• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Eco Guerilla”: Deri të premten e ardhshme keni afat ta mbyllni Jugohromin

legjenda

Anëtar i Nderuar
E plotësuar) - “Boll mo”, “Mos filozofo, dil në protestë”, “Duam ajër të pastër”, “Tetova po mbytet”, ‘’Njësia e gjashtë sa vota nga Jugohromi?”, kanë qenë vetëm disa nga thirrjet e protestuesve që sot u mblodhën në sheshin e Tetovës “Iliria”, kundër ndotjes së ajrit.

Protesta e sotme ka qenë më masovike se ajo e djeshmja, protestuesit nuk kanë reshtur duke bërë thirrje ndaj pushtetarëve që ta zgjidhin çështjen e ajrit, sepse sipas tyre, ata janë fajtorët kryesor për këtë gjendje. Akuzat që më shumti i drejtohen, janë për ministrin e Mjedisit Jetësor, Nurhan Izairi dhe kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Protestën e sotme e kanë përkrahur gjithashtu edhe partitë opozitare shqiptare, LR-PDSH, RDK, BESA dhe shoqata të ndryshme joqeveritare.

Para protestuesve kanë mbajtur fjalim, solisti i bendit të njohur shqiptar Elita 5, Arif Ziberi, i cili foli për gjendjen e ajrit të Tetovës se është në gjendje të mjerueshme.

“Nuk po kërkojmë diçka të madhe, kërkojmë diçka që e kemi të drejtë, Zoti që na ka falë. Të jetosh afër Malit Sharr dhe ta kesh ajrin e ndotur në këtë Nivel është katastrofë”, tha Ziberi.

Para protestuesve me humor të zi janë drejtuar edhe drejtuesit e programit humoristik “Hallkit”, në Alsat M.

Thirrje për mbylljen e Jugohromit ka adresuar edhe Elmedina Abdullai nga “Nëna dhe Fëmija”, duke thënë: “ose ndaleni ju Jugohromin ose do ta ndalin ne”.

Në fund fare ka folur para protestuesve edhe organizatori i protestës së sotme, apo drejtuesi i “Eco Guerillas”, Arianit Xhaferi i ka dhënë pushtetit afat prej 1 javësh që ta mbyllin Jugohromin, gjegjësisht deri të premten e ardhshme në ora 00.

“Keni afat deri të premten e ardhshme në ora 00, nëse nuk e mbyllni Jugohromin, atëherë do të ballafaqoheni me ne. Do t’i bllokojmë rrugët, gjykatat dhe të gjitha institucionet e Tetovës, derisa të zgjidhet kjo çështje, konsiderojmë se s’ka arsye që të kemi ndotje të ajrit”, tha Arianit Xhaferi, duke shtuar se Komuna e Tetovës nuk a bërë aq sa duhet që të zgjidhet kjo çështje.

Pas shpërndarjes, ashtu si dje, një pjesë e protestuesve janë drejtuar për në objektin e Komunës së Tetovës, ku edhe sot, e kanë gjuajtur objektin ve vezë dhe me gjësende të forta, për dallim nga dje, sot kanë gjuajtur para objektit edhe me koktej molotovi.

Pas fjalimit të Xhaferit, protestuesit janë larguar nga Komuna dhe situata është qetësuar.

***

Organizatori i protestës së sotme, apo drejtuesi i “Eco Guerillas”, Arianit Xhaferi i ka dhënë pushtetit afat prej 1 javësh që ta mbyllin Jugohromin, gjegjësisht deri të premten e ardhshme në ora 00.

“Keni afat deri të premten e ardhshme në ora 00, nëse nuk e mbyllni Jugohromin, atëherë do të ballafaqoheni me ne. Do t’i bllokojmë rrugët, gjykatat dhe të gjitha institucionet e Tetovës, derisa të zgjidhet kjo çështje, konsiderojmë se s’ka arsye që të kemi ndotje të ajrit”, tha Arianit Xhaferi, duke shtuar se Komuna e Tetovës nuk a bërë aq sa duhet që të zgjidhet kjo çështje.

Pas mbarimit të fjalimit, Xhaferi ka kërkuar që protestuesit të ndahen me qetësi.

13:35 – Para protestuesve me humor të zi janë drejtuar edhe drejtuesit e programit humoristik “Hallkit”, në Alsat M.

Elmedina Abdullai nga “Nëna dhe Fëmija”, ka adresuar thirrje për pushtetarët duke thënë: “ose ndaleni ju Jugohromin ose do ta ndalin ne”

13:25 – Fjalim përpara publikut ka mbajtur edhe solisti i bendit shqiptar të njohur Elita 5, Arif Ziberi, i cili për gjendjen e ajrit të Tetovës është në gjendje të mjerueshme.

“Nuk po kërkojmë diçka të madhe, kërkojmë diçka që e kemi të drejtë, Zoti që na ka falë. Të jetosh afër Malit Sharr dhe ta kesh ajrin e ndotur në këtë Nivel është katastrofë”, tha Ziberi.

13:15 – Në mesin e mijërave protestues, shihen fytyra publike, anëtarë dhe pjesëtarë të partive të Lëvizjes Besa, RDK-së, LR-PDSH-së.

Kryetari i “Eco Guerillas”, Arianit Xhaferi ka njoftuar se së shpejti do të mbajë fjalim para protestuesve.

13:00 – “Boll mo”, “Mos filozofo, dil në protestë”, “Duam ajër të pastër”, “Tetova po mbytet”, ‘’Njësia e gjashtë sa vota nga Jugohromi?”, janë vetëm disa nga thirrjet dhe shënimet e pankartave të protestuesve kundër ndotjes së ajrit, që tanimë vetëm kanë filluar ta vërshojnë sheshin e Tetovës “Iliria”, raporton Portalb.

Ashtu edhe siç është paralajmëruar, protesta e sotme duket se do të jetë më masovike, protestuesit nuk rreshtin duke bërë thirrje ndaj pushtetarëve që ta zgjidhin çështjen e ajrit, sepse sipas tyre, ata janë fajtorët kryesor për këtë gjendje.

Akuzat që më shumti i drejtohen, janë për ministrin e Mjedisit Jetësor, Nurhan Izairi dhe kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Protesta në fjalë është përkrahur gjithashtu edhe nga partitë opozitare shqiptare, LR-PDSH, RDK, BESA dhe shoqata të ndryshme joqeveritare.

Tetova sot proteston masovikisht: Përkrahet nga partitë opozitare shqiptare

“Eco Guerillas” dhe udhëheqësi i saj Arianit Xhaferi, sëbashku me partitë opozitare në Maqedoni, LR-PDSH, BESA, RDK, si dhe shoqata tjera jo-qeveritare do protestojnë kundër ajrit të ndotur në Tetovë, ashtu edhe siç është paralajmëruar. Protesta do zhvillohet në sheshin Iliria me fillim prej orës 13:00, ku sipas të gjitha gjasave pritet që të jetë masive. Kërkesa bazë e protestuesve është mbyllja e fabrikës Jugrohrom, që është arsyeja kryesore e ndotjes së ajrit në Tetovë, njofton Bota sot.

Arianit Xhaferi pritet që në fjalimin e sotëm të parashtrojë disa kërkesa tjera, përveç bojkotimit të mësimit për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Përndryshe, derisa është paralajmëruar kjo protestë, ditë më parë Komuna e Tetovës ka dhënë urdhër që të ndërpritet procesit mësimor në të gjitha çerdhet, shkollat e mesme dhe ato fillore, për shkak të rritjes së nivelit të ndotjes së ajrit dhe rrezikimin e jetës në këtë komunë.

Gjatë protestës së djeshme, organizatorët e protestës theksuan se ky vendim i komunës është ndërmarrë për të shmangur daljen masive të nxënësve të shkollave në protesta, të cilët protestuan para komunës.

Protesta për ajrin e ndotur në Tetovë, 17.12.2015

“Teuta, mbylle Jugohromin jo shkollat”, “Duam ajër”, “Jugohrom STOP”, “Nuk kemi planet rezervë”, “Më le të marr frymë”, kanë qenë vetëm disa nga thirrjet që mes fishkëllimave ua kanë adresuar pushtetarëve, mijëra qytetarët, e rajonit të Pollogut, që protestuan dje në qytetin e Tetovës për shkak të zmadhimit të nivelit të ndotjes së ajrit.

Ata kërkuan nga ministri i Mjedisit Jetësor, Nurhan Izairi të jep dorëheqje si dhe i kanë bërë thirrje kryetares së Komunës së Tetovës që të mos i mbyllë shkollat, por ta mbyllë Jugohrom.

Protestuesit kanë kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmarrin hapa për parandalimin e situatës së rëndë në lidhje me ajrin e ndotur./Bota sot
 
Top