• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

E jashtëzakonshme: Finlanda nuk ka male...por ia dhuron Norvegjia

legjenda

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
MAQEDONIA VERIORE
Norvegjia do t’i japë Finlandës si dhuratë një mal, për të festuar 100-vjetorin e pavarësisë së saj nga Rusia.

Maja e Haltit shtrihet 20 metra në brendësi të kufirit norvegjez mes dy vendeve skandinave. Por tashmë norvegjezët kanë ndezur debatin për t’ia dhuruar Haltin Finlandës për festimin e Pavarësisë.

Nëse kjo dhuratë jepet, atëherë do të ndryshojnë të dhënat gjeografike të Finlandës, pasi mali 1365 metra i lartë do të bëhet dhe maja më e lartë e këtij shteti. Ndërsa Norvegjisë do ti kushtojë vetëm 0.05 km2 të territorit të saj, sa përmasat e 10 fushave të futbollit.

Aktivistët i kanë dërguar një peticion qeverisë dhe kanë nisur një fushatë në Facebook për të pasur mbështetje.

Në faqen e tyre ata kanë shkruar: “Qëllim i faqes është të shohim se sa norvegjezë janë të interesuar t’i japim Finlandës malin e Haltit, i cili është 20 metra brenda kufirit tonë, si dhuratë për 100-vjetorin në 2017”.

Fushata ka marrë mbështetjen e Norwegian Mapping Authority, ku shefja e saj thotë se është një ide e mirë “ثshtë një dhuratë vërtetë e veçantë për një vend që nuk ka male të larta”, ka thënë Anne Cathrine Frostrup.
 
Top