Ekonomia dhe Energjia e Shqiperise

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
u1_Liqeni_i_Komanit.jpg
Perpara clirimit te vendit bujqesia jepte 94% te prodhimit te pergjithshem shoqeror te shtetit shqiptar. Brenda bujqesise, mbi gjysmen e prodhimit e jepte blegtoria. Me bujqesi merrej 87% e popullsise se vendit.Industria ishte dega e dyte e ekonomise, por me nje prodhim te kufizuar, qe zinte vetem 4 % te prodhimit shoqeror.Lufta e dyte boterore e shtoi edhe me tej rrenimin ekonomik te vendit, pasi u demtuan objektet ekonomike ekzistuese, portet detare, rrjeti rrugor dhe ekonomia u paralizua.Mbas clirimit shteti ndermori si mase te pare zbatimin e reformave te tipit socialist ne te gjitha deget e ekonomise: industri, banke, transport, tregti.Zbatimi i reformes agrare perfundoi ne fund te vitit 1946, kurse shtetezimi ne industri ne vitin 1947.Nga siperfaqja e shpronesuar moren toke 70211 familje, kurse ne nje siperfaqe prej 17000 ha u ngriten ndermarrjet e para bujqesore shteterore te tipit socialist. U shpronesuan gjithsej 19,355 pronare.Te gjitha deget e ekonomise zhvilloheshin mbi bazen e planit shteteror te centralizuar.Peshen kryesore te prodhimit shoqeror para vitit 1990 e zinte industria me 58%, kurse bujqesia zinte 25 %, ku prodhimi blegtoral jepte me pak se 1/3 e prodhimit te pergjithshem bujqesor.Por nga pikpamja e struktures ekonomike Shqiperia mbeti nje vend bujqesor. Investimet me te medha ne fushen e bujqesise u bene per bonifikimet, hapjen e tokave te reja dhe zgjerimin e ujitjes. Nga tharja e kenetave u perfituan 50 mije ha toke dhe u permiresuan 200 mije ha te tjere.Nga hapja e tokave te reja me metoden e aksionit siperfaqja e punueshme u rrit ne 704 mije ha.Shteti i dha perparesi zhvillimit te industrise se rende, asaj te lehte dhe ushqimore. U ndertuan hidrocentrale, kombinate te shkrirjes se celikut, te prodhimit te traktoreve, te prodhimit te plehrave kimike dhe ne cdo rreth, ndermarrje prodhuese te artikujve ushqimore.Gjate viteve 80'-90'ritmet e rritjes se prodhimit te pergjitshem te industrise ishin 1,8% ne vit, kur ritmet e shtimit te popullsise ishin 1,9 % ne vit.Ekonomia fillimisht mbeti ne vend dhe me pas reshqiti ne krizen e pergjithshme.Shenja e pare e kesaj renie u dha ne fund te viteve 60-te, me vendimin shteteror te uljes se pages dhe menjanimin e shperblimeve te ndryshme.Me fillimin e viteve 70-te, ne dege te ndryshme te ekonomise filloi te bjere prodhimi. Ndermarrjet bujqesore dilnin me humbje te medha. Tregu u varferua aq shume sa ne fillim te viteve 80-te filloi vendosja e racionizimit ne konsumin e ushqimeve. Industria dhe deget e tjera te ekonomise hyne ne krizen e pergjithshme.
PRODHIMI I BRENDSHEM BRUTO 1990-1998 (ne milione leke)
GDP me cmime korente GDP me cmime konstante
1990 16.813 16.813
1991 16.404 12.105
1992 50.697 11.235
1993 125.334 12.309
1994 184.393 13.331
1995 229.793 15.107
1996 280.998 16.478
1997 341.716 15.325
1998 456.766 16.556
Te ardhurat per fryme ne Shqiperi ne vitin 1998 ishin 810 dollare.
Pasurite energjitike
Nafta dhe qymyret
Zona e Fierit eshte nje nga zonat me te medha, me dy vendburime nafte, Patosin dhe Marinzen. Ketu nafta gjendet ne zonat ranore dhe ka permbajtje te larte benzine. Perpunimi i saj behet ne qytetin e Fierit, ne kompleksin kimiko-energjetik.Zona e rrjedhjes se poshtme te Devollit, me vendburimin e Kucoves eshte zona me e vjeter e naftenxjerjes ne Shqiperi.Perpunimi behet po ne Kucove.Zona e Mallakastres eshte me e madhja per nga shtrirja dhe ndryshon nga dy te parat se ka permbajtje me te madhe mazuti. Ne Ballsh behet edhe perpunimi i thelle i naftes.Zona e rrjedhjes se poshtme te Vjoses, me vendburimin e Gorishtit eshte zona tjeter naftembajtese dhe perpunimi behet ne Cerrik.Shenja naftembajtese shfaq edhe rajoni detar, ku po kryhen kerkime nga shoqeri te huajaVendburime te tjera jane ato te gazit te thate si ne Bubullime, e Divjake te Lushnjes.Vendin kryesor ne tere propdhimin e qymyrgurit e ze rajoni juglindor, i cili permban shtresa qymyrmbajtese me shtrirje nga Pogradeci e Mokra deri ne gropen e Kolonjes. Jane vene ne shfrytezim disa vendburime si ne zonen e Pogradecit, ne vendburimet e Alarupit dhe te Petrushes, zona e Korces me vendburimet e Mborje Drenoves, kurse zona e Kolonjes me vendburimin e Bezhanit.Rajoni i Tiranes perbehet nga tre zona qymyrmbajtese, fusha e Tiranes, me Valiasin dhe Mezezin, fusha e Durresit me Manzen e Gerdecin dhe malesia e Kerrrabes dhe e Mushqetase. Ne Valias behet edhe pasurimi i qymyrgurit.Rajoni jugor ka zonen e Memaliajt, ku gjenden edhe fabrika e pasurimit.Megjithese qymyri i Shqiperise eshte teresisht i tipit linjit dhe me cilesi te mira, ai aktualisht po shfrytezohet shume pak. Keto miniera mbas vitit 90' pothuaj jane paralizuar teresisht.
VENDBURIMET E MINERALEVE METALORE
Ne industrine e mineraleve metalike, rajoni qendror ze vendin kryesor. Ketu eshte perqendruar metalurgjia e zeze (Elbasan) dhe pirometalurgjia ( Lac).Rajoni i malesise Puke-Mirdite ze vendin e dyte per nga pesha ne pasurite minerale metalike. Ne kete zone gjenden kryesisht rezervat e medha te mineralit te bakrit qe nxiren ne Spac, Kacinar, Kurbnesh, Thire, Rubik, Perlat, Tuc, Porave dhe Qafe Bar. Industria e pasurimit eshte ngritur ne Kurbnesh, Rreps, Fushe Arez dhe Rreshen. Shkrirja dhe elektroliza e bakrit behet ne Rubik.Edhe kjo industri mbas viteve 90' ka ulur ndjeshem prodhimin si pasoje e reformave te privatizimit dhe amortizimit te larte te teknologjise. Kompani te huaja amerikane dhe kanadeze kane shprehur interes per te rivene ne pune industrine e bakrit.Rajoni Mat-Drini i Zi perfshin vendburime te kromit dhe ne zonen e Martaneshit dhe te Bulqizes jane disa miniera per shfrytezim. Ketu eshte ngritur edhe industria e pasurimit me qender Bulqizen dhe Krasten, ndersa ne Burrel funksionin uzina e ferrokromit.Rajoni verilindor eshte i njohur per pasurite e kromit dhe te bakrit. Minerali i kromit nxiret ne Kalimash, Kam dhe ne Ragam, kurse minerali i bakrit nxiret ne Gjegjan dhe shkrihet ne Rezhepaj te Kukesit.Nje pjese e minierave te kromit mbas vitit '90 jane dhene me qera tek privatet per shfrytezim dhe aktualisht jane perfshire ne procesin e privatizimit.Rajoni juglindor ka dy zona hekur nikeli. Ne zonen e Perrenjasit jane keto vendburime : Perrenjas, Pishkash, Bushtrice, Xixillas, kurse ne zonen e Pogradecit Guri i Kuq, Radoka dhe Cervenika. Keto vendburime kane rreth 10 vite qe nuk shfrytezohen, si pasoje e renies se kerkeses ne tregjet nderkombetare.Mjedisi shqiptar eshte i pasur edhe me minerale te tjera metalike dhe jo metalike, me ujra minerale e termominerale, te cilat filluan te shfrytezohen pjeserisht ne fund te viteve 70'.Ne vitin 1990 kjo industri dha 4,3 % te prodhimit te pergjithshem te industrise minerare.Ne rajonin Jugor eshte perqendruar nxjerja e fosforiteve, perpunimi i ujit mineral, nxjerja e kripes dhe e dolomitit.Rajoni qendror eshte i pasur me bokside, kryesisht ne malin e Dajtit, por qe jane shfrytezuar minimalisht.Rajoni Mat-Drin i Zi eshte i njohur per nxjerrjen e mermerit ne Muhur te Peshkopise, per mineralin e squfurit ne Kercisht dhe per ujrat termominerale ne llixha te Peshkopise.Rajoni Malesise Puke-Mirdite dhe rajoni veriperendimor ka perqindje te vogla kuarci, manganez, kaoline, olivinite e deltine.Nxjerja dhe perpunimi i ketyre mineraleve ka qene fare i paket, me perjashtim te mermerit.
Energjia
Prodhimi i pergjithshem i energjise elektrike ne te gjithe vendin ne vitin 1938 ishte 9.3 milione kw/ore. Me perjashtim te nje sasie te vogel te energjise elektrike qe prodhohej nga hidrocentrali i Vithkuqit (Korce) me fuqi te vendosur 600 KW, e gjithe energjia elektrike prodhohej nga centralet me motorra diezel.Mbas pushtimit te vendit me 7 prill 1939 nga Italia fashiste, prodhimi i energjise elektrike vazhdoi me te njejtat kritere. Prodhimi i saj u ul per shkak te luftes qe vazhdoi 6 vjet, dhe si shkak i shkaterrimit dhe te atyre pak centraleve diezel, prodhimi i energjise elektrike ne vitin 1945 ishte vetem 4.4 milione KWh, ose rreth 5 KWh per banore.Ndertimi i tre hidrocentaleve mbi lumin Drin, gjate viteve 1967-1985, Vau i Dejes, Fierze, Koman me fuqi te pergjithshme te instaluar 1 350 000 KW rriti prodhimin vjetor te energjise rreth 5 miliarde KWh.Prodhimi i energjise elektrike ne vitin 1999 vetem nga hidrocentralet ne krahasim me vitin 1945 eshte rritur 1000 here.Aq sa prodhohej energji elektrike ne vitin 1945 prodhon ne nje dite hidrocentrali i Fierzes. Per te arritur ne keto nivele te prodhimit te energjise elektrike u kalua ne disa etapa kryesore: 1. Gjate viteve 1945 deri ne vitin 1951 prodhohej mesatarisht 10 KWh per banore.2. Nga viti 1952, me venien ne shfrytezim te hidrocentralit te Selites dhe te disa termocentraleve, prodhimi i energjise elektrike,deri ne vitin 1958, arriti mesatarisht rreth 80 KWh per banore.3. Me venien ne shfrytezim te hidrocentralit te Ulzes ne janar 1958, prodhimi i energjise elektrike u dyfishua, duke arritur mesatarisht rreth 160 KWh per banore. Me venien ne shfrytezim edhe te tre hidrocentraleve te tjere, te Shkopetit, Bistrices se pare dhe Bistrices se dyte, si dhe termocentralit te Fierit, prodhimi i energjise elektrike per banore ne vitin 1970 arriti ne rreth 500 KWh.4. Me ndertimin e hidrocentralit te Vaut te Dejes ne vitin 1971, prodhimi i energjise elektrike u dyfishua. Aq sa prodhonin te gjitha HEC-et dhe TEC-et ne kete kohe, do prodhonte vetem hidrocentrali i Vaut te Dejes.5. Me ndertimin e hidrocentralit te Fierzes ne vitin 1978, prodhimi i energjise elektrike u dyfishua.6. Me ndertimin dhe venien ne shfrytezim te hidrocentralit te Komanit ne vitin 1985, fuqia e vendosur e tete hidrocentraleve kryesore eshte 1 431 500 KW dhe prodhojne rreth 5 170 000 000 KWh energji elektrike ne vit ose rreth 1500 KWh per banore.
Prodhimi vjetor i energjise elektrike sipas projekteve
1. H/C i Selites 20 milione KWh2. H/C i Ulezes 120 milione KWh3. H/C i Shkopetit 94 milione KWh4. H/C Bistrice e I 100 milione KWh5. H/C Bistrice e II 35 milione KWh6. H/C Vau i Dejes1 miliard KWh7. H/C i Fierzes1.8 miliard KWh8. H/C i Komanit 2 miliard KWh
Burimet hidrike
Shqiperia, me siperfaqen e saj te pergjithshme prej 28 748 km2, ne pergjithesi eshte nje vend malor ku 70 % e zene malet, kodrat, siperfaqet e liqeneve dhe shtratet e lumenjve. Per sa i perket pasurive ujore dhe potencialit hidroenergjitik te saj ajo radhitet nder vendet e para ne Evrope. Territori hidrografik i Shqiperise ka nje siperfaqe prej 44000 km2 ose 57 % me shume se territori shteteror i vendit tone.Lartesia mesatare e territorit hidrografik eshte shume e madhe, rreth 700 metra mbi nivelin e detit.Shqiperia eshte nje vend me rreshje relativisht te shumta.Ne territorin e saj hidrografik ben mesatarisht rreth 1400 m/m shi ne vit. Ne lartesine mbi 1000 m bien rreshje debore, ku ne zonat e thella malore ajo qendron per disa muaj, duke siguruar ne kete menyre furnizimin me uje te lumenjve per periudhen e pranveres dhe deri diku edhe ne vere. Prurja mesatare shumevjecare e rrjedhjes se pergjithshme te lumenjve tane eshte rreth 1.245 m3/sek, e nje rendi me lumenjte e njohur te Evropes, qe derdhen ne Detin Mesdhe si lumi PO me prurje 1.275 m3/sek dhe lumi Ron me prurje 1.350 m3/sek.Te gjithe lumenjte e Shqiperise, me perjashtim te lumit te Vermoshit e kane drejtimin e rrjedhjes nga lindja ne perendim dhe derdhen kryesisht ne detin Adriatik dhe pjeserisht ne detin Jon.Lumenjte me te rendesishem te Shqiperise jane Buna me prurje mesatare shumevjecare prej 652 m3/sek dhe pastaj, me radhe, vijne Drini me 340 m3/sek, Vjosa me 210 m3/sek, Semani me 101 m3/sek, Mati me 74 m3/sek, Shkumbimi me 60 m3/sek etj.Pervec ketyre lumenjve, vendi yne per vete natyren e tij te vecante fiziko-gjeografike nderpritet nga nje rrjet i tere lumenjsh e perrenjsh malore, qe kane burimet ujore 500-1000 m mbi nivelin e detit, te cilet kane vlera te medha hidroenergjitike. Nder lumenjte malore qe kane rezerva ujore te rendesishme dhe potencial hidroenergjitik te konsiderueshem jane Valbona, Curraj, Cemi, Fani i Madh e Fani i Vogel, Kiri, Gjadri, Erzeni, Osumi, Devolli, Smokthina, Benca etj. Megjithese prurjet e ketyre lumenjve relativisht jane te vogla, ata kane renie te madhe dhe bejne qe potenciali hidroenergjitik i tyre te jete i konsiderueshem per vendin tone.Keto resurse e bejne Shqiperine nje vend te pasur ne rezervat ujore dhe potenciali hidroenergjitik qe mund te shfrytezohet te kete vlera te rendesishme per zhvillimin e vendit.Gjate nje viti nga te gjithe lumenjte tane derdhen ne det rreth 39 miliarde m3 uje. Deri tani eshte shfrytezuar rreth 30 % ketij potenciali, ndersa vellimi i liqeneve artificiale per te rregulluar prurjet e lumenjve eshte i barabarte me 40 % te prurjes vjetore te lumenjve qe derdhen ne det.Ne baze te studimit te aprovuar, potenciali i lumit Drin do te shfrytezohet me pese hidrocentrale: hidrocentrali i Skavices, Fierzes, Komanit, Vaut te Dejes dhe Bushatit. Te pese hidrocentralet e Drinit do te kene nje fuqi te vendosur prej 1.8 milion KW dhe nje prodhim mesatar te energjise elektrike prej rreth 6.7 miliarde KWh ne vite. Per te prodhuar kete energji elektrike me nafte do te duheshin rreth 2.8 milione tone nafte ne vit.
Secili nga keto hidrocentrale do te kete fuqi te instaluar dhe do te prodhoje mesatarisht energji elektrike ne vit si me poshte:
Hidrocentrali i Skavices 350 000 KW dhe 1.5 miliarde KWh Hidrocentrali i Fierzes 500 000 KW dhe 1.8 miliarde KWh Hidrocentrali i Komanit 600 000 KW dhe 2.0 miliarde KWh Hidrocentrali i Vaut te Dejes 250 000 KW dhe 1.0 miliard KWh Hidrocentrali i Bushatit 100 000 KW dhe 0.4 miliard KWh
SISTEMI I SHPERNDARJES ENERGJISE
Deri ne fund te vitit 1997, gjatesia e pergjithshme e linjave te tensionit te larte te transmetimit te energjise ishte 3690 km, me tensione si me poshte:
-Linja 35 KV me gjatesi 1240 km-Linja 110 KV me gjatesi 1195 km-Linja 150 KV me gjatesi 35 km-Linja 220 KV me gjatesi 1100 km-Linja 400 KV me gjatesi 120 km . ZSH
 
Top