“El Clasico” gati të startojë, ekipet zbulojnë formacionet

Sfida gjysmë-finale e Superkupës midis Barcelonës dhe Real Madrid, e njohur ndryshe dhe si “El Clasico”, është gati të startojë, me ekipet që kanë zbuluar formacionet që do të zbresin në fushë.BARCELONA-REAL-MADRID.jpg
Reali Madridit rreshtohet me formacionin e përhershëm 4-3-3. Nuk ka ndryshime nga formacioni i përhershëm i Ançelotit, përveç se Naços, i cili sot do të zëvendësojë mbrojtësin austriak, David Alaba.

Nga ana tjetër Barcelona zbret me të njejtin rreshtim, ku spikat Ferran Torres që nga minuta e parë. Gjithashtu dhe mbrojtësi brazilian Dani Alvesh starton si titullar në këtë sfidë.
Barcelona vjen me një statistikë negative në “El Clasico”, e cila ka 34 muaj pa fituar një të tillë dhe 4 humbje rradhazi me rivalët e përjetshëm. Për Çavin kjo është “El Clasico” e parë si trajner dhe do të provoj të thyej këtë tabu që është krijuar në ekipin e tij.formacioni-barcelona-real.jpg

Panoramasport.al
 
Top