• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Episodat e EULEX-it

dr.Dugi

Anëtar i ri
Gjyqi i EULEX-it kundër Albin Kurtit tashmë ka marrë formën e seancave të rregullta pesëminutëshe, në të cilat po bëhet e ditur shtyrja e saj dhe koha e mbajtjes së seancës së ardhshme. Krej kjo po bëhet me vetëm një qëllim: që të mbahet përherë i gjallë fletarresti i EULEX-it ndaj Albin Kurtit. Në këtë mënyrë EULEX-i vazhdimisht po e mban trysninë mbi Policinë e Kosovës si dhe po e mirëmban varësinë e institucioneve të drejtësisë. Seanca e radhës u shtye për 21 qershor në orën 10:00. Në këtë seancë sërish mungoi avokati mbrojtës, por si gjithmonë i pranishëm prokurori i rastit, Ali Rexha, si dhe anëtarja e trupit gjykues të EULEX-it, Fllanza Kadiu.

Kryesuesi i Panelit gjykues të EULEX-it, Ferdinando Buatier de Mongeot, e hapi seancën e sotme duke iu dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve, siç u shpreh ai, në episodin e dhjetë me radhë të rastit Kurti. Kjo tregon se qysh e trajton EULEX-i persekutimin e VETثVENDOSJE!-s dhe të Albin Kurtit: si serial relaksues latinoamerikan. Padrejtësinë që po e shkakton EULEX-i e trajton me këtë lloj joserioziteti arrogant. Atyre nuk iu duket serioze kërkesa e popullit për vetëvendosje, sovranitet, demokraci dhe zhvillim. Atyre nuk iu duket serioze kërkesa e 175,000 qytetarëve shqiptarë për mbylljen e këtij gjykimi dhe izolimi të padrejtë të Albin Kurtit, dhe hapjen e hetimeve të pavarura për vrasjet e 10 shkurtit 2007. EULEX-i nuk çan kokën për ndërhyrjet e dhunshme të policisë mbi popullin, të cilat i përshëndet. Asgjë nuk i duket serioze EULEX-it përderisa vetë vetëm urdhëron, shikon nga rehatia e kolltukut zbatimin e urdhrave të tij nga institucionet e Kosovës, shkakton gjithë këtë padrejtësi ndaj popullit, dhe zgërdhihet prapa imunitetit prej ligjit. Asgjë e re historikisht: mision tipik kolonial.

Në vazhdim de Mongeot përsëriti akuzat e tij ndaj Policisë së Kosovës dhe drejtësisë në vendin tonë, duke e reduktuar funksionimin e kësaj të fundit në efikasitetin e përndjekjes së Albin Kurtit! Pra, për EULEX-in, persekutimi i suksesshëm i Albinit qenka kriteri i vlerësimit të cilësisë së drejtësisë. Ja se në çka e ka katandisur EULEX-i drejtësinë e Kosovës: në instrument të vetin personal për eliminimin e kundërshtarëve të tij politikë. E vërteta është se drejtësia në Kosovë do të jetë e suksesshme pikërisht atëherë kur të jetë e pavarur - pra pa EULEX-in me kompetenca ekzekutive mbi drejtësinë e Kosovës.

Në anën tjetër, de Mongeot kritikoi avokatët e Kosovës për sjellje joetike. Kështu sillet administrator i regjur kolonial: përputhshmërinë e sjelljes së të tjerëve e mat me kutin moral. Kush është si de Mogeot dhe mendon si ai, qenka i mirë dhe i zbaton urdhrat e tij. Kush nuk pajtohet me të dhe nuk ia zbaton urdhrat, qenka i keq. Kjo është veti universale e aparatçikëve kolonialë: për cilësimin e veprimeve nuk iu mjafton diskursi politik, por iu nevojitet doktrina etike. Sepse, vetëm pasi ta eleminojnë ata njeriun moralisht, persekutimi i tij jo vetëm i lejueshëm, por madje i domosdoshëm.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ministri i jashtëm italian, Franco Frattini, tha se konferenca e ardhshme e Sarajevës do të mund të konsiderohet si nisje zyrtare e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo deklaratë e tij vjen pas po të njëjtave paralajmërime që i bënë më herët ministri i jashtëm francez, Kouchner, dhe zv.sekretari amerikan i shtetit, Steinberg. Sa më shumë po afrohen negociatat me Serbinë, aq më shumë po thellohet persekutimi dhe izolimi i VETثVENDOSJE!-s. Bashkë me popullin ajo do të organizohet kundër negociatave me Serbinë. Kjo tregon se sa politik është gjykimi i EULEX-it ndaj Albin Kurtit.
 
Private conversations
Help Users
    Top