• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Aver

VIP
Ne kete teme mund te sjellen rezultatet, diskutimet, prognozat dhe cdo diskutim tjeter sa i perket ekipeve shqiptare ne skenen europiane te futbollit.

Skenderbeu dhe Kukesi po e shkruajne historine sivjet. Sot erdhi edhe fitorja e radhes e korcareve, kesaj radhe ndaj Milsamit te Moldavise.

Skënderbeu pranë EL, mrekullisht kërkon LK-në




Skënderbeu ka një epërsi prej 2-0 nga takimi i parë kualifikues për Ligën e Kampionëve dhe atë epërsi në terren mysafir ndaj skuadrës Milsami pas fitores së shënuar sonte mbrëma.
Skuadra korçare ishte më e fortë në takimin e zhvilluar ndaj Milsamit në Moldavi.

Ishin moldavët ata që u favorizuan për fitore, por Skënderbeu tregoi se jo më kot ka ardhur deri këtu.

Pjesa e dytë ishte start i ëndrrave për shqitparët. Hamdi Salihi realizoi pas një asistim nga Latifi për 1-0.

Moldavët luajtën lojë agresive dhe kjo u vërejt në minutën e 73-të, kur Hamdi Salihi realizoi për 2-0, tash nga pika e bardhë për të vërtetuar formën e tij bombastike dhe për të hapur dyert e të bërit realitet të ëndrrës për një kualifikim, transmeton Telegrafi.

Deri në fund të takimit nuk pati më gola dhe Skënderbeu kthehet në shtëpi me fitore.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Shqipëri, ku Skënderbeu do të provojë që të ruajë e pse jo ta thellojë rezultatin favorizues.

Nëse Skënderbeu kualifikohet nga ky raund, atëherë do të sigurojë një plasman në fazën grupore të Europa League, gjë që është shumë e mundshme, teksa në rast se kualifikohet edhe nga raundi final, ku pritet të ketë punë me një top skuadër evropiane, atëherë do të arrijë edhe ëndrrën e madhe, fazën grupore të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Historike: Skënderbeu siguron Europa League, synon Champions



Skënderbeu ka bërë histori duke siguruar fazën e grupeve të Europa League, ndërsa ende ndodhet në garë për tu kualifikuar në Champions League.
Në fakt, ekipi shqiptar triumfoi para shikuesve të vetë në stadiumin Elbasan Arena kundër Milsamit me rezultat prej 2:0 (4:0) në kuadër të Champions League, e cila gjë ka bërë që skuadra korçare të kualifikohet për në fazën e “Play-Off” të Championsit.

Por, në rast se eliminohet në raundin e ardhshëm të fazës eliminatore të garës më prestigjioze evropiane për klube, atëherë skuadra korçare do të ketë mundësinë të luajë në Europa League, pasi që skuadra që arrin në fazën e fundit të Champions Leagues dhe nuk kalon tutje, automatikisht kualifikohet për në garat e fazës së grupeve të Europa Leagues, transmeton Telegrafi.

E gjitha filloi mirë kur ekipi moldav mbeti pa një lojtar në minutën e 14-të takimit, kur Goran Androniq shkakton një ndërhyrje mjaft të ashpër ndaj Eskardinjës dhe gjyqtari nuk ka hezituar duke e ndëshkuar me karton të kuq.

Vetëm dy minuta më vonë erdhi edhe dënimi i dytë për moldavët, por kësaj radhe nga ana e Hamdi Salihut, i cili sërish ishte fatal për ekipin mysafirë.

Bernard Berisha hedh një top në zonë nga e majta, Nimaga tenton me një gjuajtje me të majtën, por grushton portieri mik, aty pranë ndodhet si gjithmonë Hamdi Salihi, i cili nuk mund të gabojë dhe godet në mënyrë perfekte me kokë duke kaluar korçarët në avantazh. Ky njëkohësisht ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ani pse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit.

Edhe në pjesën e dytë skuadra shqiptare vazhdoi domimin në ndeshje. Pas aksioneve të njëpasnjëshme, korçarët ngritin epërsinë në dy gola. Kristi Vangjeli jep një pasim perfekt nga krahu i djathtë për Geraldo Prognin, i cili doli i vetëm përballë portierit dhe godet fort me të djathtën duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 55-të të ballafaqimit të dytë kundër Milsamit.

Megjithëse në vazhdim të takimit vendasit e kërkuan edhe golin e tretë, ndërsa mysafirët me kundërsulme golin e parë, takimi përfundoi me rezultat prej 2:0, përkatësisht rezultati nga dy ndeshjet ishte 4:0 për Skënderbeun.

Kujtojmë se dy gola i shënoi Skënderbeu në ndeshjen e parë në Moldavi kundër Milsamit, duke fituar pastër 2:0 falë dopietës së sulmuesit Hamdi Salihit. Pas golit të kësaj mbrëmje, Salihi e dërgon në pesë shifrën e shënimeve të golave për korçarët në katër ndeshje, përkatësisht në tre në Champions League/telegrafi.
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Shorti i LK: Skënderbeu luan ndaj Dinamo Zagrebit



Skënderbeu është caktuar të përballet me skuadrën kroate Dinamo Zagreb, në fazën e play-offit të Ligës së Kampionëve.
Kampionët e Shqipërisë arritën në play-off të garës elitare evropiane pasi eliminuan skuadrën moldave Miliami në rundin e tretë kualifikues.

Tash ata do të kenë përballë një tjetër skuadër ballkanase, në tentim për të shkruar histori në futbollin shqiptar.

Skënderbeu është e para skuadër shqiptare që arrin në këtë fazë dhe edhe nëse eliminohet, do ta ketë të sigurt pjesëmarrjen në garën e dytë evropiane, Europa League.

Më herët drejtues të skuadrës kroate kishin shprehur dëshirën për ta pasur Skënderbeun si kundërshtar në play-off, një dëshirë që u plotësua.

Nga sfidat tjera, Baseli i shqiptarëve është caktuar përballë skuadrës izraelite Makabi Tel Aviv, Celtic përballë suedezë të Bate. Serbët e Partinazit do të luajnë me bjellorusët e Bate Borisov, derisa APOEL i Qipros me skuadrën nga Kazakistani, Astana.

Ndeshjet e para do të zhvillohet më 18 dhe 19 gusht ndërsa ato të kthimit më 25 dhe 26 gusht. /Telegrafi/

CHAMPIONS ROUTE

Astana(KAZ) –APOEL(CYP)
Skënderbeu(ALB) - Dinamo Zagreb(CRO)
Celtic(SCO) –Malmِ(SWE)
Basel(SUI) - M. Tel-Aviv(ISR)
BATEBATE(BLR) – Partizan(SRB)
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Nuk di a ta quaj te mire apo jo kete short. Dinamo eshte ekipi me i forte nga te gjitha ekipet e vendeve te dala nga ish-Jugosllavia. Megjithate kishte akoma me te forte se Dinamo. Shyqyr qe nuk i ra me Baselin psh.

Hajde suksese.
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Erdhi ora dhe per futbollin shqiptar... :D Shpresojem te pakten te futet ne grup kjo po qe do ishte nje arritje akoma dhe me e madhe per ne :)

I uroj sukese Skenderbeut.. Dhe pse e veshtir ndaj D.Zagrebit por jo e pa mundur...
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Champions, frikë për dhunë nga tifozët e Zagrebit në Elbasan Arena



Tifozët ultras të Dinamos së Zagrebit kanë vënë në alarm klubin e Skënderbeut. Kampionët korçarë kanë marrë sinjale nga klubi kroat dhe nga UEFA se, pjesëtarë të tifogrupit “Bad Blue Boys”, të cilët janë në listën europiane të tifozëve huliganë, do të jenë edhe në “Elbasan Arena”.

“Ne kemi informacion që ky grupim tifozësh, i cili organizohet jo vetëm nga kroatë, por edhe nga binjakëzime të tyre me tifozeri greke dhe boshnjake, po organizohen dhe mendohet të jenë të pranishëm në Elbasan Arena. Ata bëjnë çdo gjë që të prishin mbarëvajtjen e ndeshjes, por jo vetëm”, tha Mario Nikolli, menaxher i skuadrës së Skënderbeut.

Pasi ka kërkuar qetësi nga tifozët shqiptarë, Nikolli ka kërkuar ndihmë edhe nga policia, që të marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e kësaj sfide kaq të rëndësishme për Skënderbeun.

Nikolli ka theksuar gjithashtu se, me skuadrën e Dinamos së Zagrebit do të vijnë dhe një numër i konsiderueshëm oficerësh kroatë, të cilët do të ndihmojnë palën shqiptare në neutralizimin e situatave të dhunshme, që mund të krijojnë tifozët e “Bad Blue Boys”.

Ndërkohë mësohet se, deri pasditen e së hënës janë shitur rreth 9 mijë bileta për sfidën mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit./TCH
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Nese e sjell dikush ndonje link per ndeshjen qe luhet sonte do ja dija per nder.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Neser eshte ndeshja h'Aver ;)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Po po e lexova me vone :D

Se si me jane ngaterru kabllat nje zot e di.

Nejse, neser me 1 fitore kismet ;)

Nuk ke faj h'Aver ;) Mire qe kemi mend ne tere kete vape ;)
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

E futi 1 gol Skenderbeu.

Skenderbeu 1 - 0 Dinamo
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

ae don linkun apo e ke gjet linkun
MilloxTV: CH16
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

ncncnc 1 me 1

pakujdesi e mbrojtjes.
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

jo pakujdesi por ishte pozicion jasht loje ;)
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Nga pozicion jashte loje ra goli? Paskem qene te nemur.

Ai shkodrani yt e humbi nje rast te arte. :p
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Nga pozicion jashte loje ra goli? Paskem qene te nemur.

Ai shkodrani yt e humbi nje rast te arte. :p

Ai ja fut kot rast shum i paster goli.

skenderbeu mbaroj nuk arrijn as te levizin tani jan te lodhur shpresoj te mbaroj 1 1
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Shenuan serish kroatet.

Si duket perfundoj avantura e Skenderbeut ne europe per kete vit.

Megjithate shpresa vdes e fundit. Ndoshta ndodh ndonje mrekulli ne Kroaci.
 

ricky_ch

******
Pe: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Tani paramendone t'iu dali ndonjërit prej tyre Bayerni, Reali apo Barcelona???
ثshtë kjo për CL apo diçka si regjionale?

Nejse, as Dinamo nuk e ka larg...

Gati se harrova të them se shumë impresionues ishte goli i Shkëmbit...

Një gjë duhet cekur nga e gjitha: se sporti shqipëtar po përparon, por ende nevoitet punë!
Sukses!
 
Redaktimi i fundit:

Aver

VIP
Titulli: Pe: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Tani paramendone t'iu dali ndonjërit prej tyre Bayerni, Reali apo Barcelona???
ثshtë kjo për CL apo diçka si regjionale?

Nejse, as Dinamo nuk e ka larg...

Eshte per ligen e kampioneve.

Ne grupe edhe keta e dijne qe jane pa gjasa, por aty jane milionat. Edhe ne fitore e barazime arketohen miliona euro. Lek i madh eshte aty.
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Po tallesh ti?
 

Aver

VIP
Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Kur i di pse pyet?
 

Aver

VIP
Titulli: Pe: Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Unë flas për regjionale, për Bayernin, Barcelonën, e Realin,
e ti e merr si pyetje?

Zotëri, para se të përgjigjesh, analizoji gjërat pakëz.

Si qenkan regjionale Barcelona, Bayerni e Reali?

Ligat regjionale jane ligat me te uleta te shteteve. Ato te treta, katerta apo pesta.

Ti dukesh qe merr shume ere ne futboll.
 

ricky_ch

******
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

Si qenkan regjionale Barcelona, Bayerni e Reali?

Ligat regjionale jane ligat me te uleta te shteteve. Ato te treta, katerta apo pesta.

Ti dukesh qe merr shume ere ne futboll.

Akoma s'je kah kupton.
Pyetja ishte metaforike, ore zotëri....
 
Top