• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ekstradimi ne Shqiperi

Elushe

Vogëlushe
Kohet e fundit ketu ne Britani te Madhe po degjojme per shume Shqiptar qe po ekstradohen ne Shqiperi te bejne denimin, i cili eshte vendosur ne gjykatat Shqiptare pa pranine e tyre. Ju jeni ne dijeni per ndonje rast te tille?
 

Elushe

Vogëlushe
Shteti shqiptar fiton gjyqin në Londër

Premtimi i Alibeajt për rigjykim prish rregullin e vendosur nga
Gjykata e Lartë britanike


Nga Londra
Muhamed Veliu


Drejtësia shqiptare ka fituar një sfidë të rëndësishme në Gjykatën e
Lartë britanike "Royal Court of Justice" në Londër, e cila ka rrëzuar
apelin e një shqiptari, që kërkonte të bllokonte ekstradimin për në
Shqipëri.

Ndërkohë, një tjetër sfidë akoma më e rëndësishme e pret atë me
rigjykimin e Armand Bogdanit, i cili është dënuar me 13 vite burg në
mungesë, si i dyshuar në trafikun e 1720 kilogramëve kanabis sativa
drejt Greqisë në vitin 2002.Rigjykimi ka qenë "thembra e Akilit"
gjatë apelit zhvilluar në Gjykatën e Lartë britanike.

Avokatët mbrojtës të Bogdanit, duke u bazuar në precedentët e
vendosur nga Fatmir Bleta dhe Vullnet Muçelli, kanë tentuar të
bllokojnë ekstradimin, duke pohuar se rigjykimi nuk është i
aplikueshëm në Shqipëri për personat e gjykuar në mungesë, që
ekstradohen nga vendet e tjera, gjë e cila bie ndesh me ligjin
britanik të ekstradimeve "Extradition act 2003".

Garancitë e dhëna nga vetë ministri shqiptar i Drejtësisë, Enkelejd
Alibeaj, nëpërmjet një shkrese zyrtare, ka bërë që shteti shqiptar ta
fitojë këtë apel, duke i hapur rrugën e ekstradimit të shtetasit
Armand Bogdani me banim në qytetin Nottingham në Angli. Mbi të
gjitha, ky rast shënon një precendet për drejtësinë britanike, duke
marrë një rëndësi të veçantë për proceset e mëvonshme të ekstradimeve
që do të kërkohen nga Shqipëria.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve pozitive për drejtësinë shqiptare,
çështja e Armand Bogdanit, i cili ka nënshtetësinë britanike dhe
pritet të ekstradohet nga Anglia në ditët në vazhdim, nuk mbaron
këtu. Vetë Bogdani thotë se ai e pret shumë qetësisht ekstradimin dhe
është i bindur se e vërteta do të mësohet mjaft shpejt."Shpresoj
shumë në drejtësinë shqiptare. Shkoj atje me mendjen e mbushur se jam
i pafajshëm.

Në Angli kam ndërtuar disa biznese të miat, të cilat nuk kam ndërmend
t`i shesh, pasi shpejt do të rikthehem si një njeri i lirë për të
vazhduar jetën normale me bashkëshorten dhe vajzën time", ka pohuar
Armand Bogdani. Gjatë një interviste për gazetën "Shqip",
bashkëshortja e tij, zonja Debbie Bogdani, thotë se posedon prova të
mjaftueshme, të cilat vërtetojnë se bashkëshorti i saj është i
pafajshëm.

Britanikja shpreson se drejtësia do të vendoset në vend për burrin e
saj, me të cilin ka ndërtuar një familje dhe kanë një vajzë 13-
muajshe dhe e cilëson si "drita e jetës së tyre". Ajo pohon se do ta
lërë Anglinë për të jetuar në Shqipëri, në mënyrë që t`i bëhet krah
atij në procesin e rigjykimit.

Intervista

Bashkëshortja e të dënuarit: Kemi prova pafajësie Rigjykimi, shpresë
për të rifituar lirinë

Tashmë Armand Bogdanit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të luftojë fort
për të bindur gjykatën shqiptare për pretendimet e tij. Bashkëshortja
Debbie Bogdani ka shpresë se burri do të dalë shpejt nga burgu, pasi
beson se ai është i pafajshëm dhe se sistemi i drejtësisë në Shqipëri
funksionon. Shtetasja britanike ka planifikuar tashmë strategjinë e
mbrojtjes së bashkëshortit.

A keni pasur dijeni që emri i burrit tuaj, zotit Armand Bogdani,
ishte përmendur në polici si një person i përfshirë në trafikun e
drogës drejt Greqisë?


Unë nuk kam pasur dijeni që emri i Armandit është përmendur në polici
si i përfshirë në një krim të tillë. Përpara se ai të arrestohej nga
skuadra e ekstradimeve në Metropolitane Police, m`u tregua një
artikull i botuar në një gazetë shqiptare në lidhje me ngjarjen.Që
atë moment, kur kuptova se ai ishte një person në kërkim, në mënyrë
imediate kërkova ndihmë përmes e-mail-eve të dërguara shumë
departamenteve të drejtësisë dhe shtetit shqiptar. Deri më sot nuk
kam marrë asnjë përgjigje, edhe pse e kërkoja ndihmën e tyre në
mënyrë urgjente.

Si reaguat kur në derën e shtëpisë suaj në Nottingham erdhi policia
për të ekzekutuar një mandat ndërkombëtar arresti, të lëshuar nga
autoritetet policore shqiptare?


Ishte shokuese. Tërësisht e pabesueshme. Policët erdhën në mbrëmje,
në orën 21:30, para se ta arrestonin Armandin. Sapo kisha vënë në
krevat vajzën. Atëherë ajo ishte vetëm dyjavëshe. Armandi nuk ishte
në shtëpi. Kishte shkuar për të vizituar disa miq. Të nesërmen në
mëngjes, Armandi u telefonoi atyre në numrin që më kishin lënë. U tha
se mund të vinin për ta vizituar, pasi ndodhej në shtëpi. Nuk kishim
asgjë për të fshehur. Donim që kjo çështje të merrte zgjidhje.
Policët erdhën dhe e arrestuan menjëherë Armandin. U mërzita shumë,
pasi kisha në shtëpi gjashtë policë, ndërkohë që në krahë mbaja
vajzën dyjavëshe, duke parë bashkëshortin tim që u mor nga policia
dhe komshinjtë që shikonin nga cepi tjetër i rrugës. Ndjeva për një
moment jetën time të shkatërrohej. Shumë shpejt, e gjitha kjo m`u
kthye në një dëshirë e forcë të madhe për të provuar pafajësinë e tim
shqoi me çdo kusht dhe kosto.

Zonja Bogdani, ju thoni se mund ta provoni pafajësinë e bashkëshortit
tuaj, duke paraqitur prova. Mund të na i tregoni këto prova?


Këto prova do t`i paraqiten gjykatës përmes avokatit tonë në Tiranë,
në seancën e parë të rigjykimit. Mund t`ju them me përgjegjësi të
plotë se kam në dispozicion dokumente zyrtare që provojnë se
bashkëshorti im nuk ka asnjë lloj përfshirje në krimin që akuzohet
dhe është dënuar në mungesë. Kam prova që vërtetojnë se ai nuk mund
të ishte përfshirë në tentativën e transportit të lëndëve narkotike
drejt Greqisë.

A keni tentuar t`ua parashtroni këto prova autoriteteve të drejtësisë
shqiptare dhe nëse po, cila ka qenë përgjigjja që keni marrë?

Qëkur Armandi u arrestua, në qershor 2007, kemi qenë të përqendruar
te procesi i ekstradimit. Gjykata këtu nuk merr në konsideratë
cilëndo provë të lidhur me krimin e ndodhur jashtë Anglisë. Interesi
dhe theksi që kanë vënë dy gjykatat në vendimet e tyre, është një
rigjykim i drejtë kur ai të kthehet në Shqipëri. Autoritetet
shqiptare e kanë garantuar këtë. Kështu, unë do të kem rast t`i
parashtroj këto prova në gjykatën shqiptare.

Pas këtyre garancive për rigjykimin e bashkëshortit tuaj, besoni se
do të jepet drejtësi për të?


Besoj se Armandi do të përballet me një gjyq të drejtë, kur ai të
kthehet në Shqipëri, siç edhe kanë premtuar autoritetet. Po, besoj
shumë, se pasi të kem paraqitur provat e mia në gjykatë, drejtësia do
të fitojë dhe akuzat ndaj tij do të rrëzohen. Kam lexuar shumë
raporte. Mjaft njerëz nuk besojnë, apo janë skeptikë në drejtësinë
shqiptare, por besoj se gjërat aty janë duke u ndryshuar. Besoj shumë
se palët në këtë proces do të punojnë drejt vajtjes në një konkluzion
të drejtë për këtë çështje.

Cilat janë pasojat që do të shkaktojë ekstradimi i Armandit për
familjen tuaj, duke pasur parasysh se keni një vajzë 13-muajshe?


Pasojat e ekstradimit për familjen tonë do të jenë shkatërruese. Kemi
një vajzë 13-muajshe, që për ne është drita e jetës sonë. Ajo ka
nevojë për këshillat e babait teksa rritet, për ta informuar për
origjinën e tij, në mënyrë që mos të harrojë se nga buron edhe
origjina e saj. Unë kam nevojë për këtë bashkëshort që më ndihmoi kur
isha në universitet, pa të cilin sot nuk do të quhesha kjo nënë që
jam sot.Nuk mund të lejoj që bashkëshorti im të ndahet prej meje për
13 vitet e ardhshme. Për këtë do të luftoj me çdo çmim për pafajësinë
e tij. Të jetuarit pa Armandin do ta shkatërrojë shpirtin tim, duke
shkaktuar dhimbje tek unë dhe vajza ime, përfshirë një rrjet të gjerë
miqsh e shokësh në Angli. Nuk mund të mbijetojmë pa të mes nesh.

ا`plane keni pasi Armandi të jetë ekstraduar në Shqipëri?


Planifikoj të udhëtoj drejt Shqipërisë një ditë përpara ekstradimit
të Armandit. Jam informuar nga policia se nuk do të më lejohet të jem
afër tij ditën kur ai do të ekstradohet. Po ashtu, nuk do të më
tregohet se me cilën linjë avioni ai do të udhëtojë. Në të tilla
kushte nuk më mbetet gjë tjetër veçse të udhëtoj një ditë përpara për
t`u risiguruar se ndihma ligjore nga avokati që do marrë në mbrojtje
atë është imediate dhe eficente. Do të vizitoj burgun ku Armandi do
të qëndrojë, për të siguruar se të drejtat e tij elementare nuk janë
thyer. Ndërkohë që do të jem në Shqipëri, do të vazhdoj të përpiqem
që ai të lirohet dhe kjo çështje e një dënimi të gabuar të mbërrijë
në një konkluzion të duhur.
 

Elushe

Vogëlushe
Anglia rikthen në burg Afrim Sinanin
Gjykata dritë jeshile Shqipërisë për të ektraduar të arratisurin nga burgu në 1997.


Nga Londra
Muhamed Veliu


Një gjykatës britanik e ka quajtur të drejtë kërkesën e drejtësisë shqiptare për të ekstraduar një shqiptarë i dënuar për vrasje i cili u arratis nga burgu Bënçës në 1997.

Gjykatësi Anthony Evans në vendim prej 14 faqesh në çështjen e ekstradimit të Afrim Sinanit thotë se nuk gjen asnjë pengesë për të refuzuar kërkesën e ekstradimit nga shteti shqiptarë të këtij personi në arrati. Sipas ligjit ai ja ka dërguar çëshjtjen për veprime të mëtejshme sekretares së brendëshme të shtetit Jacque Smith për të fimosur çertifikatën e ekstradimit.“Pasi sekretarja e brendëshme të ketë firmosur çertifikatën e ekstradimit ju keni të drejtën e apelit” ka thënë gjykatësi dukeju drejtuar Sinanit që shpresonte për një vendim në favor për mos t’u ekstraduar.Sinani 33 vjeç, baba i katër fëmive, kërkohet nga drejtësia shqiptare për të përfunduar dënimin prej 20 vite burg të lënë në mes pas largimit nga vëndi dënimit në vitin 1997Gjykata e Kukësist e më 29 Tetor 1996 e gjeti atë fajtor për vrasjen e Naim Sinanit ndodhur më 4 janar 1996.Pas një pune intensive të Interpol Tiranës Afrim Sinani do të lokalizohej në zonën Ilford në Lindje të Londrës. Informacioni Interpol Tiranës dërguar zyrës së ekstradimeve në Scotland Yard çoi në arrestimin e shqiptarit “ëanted” më 19 Dhjetor 2006” pas 9 vitesh në arrati.Pamvarësisht se persion në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli ai kishte mundur të fitonte në vitin 2004 leje qëndrimi për gjithmonë në Britani dhe dy vite më pas shtetësinë britanike nën emrin Afrim Pulaj nga qyteti Prizrenit në Kosovë.

Vendimi

Gjykatësi britanik pasi ka dëgjuar dëshminë e Afrim Sinanit dhe avokates Drita Veliu e cila e mori në mbrojtje gjatë procesit në gjykatën e Kukësit ka arritur në përfundimin se ai nuk është një dëshmitarë i besueshëm. Sipas gjykatësit Anthony Evans në paragrafin e fundit në faqen 2 të vendimit parashtron dy varjante të ndryshme pohuar nga Sinani se ai nuk është arratisurt nga burgu por u amnistua nga shteti. Edhe dëshmia e zonjës Veliu dërguar me shkrim thotë se si pasojë rrëximit të shtetit policia hapi burgjet por nuk përmend fjalën aminsti siç pretendonte ish klienti i saj Afrim Sinani.Që nga ky moment gjykatësi në faqen 3 të vendimit e cilëson Afrim Sinanin si dëshmitarë jo të besueshëm duke i rreshtuar një mori me gënjeshtra deklaruar në gjykatë.Edhe dëshmija e bashkëshortes së Sinait nuk ka rregulluar punë. “Pasi është kthyer nga Kosova zonja Sinani tha në dëshmi se krahas kurimit të djegieve në trup dhe krah ajo ishte në koma. Që ajo ishte në koma kurrë nuk është përmendur nga zoti Sinani” shkruan gjykatësi Evans.Vendimi vijon duke saktësuar se Afrim Sinani është një person në arrati i cili ka ndërtuar një identitet të ri duke e ditur fare mirë se ai ishte i kërkuar nga drejtësia shaqiptare.Pasaktësitë në dëshmitë e Sinanit sipas gjykatësit vijojnë.Ai nuk është pajtuar me dëshminë e shqiptarit që tha se nuk ishte ishte prezent në gjykatën e Kukësit gjatë procesit dhe kur mori masën e dënimit.Dokumentat e ardhura nga Tirana mes tyre një letër me shkrimin e dorës së Sianit ku ai pranon se e ka kryer vrasjen kanë bindur gjykatësin se ai ka qënë prezen në sallën e gjygjit.Poshtë është hedhur edhe një fragment dokumentari prodhuar nga TVSH për të cilin afrim Sinani tha se ai është parë në televizion dhe pëse nuk është arrestuar atë kohë.“Policia ishte në ndihmë të rrefugjatëve të luftës dhe nuk mund të dallonte se mes rrefugjatëve të luftës ishte një person i kërkuar, pamvarsisht se fytyra e tij u shfaq për pesë sekonda” thotë gjykatësi.Duke shqyrtuar dëshmitë kontradiktore të Sinanit gjykatësi i ka dhën fund eceakjeve të këtij procesi ekstradimi që zgjati gati dy vjet duke lejuar ekstradimin e Afrim Sinanit në Shqipëri për të vazhduar kryerjen e 20 viteve burg.
 

agrodolce

Anëtar i Respektuar
Per mendimin tim ,me mir ti mbajn atje sesa ti bien ketej kto prototip ,sepse ketu do e gjen menyren me dale sado qe do jen te survejuar nga autoritetet e larta u.k
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Ekstradimi ne Shqiperi

Per mendimin tim ,me mir ti mbajn atje sesa ti bien ketej kto prototip ,sepse ketu do e gjen menyren me dale sado qe do jen te survejuar nga autoritetet e larta u.k

Nuk kane lidhje me Angline. Jane denuar per krimet qe kane bere ne Shqiperi dhe duhet te kthehen te bejne denimin.
 
Private conversations
Help Users
    Top