• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Eliminohet Skënderbeu



ثndrra e Skënderbeut për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve mbeti vetëm ëndërr. Skuadra shqiptare u mposht edhe në ndeshjen e kthimit nga Dinamo Zagreb, me rezultat 4:1. Kroatët siguruan pjesëmarrjen në garën kryesore evropiane për klube, falë triumfit me rezultat të përgjithshëm 6:2.

Ballafaqimi nisi furishëm kur Dinamo Zagreb kaloi në epërsi me golin e El-Arbi Hilal Soudani në minutën e nëntë. Por, menjëherë në aksionin e radhës, Skënderbeu shënoi nëpërmjet Esquerdinha. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve pasi Armin Hodzic shënoi në minutën e 15-të.

Pas intervalit, Skënderbeu mori shpresë të re kur Goncalo Santos u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 48-të. Mirëpo, çdo shpresë të mysafirëve për një rikthim të mundshëm u shua në minutën e 55-të, kur Jeremy Taravel realizoi golin e tretë të Dinamos.

E rezultatin përfundimtar e vendosi Soudani, në minutën e 81-të. Skënderbeu bëri një rrugëtim të mrekullueshëm por dështoi në pengesën e fundit. Megjithatë, skuadra e trajnerit Mirel Joca ka arritur sukses të madh dhe do të garojë në Europa League.

zeri.info
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Skënderbeu mëson kundërshtarët në Europa Ligë



Sot është hedhur shorti për fazën e grupeve në Europa Ligë i mbajtur në Monako, ka dhënë përballje mjaft interesante.

Ekipi korçar, Skënderbeu është radhitur në grupin H dhe do të përballet me Sportin Lisbonën, Beshikatashin dhe Lokomotivën e Moskës.

Ndërsa futbollistët e kombëtares shqiptare në ekipin e Baselit kundërshtarin më të fortë do ta kenë Fiorentinën në grupin I, raporton Koha.net. Në anën tjetër Anderlechti i Besnik Hasit është në grupin J dhe do të ketë përballë dy skuadra shumë të forta si Tottenhami dhe Monaco.

Ndeshjet do të zhvillohen duke filluar më 17 shtator, 1 dhe 22 tetor, 5 dhe 26 nëntor dhe 10 dhjetor.
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Skënderbeu e nis me humbje aventurën evropiane



Skënderbeu e ka nisur me humbje aventurën në Europa League, ku u mposht në “Elbasan Arena” nga skuadra turke, Besiktas, me rezultat 0:1.
Besiktas që ka një përvojë të madhe në Evropë, e dominoi ndeshjen ndaj skuadrës korçare, ndonëse golin e gjeti vetëm një herë.
Ishte Jose Sosa që në minutën e 28’, shënoi golin që i solli fitoren Besiktasit.
Ndeshjen e radhës Skënderbeu, e zhvillon në Rusi, ndaj Lokomotivës së Moskës./Indeksonline/
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Skenderbeu i hengri dy petulla ne pjese te pare, por po luan me nje lojtar me pak nga minuta e 24.
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Humbje e rëndë e Skënderbeut në Lisbonë



Skënderbeu ka pësuar humbje të thellë me rezultat 5-1 nga Sportingu në Lisbonë.
Ndeshja e vlefshme për xhiron e tretë të Europa League u zhvillua me motivim të madh për Skënberbeun, por me vendasit që nuk arritën të tregojnë veten në fillim të pjesës së parë.

Por, për Sportingun pati dritë në horizont, kur Hamdi Salihi krejt pa nevojë u ndëshkua me karton të kuq (24').
 

Tomka

Anëtar i ri
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Nuk e kuptova kurre kte insistimin e korces per te marre Salihun? Per mua ai eshte sulmues i mbaruar. Dhe per me teper kapricot e Joses lejne ne stol dhe lojtar si Hristov i cili aktivizohet dhe me kombetaren bullgare. Ta gzojne salihin tani ,jepi 150 mije euro ne sezon duke bere asgje.
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Une e percolla ndeshjen qe nga minuta e pare dhe mendoj se referet ishin jasht cdo referimi te drejte. Hamdi Salihu protestoi per nje vendim te vleresuar gabim nga referi anesore, qe per te veprimin e njejte ne anen tjeter ishte referuar ndryshe. Ketu mori kartonin e pare...edhepse une mendoj qe duhet te lirohemi nga shprehia e protestave, sepse ato nuk ndryshojne vendimin, por i sjellin dem ekipit. kartonin e dyte e mori per nje nderhyrje te gabuar, por te pa qellimshme, per cka cdo refer duke e ditur qe ka tashme nje karton te dhene jo me aresyetim te forte, nuk do ta ndeshkonte, plus qe ishte minuta 24 e ndeshjes. Me kete e shkaterroi edhe lojen edhe ndikoi direkt ne rrjedhen e ndeshjes.
Penalltia e pare, inekzistente. Fauli filloi jasht 16 metershit, edhepse lojtari i Sportingut u perplas ne 16-she. Fatkeqesisht Shehi-i i iku toper per fare pak...Po ta ndalonte do te ishte nje shtyse e forte per Skenderbeun dhe ne deshprim per Sportingun.
Penalltia e dyte ekzistonte dhe u referua me te drejte.
Pjesa tjeter e ndeshjes u luajt s aper te plotesuar minutat ku morem 3 dhe realizuam golin e pare ne Europa Lige.
Ne pergjithesi, hic ndeshjen kunder Beshiktashit-t ne Elbasan Arena ku Korcaret u frikesuan shume, dy paraqitjet tjera (ajo ne Moske dhe kjo ne Lisbone) nuk mund te shahen.
 

Tomka

Anëtar i ri
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Sa per t'qene i sakte kartonin e dyte e mori per prekje me dore ne zonen e penalltise dhe jo per nderhyrje. Deshte me bo gol alla maradona.
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Skënderbeu historik, fitore në Europa League



Skënderbeu ka shkruar historinë duke regjistruar fitoren e parë të një klubi shqiptar ndonjëherë në fazën grupore të Europa League. Korçarët mundën Sporting Lisbonën me rezultat 3-0.
Shkatërrimi ndaj top skuadrës portugeze filloi nga minuta e parë, ku vendasit ishin më dominantë me Bernard Berishën i cili shkëlqeu.

Kështu vendasit kanë kaluar në epërsi në Elbasan Arena me anë të Lilajt (15'), i cili realizoi nga afërsia.

Vetëm dy minuta pas golit të Sabien Lilajt ishte Rui Patricio, portieri i skuadrës portugeze, që mori karton të kuq për t'u përjashtuar nga takimi.

Dhe nga pika e bardhë në minutën e 18-të ishte sërish Lilaj që në mënyrë elegante shënoi për 2-0.

Duke pasur një lojtar më pak në terren, në pjesën e dytë Sportingu bëri presion, por Skënderbeu u tregua vendimtar duke shënuar golin e nokautit.

Bakary Nimaga në minutën e 56-të shënoi një gol të bukur nga largësia për 3-0.

Deri në fund të takimit nuk ndodhi ndonjë befasi dhe Skënderbeu e fitoi bindshëm takimin kundër të gjitha parashikimeve.

Tash Skënderbeu kthehet në lojë për t'u kualifikuar në xhiron tjetër.

Grupin H e kryeson Lokomotiv Moska me 8 pikë, kurse Besiktasi ka 6 pikë në vendin e dytë. Skënderbeu është në vendin e katërt me 3 pikë, një pikë më pak se Sportingu në vendin e tretë.

Në këtë grup janë edhe dy ndeshje për t'u zhvilluar dhe një kualifikim i Skënderbeut do të ishte absolutisht historik, edhe pse i vështirë në këtë moment me këtë situatë tabelare. /Telegrafi/
 

Tomka

Anëtar i ri
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Nuk po kuptojme asgje. Nje ekip qe shkerrmoqet ndeshjen e pare 1-5 shfaqet si me qene barcelona ne ndeshjen e dyte. Urime Korces.
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Sonte Beshiktash - Skenderbeu.

Turqit shumë respekt për Skëndërbeun



Te Beshiktashi nuk e nënvlerësojnë Skënderbeun. Edhe pse ka në dispozicion një skuadër me shumë lojtarë të njohur në arenën ndërkombëtare, trajneri i Beshiktashit, Senjol Gunes nuk u zë aspak besë korcarëve.
Sipas 63-vjecarit turk edhe pse ekipi fitoi 1-0 në sfidën e parë ndaj Skënderbeut, kampionët e Shqipërisë janë përmirësuar shumë që nga ajo periudhë dhe në ndeshjen e kësaj të Enjteje, Beshiktashi nuk do ta ketë aspak të thjeshtë për të marrë një tjetër trepikësh, raporton "Super Sport".
“Ne u përballëm me Skënderbeun në ndeshjen e parë të grupit. Nuk hasëm shumë vështirësi në atë sfidë, pasi edhe pse fituam vetëm 1-0 krijuam shumë raste për gol dhe asnjëherë nuk vendosëm në diskutim marrjen e tre pikëve. Megjithatë Skëndërbeu kohët e fundit është përmirësuar së tepërmi, ata kanë patur një rritje të jashtëzakonshme dhe kjo gjë na e vështirëson jashtëzakonisht objektivin për të marrë një tjetër fitore ndaj tyre.
Në ndeshjen e fundit, Skëndërbeu mposhti 3-0 Sportingun e Lisbonës që është skuadra më e fortë e grupit, dhe kjo është një tjetër e dhënë që tregon shumë për forcën e tyre. 2 muaj më parë ne luajtëm ndaj skuadre pa eksperiencë por me ndeshjet që ka zhvilluar deri tani Skëndërbeu ka fituar goxha përvojë, dhe mund t’i hapë probleme cdo kundërshtari. Fitorja ndaj tyre nuk është e sigurtë për ne”/indeksonline.net
 

Tomka

Anëtar i ri
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Luani 2-1 me pjese , Gol - Gol ose live qe shenohen 2 gola mbas minutes 75 ;)
 
Top