• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

E pabesueshme: "Izolimi" shpallet fjala e vitit në botë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL

E pabesueshme: "Izolimi" shpallet fjala e vitit në botë​

1605187368401.png

“Izolim” është shpallur fjala e vitit 2020 nga Fjalori Collins, pasi rritjes së madhe të përdorimit të saj gjatë pandemisë. Kjo fjalë “përmbledh përvojën e përbashkët të miliarda personave”, ka thënë Collins.
Leksikografët kanë regjistruar më shumë se 250,000 përdorime të fjalës “izolim” më 2020, për dallim nga vetëm 4,000 një vit më parë.

Në mesin e shprehjeve tjera të lidhura me pandeminë janë edhe “vetizolim”, “distancim fizik” dhe “koronavirus”.
Sipas këtij fjalori, izolimi definohet si “vendosje e kufizimeve të rrepta në udhëtime, ndërveprim shoqëror dhe qasje në hapësira publike”.

Kjo fjalë ka ardhur në shprehje, pasi qeveritë në gjithë botën i janë përgjigjur valës së parë të koronavirusit, duke aplikuar kufizmeve të ashpra, me qëllim të frenimit të tij.
Për koronavirusin e ri është raportuar fillimisht në fund të vitit 2019 në Wuhan të Kinës. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet në gjithë botën kanë regjistruar mbi 50 milionë persona të infektuar e këtë virus. Prej tyre, mbi 1.2 milion persona kanë vdekur./ REL
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Eshte e besueshme, vec te shqiptaret sa eshte perdore, idene se kane lol
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
si u kthye qarku me 360 grade ne te kundert,dheee...ne qe pershtatemi,pershtatemi,njeriu eshte qenie e cuditshme.
 
Private conversations
Help Users
    Top