E Ke mendjen vetëm punë dhe sex

“U mërzita me ty, mendjen vetëm për dy gjëra e ke, për punë e për seks, për asgjë tjetër!”

Vetëm kaq munda të dëgjo, dhe aq më mjaftoi, nga ajo që i tha një grua burrit të saj, me të cilin po bënin shëtitjen e darkës te “Bulevadin e Ri”.
Tu them të vërtetën ngurova për një çast të shihja pas, sepse i kisha aq pranë, dhe i dëgjova kaq afër ato fjalë, sa mu duk se mi tha dikush mua. Të kuptohemi, kjo nuk është e vërtetë, sepse pikë së pari, unë isha fillikat vetëm në këtë kullot muzgu, dhe e dyta, dhe më e rëndësishmja, unë nuk jam ndonjë punëtorë kushedi, edhe pse për gjëra të tjera, nuk them se nuk më shkon mendja.
Gjithsesi thash të shoh ta verifikoj çfarë ishte ajo grua që bashkëshortit të saj i'a kishte nxirë jetën, shpirtin në maje të hundës i'a kishte sjellë, nuk i shkonte mendja vetëm për dy gjëra. Për burrin nuk pata pikën e interesit. Thashë, ky qenka i mbarur me të gjitha, çfarë më mbetej të shihja unë në të.
Gjithsesi e gjeta marifetin, shpejtova hapat, në mënyrë që duke u distancuar prej tyre, të mund t’i shihja, thjeshtë kureshti.
Ajo që mund të them turravrap është se bëhej fjalë për një çift moshë e mesme, aq e mesme sa burri e mbante gruan ankimtare për dore, si një fëmijë që duhet bërë zap.
Ju zonja, goca ene gra, a nuk më thoni, se çfarë e mundonte këtë grua, çfarë i mungonte asaj, që ankohej për burrin punëtor, e burrin që donte seks. Të varfërit, këtë i kanë thënë të zgjedh si gjënë e duhur në jetë, dhe ashtu i’a kishte mëshuar i gjori, zhyt e mbyt i varfëri, duke ngecur kështu në baltën e mësimeve të gabuara.
Miq, t’u them të vërtetën, mua nuk më mungon hamendja për të patur një tezë për këtë, por më shqetëson shqetësimi i asaj zonjës, e cila ankohet se ka për burrë një trylyly, që e kishte mendjen vetëm për punë, dhe... për seks.
Nuk dua të bëj aludime koti, por kjo grua kishte vërtetë hall, ndoshta më të mëdha se hallet e burrit të saj.
E çfarë i duhet një gruaje, në fund të fundit, një burrë i dedikuar, një burrë i përkushtuar, punëtor, i devotshëm, por edhe pak qejfli.
Ta shpif vërtetë një burrë i tillë!
Do robi ndonjë arsye për sherr, grushte apo dajak, pas një dite të mundimshme në kafe, duke pritur dhe përcjellë gratë e dynjasë, apo duke komentuar mbi asetet seksuale të tyre.
Burri, po nuk diti të mashtrojë, po nuk qe dembel, po nuk kudërboi era kërmë, alkol dhe duhan, po nuk pati dy-tre dashnore, po nuk qe burrë të bëjë zap një grua, nuk është burrë. Nuk ishte i tillë edhe ky rrezikzi, ky fakir.
Dhe shqetësoheni ju pastaj, se si ndodhi kjo, apo ajo histori, se si degjeneroi kështu e ashtu, një zënkë bashkëshortësh, dhe, staticienët nxjerrin sytë, për të qëmtuar mbi arsyet e rritjes së numrit të divorceve.
Kjo... që thoni ju miket e mia, edhe ju miq, patjetër, halle, halle kjo dynja.
Rrini pastaj ju, pa hapur sytë hapni telefonin, me merakun e madh dhe dertet e vatanit, nisni duke shpërndarë dokrra moralizimesh e duke predikuar doktrina puritane nëpër mediet sociale. Sa pare bën, hallet e këtij çifti bashkëshortësh nuk i zgjidhët dot. Dhe faji është i juaji, kjo as që diskutohet. Është problem, serioz madje, kur një grua është e shqetësuar, dhe shqetësimi i saj ka një kosto për shoqërinë, këtë tonën, që e duan kaq shumë punën dhe seksin, siç e kanë vështirë të heqin dorë edhe nga do gjera që me sa duket shumë grave, si kësaj zonje, i mungojnë.
Secili nga ne, në një mënyrë apo në një tjetër, duhet bëjë diçka, për të hequr qafe, kuruar ose izoluar, burrat që kanë mendjen vetëm për punë dhe për seks. Jeta e kësaj zonje, me gjas, Tik-Toku, Instagrami, Facebook, e ku di se ç’dreqi tjetër, është e kërcënuar, dhe kur jeta e saj është e ngrysur në halle, edhe kombi është në rrezik.

NE VEND TE NJE FEJTONI
Seriozisht, Albert Vataj

VO çdo ngjashmëri e personave të këtij rrëfimi është rastësore, jo e qëllimt.
 
No sens shume si shkrim!
Ok shprehja qe ka kap per diskutim,eshte nje rastesi qe nga me e parendesishmja apo shabllon, deri tek ngjyrat qe i ka dhene ky siper.
Gjithesesi dhe nese nje burre eshte vetem per pune dhe seks,personalisht do kisha ankesa.
Qenia njerzore duhet te kete nje diapazon ngjyrash, emocionesh,etj etj.
Puna mund te jete nje ritual mekanik, e seksi instiktiv.
Keshtu qe varet nga relativiteti i sutuates.
 
Top