• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Emigrantë por edhe biznesmenë. Shqiptarët kanë hapur 32 mijë biznese në Itali


Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali zotërojnë rreth 32 mijë biznese. Të dhënat janë bërë publike nga Unioni i Dhomave italiane të Tregtisë, në raportin vjetor mbi ecurinë e ndërmarrjeve të huaja.

Sipas raportit, në total shtetasit e huaj zotërojnë mbi 580 mijë biznese në Itali. Vendin e parë e mbajnë emigrantët marokenë, të cilët numërojnë mbi 68 mijë sipërmarrje. Në vendin e dytë e të tretë renditen shtetasit kinezë dhe ata rumunë, ndërsa shqiptarët rezultojnë komuniteti i katërt i huaj me numrin më të madh të ndërmarrjeve në Itali.

Sipas Unionit italian të Dhomave, fusha më e preferuar e shqiptarëve për të bërë biznes është tregtia, ndërsa në vendin e dytë renditet sektori i ndërtimit.

Të dhënat zyrtare nga Instituti italian i Statistikave tregojnë se, në Itali jetojnë rreth 450 mijë shtetas shqiptarë gjithsej. Një pjesë e madhe e tyre, veçanërisht ata që kanë emigruar në vitet e para, tashmë i kanë hyrë botës së biznesit duke qenë një nga komunitet më aktive në jetën ekonomike të Italisë.

Shifra prej 32 mijë biznesesh që emigrantët shqiptarë zotërojnë në Itali është gati sa 20 për qind e të gjithë bizneseve aktive në Shqipëri. Kjo do të thotë se shqiptarët tashmë nuk bëjnë biznes vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por janë sipërmarrës thuajse kudo nëpër Europë. /tch
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
U lumte!
Kush punon me djeres,me mendje ne artkulimet e planeve te biznesit dhe ndershmeri zoti tua beje mbare dhe mire .
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
dhe duhet marr parasysh fakti qe marokenet jan ambulant...dmth shesin ne pazare...si edhe kunezet comerciant...flas shumica..ndersa alb me sh jan ne infrastrukture, trasport dhe ne ambin kultural
 
Top