• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

E shpëtoi gjarpëri

loyalx

Muslim
Në botë ndodhin shumë gjëra të pabesueshme që ne i quajmë mrekulli sepse nuk kemi përgjigje adekuate për to. E vërteta është se ato ndodhin dhe përherë sfidojnë njohurinë tonë të kufizuar, duke na bindur pandërprerë, se dimë aq sa s’dimë asgjë.


Rasti i pazakonshëm i ushtarit Sovjetik i cili shërbente në Forcat e Armatosura Ruse gjatë luftës në Afganistan, është ngjarje e vërtetë dhe e bazuar në ngjarjen e vetë akterit të saj.

Kjo ngjarje është botuar në revistën “ORAKUL”

Ja përmbajtja e saj:

Njësia ushtarake ku ka shërbyer ushtari Oleg ka qenë e stacionuar në një provincë të pabanuar malore të Afganistanit . Misioni i tyre ishte vëzhgimi i malit të lartë strategjik, ashtuqë njësiti ishte ndarë në dy llogore fushore, të vendosura përballë anëve të kundërta të malit të lartë në mes.

Tabori kryesor numëronte 12 ushtarë, ndërsa në llogoren e dytë, nga ana e kundërt e malit, ishin vetëm katër ushtarë vëzhgues. Detyra kryesore e Olegut ka qenë furnizimi me ushqim pikërisht i këtij logori më të vogël.

Një ditë, duke udhëtuar shtegut unazore në rrëzë të malit , mu në mes rruge, takon një gjarpër të madh që ishte përdredhur rreth një guri dhe me shikim fiksues e vrojtonte atë.

Edhe pse u frikua shumë duke u shtangur në vend, ai u përmbajt duke mos e larguar shikimin që gërshetohej me atë të gjarprit. Me armën që e kishte, nuk guxonte të shtinte, pasiqë hordet armike përherë qarkullonin aty pari.

Për momentin, i ra ndërmend që nga termosi i madh i ushqimit që e kishte me vete, ta hudhër në drejtim të gjarprit një copë mishi. Ashtu edhe bëri. Gjarpri u angazhua rreth mishit dhe Olegu pa kurrfarë problemi kaloi skaj tij për ta vazhduar rrugën më tej.

Karakteristika e tërë këtij tregimi nuk mbaron vetëm me kaq. Gjarpri tanimë qe mësuar dhe rregullisht në vendin e njëjtë e priste “mikun “ e vet bamirës. Gjithnjë Olegu në kohën e caktuar shtegtonte këtë rrugë dhe gjithnjë gjarprin e takonte në vendin e njëjtë duke e ushqyer atë me nga një cope mish.
Kjo miqësi e pazakonshme zgjati plotë 2 muaj.

Një ditë, ushtari Oleg, duke bërë marshutën e tij të përditshme, nuk e takoi gjarprin në vendin e caktuar. U befasua pa masë pse ai nuk ishte aty ta merrte “hisen” e vetë. Ndalet, dhe fillon ta kërkoj “mikun” mat anë rrugës.

Por kot! Gjarpri nuk qe askund. Nuk kishte kohë ta priste më gjatë, sepse shokët tjerë ushtarë nga logori i vogël, e prisnin drekën e tyre. Vazhdoi rrugën që mos të vonohet… dhe… papritmas diçka e madhe u hedh mbi të duke ju mbështjedhur me një shpejtësi rreth tërë trupit .

Ishte gjarpri! Olegu u shtang nga kjo “pabesi ”. Prej frikës së madhe që e kaploi, detalet tjera as që i kujtoheshin, E mbante në mend vetëm atë, se pas një kohe, gjarpri e kishte liruar nga përqafimi i tij, dhe në mënyrë të qetë ishte larguar në drejtim të malit të dendur.

Edhe pse e shoshiti gjatë këtë ngjarje në mendje, Olegut nuk i hynte assesi në kokë pse gjarpri veproi kështu me te. Pasi u qetësua nga trauma e frikës së madhe që e kishte kapluar, dhe erdhi nga pak në vete, shikoi orën dhe tek atëherë konstatoi se kishte qenë plot 30 minuta nën përqafimin e gjarprit.

Duke e bluar vazhdimisht në kokë këtë ngjarje të pabesueshme që i kishte ndodhur, vazhdoi rrugën edhe për disa mile sa i kishin mbetur drejt cakut. Posa u afrua llogorit, një qetësi vdekjeje e irritoi intuitën e tij. Kishte një ndjenjë të keqe?!

U afrua më afër dhe s’kishte se çka të shihte: në vend se t’i takonte katër shokët e vetë ushtar, ai takoi katër kufoma të shtrira përtokë dhe të mbuluara me gjak. Ata ishin sulmuar dhe vrarë nga armiku. Atij nuk i mbetej asgjë tjetër, përpos të largohet sa më shpejt nga ky vend dhe t’i njoftoj shokët në taborin kryesor, që ishin në anën tjetër të malit. Duke e hedhur termosin e ushqimit përtokë, vrapoi me shpejtësi në drejtim të tyre.

Kur arriti në bazë, nuk kishte se çka të shihte: të gjithë ushtarët tjerë edhe në këtë pikëqëndrim ishin masakruar në mënyrë më mizore nga armiku. Kot kërkoi nëpër tenda të zbraztë ndonjë të gjallë, por nuk takoi asnjeri që frymonte. Nga e tërë ekspedita ushtarake e përqëndruar përreth këtij mali tanimë të mallkuar, vetëm ushtari Oleg kishte shpëtuar gjallë dhe pa therë në këmbë.

Ai tek tani e kuptoi enigmën e cila vetëm para disa minutave nuk kishte zgjidhje për te. Gjarpri e sulmoi me qëllim që ta ndalonte dhe ta mbante larg llogorit .
E pabesueshme por e vërtetë: atë e shpëtoi gjarpri…!


explorerunivers.forumslife.com
 

ersa

Antar Aktiv
Nje ngjarje shume e bukur po dhe e trishtushme per shoket e tij "loyalx"
kjo do te thote qe gjarperi jo gjithmone mund ta quhash hasem apo te vesh ne vendin e nji armiku, por ne ato momente qe i eshte hedh gjarpei atij te kisha qene une kisha maru ne ven hahahha.
 

bora dr

100%shqiptare
EH SA BUKUR KJO HISTORI.MBAS CA vitesh do bohet qimja tra e do tregohet sikur gjarpri ishte i madh si balene edhe fliste duke i then olegut-mos shkooooo atje se do te vrasin:))))
 
Top