• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

ti je socialiste :p lol
Me shkon me shume ngjyra roze :butterfly: :p .. Po mos u merzit ti se na permbyte me lot :p Nuk ben burri keshtu per nje cope pushteti :hihi: :puthje:
 
SaD

♪♫Jè t'aimè mon àmour♪♫
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Me shkon me shume ngjyra roze :butterfly: :p .. Po mos u merzit ti se na permbyte me lot :p Nuk ben burri keshtu per nje cope pushteti :hihi: :puthje:
pse ke nigju shkodran qe merzitet nai here lol jena demokrat dhe do desim pa buk dhe pd ja japim :p ke inad plas :p lol lo
 
Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Mire do beni te rrini pa buke keni nevoje per pak diete se ju shendoshi shume ajo Topallja :pijegirl: lol

Ika nashi dhe mos u merzitni i ka jeta keto, dite me te mira do te vine :D
 
un sjam maj politikan thjesht me qe ishte fut ne vaLLE KEITI me qe e njof ate kaq isha kurjoz lol paqim maj kujdes rruges :p :puthje:
 
Aver

VIP
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Nuk befasohem shume me dominimin e se majtes. Ata e kane qeverine dhe nuk do shume logjike, kur e kemi parasyshe skenen politke te Shqiperise, se komunat e majta do te kene me shume perkrahje nga qendra se ato te djathta. Kjo ka bere qe shume qytetare te mendojne dy here per voten e tyre.

Befasi nuk ka shume, por me beri pershtypje rezultati i ngushte te Berati sepse e dija si bastion te PS-se. Gjithashtu nje dominim te tille te PD-se ne Permet nuk e prisja. Shkodren e prisja deri diku qe te ishte blu, ndersa per te tjerat po presim deri ne fund se ka akoma shume vota te panumeruara.
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Glover: Zgjedhjet, në përgjithësi mirë. Defektet cënuan besimin tek procesi

Shefja e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, Audrey Glover ka prezantuar këtë të hënë raportin paraprak për zgjedhjet vendore.

“Në këto zgjedhje pati një zgjedhje të qartë mes kandidatëve dhe fushata ishte e qetë, duke regjistruar përmirësim krahasuar me më parë. Por mungesa e vullnetit politik nga partitë e mëdha për të zbatuar kuadrin ligjor minoi disi procesin”, ka deklaruar Glover.

Mendojmë se jo të gjitha kërkesat u përmbushën, ka theksuar ajo, duke nënvizuar se “disa afate ligjore nuk u respektuan dhe disa vendime të marra nga KQZ ishin në kundërshtim me ligjin”.

“Disa KZAZ nuk kanë funksionuar në mënyrë efikase pasi nuk u janë dhënë materialet zgjedhore”, ka thënë Glover. Edhe për mediat kemi pakënaqësi, ka vijuar ajo, duke nënvizuar se “ndikimi i partive të mëdha kufizoi lirinë e shprehjes”.

Duke ritheksuar se, në përgjithësi zgjedhjet ishin pozitive, shefja e vëzhguesve ka vënë në dukje defekte, si votimet në grup dhe gabimet procedurale.

“Gjithashtu, lëvizjet e militantëve të partive kanë minuar besimin e procesit. ODIHR do të monitorojë pjesën e mbetur të tij”, ka thënë Glover.

Ajo ka shtuar se, raporti përfundimtar mbi zgjedhjet e 21 Qershorit do të publikohet pas dy muajsh, me rekomandime për çuarjen në drejtimin e duhur të zgjedhjeve.

Pyetjes së Top Channel se, a mundet Shqipëria që me këto zgjedhje të ketë arritur një standard krahasuar me zgjedhjet lokale të kaluara, zonja Glover iu përgjigj:

“Ne nuk krahasojmë zgjedhjet me njëra-tjetrën. Kështu që ne, në raportin tonë do të tregojmë se çfarë kemi parë deri tani. Por kjo do të vazhdojë, sepse vëzhguesit janë ende në terren dhe po mbledhin informacion për ne. Pas dy muajsh do të publikojmë raportin përfundimtar dhe do të mund të bëjmë komente”.

/ Top Channel
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

LAJME TE FUNDIT:
Lushnjë, fiton ASHE me kandidatin Fatos Tushe.
Pogradec, fiton APPD. Eduart Kapri fiton me 1400 vota diferencë.
Maliq, fiton ASHE. Gëzim Topçiu fiton me 1676 vota diferencë.
 
Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Nuk befasohem shume me dominimin e se majtes. Ata e kane qeverine dhe nuk do shume logjike, kur e kemi parasyshe skenen politke te Shqiperise, se komunat e majta do te kene me shume perkrahje nga qendra se ato te djathta. Kjo ka bere qe shume qytetare te mendojne dy here per voten e tyre.

Befasi nuk ka shume, por me beri pershtypje rezultati i ngushte te Berati sepse e dija si bastion te PS-se. Gjithashtu nje dominim te tille te PD-se ne Permet nuk e prisja. Shkodren e prisja deri diku qe te ishte blu, ndersa per te tjerat po presim deri ne fund se ka akoma shume vota te panumeruara.
PD ka sjelle kandidate qe kane nje lloj kredibiliteti nga populli, kjo eshte arsyeja qe ne Permet fitoi kandidati i djathte. Ndersa te majtet i ndihmoi shume ndarja e re territorjale, kjo eshte arsyeja qe fitoi Dako ne Durrres dhe shume te tjere.
 
Aver

VIP
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Rezultatet për 35 bashki - 25 fitohen nga e majta, 10 nga të djathtët

Rezultatet për 35 bashki. 25 fitohen nga kandidatët e majtë, 10 nga të djathtët Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 35 bashki. Në 25 prej tyre kanë fituar kandidatët e majtë, ndërsa në 10 fitues janë kandidatët e së djathtës.

1. Poliçan, Adriatik Zotkaj
2. Skrapar, Nesim Spahiu
3. Pukë, Gjon Gjonaj
4. Fushë Arrëz, Fran tuci
5. Has, Adem Lala
6. Delvinë, Rigles Balili
7. Kolonjë, Arben Malo
8. Libohovë, Luiza Arifi
9. Belsh, Arif Tafani
10. Himarë, Jorgo Goro
11. Cërrik, Altin Toska
12. Konispol, Shuaip Beqiri
13. Pustec, Edmond Themelko
14. Mirditë, Ndrec Dedaj
15. Roskovec, Majlinda Bufi
16. Ura Vajgurore, Juliana Memaj
17. Gramsh, Luljeta Dollani
18. Sarandë, Floriana Koka
19. Rrogozhinë, i poshter Nuredini
20. Korçë, Sotiraq Filo
21. Peqin, Saimir Hasalla
22. Tepelenë, Tërmet Peçi.
23. Kurbin, Artur Bardhi
24. Lushnje, Fatos Tushe
25. Këlcyra, Klement Ndoni

Bashkitë e fituara nga kandidatët e djathtë:

1. Klos, Basir اupa
2. Tropojë, Besnik Dushaj
3. Përmet, Niko Shupuli
4. Mat, Nezir Rizvani
5. Selenicë, Përparim Shametaj
6. Vorë, Fiqiri Ismaili
7. Pogradeci, Eduart Kapri
8. Vau i Dejës, Zef Hila
9. Kukës, Bashkim Shehu
10. Mallakastër, Agron Kapllanaj

Në 30 bashkitë e tjera vijon numërimi i votave. Duket se për disa prej tyre do të kemi shumë shpejt mbyllje të procesit të numërimit të votave. Për bashkitë e Kukësit, Divjakës, Kurbinit, Librazhdit, Memaliajt dhe Këlcyrës kanë mbetur për t’u numëruar vetëm disa kuti.

indeksonline.com
 
Vvetoni

Larguar
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Unë si i majtë me bindje politike gëzohem për këtë sukses të ideologjisë së majtë. Më sa pash gjasat janë që 45 bashki të jenë të udhëhequra nga të majtët. Suksese dhe urime.

P.s futboll prapë me të djathtën luj :p
 
Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

5 gra kryebashkiake jo keq ne shoqerine maskiliste :D
 
Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Ti gezoni dhe u shtofshit se ne meshkujt e kemi vertetuar qe nuk jemi gje ne keto pozicione :p Na duhet dhe nje presidente dhe jemi ok
 
Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Vetem si ate te kosoves nuk e duam por ama Grida Duma sdo ishte keq... Presidente sexy :p
 
Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Hahaha se njoh ate te kosoves, vec tek Apartamenti 2XL qe kam qen disa here dhe e perdornin "H" e emrit te saj per humor :D Grida Duma ? !Ti thua qe te na vijne ne shqiperi gjithe udheheqesit e botes ,gjoja per vizit per shtetin por ne fakt per te takuar Griden :p Eshte e re ,duhet ta lejme te piqet edhe pak :)
 
Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Bukurise nuk i thuhet asnjehere jo. Mendo sa donacione do vinin nga bukuria e saj :D
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Rezultatet për 40 bashki. 29 fitohen nga kandidatët e majtë, 11 nga të djathtët -

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 40 bashki. Në 29 prej tyre kanë fituar kandidatët e majtë, ndërsa në 11 fitues janë kandidatët e së djathtës.

Bashkitë e fituara nga kandidatët e majtë:

1. Poliçan, Adriatik Zotkaj
2. Skrapar, Nesim Spahiu
3. Pukë, Gjon Gjonaj
4. Fushë-Arrëz, Fran Tuçi
5. Has, Adem Lala
6. Delvinë, Rigles Balili
7. Kolonjë, Arben Malo
8. Libohovë, Luiza Arifi
9. Belsh, Arif Tafani
10. Himarë, Jorgo Goro
11. Cërrik, Altin Toska
12. Konispol, Shuaip Beqiri
13. Pustec, Edmond Themelko
14. Mirditë, Ndrec Dedaj
15. Roskovec, Majlinda Bufi
16. Ura Vajgurore, Juliana Memaj
17. Gramsh, Luljeta Dollani
18. Sarandë, Floriana Koka
19. Rrogozhinë, i poshter Nuredini
20. Korçë, Sotiraq Filo
21. Peqin, Saimir Hasalla
22. Tepelenë, Tërmet Peçi.
23. Kurbin, Artur Bardhi
24. Lushnje, Fatos Tushe
25. Këlcyrë, Klement Ndoni
26. Shijak, Ardian Kokomani
27. Memaliaj, Durim Rroshi
28. Fier, Armando Subashi
29. Gjirokastër, Zamira Rami

Bashkitë e fituara nga kandidatët e djathtë:

1. Klos, Basir اupa
2. Tropojë, Besnik Dushaj
3. Përmet, Niko Shupuli
4. Mat, Nezir Rizvani
5. Selenicë, Përparim Shametaj
6. Vorë, Fiqiri Ismaili
7. Pogradeci, Eduart Kapri
8. Vau i Dejës, Zef Hila
9. Kukës, Bashkim Shehu
10. Mallakastër, Agron Kapllanaj
11. Dropull, Arqile Deçka

Në bashkitë e tjera vijon numërimi i votave. Duket se për disa prej tyre do të kemi shumë shpejt mbyllje të procesit të numërimit të votave. Për bashkitë e Kukësit, Divjakës, Kurbinit, Librazhdit kanë mbetur për t’u numëruar vetëm disa kuti.

/ Top Channel
 
Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Bukurise nuk i thuhet asnjehere jo. Mendo sa donacione do vinin nga bukuria e saj :D
Imagjino pastaj ta kerkonte ndonje sheik per nuse dhe te na thoshte sa doni qe te ma jepni ? Do e shisnim per 100 mld $ , si thua ?
 
Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Keto zgjedhje na merziten se ishin shum te qeta , ska lezet kshu sepse ne jemi mesuar me sherre ,bllokime etj . Per mua nuk ja vlejten :p
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Kur po mbarojne kto numerimet qe te lirohet televizori aman.
 
Aver

VIP
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

"Erion Veliaj fitoi zgjedhjet sepse mori më shumë vota se Halim Kosova."

Nard Ndoka
 
Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Tani gjithe pushteti eshte ne duart e Edit . Le te shohim çdo beje me te .
 
Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Mua me tremb shume pushteti absolut ne duart e dikujt(sidomos te Edit) mgjate Zoti paste meshire per shqiptaret
 
Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Sikur ka dicka qe s shkon hic ketu :D
 
Aver

VIP
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Sikur ka dicka qe s shkon hic ketu :D
Lol

Paskan votu edhe te vdekurit.

Ketu, ne Kosove, e bejne ne vazhdimesi. Eshte moment i mire, qe sa here qe kemi zgjedhje t'a takoj gjyshin, gjyshen etj.
 
Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Ishalla te kemi marr ndonje vote tek keshilli bashkiak nga keta te vdekurit te pakten :D
 
Aver

VIP
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Luli asnjehere nuk ma kishte mbush synin. Gjynah.

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Tension në Vorë, mbështetësit e LSI kundërshtojnë numërimin

Në Vorë situata është tensionuar këtë të martë, pasi një grup mbështetësish të LSI-së protestuan para qendrës së numërimit të votave.

Ata kërkuan rishqyrtimin e materialeve të një kutie ku rezultoi se ishin dy vota më tepër. Gjithashtu, ata kërkuan përsëritjen votimit duke theksuar se nuk i pranonin rezultatet dhe duke pretenduar për 600 vota fiktive.

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama u bëri thirrje atyre që të largohen, ndërkohë që ata pritet të rimblidhen në orën 19:00.

Në Vorë rezulton fitues kandidati i djathtë Fiqiri Ismaili me 50.45 për qind të votave, ndaj 49.55 të kandidatit të majtë Luan Sallaku. Por në numërimin e dy kutive të fundit KZAZ-ja gjeti 2 vota shtesë.

“KZAZ-ja 26, pasi mbylli numërimin la për shqyrtim dy kuti, ato të Domjes. Njëra për mospasqyrim të rezultatit në KQZ dhe tjetëra për faktin se kishte dy vota shtesë. KZAZ-ja u hap këtë të martë dhe u përgatit për shqyrtimin e kutisë. U bë hapja e kutisë dhe sërish rezultuan dy vota tepër në kutinë e kandidatit. Pasi përfunduam shqyrtimin, ne do të pasqyrojmë rezultatin në KQZ bashkë me dy votat tepër”, ka sqaruar kreu i KZAZ-së, Armand Uriçi.

/ Top Channel
 
sensuu

sweet
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

ckomunista paskan qene shqiptaret
 
Top