• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Era e keqe e gojës

C3nI

Anëtar i Nderuar
ERA E KEQE E GOJثS
"Ajo çka i pengon njerëzit, i pengon edhe engjujt" (thënie profetike)



Dr. Fitim Haziri,
Kliko > Klinika Dentare “Avicenna Dent” dhe në Facebook

ا’është halitosis?
Keni përjetuar ndonjëherë që gjatë takimit me shokë keni vërejtur që ata gjatë bisedës janë lar*guar një hap prapa, apo të kanë ofruar ndonjë mint a çamçakëz? Nëse po, atëherë ka gjasa që ju të vuani nga era e gojës apo halitosis siç është e njohur në mjekësi, nga e cila vuajnë rreth 30% e njerëzve.
Era e gojës është e turp*shme, ajo mund të ndikojë në suksesin tuaj social dhe profesional.
A kam unë erë të gojës?
Deri në një masë ne të gjithë kemi një lloj ere të gojës dhe si ta dimë këtë, ekzistojnë disa mundësi:
e para: me gjuhën tënde lage dorën dhe prit për disa sekonda derisa pshtyma të thahet dhe ndije erën e saj. Ka aromë të këndëshme?
e dyta: vendosi duart para gojës dhe fry, njëkohësisht nuhat për ta ndjerë aromën e frymës.
e treta: merre një lugë, ktheje mbrapa, gërvishe anën e pasme të gjuhës, në lugë do ta vëresh një lëng të turbullt, ndije aromën e tij, kjo është aroma të cilën e liron gjatë të folurit.
Shkaktarët kryesorë
Shkaktarët kryesorë që shkaktojnë halitosis janë bakteret anaerobe squfur prodhuese . Në shumi*cën e rasteve era e gojës (halitosis) vjen nga pra*nia e këtyre baktereve duke iu mundësuar kushte që promovojnë rritjen e tyre si pasojë e mospas*trimit adekuat të dhëmbëve, gjithashtu mospas*trimit të gjuhës. اdo gjë që nxit rritjen e baktereve në gojë rrit edhe problemet e një personi me erë të keqe të gojës.
Lloji i ushqimit të cilin ne e përdorim
اdonjëri nga ne e dimë se disa ushqime si qepa dhe hudhra shkaktojnë erë të keqe të gojës. Kur ne i hamë këto perime, sistemi digjestiv bën zbërthimin e molekulave përbërëse të tyre, këto molekula kalojnë në sistemin e qarku*llimit të gjakut, gjaku kalon nëpër mushkri ku bëhet lirimi i disa prej këtyre molekulave përmes frymë*marrjes duke shkaktuar erë të pakëndshme. Kjo nuk është një lloj i erës së gojës që ne do e shpje*gojmë në këtë broshurë, kjo erë e keqe e gojës evitohet duke u larguar nga këto lloj ushqimesh, pra mos hani qepë dhe hudhra sidomos nëse jeni duke shkuar në ndonjë vizitë.
Pirja e duhanit
Pirja e duhanit mund të jetë njëri nga faktorët që shkak*ton erë të gojës. Era e du*han***pirësit është erë e neve*ritshme e cila mund të jetë si pasojë e katranit, nikot*inës dhe substancave të tje*ra të pakëndshme që rrjedhin nga tymi.
Efekti i duhanit shkakton tharje të indeve të gojës, si pasojë kemi zvogëlim të pështymës në gojë që kufizon efektet mbrojtëse të pështymës ndaj bak*tereve dhe produktet e tyre si dhe pastrimin e go*jës. ثshtë e njohur që duhanpirësi është në rrezik të madh për të pasur sëmundje të mishrave të dhëmbëve.
Gingivitisi
Sëmundja e mishit të dhëmbëve (gingivitis) mund të jetë burim i problemeve të një personi me erë të keqe të gojës. Kjo sëmundje është një infek*sion bakterial në indet që e rrethojnë dhëmbin (periodontiumin), forma të avancuara të sëmun*djes periodontale rezultojnë në dëmtim të kockës që mbanë dhëmbët duke krijuar hapësira në mes dhëmbëve (gjepa periodontal), këta gjepa janë një vend ideal për bakteret që të jetojnë dhe shkak*toj*në probleme të ndryshme.
Dhëmbi i prishur
Mos shërimi i dhëmbëve të pri*shur mundëson grumbullimin e mbeturinave dhe baktereve në hapësirat e dhëmbëve që mund të jetë burim i erës së gojës.
Protezat
Protezat fikse apo lëvizëse mund te kenë ndikim në erën e gojës si pasojë e grumbullimit të mbe*tu**rinave dhe baktereve nën to.
Sinusitet
Infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes apo sinusiti mund të ketë efekt mbi erën e gojës të një personi si pasojë e sekrecioneve që ndo*dhin dhe bakteret në gojë mund të ushqehen në këtë shkarkim dhe duke i liruar mbeturinat e tyre shkak*tojnë erë të keqe të gojë. Njerëzit me infe*k*sion të sinuseve shpesh do të kenë hundët e bllo*kuara dhe për këtë arsye do të kenë nevojë të ma*rrin frymë përmes gojës. Efekti tharje e frymë*ma*rrjes ne gojë mund të krijojë një mjedis që nxit erën e keqe.
Shkaktarë të tjerë
Edhe pse zakonisht burimi kryesor i erës së gojës është i lidhur me akumulimin e baktereve në gojë, raste të caktuara mjekësore mund të jenë shkak që një person të ketë erë të gojës si pasojë e prob*lemeve në sistemin e frymëmarrjes (pulmonare ose bronkiale), gastrointestinale (lukth dhe zorrë), veshkë, mëlçi, etj.
Si të trajtohet era e gojës?
1.Pastro dhëmbët mirë dhe me rregull;
2.Pastroje gjuhën gjithashtu;
3.Përdor preparate për shpërlarjen e gojës (chlorhexidine 2%);
4.Shëro dhëmbët nëse i ke të prishur apo ke probleme me mishin e dhëmbëve.
5.Përdor mint apo çamçakëz pa sheqer;
6.Kontakto mjekun nëse ke probleme tjera si p.sh. me lukth, mushkëri etj.
/mesazhi/
 

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: Era e keqe e gojës

eshte nje gje jo e mire por cdo njeri ne menyre qe te kete nje goje te paster duhet qe ne mengjes te laj dhembet te pakten 3 minuta me pas te mbaj ne goje per 30 sekonda Listerin ..... me pas nje gote qumesht .......
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Era e keqe e gojës

SI ti JAPIM FUND ERES SE KEQE TE GOJES???!!!eshte me se e vertet
Shume njerez kan preokupim dhe brengosen se une a kam ere te keqe te gojes,ngase nuk eshte nje ndjenj e mire e rehatshme me bashkbiseduesin,qe frymojm ere te keqe te gojes pothuajse askush nuk merr guximin te na thote perveq nenes,vellaut,motres,ndersa shoqria dhe rrethi me gjer hezitojn ta thojn nje gje te till ngase me te vertet edhe eshte gjendje e sikletshme.Mirepo si ti vijm fund kesaj qeshtje dhe si te dijm per veten tone se a mbajm ere te keqe te gojes ne,ateher pergjigjen do e marrim me posht
Se pari duke e spjeguar shkaktarin e qe me kete do te kemi me lehte edhe te eliminojm problemin ne fjale.
Ushqimet ne jeten e perditeshme qe ne konsumojm ne vete zakonisht permbajn proteina,yndyrna,karbohidrate,vit e minerale. e qe jane te pazevendesushme per organizmin tone.
Goja si porte hyrse e sistemit tretes ne vete mund te mbart edhe nje nr te madh te mikroorganizmave edhe pse peshtyma e ka edhe rol atimikrobial.
Eshte me rendesi te dijm se era e gojes pikesepari nuk vjen nga lukthi dhe fyti si mendohej me pare,por burimi kryesor i erese se keqe te gojes eshte GJUHA,e shkaktuar nga dy bacterie
FUSOBACTERIUM
ACTINOMICIES
e me pak dhembi i prishur.
Mbeturinat te cilat ngelin ne siperfaqen e gojes perkatesisht gjuhes dhe ato pjese te ushqimit qe permbajn proteina fillojn te zberthehehn nga keto bakterie ne aminoacide,e dy nga keto aminoacide lirojn sulfurin dhe sulfuri eshte ai qe jep eren e keqe te gojes.
Nje permbledhje e shkaktareve:
1.Baktereiet
2. Ngelja ne zgavren e gojes te mbeturinave te ushqimit te pasur me proteina
3.zvoglimi i peshtymes si pasoj e perdorimit te disa barnave te cilat efekt ansor kan tharjen e gojes,
4.Qepa,hudhra,kafeja
ne piken 2. kisha dashur te shtoj te ushiqmet e pasura me proteina,qumeshti dhe produktet e qumeshtit jane te pasura me proteina,dhe ketu na kujton thenjen e te dashurit tone Muhammedit a.s. i cili a ka keshillu qe pas qumeshtit te shperlahet goja.E Allahu thot ne Kuran qe pejgamberi nuk flet prej vetes se tij.
Si te elimonojm eren e rend te gojes:
1.Higjiena e duhur e gojes minimumi 2 min. pas qdo ngrenje
2.Gargarat pa permbajtje te alkoolit(ngase alkooli nuk i shtohet ne kete rast si dezificent por si tretes dhe eshte rrezik per kancerin e gojes)
3.Pastrimi i gjuhes me furq pa past mbas pastrimit te dhembeve
4.Perdorimi i fijes dentare(ketu kisha dashur te ceku veqanerisht misvakin se eshte nje mrrekulli ne vete.
5.Pasta ne form te gelit
6.perdorimi i qamqakezit te personat qe kan pasksim te peshtymes,per 5-10 min ngase shton sasin e peshtymes,dhe shtimi i konsumimit te sa me shume lengjeve
7.Te mos perdoren bonbone me menthe duke menduar se e largojm eren ngase ne vetem do i ushqejm bakteret me karbohidrate
8.Pasta te mos kete ne permbajtje substancen SLS(sodium lauril sulfat),ngase kjo demton dhembet dhe eshte lloj sapuni qe vetem jep shkumen.
1484358_377136242430555_44827275_n.jpg
1511279_377136409097205_981215812_n.jpg540758_377136639097182_1239668592_n.jpg
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Era e keqe e gojës

اfarë e shkakton erën e keqe të gojës?
Pjesa më e madhe e halitozës e ka origjinën në gojë. Shkaku i zakonshëm është ndarja e grimcave të ushqimit nga bakteret. Goja përmban një sërë bakteresh, veçanërisht në pllakën e dhëmbëve, substanca që krijohen ndërmjet dhëmbëve që nuk janë pastruar rregullisht.

Të çarat në sipërfaqen e gjuhës mund të përmbajnë edhe baktere që shkaktojnë erë

اfarë e përkeqëson erën e keqe të gojës?

Infeksionet në gojë përmbajnë edhe më shumë baktere, të cilat përkeqësojnë halitozën–veçanërisht xhinxhivat (gingivat). Dhëmbët që nuk pastrohen rregullisht mund të grumbullojnë një sërë baktereshGoja e thatë – ku rrjedhja e pështymës është zvogëluar – mund të kontribuojë për frymën e keqe pasi pështyma ndihmon në pastrimin e gojës. Rrjedha e pështymës është reduktuar gjatë gjumit, duke çuar në “frymëmarrje të keqe në mëngjes”, e cila mund të jetë më keq nëse ju flini me gojën tuaj të hapur. Disa ilaçe dhe probleme me gjëndrat e pështymës çojnë gjithashtu në gojën e thatë.

Cilat janë shkaqet e tjera të erës së keqe të gojës?

Ndonjëherë disa ushqime që përmbajnë vajra të caktuara, siç janë hudhrat, qepët dhe pikantet do të prodhojnë një frymëmarrje të keqe. Personat që mbajnë dietë mund të kenë një frymëmarrje të keqe për shkak të ndryshimeve në metabolizëm.
Një pjesë e erës së keqe e ka origjinën nga hunda, fyti dhe pjesë të tjera të frymëmarrjes. P.sh. infeksionet e sinusit dhe infeksionet e frymëmarrjes mund të çojnë në frymëmarrjen e keqe.
Duhanpirësit dhe ato që marrin ilaçe, mund të kenë një frymëmarrje të keqe. Ndonjëherë, njerëzit me sëmundjen e mëlçisë ose të veshkave, komplikacione të diabetit ose probleme të frymëmarrjes, si rezultat kanë një erë të keqe të gojës, por kjo nuk është e zakonshme.

Parandalimi dhe trajtimi i erës së keqe të gojës

Mënyra më e mirë për të trajtuar dhe parandaluar halitozën në gojën tuaj është të pastroni dhëmbët dhe gjuhën tuaj për të paktën dy herë në ditë, veçanërisht pas ushqimeve. Kjo parandalon ndërtimin e pllakës së dhëmbëve dhe heq ushqimet e vogla të panevojshme që ndodhen në gojë. Fija pastruese është një element shumë i mirë. Gjithashtu disa pastrues të gojës mund të ndihmojnë, ato shpesh janë të shtrenjtë dhe janë zëvendësues adekuat për një higjienë të mirë dentare.

Disa këshilla për të eliminuar erën e keqe të gojës

Jeni të shqetësuar për erën e keqe të gojës? Nuk jeni vetëm. Gati 30% e popullsisë vuan nga aroma e keqe e gojës, ose siç quhet ndryshe halitoza (halitosis). Era e keqe e gojës mund t’ju bëhet pengesë në jetën sociale. Fatmirësisht ka mënyra të thjeshta dhe efektive për të patur aromë të freskët të gojës.

1. Lajeni dhe pastrojeni gojën me fill dentar, më shpesh se zakonisht

Një nga shkaqet kryesore të erës së keqe të gojës është shtresa ngjitëse që formohet tek dhëmbët. Mbi këtë shtresë formohen bakteret. Ushqimi i ngelur mes dhëmbëve i shtohet problemit. Të gjithë duhet ta lajmë dhe pastrojmë gojën me fill të paktën dy herë në ditë. Nëse keni shqetësimin e erës së keqe, pastrojeni më shpesh. Kujdesuni të mos e teproni. Të fërkuarit e shumtë me furçë, e gërryen smaltin dhe i prish më shpejt dhëmbët.

2. Pastroni gjuhën

Shtresa që formohet normalisht rreth gjuhës, mund të jetë ambient shumë i përshtatshëm për baktere që sjellin erë të keqe të gojës. Për t’i pastruar, fërkoni me lehtësi gjuhën me furçë. Nëse mendoni se furça është shumë e ashpër, apo shumë e madhe për të arritur pjesën e mbrapme të gjuhës, Pamela L. Quiones, (dentiste dhe kryetare e Shoqatës Amerikane të Shëndetit Dentar), në këtë rast ju këshillon të përdorni një pastrues gjuhe. Ajo thotë se gjendet kollaj në çdo farmaci dhe është një mjet i domosdoshëm për higjienën e gojës. Kjo pajisje është prodhuar posaçërisht për të hequr baktere, mbetjet ushqimore dhe qelizat e vdekura, në zona ku furça nuk i arrin.

3. Shmangni ushqimet që ju sjellin aroma të pakëndshme

Qepa dhe hudhra janë shkaktarët kryesor. Dentistët thonë se fatkeqësisht, larja e dhëmbëve pasi ke ngrënë qepë ose hudhra, nuk ju ndihmon. Substancat që këto ushqime përmbajnë janë lehtësisht të ndryshueshme dhe kalojnë menjëherë në gjak. Në këtë mënyrë ju i kaloni menjëherë në mushkëri duke i nxjerrë më pas jashtë. E vetmja zgjidhje është të mos konsumoni qepë apo hudhra, sidomos kur jeni në kontakt me njerëz në punë, shkollë apo çdo aktivitet social.

4. Hiqni dorë nga vesi!

Era e gojës është vetëm një nga arsyet e shumta për ta lënë duhanin. Duhani dëmton dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Ai është edhe shkaktari kryesor i kancerit të gojës. Bëni mirë të këshilloheni me doktorin tuaj për të marrë trajtim me ilaçe ose për t’ju drejtuar tek një program për lënien e duhanit.

5. Shplani gojën shpesh

Duke i shtuar higjienës orale një shplarës goje antibakterial, ju do të eleminoni akoma më shumë baktere që shkaktojnë pllakën (shtresën ngjitëse) tek dhëmbët. Edhe të shplarit me ujë pasi keni ngrënë ju ndihmon të hiqni copëzat e vogla të ushqimit që mund të mbeten.

6. Hiqni dorë nga karamelet me mente pas buke. Më mirë përtypni çamçakëz.

Karamelet përmbajnë sheqer dhe vetëm sa ju krijojnë më shumë probleme. Përtypni më mirë çamçakëz pa sheqer. Quinones shpjegon se përtypja stimulon prodhimin e salivës (pështymës), që është mbrojtësi natyral ndaj baktereve që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.

7. Kujdesuni për mishrat e dhëmbëve.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve, ose sëmundja perodontoniale, njihet rëndom si një nga shkaktarët e aromës së keqe. Bakteret mblidhen në xhepat e dhëmbëve, pra ku bashkohen me mishin, duke krijuar erë të keqe. Nëse keni sëmundjen e mishrave, dentisti juaj duhet t’ju këshillojë të shkoni tek një specialist.

8. Kujdesuni nga një gojë e thatë

Mungesa e pështymës është shkaktare e prishjes së dhëmbëve. Nëse keni gojë të thatë, pini sa më shumë lëngje gjatë ditës ose përtypni çamçakëz pa sheqer për të prodhuar pështymë. Përdorni një lagështues ajri nëse përreth ajri është i thatë. Nëse thatësira në gojë vazhdon shkoni tek doktori. Kjo mund të jetë pasojë e barnave të ndryshme që keni përdorur.

9. Shkoni tek doktori

Nëse aroma e keqe e gojës nuk largohet pavarësisht përpjekjeve tuaja, këshillohuni me doktorin. Era e keqe mund të jetë pasojë e disa sëmundjeve si infeksion i gypave të hundës, rrjedhje hundësh nga alergjitë, infeksione të mushkërive dhe sëmundjeve të mëlçisë apo veshkave. /doktoriim/
 
Top