El-Veda

El-Veda!
Takohemi për t'u ndarë,
e ndahemi për t'u ritakuar!
Mëngjesit i vjen fundi në darkë,
lindjes vdekja,
fillimit fundi.
Ikim e vijmë!
Disa kthehen,
disa më nuk bashkohen në këtë botë.
Jo rrallë herë rrugët tona ndahen
fill pasi puqen.
Me lutjen për një ritakim më të mirë!
Vjen një moment e i thua "El-veda" shumëçkaje që në jetë e ke takuar!
El-veda!
Ti mik e mike
Ti rrugë,
Ti shtëpi!
El-veda ti hënë buzë dallgës së bardhë që
merrje me vete të pathënat e ashikve cdo natë
El-veda!
Ti cast i ëmbël e i hidhur
bashkë me pikat e lotit derdhur n'oqean.
El-veda,
ti qytet që pret e përcjell mijëra mysafir zemrën plot!
El-veda cdo njeriu
që jeta
përballë na i solli!

*(El-veda=Për të mirë u pjekshim)
14502979_10154499631233433_8655666760584890310_n.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Vjen një moment e i thua "El-veda" shumëçkaje që në jetë e ke takuar!
Nje zemer qe frymon ne vende te ndryshme e ndjen akoma me shume se cdokush 'El-veda"-n!

Nje tjeter detaj i joti o @Endrra : Ne cdo krijim timin perzgjedh 1 detaj dhe e ben t'preferuar! "Andej" e ben perher! :D
 
E kam kete "te mete"... keshtu thoshte dhe profesori im i letersise..
I bej permbledhjen.
Ne fakt el- veda eshte ne thelb de ja vu 😘
 
Top