dhe të huaj. Kush mendon se emigranti është sinonimi i hapësirës së kronikës së zezë, në herë të parë nuk është shqiptar, nuk e njeh aspak botën e emigracionit shqiptar si dhe në fund nuk ka kuptuar asgjë nga realiteti, por vazhdon e shkruan dhe imagjinon jo realen e largët nga faktet dhe momentet njerëzore që si fletët e borës një e nga një, ndërtojnë botën e gjerë dhe të komplikuar të emigrantëve që çdo ditë sfidojnë vështirësitë e panumërta në respekt për jetën.

Kam shumë vite që ndohem jashtë, dhe për nga natyra që kam për të qëndruar pranë njerëzve dhe halleve të tyre, jam interesuar gjithmonë për botën e emigracionit shqiptare, dhe jam përpjekur të bëj maksimumin tim për të përdorur aftësitë e mia njerëzore dhe intelektuale në shërbim të bashkëkombësve të mi që ndodhen në statusin e emigrantit. Unë, edhe pse ndoshta e vogël, kam përjetuar të njëjtin realitet, sepse duke qëndruar në botën e tyre, kam pasur dëshirën dhe durimin të dëgjoj historitë e tyre që janë të mbushura me vështirësi, dhimbje dhe dëshpërim.

Të tregosh historitë e çdo emigranti shqiptar nevojiten faqe të tëra dhe vite të pafundme për t’i shkruar, sepse historia e çdo kujt është një moment i jetuar me forcë, vullnet, sakrificë dhe dëshirë për jetuar më mirë.
Po ju tregoj historinë e Elmiut, të një emigranti 25 vjeçar, i cili ka më shumë se dy vjet e gjysmë që është emigrant në Itali.
Jeta e këtij djaloshi shqiptar me të vërtetë është e mbushur me vështirësi, vuajtje dhe sakrifica, por ajo është krejtësisht e ndershme e bazuar mbi punë, djersë dhe mundim.
Elmiu, tregon se: ka filluar të punoj në Shqipëri që kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç, ku fillimisht ka punuar si punëtor i thjeshtë në sektorin e ndërtimit, por pastaj pa mbushur akoma njëzet vjeç është bërë usta i përsosur.
Ai tregon se kushtet e vështira ekonomike e detyruar të fillonte të punonte dhe të ndihmonte sadopak vëllezërit e tij, por puna që bënte në raport më pagesën që merrte në Shqipëri, nuk mund të kënaqnin nevojat e tija dhe jo më hallet e gjithë familjes. Për këtë arsye, mendon të emigroj në Itali, për të punuar për disa vjet në mënyrë që të siguroj ca para dhe pastaj të rikthehet për t’i investuar në Shqipëri në shërbim të vetes dhe të familjes.
Elmiu, ka më shumë se dy vjet e gjysmë që ka ardhur në Itali, por për fat të keq edhe pse vazhdon e punon me ndershmëri duke derdhur djersën e tij në sektorin e ndërtimit, nuk ka mundur të siguroj asnjë leje qëndrimi.
Pra, në gjuhën e përditshme të emigracionit, Elmiu ndodhet në Itali pa dokumente. Elmiu, dhe shumë të tjerë si ai punojnë pa qenë të siguruar me kontribute shoqërore dhe pa pasur asnjë garanci për jetën gjatë kohës që punojnë, sepse për autoritetin dhe sindikatat italiane ata nuk ekzistojnë. Ato, nuk paguhen në raport të drejtë me punën që bëjnë, sepse ndodhen në pozicion inferior për shkak të burokracive të legalizimeve që Shteti italian ka prodhuar.
Në rast se vriten në punë për ta nuk mendon askush, nuk paguan askush për shëndetin e tyre dhe në rastin më të keq të fatit të tyre, mjerë familjet tyre dhe ata për tragjedinë që mund t’i përfshij se askush tjetër nuk do t’ia dijë për ta.
Një ditë njëri nga ne kishte prerë biletën për shkuar në Shqipëri dhe po tregonte datën që do të nisej, mes nesh ishte dhe Elmiu, i cili pasi dëgjoj me vëmendje, reagoj duke thënë se sa zili të kam që do të shkosh në shpi.

Një histori tjetër e ngjashme është e Yllit që ka më shumë se tetë vjet që ka ardhur si emigrant në Angli, por që nuk ka mundur të shkoj asnjëherë në shtëpi gjatë gjithë kësaj kohe, sepse nuk ka siguruar edhe ky ashtu si Elmiu leje qëndrimi. Historia e Yllit është akoma më e vështirë dhe e komplikuar. Sapo arrin në Angli, edhe përse nuk posedonte asnjë leje qëndrimi, fillon të punoj tek një firmë ndërtimi.
Pasi punon për disa vjet me radhë, vendos ta lerë punën, sepse pronari i firmës ku ai punonte i paguante punonjësit e saj duke ju dhënë nga një përqindje të vogël pagese nga paga mujore që duhet të merrnin. Pra, asnjëherë nuk i shlyente plotësisht dhe i mbante me gënjeshtra se radhën tjetër do ju jap të gjitha parat që meritoni.

Ylli, duke qenë se ishte pa dokumenta dhe në një gjendje të tillë është shumë e vështirë për të gjetur punë si dhe me shpresën se një ditë do ti marr të gjitha parat edhe pse koha kalonte vazhdon të punoj. Një ditë vendos dhe insiston të marr parat e mbetura pa paguar, por përgjigja nga firma ishte se ne parat t’i kemi dhënë dhe kemi vetëm një shumë të vogël pa të shlyer. Realisht firma e ndërtimit sipas tij ka për t’i dhënë më shumë se 15 mijë paund. Ndërsa pala angleze i përgjigjet se ne duhet të japim vetëm 3 mijë paund dhe asnjë cent më shumë, po të duash edhe mund të na denoncosh, por ne nuk lëkundemi nga pozicioni jonë.

Mendoni për pak çaste sikur të jeni në rolin e Yllit që ka më shumë se tetë vjet që ndodhet në emigracion, që nuk ka shkuar qoftë edhe njëherë gjatë kësaj kohë në shtëpi, sepse nuk ka leje qëndrimi, dhe pas kësaj sakrifice tej imagjinatës nuk paguhet për punën që ka bërë.
Natyrshëm çdo kush nga ne mund të pyes vetën se: përse këta djalosh të ndershëm, këta djem nënash që punojnë çdo ditë më ndershmëri nuk kanë të drejtë të shkojnë si qytetar të lirë në shtëpitë e tyre, të jenë të lirë me liri dhe të drejta të garantuara, të paguhen në raport të drejtë me punën që prodhojnë?

Ne si individ dhe si qytetar mund të japim një sërë argumentesh dhe përgjigjesh, të cilat nuk japin asnjë zgjidhje konkrete për situatën e Elmiut, Yllit dhe të tjerëve që gjendjen në të njëjtat kushte.
Nuk e di kujt i ka shkuar ndërmend t’i hedh një sy Kushtetutës dhe të lexoj nenin dhjetë, ku ndër të tjera përcakton se: "Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm dhe përhershëm jashtë kufijve të vet ".
Mendoj se ky nen që nga koha, kur kushtetuta ka hyrë në fuqi nuk ka gjetur hapësirë vepruese dhe zbatuese nga Shteti dhe institucionet që përbëjnë atë. Me thoni ndonjë rast nëse keni dëgjuar se Shteti shqiptar ka mbrojtur shtetasit e saj që ndodhet jashtë. Ato janë ndjerë dhe vazhdojnë të ndjehen krejtësisht të braktisur dhe të harruar.
Kam qenë dëshmitare, kur janë organizuar festa madhështore për të bërë prezantime për hapje Konsullatash Nderi dhe për emërime Konsujsh Nderi, me qëllimin për të forcuar marrëdhëniet dy paleshe dhe për të qëndruar pranë e ndihmuar emigrantët shqiptarë që të mos diskriminohen, por të integrohen me të drejta të plota në shoqëritë që kanë zgjedhur të jetojnë.
Kam qenë dëshmitare, ku këta Konsuj Nderi, të entuziazmuar nga emërimi kanë premtuar se: shpejti Konsullata e Nderit që përfaqësojnë do të ketë një seli, ku dera e saj do të jetë gjithmonë e hapur në shërbim të shtetasve shqiptarë.
Ju do të thoni se të gjitha këta premtim janë bërë realitet pasi ka mbaruar festa e bukur e prezantimit? Më ka ndodhur që emigrantët shqiptarë të më marrin në telefon dhe të më thonë se: mos e di ku ndodhet Konsullata e re që na thanë se është hapur? Mos keni ndonjë adresë të Konsullit? Jam ndodhur në vështirësi, sepse nuk dija se çfarë përgjigje t’iu jepja bashkëkombësve të mi. Nuk e dija se përse nuk është hapur selia e Konsullatës ashtu siç ishte premtuar dhe nuk dija se kush mund të priste emigrantët për t’i ndihmuar për problemet që mund të kishin.

Nuk e di se: kush është kriteri që zbatohet për të vendosur përzgjedhjen dhe emërimin e një Konsulli Nderi, por jam plotësisht i mendimit me ndonjë përjashtim të vogël se shumica e këtyre konsujve nderojnë vetëm vetën e tyre me privilegje dhe nuk duan t’ia dinë fare për emigrantët e thjeshtë.
Këta konsuj kanë përdorur dhe vazhdojnë e përdorin imazhin e emigrantit të thjeshtë që ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmë, për të marr tituj nderesh dhe privilegje të pa merituara.
Emigrantët si Ylli kanë nevojë për një këshillë, për një orientim dhe për një mbështetje se si të mbrojnë të drejtat e tyre të legjitimuara.
Këta konsuj herë pas herë, na ftojnë përfaqësuesit më të lartë të Shtetit shqiptarë për vizita disa ditore në qytetet, ku janë emëruar si konsuj nderi për të treguar se ata po punojnë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Më thoni mua sa rëndësi ka vizita e një përfaqësuesi të lartë të Shtetit shqiptar që vjen e kalon ca orë të këndshme me taksat e qytetarëve shqiptarë duke ngrënë dhe vizituar muze, por që as nuk mundohet të takohet më emigrantët dhe bashkëkombesit e tij. Jemi mësuar t’i marrim veshtë vetëm nga mediet se një personalitet i lartë i Shtetit Shqiptar paska qenë për vizitë në qytetin ku jetojmë.
Nuk e di nëse këto personalitete pasi mbarojnë vizitën komode, gjatë të cilës nuk marrin mundimin më të vogël për të takuar dhe përshëndetur qytetarët e tyre, në momentin që ngrihet avioni i tyre për të rikthyer në Shqipëri të mendojnë se është faj tyre dhe politikës që kanë prodhuar që këta shqiptarë të ndershëm dhe punëtor të vazhdojnë të jetojnë të braktisur, të vetmuar, me pa të drejta, liri dhe prestigj jashtë.
Historia e gjatë e tranzicionit shqiptar ka treguar se shumë vizita zyrtare janë bërë dhe do të vazhdojnë të bëhen nga përfaqësuesit më të lartë të Shtetit shqiptar, por asgjë s’ka ndryshuar dhe do të vazhdoj të mos ndryshoj për shqiptarët, të cilët vazhdojnë të jenë të braktisur dhe të harruar nga shteti i tyre, të vazhdojnë të jenë të diskriminuar, të mos gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, të qëndrojnë në radha të gjata në përfaqësitë e huaja diplomatike për të marrë viza, të qëndrojnë me radhë të gjata në pikat kufitare, sepse kompjuterët prishen, të rrihen, të trajtohen si kafshët, të vriten pa arsye.
Ky është realiteti i vërtetë që duhet treguar për tu marrë si një mësim që nuk duhet të përsëritet më.
 

Elushe

Vogëlushe
Realitete në udhëkryq

Ka situata që dikush jo vetem i njeh, sepse janë të pranishme dhe të prekshme në jetën e tij të përditshme, por që i vëzhgon në formë pasive dhe me keqardhje pa qenë në gjendje që t’i ndryshoje. Në këtë rast kemi të bëjmë me gjëra reale, por të papranueshme që ndërtojnë jetën e një personi, ose të paktën e rrethon jetën e tij duke e orientuar në qorrsokakë të ngushtë, të errët dhe të pa sigurt.
Nëse do të kishte arritur shkenca që me teknologjinë e saj të na paraqiste realitetet njerëzore të një vendi ashtu siç na jep në mënyrë të skematizuar me pamje satelitore rrugët, natyrën dhe relievin e një vendi, atëherë realitetet njerëzore të shqiptarëve do të fotografoheshin nga lart si rrugica qorre që kryqëzohen dhe ndahen nga njëra tjetra në mënyrë të ç’rregullt.
Mendjet e shqiptarëve janë aq shumë të trazuara, të provokuara dhe konfuze saqë është shumë e vështirë për të ndërtuar realitetin e secilit në veçanti dhe të të gjithëve në përgjithësi, sepse këtu veprojnë shumë rryma, ide dhe mendime që kundërshtojnë, ndajnë dhe bashkojnë në të njëjtën kohë mendjen e çdo shqiptari si aktor i veçantë në shoqëri dhe të gjithë shqiptarëve si aktorë të përbashkët të realitetit të përgjithshëm njerëzor shqiptar.
اdo shqiptar në kompleksin e përgjithshëm të realitetit njerëzor nuk është aktor apo kalimtar i një sokaku të vetëm, por gjatë udhëtimit të tij jetësor, pse jo dhe ditor mund të udhëtoj në disa sokakë, të cilët për nga struktura e të menduarit, të vepruarit, për mënyrën se si janë ndërtuar, për stilin dhe gurët që janë përdorur për t’i shtruar, për ngjyrat që janë përdorur për të lyer muret anësore, janë të ndryshëm, deri sa herë-herë arrijnë në një pikë të përbashkët, ku kryqëzohen dhe bëhen të njëjtë.
Këtu, në realitetin shqiptar, nuk është e habitshme që një person pasdite të zgjedhi rrugën e një politikani që e ka ftuar të marr pjesë në një pjesëmarrje politike të natyrës protestuese, në darkë të shkojnë në rrugën e një politikani tjetër që e fton ta ndjekin në sokakun e politikës së tij për të protestuar dhe kundërshtuar atë të pasdites si dhe nesër në mëngjes, të zgjedh një sokak tjetër që është krejtësisht i ndryshëm në interesa dhe në formë me dy të parët.
Personat që kanë zgjedhur të udhëtojnë në këto sokakë kanë disa veçori dhe të përbashkëta të cilat janë:

  1. Statusi i udhëtarit që duhet të ec nëpër sokakë që nuk i ka shkelur asnjëherë më parë.
  2. Të gjithë sokakët janë të ngushtë, errët dhe herë pas here kryqëzohen me njëri-tjetrin duke formuar sheshe të vogla, ku mund të gjesh udhëtar të ndryshëm, por që kanë të njëjtin synim, të dalin sa më shpejt në ndriçimin e plotë, ku syri i tyre mund të mbushet me kurajë/gëzim për të përjetuar çastin e lirisë dhe të arritjes së objektivit personal politik dhe njerëzor.
  3. Të gjithë këto sokakë janë pjesë e të njëjtit realitet, atij shqiptarë.

Për shembull është paksa i ngatërrueshëm dhe i vështirë për tu shpjeguar sipas moralit njerëzor se persë një ose disa persona të lindur/rritur në të njëjtin sokak me kalimin e kohës zgjedhin sokakë të rinj për të udhëtuar të pavarur në interesat personale për tu takuar më vonë në sheshe të përbashkëta. Aty, ku të gjithë takohen përsëri së bashku, për të rikujtuar nostalgjitë që kanë përjetuar bashkërisht, kur ishin në sokakun e parë të jetës së tyre reale të përbashkët.
Në këtë labirint të mbushur me sokakë të ndryshëm dhe të ngjashëm në të njëjtën kohë, duhet të jetë shumë e vështirë për udhëtarin shqiptar që ketë të zgjedhur për të realizuar realitetin e tij njerëzorë, sepse sado të jetë i bindur se ka zgjedhur një rrugë të pavarur dhe të ndryshme nga të tjerët, ai do të zhgënjehet, kur të shikoj se trajektorja e tij pa kaluar shumë kohë takohet me një, dy apo me më shumë sokakë të tjerë.
Po përse realiteti njerëzor shqiptar ka një labirint kaq shumë të ngjeshur dhe të paqartë, kaq shumë të ngjashëm dhe të ndryshëm në të njëjtën kohë? Sepse realiteti shqiptar, para rënies së perdes së hekurt formonte vetëm një sokak të vetëm, ku të gjithë udhëtarët ishin të detyruar të udhëtonin vetëm përmes atij, duke ecur e ecur, por pa arritur kurrë që t’i dilnin në krye.
Nuk i dilnin dot asnjëherë në krye, sepse sokaku ishte tamam si trupi i një gjarpri, ku udhëtarët e thjeshtë dhe të lodhur ndodheshin në pjesën e trupin, kurse kokën e përbënin vetëm një ose dy udhërrëfyes dhe drejtues në të njëjtën kohë.
Shqiptarët, të bezdisur për faktin se kishin më shumë se pesëdhjetë vjet që kishin qenë të detyruar të udhëtonin në të njëjtin sokak, sapo ju jepet liria për të zgjedhur, ato menjëherë fillojnë të shkelin dhe të krijojnë sokakë të rinj.
Ato filluan të ecnin ditë e natë, saqë ishte i pashmangshëm kryqëzimi i tyre, duke formuar sheshe të përbashkëta për të treguar historitë e udhëtimeve personale, për të sharë/mohuar të kaluarën e përbashkët si dhe për të harruar se kanë të njëjtën origjinë, duke u hequr si udhëtar krejtësisht të rinj për të realizuar një eksperiencë të re.
Përderisa këto janë sokakë, për nga natyra dhe stili urbanistik, janë të ngushtë. Atëherë si pasojë do të krijojnë realitete të ngushta, jo gjithë përfshirëse, ku mund ta gjejnë vetën pak udhëtarë, të cilët të pavendosur dhe të lodhur për të arritur në finish, ndryshojnë disa sokakë me shpresën për ti rënë shkurt dhe për të përfituar sa më shumë dhe sa më shpejt.
Të gjithë këto sokakë formojnë së bashku realitetin e kryqëzuar shqiptarë, sepse nuk ofrojnë alternativa të reja dhe të ndryshme, por një bashkësi sorollatjes jo frytë dhënëse që e vendosin jetën e çdo shqiptari në një pozicion shumë të vështirë vendimmarrje se çfarë duhet të zgjedh, pse duhet ta zgjedh dhe kur duhet ta zgjedh për të ndërtuar sokakun e realitetin të tij duke shpresuar se shumë shpejt do të arrij të kaloj labirintin për të gjetur horizontin e shpresës dhe ndryshimin e shpirtit dhe kthjellimin e mendjes.
 

Elushe

Vogëlushe
A qajne burrat (shqiptar)?

Eshte nje film qe sa here e shoh, nuk mund te permbahem pa qare. Ndoshta e keni pare, "Shadowlands", me te famshmin Anthony Hopkins. Ngjarja ndodh ne Angli ne vitin 1952 dhe thuhet se eshte bazuar ne nje histori te vertete te nje dashurie midis shkrimtarit britanik C.S. Lewis dhe nje amerikaneje, Joy Gresham, e cila shkruan edhe vete poezi. Per kete rol, Deborah Winger ishte kandiduar per Oskar si aktorja me e mire.

C.S. Lewis, ne moshe, ben nje jete te qete e te rehatshme. Punon si profesor i letersise angleze ne nje kolegj ne Oksford. Me ardhjen e amerikanes Joy, e cila ka nje djale nga martesa e pare me nje alkolist, gjerat ndryshojne. Nga nje lidhje fillimisht shoqerore, lind nje dashuri e thelle e cila perfundon me martese. Kurorezimi behet ne spital pasi Joy e kupton se vuan nga kanceri i eshtrave. Lewis ka nje natyre shume te terhequr. Kur ishte 9 vjec i kishte vdekur e ema dhe nga dhimbja e humbjes qe atehere nuk u ishte leshuar ndjenjave. Asnjehere nuk arrin t'ia shprehe asaj dashurine para se ta kuptoje se jeta e saj nuk do te zgjaste shume, por kesaj radhe sikur e meson dhe e kupton porosine ne jete se kurre nuk eshte vone t'i tregosh njeriut qe e do, ate qe ti ndjen per te. Pjesen tjeter qe u mbetet bashke ai ben cmos per t'i treguar asaj se sa shume e do. E perkrah emocionalisht dhe fizikisht deri ne momentin e fundit te jetes se saj. Nje skene qe me siguri u mbetet ne mendje te gjithe atyre qe e kane pare kete film eshte ajo kur Lewis tragon Douglasin, te birin e Joyt - pas varrimit - me perpjekje te mbinatyrshme lufton shume te permbaje dhimbjen qe ndjen, te mos shpertheje ne vaj perpara tij. Pa sukses! Dhe sa here e shoh kete skene, me kujtohet Cajupi. Po, poeti yne i madh, Andon Zako Cajupi, me vargjet e tij ne 'Vaje'.

Qe diten qe vdiqe, qe kur s'te kam pare
Lote qe kam derdhur s'me jane dhe thare!
Shume vjet u bene, sot u mbushen dhjete
Qe kur me ke lene dhe s'te shoh nde jete
Nde c'kopshte me lule ke qendruar valle?
S'te vjen keq per mua? S'te vjen mall per djale?
E ke lene foshnje, tani u be burre;
S'harrite ta rritje, s'te ka pare kurre!
Per ty, shume here, coc do te me thote,
Por s'munt t'i pergjigjem se me mbytin lotet
Kthej koken me nj' ane dhe veshtroj perpjete...!
Duke psheretitur te Zot i vertete...

Sa rralle degjon dike - sidomos nga burrat shqiptare 0 te shpreh dashurine, mungesen, dhimbjen per gruan para te tjereve.

Ndoshta per kete arsye shpesh te tjeret formojne bindjen se shqiptaret jaen burra shume te vrazhde! Per shkak te tradites ndoshta jane me te rezervuar, por ata qe i lexojne keto vargje, te thurura me aq ndjeshmeri, dhimbje, dashuri, me siguri e kuptojne edhe anen tjeter te burrave tane! Prandaj, kjo poezi e tij, bashke me shkrime te tjera natyrisht, e ben Cajupin poetin qe e adhuroj me se shumti nga tanet. Fakti se keto vargje duhet t;i kete shkruar diku ne fillim te shekullit te kaluar, me ben te ndihem edhe me mire.
 

alfonci

Veri investigatio
Eshte nje film qe sa here e shoh, nuk mund te permbahem pa qare. Ndoshta e keni pare, "Shadowlands", me te famshmin Anthony Hopkins. Ngjarja ndodh ne Angli ne vitin 1952 dhe thuhet se eshte bazuar ne nje histori te vertete te nje dashurie midis shkrimtarit britanik C.S. Lewis dhe nje amerikaneje, Joy Gresham, e cila shkruan edhe vete poezi. Per kete rol, Deborah Winger ishte kandiduar per Oskar si aktorja me e mire.

C.S. Lewis, ne moshe, ben nje jete te qete e te rehatshme. Punon si profesor i letersise angleze ne nje kolegj ne Oksford. Me ardhjen e amerikanes Joy, e cila ka nje djale nga martesa e pare me nje alkolist, gjerat ndryshojne. Nga nje lidhje fillimisht shoqerore, lind nje dashuri e thelle e cila perfundon me martese. Kurorezimi behet ne spital pasi Joy e kupton se vuan nga kanceri i eshtrave. Lewis ka nje natyre shume te terhequr. Kur ishte 9 vjec i kishte vdekur e ema dhe nga dhimbja e humbjes qe atehere nuk u ishte leshuar ndjenjave. Asnjehere nuk arrin t'ia shprehe asaj dashurine para se ta kuptoje se jeta e saj nuk do te zgjaste shume, por kesaj radhe sikur e meson dhe e kupton porosine ne jete se kurre nuk eshte vone t'i tregosh njeriut qe e do, ate qe ti ndjen per te. Pjesen tjeter qe u mbetet bashke ai ben cmos per t'i treguar asaj se sa shume e do. E perkrah emocionalisht dhe fizikisht deri ne momentin e fundit te jetes se saj. Nje skene qe me siguri u mbetet ne mendje te gjithe atyre qe e kane pare kete film eshte ajo kur Lewis tragon Douglasin, te birin e Joyt - pas varrimit - me perpjekje te mbinatyrshme lufton shume te permbaje dhimbjen qe ndjen, te mos shpertheje ne vaj perpara tij. Pa sukses! Dhe sa here e shoh kete skene, me kujtohet Cajupi. Po, poeti yne i madh, Andon Zako Cajupi, me vargjet e tij ne 'Vaje'.

Qe diten qe vdiqe, qe kur s'te kam pare
Lote qe kam derdhur s'me jane dhe thare!
Shume vjet u bene, sot u mbushen dhjete
Qe kur me ke lene dhe s'te shoh nde jete
Nde c'kopshte me lule ke qendruar valle?
S'te vjen keq per mua? S'te vjen mall per djale?
E ke lene foshnje, tani u be burre;
S'harrite ta rritje, s'te ka pare kurre!
Per ty, shume here, coc do te me thote,
Por s'munt t'i pergjigjem se me mbytin lotet
Kthej koken me nj' ane dhe veshtroj perpjete...!
Duke psheretitur te Zot i vertete...

Sa rralle degjon dike - sidomos nga burrat shqiptare 0 te shpreh dashurine, mungesen, dhimbjen per gruan para te tjereve.

Ndoshta per kete arsye shpesh te tjeret formojne bindjen se shqiptaret jaen burra shume te vrazhde! Per shkak te tradites ndoshta jane me te rezervuar, por ata qe i lexojne keto vargje, te thurura me aq ndjeshmeri, dhimbje, dashuri, me siguri e kuptojne edhe anen tjeter te burrave tane! Prandaj, kjo poezi e tij, bashke me shkrime te tjera natyrisht, e ben Cajupin poetin qe e adhuroj me se shumti nga tanet. Fakti se keto vargje duhet t;i kete shkruar diku ne fillim te shekullit te kaluar, me ben te ndihem edhe me mire.
Nje fatkeqesi e treguar me shume cilesi nga ju.

Ne fakt shoqeria shqiptare eshte ne pergjithesi e vrazhte dhe jo e sinqerte me ndjenjat e saj duke filluar qe nga natyra, familja dhe dashuria.

I kam perjetuar te gjitha vete ne kete menyre: Natyra, kam ndotur pa e kuptuar se perse po e bej me nje mendim ilogjik se kjo do te duket si dicka e "kendeshme" ne syte e moshatareve qe me rrethonin ne nje kohe qe nuk ndihesha se duhej te kisha nje sjellje te tille ndaj natyres qe me rrethonte, qofte ky plazh, park, rrugice apo ndonje vend tjeter. Ndaj familjes, eshte shume e rralle qe te degjojme familjet te shprehin dashurine e tyre ndaj njeri tjetrit ne shqiperi. Psh eshte disi si tabu qe te mos i thuashs prinderve apo vellezerve dhe motrave qe i doni shume nese i doni. Apo thjeshte t'iu thuash ne telefon te perqafoj shume. Ne familjen time kam marrur inisjativen per te thyer keto akuj. Reagimi i pare ka qene i pasigurte, por tani vleresohet inisjativa ime. Ne dashuri nese mund ta quaj keshtu. Shqiptaret jane mesuar te thone te dua edhe nje njeriu qe nuk e kane pare kurre me perpara. Harrojne vleren e kesaj fjale, botekuptimin dhe brendesine e saj. I thone te dua njeri tjetrit ne nje kohe kur ato vetem shikohen si partnere ne shtrat. Ndjenjat serish nenvleresohen dhe ato qe thuhen jane jo te paralelizuara dhe te pasinqerta me ato qe ndihen.

Nje shoqeri e padeklaruar sesi ndihet vertete humbe shume mendoj une. Keto jane gjera qe mund te ndryshohen dhe "tradita" jo e pershtatshme mund te behet histori. Por kjo varet nga une, nga ty, nga te gjithe ne nese do e bejme kete ne botet tona, me vetet tona; ti japim mundesi qe sinqeriteti dhe njesite e shprehura te mbizoteroje ne ato qe themi dhe bejme.
 

Elushe

Vogëlushe
ShQEPEri

Sepse shqiptarët më ngjajnë me qepë. Të paktën mënyra sesi funksionon kujtesa historike, po. Në fund të fundit kur një gogol si Shreku, pretendon se ngjan me qepë, pse të mos e bëjmë këtë krahasim? Sepse shtresat në të cilat kalon historia shqiptare, e shkruar apo jo, të japin një ndjenjë ëmbëlsie djegëse kur e lexon, nga e cila mund të burojnë dhe lot. E për më shumë i ngelet pas disa kohësh ajo era e pakëndshme karakteristike e bimës në fjalë. Një erë e pakëndshme ndihet ndonjëherë ndër ne. Nuk mban era qepë, por era injorancë.

Fjala qepë në shqip, është në gjininë femërore. Ndoshta një hap përpara integrimit kur i njihet roli femëror bimës dhe trajta mashkullore është pak e përdorur. Nuk besoj të ketë njerëz që nuk e dinë se trajtës mashkullore të fjalës qepë, i përgjigjet fjala dudum. Dudumi është qepë me një xhufkë, që i rri lehtë mbi kokë bimës, me disa fije të bardha që era i lëviz aq herë sa fryn. Dudumi është eolik.

Era qepë e historisë, i detyrohet pikërisht dudumëve. Dudumit të parë që mbahet mend, i dukeshin mustaqet e veta të holla aq të fisme sa e shpalli veten mbret. Ai zbatoi politikën e hapjes së dyerve të botës ndaj vendit të qepëve duke lejuar të huajt të na mbanin erë e të na gatuanin si të donin. Derisa të huajt vetë u bindën se kjo tokë pjellore ndoshta vlente më shumë sesa qepët e mbjella në të. Kështu na pushtuan. Si qepë që jemi filluam të qajmë pushtimin e pushtuesit dhe largimin e mashtruesit. Më pas një dudum tjetër vjen na ... e na mbush mendjen se nëse kemi ndërmend të gatuhemi, do ta bëjmë me forcat tona. Madje duke zbatuar mjetet e reja teknologjike. Kështu u futëm në tenxhere me presion, të izoluar me vullnet të dorëzuar, dhe dëshirën e zjarrtë për tu bërë çomlek. U bëmë dhe çomlek, po përsëri mbanim era qepë. Jemi qepë interesante ne... Qepë që nuk ka fituar imunitet ndaj erës së vet dhe qan sa herë ndodhet nën efektin negativ që lëshon era e rracës së vet. Ky difekt biologjik, ka kufizuar jashtë mase mënyrën e të menduarit. Ja tani psh, kemi dy variete kryesore qepësh: qepë që qajnë si reagim ndaj dudumit paraardhës dhe qepë që qajnë nën efektin e nënshtrimit të dudumit aktual.


... dhe Coca Cola.
Në fillim vitet 90’ mund shumë lehtë të konsiderohej si pija ekzotike e perëndimit. Në rang sigurisht më të lartë prej çamçakëzave. Kishte status aq të lartë sa ndonjë kanaçe e zbrazët mund të siguronte vend si ornament në bufetë karakteristike të kohës së komunizmit. Vend nderi zinte dhe në tavolinën e të ftuarve sa herë vinin apo shkonim miq. Coca cola, me zhurmën karakteristike të hapjes që transmetonte cingërisja e gazit në shishe. Shoqëruar bashkë me qortimin e të mëdhenjve të mbyllej sa më shpejt tapa se ikte gazi. Me kalimin e viteve statusi bie poshtë, por duke nderuar gjithsesi zotëruesin edhe mikun. اast shkëputjeje prej kolektivizimit. Akoma më pas, siguron pija rënie drastike të statusit të vet kur gojët e liga filluan të përhapnin fjalë se ishte thjesht ujë me gaz dhe sheqer. ثshtë në fakt e vërtetë, po jo vetëm kaq. Të ishte kaq pak, nuk do bëhej pija më e shitur në gjithë botën. Po, përmban dhe kafeinë. Shoqëruar me lyrën e fast food-ëve, sipas studimeve, krijon një gjendje vartësie në organizmin e njeriut. Pak nga pak, po i kuptonim të gjitha. Ose të paktën nuk u desh shumë kohë për të kuptuar pse fast food-et reklamojnë menu të ndryshme me coca colën falas në të. Akoma dhe sot nuk e kuptoj gjithsesi se çka më shumë sesa qumështi i vendit, sepse ky i fundit paradoksalisht, shitet më lirë! Sot të gjitha mallrat e vendit shiten lirë...
 

Elushe

Vogëlushe
Vlera me e madhe e budallenjve ne shoqerine e sotme

Perkthim nga nje gazete juriste

I

Akuzave të pabaza rreth budallenjve u shtohet dhe padrejtësia shkencërisht e gabuar ku këta shikohen si të pavlerë, pengues të shoqërisë së sotme apo parazitë. Ndoshta shumë herë shprehimisht urojmë përsëri në mënyrë të gabuar që këta të mungojnë mes nesh.

Problemi me budallenjtë nuk është i thjeshtë nëse së pari marrim parasysh vendin e qëndrueshëm dhe krejtësisht të nevojshëm që këta luajnë në diferencializimin e klasave shoqërore.

Kështu budallenjtë ndahen në dy kategori krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra, veç të dyja këto kategori i përgjigjen të njëjtave ligje shoqërore – diferencializimit.

Kategoria e parë, përfshin budallenjtë të vendosur në klasat e ulëta të shoqërisë.

Sesa e vlefshme është kjo kategori njerëzish, e kotë ta diskutojmë. Do na duhet të theksojmë gjithsesi se pa të shfrytëzuar, nuk mund të ketë zhvillim. Duke folur në gjuhën e shkencave shoqërore, pa këta nuk do kishte ndarje klasore, sepse në vend të pabarazisë, do kishim barazi. E njëjta gjë vlen edhe kur kjo ndarje e shoqërisë sigurohet mbi nivelin e nevojshëm, domethënë, sikur të gjithë të ishin të zgjuar, atëherë përsëri nuk do kishim qytetërim, do të ishte njësoj sikur të gjithë të ishin budallenj. Qytetërimi sigurohet vetëm nëpërmjet ekzistencës kategorike të të dy grupeve, si të mençurve, ashtu dhe budallenjve. I privuar qoftë prej njërës nga dy degët e tij, qytetërimi rrëzohet përfundimisht.

Në vazhdim pra, përmes teorisë të diferencializimit shoqëror, pa kontributin esencial të budallenjve, qytetërim nuk ka. Kështu, më së pari duhet të njihet vlera e madhe shoqërore e budallenjve. Madje në sociologji, kjo vlerë njihet shkencërisht.

II

Diskriminimi ndaj budallenjve vjen si rezultat i rendimentit të kategorisë së dytë ku ata përfshihen, e cila është më e bezdisshme se e para, por dhe kjo përfshirje e tyre bëhet e tillë nëse kalon kufijtë e llogjikës dhe shndërrohet në lëvizje antisociale dhe antishkencore. Këtu pra, akuzohen budallenjtë e kategorisë së dytë, ata që mbajnë poste të larta në rendin shoqëror.

Ky gjykim i situatës, shmang krejtësisht një padije të funksionimit diferencial shoqëror, i cili përmblidhet në rregullin elementar “Për 10 budallenj, duhet një i mençur”, “për 10 të paaftë, një i aftë”. Ky fenomen, tipik klasik, tepër i vjetër shekullor, ekziston për aq kohë sa është në jetë dhe shoqëria njerëzore, që nga fillimet e njerëzimit. A bëhet të jetë fenomeni në fjalë thjesht “rastësor”? Po rastësi konsiderohet çdo gjë që truri i njeriut nuk e kap dot. Asnjëherë veç, nuk është konsideruar rastësi ai çka quhet rregulli themeltar i diferencimit shoqëror. Dhe susta psikologjike siguruese e aleancave të atyre që janë “poshtë”, ndaj atyre që janë “lartë” është njëherësh e dhënë sipas ressentiment.

Aleanca e budallenjve, nuk është gjë tjetër veç një organizim mekanik sipas parimit të “përpjekjes më të vogël” në mënyrë që të luftojë një forcë më të madhe të përfytyruar tek një grup oligarkik apo te një njeri i vetëm. Ky organizim, i kufizuar në shtrirje, është emërtuar prej termit sociologjik si “klikë”.

2 ثshtë e lindur tendenca e budallait, shumë shpesh madje e kthyer në mani, që të përfshihet në lëvizjet sa më të forta, sa më të shumta, në organizata shoqërore të çdo lloji e natyre.

Kjo tendencë shpjegohet së pari përmes lehtësisë të tufëzimit, (grupimit) të cilit i nënshtrohet si pasojë e mungesës së individualitetit. (Prej kësaj tendence rrjedh dhe urrejtja ndaj individëve apo individualistëve).

Arsyeja e dytë është paniku kafshëror individualist prej të cilit përfshihet vazhdimisht, dhe frika e arsyeshme se mund të përmblidhet në çfarëdo lloj proletariati. Këto tendenca, janë afërsisht fakte të pathyeshme për të vërtetuar cungimin shpirtëror të dikujt.

Në këtë mënyrë krijohen flukse të larta rrymash budallenjsh që vërshojnë nëpër organizata të çdo lloji. Nëse këto organizata, janë mbrojtëse të interesave, atëherë arrijnë ta ruajnë të paktën mbrojtjen qoftë sipërfaqësore të interesave që kanë. Po nëse këto organizata janë të natyrës shpirtërore, me kalimin e kohës degjenerojnë në budallo-adhurim.

Këtij fenomeni të fundit i janë nënshtruar psh degjenerimi i masonerisë, Lidhjet e kudondodhura Roteriane, akoma së fundi dhe ajo..Organizata e Kombeve të Bashkuara! Pra sipas të dhënave më sipër, tendenca shtytëse e budallenjve drejt organizatave të çdo lloji dhe natyre dhe tufëzimit të tyre me mani, antindividualizmi dhe grupimi pa ndërhyrje tjetër, na jep shembujt e ekonomisë së drejtuar në shembujt e socializmit, apo komunizmit. (të tjerë janë ata që shfrytëzojnë teori të tilla gjithsesi).

Në këtë mënyrë, më tej mund të shpjegohet përzgjedhja rigorozisht dhe rreptësisht e budallenjve në krye të organizatave shoqërore, të cilët përmes dhunës politike arrijnë të mbizotërojnë dhe si sistem ekonomik apo politik. Po nga ana tjetër, kritikat, privilegje e atyre personave që zotërojnë një llogjikë të fortë, të drejtuara ndaj udhëheqësve të organizatave të tilla, janë krejtësisht të padëshirueshme. Sepse e ushtruar nga të tjerë, bie ndesh me pushtetin e budallenjve, apo të atyre që mbajnë një pozitë të tillë interesi që i bën të ndjeshëm ndaj mendimit kritik. Mungesa e mendimit individual, lëvdatat, keqdashja (shikoni më poshtë) i bëjnë këto situata, ideale për tu klasifikuar si të zotëruara prej budallenjve. Përsëri tendenca e paluftueshme që budallenjtë kanë të mblidhen në tufëzim, përmes shfaqjeve publike, të ushqyera prej radiove, televizionit, modës, dhënies së vlerësimeve (diplomave, medaljeve) japin një pikturë të përgjithshme si shfaqje budallëku dhe përmes asaj çka pamë më lart, janë të vetkuptueshme.

III

3. Tani na duhet të gjejmë se kur duhet ta marrim si të dhënë mundësinë reale të ndikimit prej kopesë së budallenjve? Kjo mundësi, mund të vlerësohet objektivisht dhe pavarësisht sustës psikologjike (ressentiment) e cila nuk do të kishte asnjë ndikim aktiv shoqëror në diferencimin e klasave. ثshtë vlerë e dhënë nëpërmjet pozitës që mbajnë budallenjtë në rendin shoqëror. Pozitë në të cilën shndërrohen në të pazëvendësueshëm, sepse është pozitë më e ulët por gjithashtu hallkë e nevojshme për funksionimin e të gjithë mekanizmit shoqëror, i cili bazohet absolutisht në hallkat e veta më të ulëta.

Më qartësisht duket kjo varësi në marrëdhëniet me hallkat më të larta në personazhe dhe pozita që këto hallka u përkasin. Qartësisht kjo lidhje duket te forma e santazhit, të cilën e njohin të gjitha qeniet shoqërore. Si shembull jepet shmangia, mbyllja e një dosjeje, apo mosdhënia e urdhërit të mandatit të arrestit kundrejt një të kërkuari kriminel, prej organeve (të ulëta në grada) policore të lidhura me persona të tillë etj.

4. Duke marrë parasysh, aktualitetin e kësaj gjendjeje në rangjet e ulëta të personave në diferencimin social, bëhet plotësisht e kuptueshme ngritja në pozitë e personave të tillë përmes aleancave duke vendosur veten dhe të tjerë në pozita të tilla paralizuese të sistemit dhe bojkotimin nga këta persona me këto aleanca nga njëra anë ndaj personave të aftë për të kryer një punë të caktuar, ndërsa në anën tjetër, vendosin shtytjen ndaj personave të njëjtë me ta drejt pozitave drejtuese. Ky fenomen emërtohet “klikë”.

Që një evolim të llojit të tillë, asnjë nuk mundet ta ndalojë kjo duket qartë, aq qartë sa duket dhe marrëdhënia e ndërvarur sipas të dhënave të mësipërme. Sipas kësaj vartësie, fenomeni “një budalla bie, një mijë ngrihen” vazhdon pambarimisht.

I ardhuri në pozitë kësaj here budalla, do të kërkojë më budallenj se vetja për t’i patur vartës deri sa një ndërhyrje e dhunshme nga jashtë, e detyrueshme herë prej nevojës, herë prej organizmave shoqërorë, apo një përçudnim i organizatës në fjalë do të jetë i rangut të tillë që të çojë në një tronditjeje nga themelet deri në fundin e saj.

5. Por edhe pa aleanca dhe organzime, pa “klika”, të ardhurit e rinj budallenj apo të paaftët përgjithësisht, sikur edhe individualisht të mbizotëronin vendosen të lidhur me diferencimin social në një rang të njëjtë me të organizuarit. Sepse objektivisht, pozitat të cilat mbajnë, nëse marrim parasysh si më sipër, janë të tilla që i bëjnë ose të mbivlerësuar, ose të ngrënshëm (durueshëm) prej të tjerëve, asnjëherë veç në këto pozita nuk kërkohet aftësi që të arrihet deri aty. Në të kundërt, njerëzit e aftë, shtypen dhe rrëzohen me rastin më të parë që arrijnë në majat më të larta të sistemit. Në këtë mënyrë, shumë të paaftë kanë arritur të kenë pozita të larta që nga presidenti i Republikës deri te “sekretari i Aleancës së shitësve të çarqeve të minjve”. Këto pozita shoqërore asnjëherë një njeri serioz nuk do kërkonte t’i kishte. Pozita të cilat shoqërohen me diploma, medalje, shfaqje etj.

Kolegu causeur i rasteve më lart përbën me të vërtetë një fshikullim shoqëror, sepse si causerie merr përsipër të flasë te kopeja e njerëzve mbledhur përpara tij çfarë u bë nëpër gazeta, çfarë dëgjoi në radio, çfarë i thanë njerëzit në rrugë etj. Gjithashtu kur vendos të komentojë mbi tema të vështira që kërkojnë mprehtësi intelektuale dhe hir shpirtëror si psh se gjatë natës mbizotëron errësira dhe pas shiut sigurisht ka lagështi. Në këto raste shtohet gjithashtu qëndrimi “vetëmbrojtës” ndaj njerëzve intelektualisht më lart se ai vetë, një nënvleftësim i qëllimshëm i tyre në emër të popullit etj.

IV

6 Interesant është përfundimisht dhe fenomeni i disa njerëzve të ditur të cilët instiktivisht e ndjejnë rolin e madh të budallenjve në shoqëri dhe karrierën e tyre të shndritshme – në prerjen e artë të modestisë sigurisht – vendosin të vishen me këtë rol të ngrihen dhe ata nëpërmjet metodës së infiltrimit ndër ta. Por ky rol është tejet i vështirë për dy arsye kryesore.

Së pari subjektivisht, ekzistenca e jetës shpirtërore dhe intelektuale ka një reflektim në fizionominë e jashtme, kjo edhe me aktrimin më të mirë të mundshëm është e vështirë të fshihet, veç në rastin kur kemi të bëjmë me talent aktrimi të jashtëzakonshëm. Thjesht, veç prania e një të mençuri është si rregull, tejet sfiduese për budallain. Kompleksi psikologjik i ndjenjave që vërshojnë drejt tij, është krejtësisht i njëjtë me atë të një kafshe në ikje e sipër, në gjendje paniku, ose të një njeriu në gjendje arratisjeje, apo pozicion mbrojtjeje. Urrejtja, frika, keqdashja, bashkë me guximin harbut përmblidhen në një mënyrë të tillë që shprehin për një sy të stërvitur qartë në çdo frazë, qëndrim të njëjtë nënvlerësues, apo përulës në një gjendje të rrezikuar.

Së dyti, sipas mënyrës të të menduarit të budallait, dyshimi instiktiv i lindur i tij, është e tillë që hipokrizia aktoriale e të mençurit bëhet e kotë. Nga ana tjetër, sinqeriteti i vërtetë i shprehur prej të mençurit konsiderohet si hipokrizi. Budallai është qënia më e afërt me mbretërinë e kafshëve, ka ndjenja dyshimi instiktiv të zhvilluar në mënyrë të tillë që bëhet i pamundur diagnostifikimi apo krijimi meditues dhe renditja llogjike e fakteve, të dhëna zgjuarsie këto, aftësi jo të mbështetura në instikte, por në dije. (budallai) i paarmatosur dhe i pambrojtur prej ofensivës inteligjente, përballë veprimeve llogjike të ftohta të një zgjuarsie të huaj, karakteristika që bëhen të pakapërcyeshme për të, dhe për t’i përballuar vë punë mjetin e vetëm që ka në dorë, pikërisht ato që përdorte dhe njeriu primitiv apo kafshët – dyshimin instiktiv.

Në këtë mënyrë shpjegohet dhe inferioriteti fizik, apo shpirtëror i popujve që frymëzohen kryesisht nga dyshimi instiktiv dhe nga vetëkënaqësia, karakteristika që i marrin si të dhëna inteligjence. Në kundërshtim me evropianët, të cilët nuk kanë asnjë nevojë për ndjenja të tilla dhe botkuptimi i tyre është mbështetur mbi llogjikën. Sipas kësaj gjithashtu, duket qartë se dyshimi keqdashës dhe pjella e tij, dinakëria, janë të dhëna krejtësisht të kundërta me inteligjencën, madje i kanë zënë vendin kësaj të fundit. Themi në “të kundërt” përsa i përket rolit, sepse dituria, nuk është e pavarur prej instiktit, përkundrazi, është zhvillimi i mëtejshëm i këtij të fundit që nga vlera e tij fillestare.

7. Dinakëria, është ushtrimi aktiv i dyshimit dhe stadi i dytë i tij, veprim i njëjtë me instiktet kafshërore të mbrojtjes, sepse për tu ushtruar presupozon varfërinë dhe inercinë shpirtërore të budallait, si kafshë instiktivisht dhe shpirtërisht nën panik. Dyshimi i thjeshtë është një mbrojtje me natyrë pasive e cila nuk u drejtohet personave të tretë. Ndërsa dinakëria është mbrojtje e natyrës aktive, sepse përmbledh aktivitet të trurit, renditje mendimesh dhe përfundimesh deri në veprim (kur themi ia hodhi psh), dhe si përfundim ushtrohet mbi persona të tretë. Vlera e cilësisë së mendimeve, meditimeve dhe përfundimve nuk ka lidhje me zgjuarsinë kur vetë përdorimi i këtyre na çon në ushtrimin e asaj çka quhet me një fjalë të vetme – dinakëri (shejtanllik), por përdorimi i përgjithësimeve në kombinim me nivelin e ulët intelektual çon në ushtrimin e disa veprimeve të njohura në funksion të dinakërisë (lavdërime, gënjeshtra, keqdashje, shpifje, kurvëllik, këndvështrim simpatik ndaj budallenjve akoma, duke zënë në gojë fëmijët e shumtë të tij, ofertë ndaj të “fortit” për shërbime të ndryshme, të lehta dhe të pamoralshme, spiunllik, “marrje pluhurash”, karagjozëllëqe, apo të bërit si Kazanova, puthje duarsh përpara “të Plotfuqishmit”, nxjerrje fjalimesh, thurje të vargjeve lëvdonjëse, mbartje qesesh me zarzavate etj)

8. Budallai mundet përmes “aftësisë” së tij dhe mjeteve të cekëta intelektualo-shpirtërore, (në mungesë të aftësive të larta intelektuale), të ushtrojë më pas dhe mashtrimin. Mashtrimi siç dihet, është fshehja e të vërtetës, apo parashtrimi i gënjeshtrës si e vërtetë. Sipas këtij përkufizimi, ushtrimi i mashtrimit, nuk i detyrohet mprehtësisë së atij që e ushtron, sepse si çdo njeri që mundet të parashtrojë të gënjeshtrën si të vërtetë, ashtu mundet dhe budallai në fjalë, por në mirëbesimin e viktimës. Arsyeja që i futet kësaj rruge si më e lehta mendërisht e mundshme, për budallain është mungesa e mprehtësisë së tij dhe paaftësia për të përdorur mjete të ndershme, karakteristikë kjo e njerëzve inteligjentë. Vetëm ata munden të përdorin vlera që kërkojnë një kalitje individuale shpirtërore.

Po si është e mundur atëherë që na del përpara shprehja e përhapur gjerësisht se mashtruesi nuk ka mundësi të jetë budalla, përkundrazi, është i mençur? Në të kundërt me analizën e mësipërme sipas së cilës del se mashtruesi nuk ka mundësi të jetë i mençur por budalla me vulë?

Kjo përshtypje e ka burimin nga “teoria” e lidhjes së budallëkut me mirëbesimin. Budallai është i prirur të “mendojë” jo prej një mekanizmi llogjik kuptues por nga përshtypjet e jashtme. Nuk kërkon arsyet madhore të cilat shpjegojnë fenomenin e caktuar, por kufizohet në gjetjet sipërfaqësore aq sa për të realizuar një mashtrim të suksesshëm. Veprimi në fjalë nuk lidhet vetëm me mirëbesimin e viktimave të veta dhe zgjuarsisë së mashtruesit.

Që mashtrimi nuk lidhet me zgjuarsinë besoj se e bëmë të kuptueshme mjaftueshëm. Por të thuhet që mirëbesimi është budallëk, kjo është me të vërtetë monument i budallëkut “të zgjuar”. Sepse mirëbesimi i dikujt, presuozon që të tjerët të jenë si ai, mirëbesues dhe të ndershëm, pra të mençur. Ky është pa dyshim treguesi më i lartë i arritjes kulturore dhe qytetëruese të dikujt.

Sa më lart të ndodhet dikush në shkallët e zgjuarsisë dhe të qytetërimit, qofshin këta popuj, apo individë (psh evropianët në lidhje me popujt e lindjes së mesme) aq më mirëbesues janë ndaj njeri tjetrit.

I fundit i budallenjve, do ta kishte të pamundur që të mashtronte një Kant apo një Betoven dhe i fundit i grekëve (lexo shqiptarëve po të duash :D) një evropian. Hedhja e vështrimit keqardhës të “frëngëve naivë” drejt fatkeqëve “të mençur” banorë rreth Mesdheut, apo të Lindjes, le të jetë dënimi i budallenjve për këtë “teori” të tyren.

V

9. Jemi brenda të vërtetës nëse themi që budallai ndjek instiktin e vet të dyshimit keqdashës* (lexo supersticioneve*) dhe kjo është e padiskutueshme. Ai e vendos veten e vet brenda jetës sociale dhe “fatin” e tij në lartësi qiellore (brenda metafizikës psh), aty ku bota instiktive ka pësuar një degjenerim të lartë - përballë botës llogjike, duke humbur në këtë mënyrë çdo kontakt me realitetin.

Nëse pranojmë, ashtu siç lipset të bëjmë, se së pari: Instikti është i pagabueshëm, si i tillë i pashpjegueshëm dhe i pa cen. Së dyti; se bota instiktive është mbi të gjitha një botë prej natyre e shëndetshme. Së treti; se shoqëria (bashkësia) në vazhdimësi të natyrës, është një organizëm i shëndetshëm i përbërë prej individëve të shëndetshëm, atëherë përfundimi mbi zotërimin e budallenjve në botë nëpërmjet metafizikes në shoqëri, është një përfundim i nevojshëm dhe i parevokueshëm.

Përfundimi vërtetohet si nevojë e natyrshme dhe sociale me vlera të përbotshme përsa u përket të gjithë popujve, në të gjitha kohët. Që gjendjet metafizike mbizotëruan (jo lulëzuan) në epokat e errëta sociale, kjo nuk është rastësi. Budallai, siç u tha sa më sipër, duke ndjerë në dyshimin e vet keqdashës “sulmin” e të mençurve është në mënyrë të krejt të natyrshme brenda realitetit, sepse me të drejtë ndjen rrezikun që i kanoset për tu fundosur në klasat shoqërore më të ulta. Nëse mundet nëpërmjet dyshimeve të veta të mbijetojë në majën e piramidës shoqërore, kjo ësht temë tjetër.

ثshtë e dukshme veç që instikti përbën një mjet orientimi (busull) dhe mbrojtjeje të njeriut primitiv. Por ky nuk vlen ama si mjet mbizotërimi dhe superioriteti në një shoqëri të zhvilluar që i ka të ndara paraprakisht klasat sipas aftësive, në formë të natyrshme.

Budallai ngjan në këto lloj shoqërish me një kafshë e cila prej instiktit di t’i shmanget çdo rreziku, përveç dhunës nga “lart”, sikur vjen prej xhunglës dhe hyn në një një rrugë kryesore të një metropoli atëherë do gjendet befasisht poshtë rrotave të një makine. Kjo makinë, e cila është e panjohur dhe e pashpjegueshme për të, mbështetet sigurisht në fund të fundit te instiktet e njeriut, por është ndërtuar prej zgjuarsisë së tij. Sesa shpesh mund të gjenden njerëz të ulët shpirtërisht poshtë rrotave të “makinave” sociale, na jep një tregues të vendit që mbajnë ata në klasat sociale.

Këtë lloj makine, nuk mundet as budallai sigurisht ta shmangë, sepse ngritja e tij mbi të është e kufizuar brenda caqeve të caktuara shoqërore. Dhe së fundi, metafizikja, as kafshën dhe as budallanë nuk mundet të mbështjellë nën rrota, sepse është e kuptueshme që ai ia ka hipur kalit me flatra Pegasus. (Ose ka fluturuar me zarzavate si i themi ne :D)

VI

10. Sipas prejardhjes shoqërore të budallenjve, vëmë re që prodhimi i tyre nuk kufizohet prej ndarjeve klasore. Natyra dinake, nuk i dha asnjë klase të caktuar këtë privilegj. Në mënyrë të përciptë mund të pohojmë se budallenjtë më të këndshëm natyra na i ka ofruar në rangjet e klasave të larta, por gjithsesi, nuk ndau asnjë klasë nga ndikimi simbolik i tyre. Ministri budalla i bërë reckë nga nëpunësit dhe vartësit e tij, apo matrapazi ndërmjet punëtorëve që shfrytëzon mundin dhe djersën e kolegëve, janë dy raste të kundërta që vërtetojnë më së miri se budallëku vendlindjen nuk e ka të natyrës klasore.

Përmbajtja e budallëkut është kryesisht psikologjike për të formuar më tej variacionet e veta paralele midis budallenjve. Fils a papa i klasës superiore, i cili për shkak të atrofizimit fizik dhe natyrës bulemike të karakterit, merr seriozisht në konsideratë rradhën e pafundme të rregullave të vendosura prej familjes së vet, duke humbur kështu vlerën e mendimit kritik, katandiset në njeri pa pikën e karakterin dhe quhet prej klasës së vet përfaqësuese si “çun i mirë”, kur në mënyrë llogjike të përkufizimit do duhet të ishte “budalla përsëmbari”. Ndërsa “njeriu i popullit” nën shembullin paralel do duhet të quhej gjerësisht prej shoqërisë veç “trap”.

Me të drejtë duket më i rreptë përkufizimi në masat popullore. Nëse psh fils a papa i klasës superiore, në moshën shkollore del të jetë i pamjaftueshëm llogjikisht, ai mbështetet me mjetet që posedon klasa e vet, madje arrin të qëndrojë në pozita të larta shoqërore nëpërmjet kësaj mbështetjeje. Ndërsa njeriu i popullit, edukohet më me rreptësi nga prindërit dhe prej bashkëmoshatarëve të vet, derisa arrin një lodhje mendore të tillë përmes nënvleftësimit, sharjeve, talljeve, farsave, dhe dhunës që nuk i krijon mundësi të mjaftueshme të ngjitë në shkallët e klasave të tjera më të larta. Ky lloji i fundit i budallait, edhe më simpatik është, më modest, më i padëmshëm dhe më pak qesharak, gjithashtu e ka humbur vetëvlerësimin, në kundërshtim me budallain e klasave të larta që bulemia dhe mbrothtësia familjare, i shton karakterit të tij një lloj natyre femërore.

VII

11. Së fundi, lidhja e moralit ndërmjet budallait dhe rengpunuesit, apo mashtruesit është papritshmërisht e ndryshme nga ajo që ka parasysh “opinioni publik”. Njeriu i thjeshtë, mendon se rengpunuesit dhe mashtruesit janë vërtet të pamoralshëm, por gjithashtu një nënkategori e të zgjuarve. Në të kundërt, do të thoja se mashtruesit janë kategori e budallëkut. Dhe ja se si: Nga sa thamë më sipër, dinakëria përveç kur kjo përdoret si mjet prej të mençurve kundër budallenjve, përbën dhe karakteristikë natyrale të këtyre të fundit, gjithashtu konkluzion llogjik të faktit se për shkak të natyrës së prishur të mekanizmit llogjik të budallenjve, dinakëria përbën mekanizmin e vetëm mbrojtës që këta kanë në dorë ndaj sulmeve të jashtme.

Për vërtetësinë e këtyre argumentave na duhet edhe një hap i vetëm akoma: pikërisht që dinakëria është e nevojshme ndër budallenj, për t’i bërë këta të zotërojnë pozita dhe pushtet. Asnjë njeri me vlerë nuk e ka të nevojshme të bëhet dinak, apo mashtrues. Eksperienca shoqërore e përditshme na mëson se këto lloj epitetesh (mashtrues, dinak etj) asnjëherë nuk arritën të ishin pronë e njerëzve të mëdhenj, të cilët sipas aktivitetit të tyre janë cilësuar si “të këqinj”, “të mefshët”, “skuthë”, por asnjëherë si mashtruesa apo rengjepunues, madje edhe kur kanë qënë konservatorë, antisocialë në lidhjet me njerëzit, kanë arritur të mbizotërojnë.

Pasoja absolute të gjymtimit shpirtëror të budallait janë jo vetëm tendenca e tij për tu kthyer në kope, shtytja përpara me shpatulla pas murit në legjionin e njerëzve të sërës së vet, mungesa e kritikës, përdorimi i robërimit moral, lajkat etj. Por dhe shmangia sistematike e çdo përplasjeje dhe çdo beteje. Dhe kur budallai në formën e mashtruesit apo dinakut, do t’i duhet të polemizojë, këtë do e bëjë nëpërmjet mjeteve më të lehta të mundshme, madje ato më imorale: Gënjeshtrës,kurvëllikut, ligësisë dhe shpifjes.

Prej kësaj del dhe teorema e patundshme që: edhe imoraliteti është komplet privilegj vetëm i budallenjve.
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Ese

Monogram (përkthim)

Monogram (Odisea Eliti 1972)

I.


Do mbaj zi përjetë - më dëgjon? për ty.
vetëm, në Parajsë.

Diku tjetër do i kthejë vijat
e dorës, Fati si klepsidër.
Për një moment dhe Koha do jetë dakort.

Po si ndryshe, kur dy njerëz duhen.

Do nderë qielli të përbrendshmet tona
dhe do godasë botën pafajësia
me heshtën e të zesës, e vdekjes.

II

Mbaj zi për diellin dhe për vitet që vijnë,
pa ne. Dhe këndoj për të tjera që ikën,
nëse janë të vërteta.

Të përfolura trupat dhe varkat ëmbël u përplasën
Kitara që u ndezën dhe u shuan nënujë.
Ato "më beso" dhe "mos",
njëra ajër, tjetra melodi.

Dy kafshët e vogla, duart tona,
që kërkonin rrugën përmbi njëra-tjetrën
Saksia me barbarozë në dyert e hapura,
Dhe copëzat, detet që vinin bashkë
Pas gurëve shterpë, pas gardheve,
Anemonën që të ngeli në dorë
Dhe ti u drodhe tre herë, e mekur tre ditë,
mbi ujëvara.

Nëse këto janë të vërteta po këndoj,
shtylla prej druri dhe tabloja katrore,
në mur, sirena me flokët lëshuar,
macja, që mes errësirës na pa.

Djali me temjan dhe kryqin e kuq
Në perëndim përmes shkëmbinjsh të paprekur.
Mbaj zi për robën që preka dhe u bë botë.

III

Kështu flas për ne të dy.

Sepse të dua, dhe në dashuri di,
të hyj si Hënëplotë.
Nga kudo, për këmbën tënde të vogël mes mbulesash përtokë
jargavanë të çpoj - dhe kam fuqi
Të përgjumur, me një frymë të të çoj,
Mes udhësh hënës dhe fshehtësish deti
Pemë të hipnotizuara me merimanga që argjendërojnë.


Dëgjuar i kanë valët
si përkëdhel dhe puth
Si thua me pëshpërimë "si?" dhe "ok"
Përreth gushës në gji
Si gjithnjë, dritë dhe hije unë dhe ti.

Gjithmonë ti yllëza, dhe gjithmonë unë, i errët në lundrim.
Gjithmonë ti gjiri i detit, unë feneri në të djathtë.
Moli i lagur dhe drita mbi rema.
Lart në shtëpinë me pjergulla.
Trëndafilët e lidhur buqetë dhe uji i ftohtë në gotë.
Gjithmonë ti, statuja prej guri, dhe gjthmonë unë hija që zmadhohet.
Qepeni i anuar ti, era që e hap unë.
Sepse të dua dhe të dua.
Gjithmonë ti monedha, unë adhurimi që e çmon.

Sa nata, aq fishkëllimat e erës
sa vesa në ajër, sa heshtja.
Përreth deti, diktator
dritare e qiellit me yje.
sa më e vogla frymë e jotja.


Që më nuk kam asgjë
mes katër muresh tavanit dhe dyshemesë
Të thërras për ty dhe të më godasë zëri im
Të mbaj erë ty dhe të egërsohen njerëzit
sepse të pashijuarën dhe të ardhurën nga larg
nuk e duan njerëzit, dhe është akoma shpejt, më dëgjon?
ثshtë akoma shpejt në këtë botë për ne zemra ime.

Të flas për ne të dy.

IV.


ثshtë akoma herët në këtë botë, më dëgjon?
Nuk janë zbutur akoma bishat, më dëgjon?
Gjaku im i humbur dhe me majë ngulur, më dëgjon
Thika,
Si një dash rend përmes qiejve
dhe klonet e yjeve shkatërron, më dëgjon?
Jam unë, më dëgjon?
Të dua, më dëgjon?
Të mbaj dhe të çoj dhe të vesh
të bardhin e nusërisë, fustanin e Ofelisë, më dëgjon?
Ku po më le, ku shkon dhe kush, më dëgjon?

Prej apokalipsit dorën sta lëshon.

Të mëdhatë të varurat bimë dhe llavë vullkanesh
do vijë dita, më dëgjon
Të na groposin, dhe mijëra vite të përtejmë
Me ceremoni do na gurëzojnë, më dëgjon?
Të shndërrijë mbi ta ligësia, më dëgjon?
E njerëzve
Dhe njëmijë copë të na ndajë.

Në ujë një më një, më dëgjon?
Thumbat e hidhur të mi numëroj, më dëgjon?
Dhe janë vitet një kishë e madhe më dëgjon?
Ku dikur, ikonat
E shenjtorëve
Nxjerrin vërtetë lotë më dëgjon?
Kambanat hapen përlart, më dëgjon?
Përmes një rruge të thellë të kaloj
Presin ëngjëjt me qirinj dhe psalme zije
Kurrkund nuk shkoj, më dëgjon?
Ose asnjë, ose të dy më dëgjon?

Këtë lule të shtrëngatës dhe më dëgjon?
të dashurisë
E premë një herë e përgjithmonë
Sepse nuk bëhet përsëri të çelë, më dëgjon?
Në tjetër tokë, në tjetër yll, më dëgjon?
Nuk është dheu, nuk është ajri
Që prekëm i njëjti, më dëgjon?

Dhe asnjë kopshtar nuk u lumturua në tjetër kohë.

Nga kaq dimër dhe kaq erë veriu më dëgjon?
Të shpërndajë lule, vetëm ne më dëgjon?
Mes, në mes të detit
Nga e vetmja dëshirë e dashurisë më dëgjon?
Ngritëm një ishull të ri, më dëgjon?
Me shpella me kepe dhe gremina të lulëzuara
dëgjo, dëgjo...
Kush flet mes ujit dhe kush vajton - dëgjon?
Jam unë që thërras dhe jam unë që vajtoj, më dëgjon?
Të dua! Të dua, më dëgjon?


V.


Për ty kam folur në kohë të largëta
me luftëtarë të vjetër rebelë dhe mëkuese të urta,
Për çfarë arsye ke pikëllimin e egërsuar
Kthjelltësinë në ballë të ujit gurgulluar
dhe pse, tha, afër meje të vije
Që nuk dua dashuri, por erën dua
Por dua rendjen e detit ngrefur, zbuluar.

Dhe për ty askush nuk kishte dëgjuar
për ty, as diktami, as kërpudhat
në viset e larta të Kretës, asgjë
Vetëm për ty pranoi i madhi Zot të më marrë përdorë.

Pak më këtej, ca më tutje, me kujdes përreth
Në fytyrën e bregdetit, në gjijtë, në flokë
në kodrën valëzuar në të majtë.

Trupi yt me qëndrimin e pishës vetmuar
sytë e krenarisë dhe kthjellët
thellësisë, brenda në shtëpi me studion e vjetër
dantellat e verdha dhe dru qiparis
I vetëm duke pritur ku më parë do dukesh
lart në dhomë, apo pas pllakave të avllisë.
Me kalin e Shenjtorit dhe me vezën e Ngjalljes.

Si prej ndonjë afresku të shkatërruar
Madhështor aq sa të deshi e vogla jetë
Të futësh brenda në qiri, dritën vezulluese vullkanore.

Që askush të mos e ketë parë e dëgjuar
asgjë mes shkretëtirës shtëpive të shkreta
As pararendësi i varrosur aty, në cep të oborrit.
Për ty, as plaka e urtë në yshtjet e veta.

Për ty vetëm unë, edhe melodia mundet
që përzë brenda meje por ajo kthehet më e fortë
Për ty, gjoksi i paformuar i dymbëdhjetë viteve
I kthyer në të ardhmen me krater të kuq
Për ty si karficë aroma e hidhët
Që më gjendet në trup dhe më çpon kujtesën
dhe ja dheu, ja pëllumbat, ja toka jonë e lashtë.


VI


Shumë kam parë, dhe toka më duket përmes mendjes më e bukur
më e bukur mes avujve të artë
Guri i mprehur më i bukur
i errëti blu i istmeve dhe çatitë mes valëve.
Më të bukura rrezet që pa i shkelur kalon
E pamposhtur si zonja e Samothrakës, lart mbi malet
e detit.

Kështu të kam parë dhe më mjafton
Të ketë dalë gjithë koha pafaj
Përmes gjurmës që lë ecja jote pas
Si delfin i ri pa përvojë të ndjek

Dhe të luajë me bardhësinë dhe të kaltrën shpirti im!

Fitore, fitore ku kam dalë pafitim
Përpara dashurisë dhe bashkë
përballë orëve dhe lules së pasionit
Ti shko, shko dhe unë le të humbas!

Vetëm dhe le të jetë dielli që mban një fëmijë
të porsalindur,
Vetëm, dhe le të jem unë mëmëdheu që mban zi
le të jetë fjala që dërgova mbajtëse gjethesh dafine
Vetëm, era e fortë dhe vetëm gjithësfera
gjëmb në pulitjen e thellësisë së detit t'errët
Peshkatari që gjeti dhe hodhi prapë përtej kohës, Parajsën!


VII

Në Parajsë kam vënë në sy një ishull
të pandryshëm, ti dhe një shtëpi në det.

Me krevat të madh dhe derë të vogël
Kam hedhur në hapësirë një jehonë
për tu parë çdo mëngjes sa zgjohem

të të shikoj, gjysmën duke kaluar në ujë
dhe gjysëm duke të vajtuar në Parajsë.
 

inushja2

preshevare
Titulli: Ese

Mos me kerko llogari te cilat si jap dot !

Ke ndryshuar ?! Smund ta besoj qe je ti ! Une te mbaj mend ndryshe ! Te qeshur, te hareshme !
Sa shpesh i degjoj kto fraza dhe si per ironi perkunder deshires sime dhe jo vetem per tja ber qefin dhe per tia rikthyer panoramen e vjeter, i shikoj ne sy dhe lehtas i buzeqesh , ndoshta qe te mund te me kujtojn akoma me leht ...ehe te me kujtojn se te me Kuptojn as qe behet fjale !!!
Sepse duket qarte se nuk qenka e leht te kuptohet tjetri nese nuk ke ngen te hysh ne brendesin e shpirtit te tij ... nese ke kohe pa e degjuar ate...

Koha kalon e ne ndryshojme, cdo ngjarje ka len gjurmet e saja , ndonjeher edhe te gervishtura te cilat djegin aq fort si heren e par sa her qe i kujton .. dhe ti pretendon qe une pasi te kem kaluar shume gjera ne jete te mos kem ndryshuar fare ?
eshte njesoj sikur te futesh ne nje pus dhe te dalesh e palagur ? po ama sa mire qe ty jeta te servoi mbase puseta me te pasterta , me te ceketa dhe ia dole leht
Me behet qefi, po ama do te lumturoesha sikur te merje mundimin te logjikoje para se te me paragjykoje ...

Te arsyetoje, nuk eshte e veshtir sikur te provosh, do e shikosh, ama duhet te tentosh te pakten !

Nuk eshte e leht te luftosh ti mbrosh fort njerezit te cilet jan vet rrahjet e zemres tende. E di? jeton ne te njejten bote si mua , bote e eger, e kemi then bashke sa her, prandaj si mund te mendosh se mund te luftoja me kte egersi me embelsin time ? Si mund te mendosh qe mund ta luftoja ashpersin me butesin time ? Apo ti kunderpergjigjesha toneve te zymta dhe fytyrave te vrenjtura me buzeqeshjen dhe miresin time ?
E kam provuar shume her, per hir te vetes, por nuk ia dilja dot

Shpesh duhet e njejta arme per tu kunderpergjigjur, sado qe kjo te kushton me dalje nga vetja , por ama ja qe skemi lluksin e zgjedhjes ! Dhe ti pretendon qe me njeh ! biles pretendon edhe qe me njifje si kam qene meqe ben dhe krahasime !
Guxon te shkosh dhe me larg duke me gjykuar ! Por ne asnje moment ama nuk di te arsyetosh! apo nuk do ?!
Kurse une te fal !

Por mos me thuaj qe nuk me njef me, sepse brenda meje eshte ruajtur me shume fanatizem edhe ajo vajza e mire dhe e dashur qe ishte dikur, eshte ne doren tende te gjesh rrugen e duhur ... seshte e leht, mund te jet nje labirinth i vertet, cdo ngatrres i ketij labirinthi u krijua sa her qe iu eshte thyer zemra , cdo kthes sa her kan ren ca pika lot deshperimi dhe zhgenjimi , prandaj , nuk eshte e leht sepse te duhet nje rrug e gjat per te arritur, nese ia del ... do e kesh serish , aty , duke dashur me shpirt dhe vet ajo qe ta thyej kte mur mbrojtes ndonjeher dhe te panevojshem ...

Dhe une te fal ! E di, edhe mua me mungon ajo vajza per te cilen po me flet ti, edhe une mallkoj rrethanat e krijuara qe e ndryshuan dhe e detyruan ti pershtateshin .... dhe kjo pati nje cmim ....... !!!
 

Elushe

Vogëlushe
Fjalëpaku, Punëshumi

Fjalëpaku, Punëshumi

Si fillim, u ndesha me dy pyetje të rëndësishme:

1) Sa shumë nga vetvetja "tradhëtojmë" kur analizojmë një person tjetër? dhe 2) Sa e besueshme është një analizë e vetvetes?

Për pyetjen e parë, do të thoja që një person i pastërvitur në "debate për hir të debatit", e nxjerr veten zbuluar. Kjo sepse besimet (beliefs) që janë në bazë të aparatit analizues te një individi, kanë krijuar një perspektivë subjektive që reflektohet në të gjitha mendimet. E thënë më thjeshtë: "Gjuha vete atje ku i dhemb dhëmbi". Konkretisht. Unë vetë jam e preokupuar së fundi me faktin që ka aq shumë gjëra të gjuhës shqipe, të cilat nuk jam në gjendje t'i kuptoj apo shpjegoj. Kjo "frikë" dhe "turp" (tek e fundit, si person me shumë klasë shkollë, nuk duhet të kisha pasiguri të tilla), më bën që çdo shkrim që lexoj ta shikoj nga këndvështrimi: "ky person, sa mirë e shkruan dhe mendon gjuhën shqipe?", "çfarë ka në stilin e tij/saj që më vret syrin dhe që nuk dua ta kem në stilin tim?", "çfarë ka që më pëlqen dhe mua më mungon?". Pra, është një përpjekje për të njohur vetveten (dhe si rezultat, për ta korrigjuar atë), përmes krahasimit të vetvetes me individë të tjerë, jashtë vetes. Sidoqoftë, nëse dikush është i trajnuar në artin e debatimit dhe analizës objektive, besoj që është në gjendje të shkruajë për të tjerët, pa tradhëtuar asgjë nga vetja e tij. Arti i të qënit objektiv (përmes flakjes së syzeve të subjektivizmit) është, për fat të keq, diçka e rrallë.

Përsa i përket pyetjes së dytë, mendoj që kjo është më e komplikuar. Me sa kam lexuar, shumë shkencëtarë nuk i besojnë më përdorimit të anketimit individual, si metodë për të bazuar teori të sociologjisë, psikologjisë, etikës, etj., për faktin e thjeshtë që shumë njerëz janë lehtësisht të manipulueshëm, pa e kuptuar aspak. Në fakt, qoftë mënyra sesi formulohen pyetjet, qoftë gjuha e përdorur, qoftë opsionet e ofruara, e largojnë një individ nga e vërteta e tij, dhe e afrojnë më tepër ndaj asaj që ai/ajo beson është e vërteta e pranuar nga të tjerët. Prandaj, nëse dikush fillon e analizon vetveten, shpesh e bën këtë duke pasur në kokë një model, që është modeli ideal që mbizotëron në atë moment kohor, në një shoqëri të caktuar. Kjo çon në lënien jashtë analizës të tipareve që s'janë pjesë e modelit ideal, por që mund të jenë përcaktuese për individin vetë. Konkretisht, mjafton t'i hedhim një sy idealit të bukurisë femërore. Në pikturat e mesjetës, Venusi është një grua me shpatulla të rëna, me gjoks të varur, dhe me krahë e kofshë të bëshme. Askush nuk e mban për të bukur një grua të tillë sot, prandaj dhe fatkeqësisht kemi vajza që vdesin nga aneroksia (rreziku i modeleve ideale është që ata i shtrojnë rrugën konformizmit). Po njësoj mund të flisnim për modelin e ndërgjegjes/moralit/sjelljes, etj.

Sot fokusi i shkencës ka kaluar në dy gjëra: a) eksperimentet e simulimit në kompjuter (vëri njerëzit, ose modele njerëzish (software agents) të luajnë "lojëra" ku u duhet të marrin vendime konkrete, pra të veprojnë), b) fMRI për të shikuar pjesët e trurit që aktivizohen si rezultat i ngacmimeve të ndryshme. Siç mund të shikohet, në të dy rastet theksi është mbi atë që ndodh (aktin), në kontrast me atë që perceptohet (ndjenjën). Si përfundim, populli ynë e ka thënë me kohë: "Shikoji punën, dhe jo gunën". Fjalët janë vërtet të bukura, por ato mashtrojnë qoftë të tjerët, qoftë vetveten. Ndaj është më mirë t'i besosh vetëm asaj që bën, dhe jo asaj që thua, mendon, apo ndjen.
 

Elushe

Vogëlushe
Përse 'e paditur'?

Shpesh më ndodh që të shikoj diku një fjalë të gjuhës shqipe dhe të bëj një lidhje (që deri në atë moment nuk e kam menduar) mes kuptimeve të ndryshme të fjalës. Kështu më ndodhi dje me fjalën 'e paditur'. Në fakt, unë pashë fillimisht fjalën 'padi' dhe pastaj 'e paditur', dhe në këtë rast është e thjeshtë të kuptosh që bëhet fjalë për dikë që është akuzuar për ndonjë vepër penale. Por në të njëjtën kohë kisha në mend dhe kuptimin tjetër të kësaj fjale, atë të nuk kam dije mbi diçka, jam pa dije, pra jam e paditur.

Ajo çka më entuziazmoi më shumë ishte fakti që po të nisesh nga këndvështrimi ligjor, një 'e paditur' nuk është fajtore, ajo thjesht akuzohet të ketë thyer ligjjin. Pra, në të vërtetë, janë të tjerët që janë 'të paditur' (pa dije) nëse 'e paditura' (e akuzuara) ka bërë diçka të paligjshme apo jo.

A nuk tregon dyzimi i kësaj fjale një dilemë të vjetër njerëzore?

Të ndjehesh 'e paditur' (pa dije), kur të tjerët të mbajnë për të ditur, dhe të jesh 'e paditur' (e akuzuar) nga të tjerët, kur ti e di kush është e vërteta.

Nuk e di nëse në gjuhën shqipe ky dyzim për fjalën 'e paditur' është i qëllimshëm, apo i rastësishëm. Sigurisht që dëshiroj të jetë i qëllimshëm. Të paktën unë vetë do ta përdor si të tillë.

E ndjej veten të paditur në aq shumë gjëra, ndaj dhe dua të nxë, të kuptoj. Sepse vetëm duke ditur e kuptuar, mund ta mbroj veten nga të qenit e paditur para gjyqit të fundit të ndërgjegjes.
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Ese

Guri i Gruas së mençur

Një grua e mençur po udhëtonte në mal e gjeti një gur të çmuar në një lum. Të nesërmen takoi një tjetër udhëtar i cili ishte i uritur, e kështu gruaja e mençur hapi çantën për të ndarë ushqimin e saj. Udhëtari i uritur pa gurin e çmuar dhe i kërkoi gruas që t'ia jeptje atij. Ajo ja dha pa hezitim.

Udhëtari iku duke u krenuar me pasurinë e tij të madhe. Ai e dinte se guri ishte me vlerë të mjaftueshme për t'i dhënë atij siguri të plotë për një jetë.

Por, disa ditë më vonë, ai u kthye përsëri tek Gruaja e urtë.

"Kam menduar," tha ai. "Une e di sesa i vlefshem eshte ky gur por po ta kthej me shpresen qe ti do te me japesh diçka me te çmuar. Ju lutem më jepni ate ç'ka keni brenda jush që ju mundësoi ju të ma jepnit mua pa hezitim këtë gur."

Ndonjëherë nuk është pasuria që ju keni, por ajo që është brenda jush që të tjerët kanë nevojë.

:ciaoo: :ciaoo:
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Ese

Rini

Gjuhet qe fliteshin,
ne kullen e Babelit,
me kenaqesi do t’i mesoja;
por e di, me ty s’do mund t’i krahasoja.

Kopshtin e varur, te Babilonise,
Per shume net rrjesht enderrova,
misterine ndertimit, imagjinova;
por me ty, dot, s’e krahasova.

Legjendarit “gjigandi i rodit”,
Me shkronja te medha ne mediterran (me-dite-ra),
emrin arrita t’ia lexoja,
por prape me ty, s’munda t’a krahasoja.

Murin e vjeter kinez,
gjarper do t’a pagezoja,
edhe pse eshte tej-mitik,
me ty s’do da t’a krahasoja.

Ne biblioteken e farit te Aleksandrise,
me kenaqesi do studioja,
por kete oqean librash,
me ty s’do t’a krahasoja.

Koloseun antik te Romes,
me endje do e vizitoja,
edhe ne qofte se do m’a dhuronin,
me ty s’do e krahasoja.

Tempullin e dashurise,
Taj Mahal, e quajne,
te gjithe e vleresojne,
por me ty, s’arrijne t’a krahasojne.

Ne ujerat e tokes te kerkova,
ne hapesiren e qiejve, per ty verejta,
pastaj thelle ne shpirtin tim, meditova,
dhe me ne fund ne personin tim te gjeta.

Ti o rini je c’do gje,
por si ti, s’eshte asgje,
ti je fortifikate kunder vdekjes,
ti o rini, je “Pranvera e Jetes”!
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Ese

Djersaxhiu

Ne mengjes heret,
pa diell, pa drite,
zgjohet punetori i shrekte,
te ndertoje persosmerine e vet...

Vuan shume, derdh djerse,
derdh mund, derdh gjak,
eshte per t'i kerkuar ndjese,
edhe pse mund te duket veprim qesharak.

Thyen nje gur,
laton nje tjeter...
Nderton nje mur,
restauron nje te vjeter...

Punon per mua, per ty,
per familjen, per veten...
Atehere, perse nuk e pranojme,
se ky personifikon jeten...?
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Ese

Politika

Shkrimtari, pyet politikanin:
C’fare eshte politika?
A i’a qan popullit hallin?
Apo thjeshte jete me ofensiva dhe replika?

Pastaj politikani tha:
Duhet te jesh ne dijeni,
se si ajo tjeter s’ka,
plot me interes personal dhe pak per parti.

Shkrimtari ripyet:
Tek politika kush jane bazat?
Dritaret dhe dyert?
Pollitikani pergjigjet: sigurisht deklaratat.

Shkrimtari pyet dhe njehere:
Po ku e kane rrenjen keto deklaratat?
Politikani pergjigjet menjehere:
Pa dyshim tek genjeshtrat.

Shkrimtari me kuriozitet,
Ben edhe nje tjeter pyetje:
A bashkepunoni me popullin e thjeshte?
Pervecse me nxitje dhe shtytje?

O shkrimtar me plot guxim!
Pergjigjet politikani;
Politika s’ka vetem nje qendrim,
ate s’e ze vendi, eshte si cigani!

Me popullin bashkepunon,
vetem kur e ze sherri;
dhe ndersa popullin e shkaterron,
si shperblim i jep dukurine “tmerri”.

Te gjithe keto, sigurisht qe s’i tha politikani,
kjo ishte pjese e realitetit qe serviri shkrimtari.
Nese eshte e vertete, t’a gjykoje bashkebiseduesi,
qe per shkrimtarin, eshte vete lexuesi!
 

Elushe

Vogëlushe
Bisedë mes kolegësh...

Pushimet vendosa t'i kaloj në Shqipëri

Kaloi prilli e maji dhe erdhi koha qe perseri te mendohem per pushimet verore. Gjate muajit Prill ishte nje bisede e pandalshme reth pushimeve verore.

Ku te shkojme sivjet?
Spanje, Itali, Turqi, Kroaci, Tajlande, Egjypt, Marok, Florida, Karaibe, France, Portugali, ishujt Grek, اipro? Ah te gjithe destinacione te frekuentuara ku nuk mund te mburresh tek askund sepse te gjiteh kane qene. Duam nje vend te ri, nje vend ku mund te kalojme mbi 3 jave, duam nje vend te panjohur per te cilin mund te kthehemi dhe t’ju mesojme miqve diçka te re.

ا’mendim keni per Shqiperine?
Shqiperine? Ku bie Shqiperia? Diku ne Europe por nuk mbaj mend te kem lexuar shume mbi te. Tani qe e thua, Shqiperia me tingellon si nje vend ku fshatar nga e cila marim shalqin e pjeper, me tingellon sikur nuk ka qytete dhe infrastrukture ne Shqiperi. Shqiperia, do te ishte diçka e bukur nje pushim ne Shqiperi, na trego pak me shume reth Shqiperise, pse ia vlen te vizitohet?

Per shume arsye:

1. Kulture dhe histori
Sheshit Skenderbej, muzeumeve, xhamise, Liqenit dhe lokaleve te mrekullueshme te kryeqytetit.
Kalase se Petreles, fshatin e Petreles dhe Mulletit. Pamje mahnitese te Tiranes nga kalaja.
Mali i Dajtit.
Qyteti i vjeter i Krujes. Keshtjella dhe tekja Bektashi, nje ndertese mahnitese qe ka qendisje te bukura. Muzeu i Skenderbeut si dhe pazari anash tij ku shet suvenire dhe gjera antike Shqiptare, perfshire rrugicat.
Ne Durres, teatri dhe ish shtepia mbreterore e mbretit Zog.
Korça, shkolla e pare Shqipe, Kishat, Muzeumet, Liqenin e Prespes. Ishullin e Maligradit. Fshatrat e Voskopojes ku mund te shohim disa kisha ortodokse te cilat mbijetuan regjimin komunist. Liqenin e Ohrit. Kalane e Rozafes, etj.

2. Male dhe bregdet
Shqiperia ofron pamje te mrekullueshme malore e bregdetare. Bjeshket e Valbones te lene pa fjale, ajri i paster, ambjenti qe te rrethon, ngjyrat e pasura te nenes natyre eshte sikur parajsa ne toke. Vend i pandotur dhe i paeksploruar.
Me nje pozicion gjeografik ku gjysma e saj shtrihet ne det, Shqiperia ofron plazhe te mrekullueshme. Sarande, Dhermi, Ksamil, Vlore, Durres, Mal i Robit, Shengjin, Tale, Velipoje jane vetem disa nga plazhet e mrekullueshme te Shqiperise.

3. Tradite, Mikpritje dhe ushqim fantastik
Ndryshimi i pare qe do te vini re eshte buzeqeshja e vendalive. Shqiptaret jane te ngrohte, te respektueshem, te dashur dhe historikisht shquhen per mikpritje. Ushqimet tradicionale dhe embelsirat vendase do t’ju mahnisin.

Per pushime te kendshme dhe per te mesuar reth nje kulture te re, sivjet duhet te vizitoni Shqiperine.

Po ke te drejte...kete vit, pushimet do t’i kaloj ne Shqiperi.

Keshtu pra 12 kolege me familejt e tyre do te vijne ne Shqiperi kete vit.
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ese

Thjesht rri ...


Tani ndihem cuditshem... ndihem keshtu mbase sepse jeta eshte e CUDITSHME.... kur e mora letren e stilolapsin mendova : "Cdo shkruaj?!" e tani qe po shkruaj them qe shkruaj vetem mendimet, ato qe jane te pafundme edhe pse ndonjehere smund ti shprehesh ashtu sic ato pershkruajne rrugen e gjate ne tru....
Mendime, mendime, mendime.... sdi ti shpreh... Truri per nje moment bllokohet.... Dal ne dritare e shoh perreth.... Drita te fikura, e ca te ndezura.... Valle njerezit kane rene ne gjume?! Pse jo?! Fundja ka njerez te cilet cohen pa lindur dielli per te shkuar ne pune.... Vezhgoj verdalle dhe nje fllad i ngrohte me pershkon fytyren.... Vape .. shume vape... Nuk mund te rri pa pare qiellin... ate qiell qe me kujton shume gjera... ehhh.. shikoj perreth e kerkoj HENEN... eshte mcefur apo ka ikur diku gjetke se di... di vetem qe seshte ... e nuk ndricon vendin ashtu sicdo nate... ajo seshte por kjo nuk ben te mundur heqjen e kujtimeve.. perkundrazi.. mi rikthen ato me shume.... Hena seshte por "bijte" e saj Yjet po... edhe pse nuk ndricojne si "nena" e tyre, perseri te mrekullojne dhe si xixellonjat shkelqejne.....
Drita te tjera shoh te fiken... Nje ze me terheq vemendjen ... eshte zeri i gjyshes e cila me kerkon ta ndihmoje per dicka... per nje moment le gjithcka por rikthehem perseri...
Hmmmm ku e lashe ?! Sme kujtohet.....
E ju qe do e lexoni do thoni lexoje perseri qe te kujtohesh....Hihihihi e di por sdua... sdua sepse mendoj se gjerat cohen deri ne fund e pastaj rilexohen.....
Rremuje... ketu eshte rremuje... e po rri ne mes te kesaj rremuje pa levizur per ta rregulluar...kjo ndodh sepse kur marr letren e shkruaj nuk jam ne boten reale... jam ne boten time, ne ate boten time ku mund te shkruaj e mund te shprehem lirisht pa me gjykuar njeri... e gjithashtu.. pa me lavderuar njeri.... jam thejsht une, letra dhe stilolapsi... ahhh po dhe mendimet qe sme lejne kurre vetem... Ato jane "arma" ime. E te mendosh besoj eshte dicka e mire... te mendosh per jeten. njerezit, boten e per gjithcka... e keto mendime mos ja shprehesh dikujt... eshte thjesht nje ndjesi e bukur te cilen besoj pak njerez e kane provuar realisht, e une jam njera prej tyre...
Tani vetem rri, se di pse por mendimet per nje moment me zhduken, sic mund te zhduket nje insekt ne mes te shkretetires pasi "pluhuri" dhe rera bejne te mundur zhdukjen.. por mua cfare ma shkaktoi zhdukjen e mendimeve?! Boh se di...

E. Shehu
 
Titulli: Ese

UNE E LE DUHANIN..UNE E LE DUHANIN..UNE E LE DUHANIN ......tre here t'ja themi vetes cdo dite ne mengjes kur ndodhemi para nje filxhani kafeje.
Vesi me i poshter qe duhet t’ja eliminojme vetes tone…dhe e kam vendosur DO TA LE DUHANIN !

Cohem ne mengjes,gjeja e pare qe mendoj eshte filxhani kafes,,,,por cuditerisht kur mendoj kafene syte me shkojne te paketa e cigares,,,e shof ,,,,shikoj dhe sa cigare me kane mbetur,,,eh paskam akoma per te pire…por sa keq ‘’cigaret e mia te dashura ‘’ sot kam ndermend t;ju braktis,,,e marr me duar te shtrenguara fort ate pakete dhe mundohem ta hedh diku sa me larg …sa me larg…vetes!

E nxehur,e revoltuar,,e inatosur , gati te ha veten me dhembe,,,nga situata qe po krijoj ,,,shof filxhanin e kafes mbi tavoline si te vetmuar e te pafajshme qe sa vinte e ftohej ,,e shikoj me kujdes dhe…..mendoj ‘’ te lutem me fal kafe e dashur,sot me duhet te te pi e vetme'' ,,,nuk mundem te te shoqeroj me mikeshat e tua ‘’cigaret’’….te lutem me kupto !

Ok, iku dhe kafeja e pare e dites se pare qe ne morem vendimin per ta lene,,,,vijne daljet me shoqerine ne xhiro, ne bare, ne restorante,,,,shikon mbi tavoline nje ''tavell '' ...direkt te vjen ne mendje cigarja ...tundohesh ...hmmm ''ta ndez, mos ta ndez ''' dilema me e madhe,,,,nje mendje te thote po, nje mendje jo …nje mendje te thote ''ndize dhe kesaj here '', nje mendje thote '' mos e ndiz''..krijohet brenda kokes tende nje ‘’lufte ‘’ …lufte pak e veshtire….por cdo kush e di shume mire qe ne nje lufte ka dhe humbes dhe fitues…Te jem humbes? Te jem fitues?.
Te pranoj humbjen do ndjej nje kenaqesi per momentin,te pranoj fitoren aktualisht do ndihem e nervozuar,,,,eh c’ndjesi qe japin dhe keto!

Koha po kalon nderkohe qe ti brenda vetes po bene nje revolte te madhe,vazhdimi i kesaj revolte eshte nje fitore per ty,,,nderkohe qe ti po e mund veten ,po e mund veten duke e shpetuar nga nje e keqe e madhe.

Dhe tani qe po e shkruaj kete material,,,nje lufte kam ne koken time ,perplasje te forta mendimesh ,nje duel mes meje dhe vetes,,,aq sa une po them ‘’do ta le duhanin,,ndersa vetja me thote : Jepi nje delete ketij materiali ‘’ ....por jo s’mundem …duhet ta shpetoj veten time !
Cdo duhanpires i di shume mire efektet qe jep cigarja,pavarsisht se ne e pijme por jemi te ndergjegjshem per efetektet e saj,si ka mundesi te jemi kaq te pameshirshem ndaj vetes,kaq egosit ndaj vetes..me shume se vetja ne nuk na do askush,atehere pse duhet t’ja shperblej ‘’vetes’’ ne kete menyre ?

Nuk mund te kerkoj ndihme te Zoti, te prindrit apo dhe te i dashuri/dashura qe te le duhanin…jo jo une duhet te kerkoj ndihme te vetja ime..sepse vetem atje une kam per te gjetur forcen e madhe…ate force qe mua do me bej te ndihem ‘’hero’’ ,,,,ate force qe do me lulezoj shendetin,lekuren,dhembet,thonjte e gjithcka qe duhani na demton ne.
 

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Titulli: Ese

U lodha duke i kerkuar falje atyre qe nuk dine kuptimin e kesaj fjale,u lodha duke falemnderuar prinderit qe me rriten,mesuesit qe me mesuan shkrim dhe kendim,''Zotit'' qe me la te jetoja edhe sot, pa me thene se c'me pret neser.U lodha duke lejuar te tjeret te vendosin per jeten time,nderkohe qe asnjehere nuk me pyeten se c'dua une te bej me te.Me tiranet njerezore dhe hyjnore qe dikush i quan ''Zot'' apo dikush kryetare shtetesh, vertet qe u lodha.Them tiranet sepse edhe vete Zoti eshte nje tiran i pa shoq,nje tiran i cili ka te drejten ekskluzive te vendose mbi fatin e ''shtetasve te tij'' pa i pyetur ata aspak se c'do te donin, kur ate gezim qe ju dha ja u merr akoma pa e gezuar, dhe si ngushellim ju jep vuajtje dhe mizerie.E urrej Zotin sepse asnjeher nuk pyeti askend nese do te kish deshire te vdiste dhe te shkonte ne parajse apo te tretej mbi dhe,vetem nje tiran mund te beje c'te doje me jetet e ''popullit te tij''prandaj edhe zoti eshte i tille.Nuk i kerkova askujt te me sillte ne jete, as ''Zotit'' dhe as prinderve te mi; ku eshte e drejta e tyre te kerkojne dicka nga une?Nese me dhane dicka kaq te shtrenjte pse nuk e mbajten per vete ate?Mbase sepse fatkeqesine e te jetuarit donin ta ndanin edhe me te tjere.Te ndanin nje fatkeqesi qe pikerisht ''ata'' e kane bere te tille,si nje zhurme statike qe disa te shurdher e quajne melodi,nje palevizshmeri monotone qe quhet jete.Te ecesh mbi kete monotoni te programuar nga dikush eshte e lehte, madje me e lehte se sa ecja ne uje e ''Jezusit'' sepse nuk duhet te shqetesohesh nese bie,sidoqofte edhe po u mbyte nga krahu tjeter te pret ''Zoti'' me peshoren e tij fame larte,tirani qe peshon sa here ke shkuar ne kishe apo xhami dhe jo se c'fare ke bere me ''dhuraten'' fatkeqe qe te dha.

Jane si ty edhe si une ata qe bene boten tone te ''perparuar'' qe padrejtesisht shume syresh u quajten gjeni,keta ishin vec disa te cmendur qe u ndoqen dhe u besuan nga plot te cmendur te tjere.Keta jane ata qe vendosen c'ka eshte e mire dhe c'ka e gabuar,qe elegancen e shohin vetem tek njerezit me peshe te vogel,qe te bukur shohin dicka te cilen edhe mua me detyrojne ta shoh te tille,qe mund te vendosin nese nje lufte eshte drejte dhe ka qellime ''paqesore'',ndersa tjetra eshte vrastare. Eshte lodhje e madhe te perpiqesh te gjesh njerez qe e mendojne si ty, jo se kerkon te kuptosh nese ke te drejte, me shume kerkon te bindesh veten se nuk je i cmendur,ose ne rastin me te keq mbase je por, ke nje ngushellim sepse paska plot te cmendur si ty .

Me vjen inat sepse asnjehere nuk doja te isha pjese e kesaj cmendurie kolektive,besim fetar ,politike,industiralizim,media,veshje,internet,makina etj,etj.Por jo eshte e pa mundur, ti je pjese e kesaj cmendurie dhe jane shume pak gjerat qe mund te besh per tu larguar,i bie qe te pershtatesh nese nuk do qe te quhesh i cmendur. Sidoqofte vendosa qe te mos i kerkoj me falje per asgje, prinderve , mesuesve , njerezimit, dhe aq me pak ''Zotit'', mekatet dhe detyrimet e mia ndaj tyre tashme jane lare dhe nuk i kam borxh askujt,ata me kane nje borxh te madh sepse askush nuk mundi te me thote se si mund te jetoja pa mekate dhe borxhe,mbase e bene kete me vetedije te plote dhe se kane nevoje qe dikush tu kete gjithmone borxh. Jetoj ne nje vend qe per mua quhet cmendine, per disa te tjere bote, nje lloj spitali psiqiatrik pa infermjere dhe doktore sepse edhe ata jane me te cmendur se vete te cmendurit.
Vendos qe te jetoj me mire si i cmendur dhe me cmendurine time se sa te behem pjese e cmendurive individuale te c'do te cmenduri,e kam boll cmendurine time.
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Ese

Paqja e Nenave

Poetet ende s'jane shuar
Po vuajne dhe shkruajne per gjakun
Per gjakderdhesit dhe gjakderdhurit
Poetet ende s'jane shuar
Ata po luftojne me jeten
Kete jete te pabindur
Rrethuar nga te pabindurit
Ne qofte se i ndaloni,
Ne qofte se s'i ndihmoni
Ata jane poetet tane
Vetmitaret e paqes.
Poetet ende s'jane shuar
Ekzistojne ende ne pritje
Te nje mrekullie njerezore.

Por pertej tyre enden
Gjakderdheist, te panenshtruarit
Maniaket dhe monarket
Plangprishesit e cdo paqeje
Kthehen kohet e veshtira
Te peshtirat kohe te lufterave
Derdhet gjaku pa pushuar
Hitleret ende s'jane shuar.

Indiferentizmi rron
Sic rrojti gjithmone i prape
I lire dhe i pameshire
Rrojne edhe te pameshiret
Kane fytyra te tejdukshme
Si te neteve me hene
Net te cilat ndricojne vuajtjet
E cdo populli te lene pas dore

Ekzemplare te vete paqes
Ku eshte fshehur paqja jone
Ne ç'skaj duhet ta kerkojme
Tek syte e femijeve tane
Qe nese ende s'na i vrane
S'do te thote qe kane shpetuar
Duhet qe t'i sigurojme
Me pare se t'i braktisim
Dhe nese neser do te zmruhen
Si lypsare a si rrugaçe
T'u mesojme te pakten duhet
Se paqja, vjen me paqe.

Kush tha qe paqja vjen me lufte
Dhe lufta eshte sherimi i paqes

Nese ende s'jemi bindur
s'kemi per t'u bindur kurre
dy duar kur bashkohen
per te lare nje fytyre
do te thote qe tonat duar
I perkasin sones mendje
Dhe te gjitha mendjet gjithashtu
u perkasin te njejtave duar
Te njejtave mendje
Duar te nje trupi
Qe permbahet nga ndjenjat
Qe rron mes ndjenjash
Edhe te te pandieret

Pra, ne qofte se gjykimi prap rron
Mes disa hapesirave
Ende te pashkelura
Pra, ne qoftese gjykimi rron
Neper disa letra
Ende te padjegura
Pra, ne qofte se gjykimi do te rroje
Mes burrash te shquar
Te kesaj bote te shquar
Atehere ç'te keqe ka
Nese ata mund te vendosin
Rregulla te reja
Mbi parime te reja
Ku mund te sherohet te pakten dhimbja

Nese nuk e nxisin ata vete paqen
Do te thote qe nuk jane aspak njerez te paqes
Por jane sharlatane te nje rruge te pafundme
Te asaj rruge qe eshte shkrese e mizorive

Por le t'i kthehemi kapitullit te paqes
Kush e ka ne dore, kush mund ta beje zap
Nje bote e trishte si kjo e jona
Mos ua kane lene ne dore poeteve
Atyre poeteve te rreme dhe me te pabindur

Nuk jane fjalet e reja, as pallavrat s'kame
As perrallat shumengjyreshe
As te enderruarit me sy hapur
As kembimi i gjakrave
Aas kerdite njerezore
As lotet e nenave
As gjemimi i bombave

Atehere le te kthehemi te paqja jone
Te vendet me kredi qe shemtojne gjithe boten
Nese bota s'ka burra te tille, te forte, te mençur
Burra zemermire...
Le ta vertetojme, ata le te terhiqen
duke vene gishtat ne temtha te pakten
meqe dora ne anen e kundert te zemres u eshte ngrire

mos ta mendojme paqen si gje e veshtire

le te kthehemi e te flasim per paqen njerezore

Paqen e bejne njerzit
Ashtu si dhe luften
Ashtu si dhe dobite
Ashtu si dhe tmerret
Ashtu si dhe bijnte
I bejne nenat
Nenat e paqes
Te lindurat per paqe

Ku eshte atehere paqja jone e mire
Ajo qe na mungon te gjitheve
Ajo qe s'pushon se renkuari
Ne themelet e çdo ndijimi
Aty ku hekurzohet Azia
Ne sirenat e Persise
Ne valet e Irakut
Ne te qarat e çdo nene
Te nenat amerikane
Qe qajne me portat mbyllur
me gjetke edhe me gjetke
Te çdo lufte qe njihet tashme
Eshte si te themi te hame drekte
Ne restorantin me te parapelqyer
Aty ku na gatuajne ate qe syri do te shijoje
Eshte e njejte si te themi
Sot u vrane nja peseqind
Neser do te vriten me shume
Trupa te vdekurish ka perdite
Aty-ketu te hedhur
Neper faqe gazetash.

Dhe vrapojme te gjejme
fajtoret e fajtoreve

Nderkohe qe ndergjegjshem
dime se ç'ndodh ne te vertete
Edhe ata e dine se ç'ndodh
Se çdo ushtar i vdekur
Se çdo femije i harruar
Se bijte e çdo terrori
Dhe ata qe i mbyti
Shperthimi i ketij mengjesi
Dhe ata qe u vrane dje ne nje qoshk te Gazes
Dhe ata qe dhane jeten ne emer te Izraelit
Dhe ata qe u cenguan nga nje krisme teper e gjalle
Dhe rrojne sa per te rrojtur, sot e tutje si sakate
Nderkohe qe e dime se s'ka me shprese per gruan
Qe u gjet me nje te shtene te qerruar ne gjoks
As per femijen qe ngriu ne barkun e saj pas afro dy oresh
Por dhe ata qe u zhduken pa lene gjurme
Dhe ai gjenerali qe po i shkruan familjes letren e fundit
Pa e ditur qe eshte e fundit leter
Dhe djaloshi qe sapo u vesh polic ne rendin e Afganistanit
Dhe qe nuk e di se te nesermen hero do te bjere
Dhe ai femije qe vrapon kembezbathur
Dhe nuk e di qe pas disa sekondash do te behet cope
Nga nje bombe gjigante
Edhe ajo vajze me bukuri te trishte
Qe do te bjere viktime e nje perleshjeje rrugesh
Qe te gjitheve u qan sot diku nje nene

As me maskarenjte e rrugeve te Afrikes
As ata luftetare qe mbrojne ideale te rreme
As gruri i gjithe Kines s'ka me kujt i duhet
As gjithe pasurite e vendeve te naftes
As masakrat e panjohura te grupeve kolumbiane
Asnje politike, asnje personazh
Qofte mbret, president, apo lares pjatash
Qofte lypsar, gangster, apo vrases me pagese
Qofte i panenshtruar, ose i pabindur
Qofte sypatrembur, apo fare i çmendur
S'ka me se ç'i duhet nje nene e vetmuar
As nje nene te harruar s'ka me se ç'i duhet

Kush tha qe paqja eshte pjese e luftes?!
Paqja eshte vetem pjese e paqes!

Por nese kundershtojme deshiren e çdo nene
Po ne te kunderten, po te pranojme gjykimin e çdo nene
Dhe po t'i leme te behen therore te paqes
Ose te na tregojne se ç'ndiejne kur humbasin
Bijte e tyre te paharrueshem...

Por nese çdo nene qe njeh ritmet e jetes
Qe ende pret diku vdekjen e te birit
Por nese marrim mendimin e asaj nene
qe rrezohet perpara ekranit te televizorit
apo te asaj tjetres qe iu shua nje nene ne dore
Nje nene e gjalle qe kish nje bir te gjalle
Po nese i leme ato te gjykojne si nena
Dhe ne te trajtohemi dhe t'i veme gjykatese
Mbase do ish e rruges, diku nje udhe e paqes
Sepse kurre nuk ekzistoi asnje nene budallaqe.
 
Top