• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

E rrahën me okllai, e moshuara denoncon dhunën në familje

“Më rrahu me shkopin e petave, sepse arrestuan të shoqin (djalin), i cili dhunoi pak ditë më parë të motrën. Jam kaq e lodhur, nuk di ku të shkoj”.

Ky është rrëfimi i Sadete Gojanit, 60 vjeç, e cila ka marrë këtë të martë urdhrin e mbrojtjes në gjykatë, sipas të cilit nusja e dhunshme duhet të largohet menjëherë nga shtëpia.

Por, sesi do të ekzekutohet ky vendim, e moshuara nuk e di, ndaj për më shumë se dy orë qëndroi në hyrje të gjykatës.

“Kam frikë se mos po më vret apo më mbyt. Si të mos kem frikë, mos e provoftë njeri. Më kanë rrahur 4 herë dhe s’ma ka ndierë zërin askush. Tani nuk munda më”, thotë Sadete Gojani.

Dhe nga ajo që ka kaluar ka ende trauma. Ata që e ndihmuan ishin dy policë të gjykatës, duke qenë se të moshuarës i ra disa herë të fiktit.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të saj, Sadetja nuk iku në shtëpi, por u dërgua në spital. Nuk dihet, pasi të dalë nga spitali, nëse do të jetë e sigurtë jeta e saj.

/ Top Channel
 
Top