• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

E.Hoxha,totalisht deshtim???????

Dying_Poet

Anëtar i Nderuar
Titulli: E.Hoxha,totalisht deshtim???????

Qe bota na njeh nepermjet nje lideri kjo nuk eshte gje e keqe. Dhe nuk eshte se dolem prej atij regjimi pa kulture sepse ai regjim eshte regjim nacionalist gje qe shtyn dhe nxit kulturen e popullit. Per sa i perket teknologjise jemi nje nga te vetmet vende qe kane si burim energjie elektricitetin e perftuar nga hidrocentralet qe u ngriten nga partia komuniste. Dhe kjo teknologji e perftimit te energjise, pavaresisht se mund te duket primitive krahasuar me Centralet berthamore, eshte nje nga format me te sigurta, me ekologjike dhe qe rron me shume se cdo forme tjeter burimi energjie. Mirqenia nuk ngelet vrage e nje sistemi se eshte aftesia e sistemit pasardhes qe ta rindertoje. Nese nuk eshte keshtu me argumento te lutem si u rindertua Gjermania qe dhe ne lufte ishte me aktive? Si u rindertua Rusia? Si ka arritur Japonia te shnderrohet ne superfuqi teknologjike? Si ka mundesi qe Kina qe eshte akoma diktature eshte superfuqia numer nje ne bote? Nuk eshte faji i sistemit qe iku. Po i ketij qe ka ardhur qe nuk di ta ngreje Shqiperine ne kembe. Eshte faji jone qe si popull rrime urte se as1 nuk eshte memec apo i verber po i kemi hedhur syte nga jashte per te perfituar dicka. Eshte faji i ketij populli dhe ketij sistemi. Jo faji i sistemit qe kaloi, dhe ta argumentova pse.
Ku e keni lexuar se nacionalizmi shtyn dhe nxit kulturen e popullit?! Nacionalizmi jone eshte si puna e asaj dhise te zgjebosur qe e mban bishtin perpjete, ky nacionalizem sna ka lene e sdo te na lere te bejme perpara, ne gjografi e keni mesuar se jemi nga te vetmet vende me burimi natyrore hidrike per elektricitet ?! Mos analizoni industrine e rende te viteve 60-85 sepse edhe ate qe kishim na e dhuruan e ndertuan te tjeret,kete se mohoni dot, krahasimet me shtete e mesiperme jane te paqendrueshme,pasi ato qe keni permendur jane shtetet qe kane vendosur historikisht fatin e botes ne cdo fushe qofte politike qofte kulture etj,e rini ore , kultura jone ,me mesharin e gjonit 500 vjecar. Ja ti krahasoj une keto vende qe me ke permendur: Kur ne Gjermani arkitektura Gotike hariti lartesite qe kane sot kullat ne Tirane ne jetonim ne shpella e me bejleri ne kasolle qerpici , Rusia , e dini sa i vjeter eshte folklori Rus, ne kohen e Carit ne flisnim akoma Turqisht, per Japonine ska nevoj te te jap detaje, po te them vetem se me te nuk krahasohet as USA e jo ne qe "rojme kot", sa per Kinen mos jep perkufizime te tipit Diktature , Kina eshte me kapitaliste se vete kapitalizmi,e mua sma mbush mendjen njeri se kam jetuar dhe e di me mire se kushdo. E dini se ne Kine ska nje spital shteteror ,por jane te gjith me vetadministrim?! Si mund qe na krahasohemi me kinen, hahahaha ,kur eshte shpik letra dhe shahu ne kine ne nuk kishim alfabet.

Jam dakort me ty qe faji eshte i popullates Shqiptare ,qe duke ndejt urte ashtu sic thoni ju eshte bere memece e qorre. Sistemet ate pune kane vijne e ikin!
keto me siper ishin sa per "paranteze" ne lidhje me ato qe thate.

sa per sistemin "komunist" sepse as i tille nuk ishte te them une anet pozitive :
1-jane denuar njerez me 19 vjet burg sepse i kane thene gjizes gelqere, me shaka.
2-po kur shtypeshim ne rradhe e qumshit ne 5 te mengjesit,apo se keni haritur ju ate kohe.
3-Ne Shkoder prodhohej autobuzi ndersa ne shtepi mernim buken me tollona.
4-,buke me vaj e sheqer kemi ngrene se kur vinte ndonje kuti cokokreme na vinte keq ta hapnim.
5-jeni besimtar ju, apo jeni pro shkaterimit te kultures fetare,sepse u shkatruan kisha,manastire qindravjecare brenda 2 vjeteve.
6-hengrem M.... me luge kafeje 50 vjet .Kooperatizimi i vendit na coi perpara, qumesht e gjalp sa te doje njehere ne vit, per mish sbehej fjale.
7-po buke e mbani mend qe smernim dot me shume se 2, se skishte grur, e kur merje e merje me nje dite vonese e te ftohte qe mos te te behej te kerkoje per here te dyte.

u perpoqet te argumentonit, por nuk argumentuat gje.
keni te drejte Enveri nuk ishte deshtim!!!,
kot nuk thone kete koke ke ,kete feste do mbash!
popujt meritojne sistemin qe kane !!!

Me respekt AleksuS.
 
Hbk

Anëtar Aktiv

shume sakt po vetem nje gje skeni te qart qe ne vitet 80 kur filloi kriza e verte e ku ndodhen gabimet me trashanike nuk qeversite me enveri sepse ai ishte i semure.........
kulture fillojme qe nga arsimi ,gjuha eshte identifikim kryesor i nje kombi ,u luftua anafalbetizmi,me ndihme apo pa ndihme e Rusis , Kinis ,arritem te kishim nje industri,nje rruge hekurudhore.......me thuaj tani cfare ka arritur shteti shqiptare disa rruge qe srezistojne asnje muaj,,,ske marre asnje ane pozitive..........sa per ate qe vriteshin njerez qe dilnin kundra partise,,,,ishte ligj ne kushtetute pse duhet ta shkelje......normal qe si mohoj gjerat e keqija qe kishte ai sistem i zbatuar por jam qe ne duhet ti analizojme gjerat dhe mos ta hedhim poshte historin se duke e hedhur poshte ate ,shif se ku jemi kemi ne pushtet nje njeri qe ka dal nga komunizmi per me teper mjek familje i enverit ca idesh presim nga ai??......
 
V-Rave

Anëtar i ri
Titulli: E.Hoxha,totalisht deshtim???????

ath 1 Nacionalizem dmth rritje ne kulm e ndjenjes kombetare. Nese kjo nuk nxit kuluturen e atij populli nuk ka sesi te quhet nacionalizem.
2- Nuk thashe te vetmet por te paktat. Jane shume te kushtueshme dhe kerkojne shume pune dhe saktesi. Amerika ka vetem 1 dige pershembull. Hoover dam.
3- Industrine e rende nuk ta ndertuan te tjeret, thjesht more teknologjine nga te tjeret. Sic beri Franca nga Anglia gjate Revolucionit industrial.
4- Per momentin qe flas une ishin te gjitha njesoj. Dhe qe te gjitha ishin me keq se Shqiperia. Gjermania, Japonia, Rusia dolen nga lufta e II boterore. Ne thjesht ndryshuam sistemin qeverises dhe nuk qeme te afte te qendronim ne kembe.
5- Kina ka akoma perandor ne krye, ti thua nuk eshte diktature. Eshte forma e diktatures qe e ben te vecante kinen.
7- Per te vene popullin ne binare duhet force se nuk zgjidhet gje me llafe. Kete po ben dhe shtetet e tjera po me menyra te ndryshme (amerika zgjedh terrorizmin psh)

6-Normale qe faji eshte i popullit se po te kishte njeri seder i bie qe te ulte koken e te punonte aty, e jo te shikonte tjetrin e te thoshte ky e ka bere me bukur ajde e prishim.
8- Dhe racionizimi i ushqimit u be me vone. Po problemi nuk eshte ky, po cfare bene baballaret tane per te ngritur krye???? ASGJE. Pikerisht per kete po flas, qe nuk paten guxim, ndaj dhe Enveri u tregua i zgjuar dhe ia shtypi koken.
 
PetritKola

Anëtar Aktiv
Titulli: E.Hoxha,totalisht deshtim???????

Napolon Zerva = Enver Hoxha ?!!!
Ata kane dashur qe Shqiptaret te besojne se fill pas Luftes se Dyte Boterore, kur Europa sa po e kish mundur Hitlerin nuk kishte fuqi te ndalonte pastrimin etnik te Epirirt nga Napolon Zerva!!!
A ishte kjo e mundur te ndodhte pa miratimin ose urdherin dhe financimin e Europes?!!!
A zabtonte Napolon Zerva dhe Enver Hoxha te njejtat urdhra? A kishin Napolon Zerva dhe Enver Hoxha te njejtet ustallare?
Napolon Zerva njeriu i gjermaneve dhe i anglezeve spastron etnikisht Epirin me preteksin se shqiptaret e atjeshem bashkpunuan me gjermanin!!!
http://www.jahu.net/videos/video/Og...nd_germans_naziCameriaTsamouria_genocide.html
http://images.google.com/imgres?img...rvas&hl=en&rlz=1T4SKPB_enUS351US351&sa=N&um=1
http://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=101475&stc=1&d=1204287423
Por le te analizojme shkurtimisht faktet.
Pasi Napolon Zerva masakroi shqiptaret e Epirit dhe nje pjese ne pamundesi per ti shfarosur i deboi brenda kufurit shqiptar, Enver Hoxha i pirti me xhestin e pare te zhdukjes se dokumentacionit te tyre. Kete gje e beri edhe Milloshevici me shqiptaret e Dardanise para se ata te dilin nga krahina shqiptare e Dardanise dhe te futeshin ne kufirin zyrtar shqiptar.
Pasi te debuarit, shqiptaret came u vendson ne Shqiperi, Enveri dha porositi per rrezikshmerine qe ata paraqisnin sidomos ne kombinim me nacionalistat e zones se Rezomes. Nuk gabohet ne se thuhet, se zyrtarisht ne Shqiperi u formua nje atmosfere perbuzje per shqiptaret e ardhur nga Epriri (Cameria ).
Persa shkrojta me larte ishte pjesa e pare e ketij operacioni masiv ne te dyja anet e kufirti. Pjesa e dyte e pasoi me njehere. Europa nepermjet veglave greke dhe shqiptare ndaluan gjuhen dhe traditat e shqiptareve (ortodoks dhe mysliman) te mbetur ne Greqi ndersa e kunderta ndodhi ne Shqiperi.
"I pavaruri", "i pamposhturi", "trimi", "shqiptari", "atdhedashesi", Enver Hoxha ne vend qe ti pergjigjej me te njejten monedhe monarko-fashiteve greke duke ndaluar gjuhen greke ne Shqiperi beri te kunderten.
Ortaku i Napolon Zerves, Enver Hoxha jo vetem stimuloi zhvillimin e gjuhes greke me shkolla te nivelit te ulet dhe te larte, por i dha edhe pushtet real minoritareve duke i bere zyrtare te larte, gjyqtar, kryetar komitetesh, kryetar te degeve te puneve te brendeshme, sekretar partie etj...
...
Nje mision antishqiptar i kompletuar ne te dyja anet e kufirit...
 
na doli dhe nje tjeter qe mendon se Enveri e ka shit Shqiperin,ska faj enveri per ato troje qe ngelen jasht shqiperise ,fuqite e medha vendosen keshtu e kishin vendos dhe me perpara se enveri te lindte e le me te vinte ne pushtet ,ne 1913 kongresi i londres vendosi kufijt e sotem te shqiperis nuk mund te bente asnje gje.......
 
PetritKola

Anëtar Aktiv
Titulli: E.Hoxha,totalisht deshtim???????

Enveri nuk ishte i izoluar por ajo qe loja e shefave te tij...

Disa shenime nga ana ime

C’fare po ngjet? Ajo qe ka ndodhur prej shekujsh.
Po luftohemi deri ne zhdukje nga sallvet dhe nje pjese e europes. Ne shenjester eshte idenditeti shqiptar dhe ky eshte faji jone i vetem…
Ish kryeminsitri i Britanise, Toni Blair duhet falenderuar per autokritiken e tij me fjale e me vepra kundrejt shqiptareve. Shpresojme qe politika e tij te mos ishte nje politik personale porn je vije e menduar mire qe do te ndiqet nga te gjitha qeverite britanike qe pasojne.
Para se te vazhdoje shkrimin tim ishit te ftuar te shikoni keto dy linqe;
http://www.jahu.net/videos/video/Og...nd_germans_naziCameriaTsamouria_genocide.html
http://images.google.com/imgres?img...rvas&hl=en&rlz=1T4SKPB_enUS351US351&sa=N&um=1
http://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=101475&stc=1&d=1204287423

Nuk do te ndalem ne ngjarjet e medha te damkosuara si antishqiptare, si ndarja e trojeve shqiptareneper konfrenca nderkombetare, por ne disa, ato me pak te njohura dhe do te jape mendimet e mija.
Qysh nga vitet 1990-te Shqiperia shkatrohet nga qeveritare agjent sallve e europian me qellimin e vetem qe shqiptari ta leshoje nga nevoja idenditein e tij, te largohet, te tretet, te zhduket…
E nderkohe qe shqiptari po vuan per buken e gojes, nderkohe qe Europa eshte ne nje kolaps ekonomik fondet e saj per te blere idenditetin shqiptar ne forme pensioni, nepermjet pjelles se tyre gereke nuk po shterrojne. Kaq shume e shqetson Europen idenditeti shqiptar sa ajo pranon te shkatrohet nga trazirat ekonomike dhe te mos leshoje pe ne frontin antishqiptar dhe per kete aresye gjoja pensionet greke nuk kane te sosur? Greqia ka qene dhe do te jete vegel…
Mesazhi sllavo europian ka qene dhe eshte i qarte; Leshoje idenditetin ose vdis. Kjo politike eshte shume shekullore…
Greket ne idenditein e sotem nuk jane gje tjeter por vecse pjelle sallo-europiane. Ata jane ne pergjithesi shqiptar qe urrejne veten e tyre dhe te lene nga mendja, ndaj Greqia ngjan me nje cmendi gjigande.
Ky popull sharlaten ka per flamur, flamurin e nje kompanie tregetare britanike qe zhvillonte aktivitetin ne Indin e kolonizuar, me perjashtim se ngjyra e kuqe eshte shendruar ne blu. Natyrisht kjo gje u imponua pas kasapanes (luftes civile) ndershqiptare qe pasoi revolucionin grek.
Pothuaj e njejta gje po ndodh ne Dardani me flamurin ne formen e nje gjetheje fiku i cili eshte pjelle e UMNK-ut, ndersa Sali Berisha fal troje grekut e serbit dhe sulmon te gjithe simbolet tona kombetare.
-Si ka mundesi qe Enver Hoxha te kishte kaq sukes ne shfarroshjen e nacionalistave edhe jashte Shqiperise? Natyrisht qe sherbimi i tij sekret ishte i sukseshem. Shtepia e ABaz Ermenjit, “kundershtarit” te Enver Hoxhes ishte perballe ambasades shqiptare ne Francen antishqiptare (Francen e Esat Pashe Toptanit, Sali Berishes, Ismail Kadarese…) dhe atij asnjehere nuk ju be atnentat. A mos ishte edhe Abaz Ermenji ne borderon 800 dollareshe te Sigurimit te Shtetit te agjentave te tij jashte Shqiperise?
Si ka mundesi qe ne te gjitha aksionet diversioniste Enver Hoxha te ishte 100% i sukseshem?!!! Mos ndoshta nacionalistat shqiptar pergatiteshin nga Europa “kunder” rregjimit te Enver Hoxhes dhe qysh para se fatkeqet (nacionalistat shqiptar) niseshin per aksion informacioni i ishte trasmetuar Enver Hoxhes nga Europa “armike”…?
Si ka mundesi se gjithkush e dinte se Sali Berisha ishte agjent serb dhe nuk u more asnje mase? A nuk na e tha kete gje Spartak Braho dhe Nexhmie Hoxha…? A mos ishin edhe keta spiuna sllave? Po spiun francez a ishte dhe eshte Sali Berisha i cili i krynete takimet informative ne France, sipas Brahos?
-Koke palari Napolon Zerva, bashkpuntori i nazisteve na e spatroi etnikisht Shqiperine e Jugut dhe bota bente sehir!!! Ka mundesi kjo te ndodhte apo Napolon Zerva zbatonte urdhrat e europianeve? Argumenti europian ishte se camet “bashkpunuan” me gjermanin, ndaj duheshin perzene, ndersa bashkepuntori i vertet na paskesh qene Napolon Zerva (sipas fotove dhe arkivave)!!!
Nga njera ane vegla e europes, Napolon Zerva vriste dhe pastronte etnikisht Shqiperine e Jugut, “patrioti” Enver Hoxha digjte masivisht dokumentat e rrefugjateve shqiptar, qe te mos ngelej gjurme, qe te mos ngriheshin pretendime!!! A ishte Enver Hoxha agjent sllavo-europian?
-Ne Veri te Vendit ishte Ramiz Alia dhe Sabri Godo qe bene kerdine ne patriotat shqiptar. Munde te na thote Ramiz Alia se Mehmet Shehu ishte helmuar para se te “vetvritej”? Ne se eshte keshtu, c’fare ndodhi?
-Perse francezet na e vrane Themistokli Germenjin na na e cuan ne prite Isa Buletinin…?
Po italianet perse na i helmuan Isamil Qemalin…?

-Jemi ne vitet 1800 kur burrri i shtetit Ali Pasha kishte krijuar praktikisht shtetin shqiptar ne Juge te Vendit. A munde te pranohej kjo nga sllavo-europianet, Rusia, Franca, Anglia…
Ali Pasha burreshteti qe kish ngritur kisha, xhamija, sinagoga ofroje te behej edhe kristian por problem nuk ishte feja, problemi qe kishin sllavo-europianet ishte idenditeti shqiptar, ndaj me marifete se bashku me turqit likujduann Napoleonin muhamedan dhe se bashku me te shtetin shqiptar ne Jug te Vendit.
Fill pas saj ata financuan kryengritjen kundra turqeve dhe pas saj kasapanen ndershqiptare qe pasoi menjehere pas clirimit nga Turqia. Pas saj ata shpiken idenditetin e sotem grek duke ju vendosur atyre per flamur, nje pacavure te nje kompanie tregetare britanike e cila zhvillonte aktivitetin e saj ne Indi.

C’fare duhet te bejme?
Ne shqiptaret duhet te shtrengojme fort njeri -tjetrin dhe te kerkojme bashkimin e trojeve tona ndryshe jemi te zhdukur.
Ne shqiptaret duhet te perqafojme forte Ameriken si nje mike e vetme dhe e fuqishme ne se duam te mbijetojm, ndryshe jemi te shuar.
Petrit Kola

Report to moderator 63.112.45.234
Porosite e serbit dhe te grekut per te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptaret, jane zbatuar me fanatizem nga veglat e tyre shqiptare.
--------------------------------------------------------------------------------
 
Hbk

Anëtar Aktiv
Titulli: E.Hoxha,totalisht deshtim???????

Rudina Xhunga

Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit komunist shfaqet kategorike në çështjen e debatueshme për rishkrimin e historisë. E mirë apo e keqe, për të, mbetet përgjithmonë ajo që është shkruar. Në gjykimin e gruas që ka ndarë për 50 vjet jetën me Enver Hoxhën historia vetëm mund të plotësohet me dokumente e fakte të zbuluara rishtazi dhe në bazë të këtyre të bëhen interpretime të reja. Në vijim të intervistës te “Shqip”-i i Rudina Xhungës, Nexhmije Hoxha rrëfen fakte e ngjarje të panjohura më parë. Ajo nuk mendon se duhet të kërkojë falje për periudhën 50-vjeçare të epokës së komunizmit, ndërkohë që pranon se janë bërë shumë gabime. Për të Koci Xoxe mbetet nga figurat më të përçudnuara të lidershipit komunist. Madje, me emrin e tij e veja e diktatorit lidh vrasjen e Nako Spiros dhe të kunatit të Enverit Bahri Omari. Më tej Nexhmije Hoxha sjellë rrethanat e vetëvrasjes së Mehmet Shehut njërit prej bashkëpunëtorëve më të afërt të të shoqit dhe akuzon për këtë Kadri Hazbiun, i cili ka ndikuar, sipas saj, për fundin tragjik të tij...
Një nga temat më të përhapura sot në Shqipëri, është rishikimi i historisë. Periudha para 1944 është disi më shumë e pranuar, por pothuajse mohohet e gjithë periudha post 1944. Pse sipas jush?
Nëse do të flasim për rishikimin e historisë, historia është një gjë, që shkruhet dhe mbetet gjithmonë, ajo plotësohet me dokumente, e fakte të reja dhe në bazë të këtyre bëhen interpretime të reja, por ajo kurrsesi nuk mund të ribëhet. Historia, ajo që është, ajo mbetet, mirë apo keq qoftë, të bërë nga ne apo nga të tjerë para nesh, në të kaluarën. Pra, ajo që është bërë, është bërë. Për shembull, në kohën tonë kemi shkruar historinë në bazë të një metodologjie tonën, ku kemi nxjerrë në pah vetëm anët pozitive të ngjarjeve, të personazheve, të periudhave të ndryshme. Mund të rishkruhet një periudhë tjetër me një metodologji tjetër, duke e marrë çështjen në një këndvështrim tjetër dhe duke i dhënë një interpretim tjetër. Ne p.sh., nuk kishim si të vinim në dukje anët pozitive të Lef Nosit, i cili ka qenë folklorist, ndërkohë që ai ishte regjent në bashkëpunim me pushtuesin. Këtë mund ta bëjë sistemi i ri, por jo që të arrihet deri aty sa Lef Nosi të dekorohet për meritat e tij dhe të pranohet, që edhe mund të tradhtosh atdheun dhe të bashkëpunosh me një forcë të hidhët, të egër që dogji Shqipërinë me gratë, me fëmijët. Kjo është e papranueshme.
E ndjeni tani se Enver Hoxha është gjykuar, ashtu siç gjykuat ju një pjesë të njerëzve, gjatë kohës kur drejtonit?
Jam dakord me persona që debatojnë, persona që kanë qenë edhe në emisionin tuaj, të cilët, më pëlqen, ose jo mua, diskutojnë seriozisht për këtë çështje, por kur arrihet në absurditete të tilla që nga njëra anë ngrihet një regjent, si Lef Nosi apo Rexhep Mitrovica etj. Unë kam qenë këtu më 4 shkurt kur ata drejtonin terrorin e 4 shkurtit në bashkëpunim me gjermanët. Prandaj nuk është e drejtë që të ngrihen persona të tillë e Enver Hoxhës të mos i jepet as statusi i veteranit. Kjo gjë nuk është demokratike në një shtet demokratik.
Nëse do ju kërkoja tre fakte pozitive dhe negative të sistemit që drejtoi Enver Hoxha, cilat do përmendnit?
Dua të theksoj rolin e Enverit në lidhje me sukseset se vetëm gabimet kujtohen sot. Le të vëmë në dukje edhe atë që meriton. Ai ekonominë e përditshme nuk e ndiqte, por strategjitë për gjërat më kryesore dhe planet kanë qenë 5-vjeçare, por edhe më tepër për gjëra si bujqësia, nafta, elektriciteti. Në bujqësi, në luftë edhe me Hrushovin, me debate nëse kishim më shumë të ardhura nga buka apo nga agrumet. Ndërsa Enveri bukën e vinte krahas me fishekun, buka është pavarësia thoshte ai. Ai nuk ishte natyrë që kishte dëshirë ta lajmëroje për shumë gjëra që në mëngjes, thoshte ditën do e filloj me letrat e popullit, por për naftën, edhe nga gjumi ta ngrije, nuk thoshte gjë. Tërë jetën ishte i bindur që Shqipëria ka naftë dhe jo vetëm se çfarë kanë bërë italianët, francezët, anglezët por edhe sovjetikët që erdhën qëllimisht për këtë gjë me specialistë. Sovjetikët thoshin që këto po na sabotojnë ne sepse i dinë ku janë burimet e naftës dhe i mbyllin. Dhe tani çfarë po bëhet me këtë marrëveshjen që ka lindur me Teksasin, me Bush në këtë kohë ku kriza e naftës është e madhe. Dhe ata dhanë 13-fish për të siguruar edhe një burim nafte në Shqipëri. Ai nuk e kishte zakon të merrte dokumente në shtëpi, por planet e energjetikës për hidrocentralet i merrte me vete. Ai shikonte edhe aspektin politik të gjërave, -‘Si do i përmbysim gjithë këto toka që janë të popullsisë’,-thoshte, pra shikonte edhe aspektin social. Lidhur me sukseset, mjafton të shohim përfundimin në periudhën tonë. Popullsia u rrit me 3 herë, mesatarja e moshës së njeriut shkoi në 70 vjeç ndërkohë që ishte tek të 50-at dhe mesatarja e rinisë sonë shkoi në 26-vjeç. Kjo tregon një mirëqenie, megjithëse modeste, pasi unë e pohoj gjithmonë që ka qenë modeste. Nuk dua të lë mënjanë tek sukseset e tij ajo që u arrit tek kultura, në arte, në arsimimin se fitorja jonë më e madhe është që shoqëria kaloi nga gjysmë feudale, ku jeta e gruas ishte në një nivel shumë të ulët. Nëse sot, në këtë sistem pas 20 vitesh lavdërohemi edhe në botë, me mjeshtërit tanë që po dallohen në fusha të ndryshme, kjo është në sajë të arsimit që ata kanë marrë gjatë kësaj periudhe. Për herë të parë u bënë të gjitha gjërat, që nga baleti deri tek universiteti, akademia, hekurudha etj. Këtu, një rol të veçantë, pasi nuk dua t’i rikthehem pas te roli i Enverit dhe i Koçi Xoxes, por Koçi Xoxe ka qenë një fatkeqësi për inteligjencën, madje edhe për vetë Enverin.
Pse i riktheheni shpesh Koçi Xoxës?
Nga kufizimi i tij intelektual dhe nga mendimi se duke qenë i arsimuar, se ashtu e ndjente veten ai, arriti sa mohonte Skënderbeun, Naim Frashërin etj. Thoshte ç’na duhen ne të merremi me princërit, me mbretërit, Naim Frashëri ka qenë bektashi, fetar. D.m.th., tregonte se ishte fare injorant në këtë drejtim, nga pikëpamja e kulturës, ndërsa me njerëz konkretë, natyrisht që ishte ai që i persekutoi njerëzit. Sot ne këto gjëra mund t’i themi më hapur. Gjithë mbështetjen e tij e jepte duke pasur në krah jugosllavët dhe bëri që Nako Spiro të vriste veten. Ndërsa për Enverin, ai e provokoi në dy-tre raste, raste flagrante të cilat ne nuk i kemi përmendur, për ta akuzuar Enverin që disa i mbronte e disa jo. Për shembull, Enveri kishte shumë mik, Syrja Selfon nga familja Selfo gjirokastrite. Dy vëllezërit e mëdhenj ishin ballistë, madje eksponentë, ndërsa ky ishte tregtar dhe ishte antifashist, ndërsa vëllai i vogël doli partizan. Këta ishin edhe në fis, pasi nga familja Selfo ishte gruaja e xhaxhait të Enverit. Syrja Selfo mbajti familjen e Enverit gjatë gjithë luftës me qira, pasi prindërit e Enverit nuk kishin asnjë të ardhur, i solli ato në Gjirokastër dhe i mbajti aty. Pas çlirimit, na del një ditë që Syrja Selfo ishte arrestuar dhe se do të dilte në gjyq. Enveri mbeti shumë i habitur se si kishte mundësi një gjë e tillë. U interesua se çfarë kishte bëri dhe iu tha se ishte përzier me deputetët, që ishin grupe të asaj kohe. ثshtë e vetmja herë që tha ‘ma sillni këtu mua dosjen’. ‘Mos e keni torturuar?’-tha, se ndoshta kishte parë ndonjë gjë në dosje. Iu tha që jo. Enveri nuk mund të thoshte që jo, ky është i pafajshëm vetëm pse ishte shoku i tij.
Pse?
Nuk mund të thoshte sepse duhej të zbatoheshin ligjet, si mund të ndërhynte ai në këto gjëra. Dhe Koci Xoxe atë gjë kërkonte, që Enveri të thoshte jo dhe të dilte fjala, që Enveri mbrojti tregtarin, pasi ai quhej armik i popullit dhe i binte që Enveri të mbronte armikun e popullit. Tjetri ishte një doktor që e quanin Enver Zazani. Ai ishte i martuar me një franceze dhe ishte shok shumë i ngushtë i Enverit që ishin njohur në Francë. Një njeri jashtëzakonisht i mirë. Por edhe ai iku.
Dhe Enveri nuk ndërhyri përsëri?
Jo, nuk ndërhyri. Ndërsa e treta, që ishte më i rëndë, ishte rasti i Bahri Omarit, që ishte kunati i Enverit, burri i motrës së tij të madhe, motrës që ai donte më shumë. Natyrisht që kishte një bazë që u arrestua, por nëse Koci Xoxe, nuk do ta bënte për provokim, mund të gjendej anë lehtësuese për të se Omari ishte një person që kishte qenë me Fan Nolin, kishte qenë në Amerikë me “Vatra”-n, 15 vjet në emigracion kundër Zogut, erdhi bashkë me pushtetin si anëtar i Këshillit të Lartë si Omer Nishani. Në atë kohë Enveri më shkruan në një letër që i vinte keq për Farien me djemtë, por që kishte punuar me të për dy vjet që t’ia mbushte mendjen dhe të ndërronte rrugë, sepse mund ta bënte si Omer Nishani, por ai nuk dëgjoi. Kur ndodhi arrestimi i tij, Enveri si kryeministër nuk mund të ndërhynte se fundja ai ishte i akuzuar me të tjerë, por Koci Xoxe dhe Bedri Spahiu kishin mundësi, por i qëndruan provokimit të tyre për Enverin.
Pra, ju doni të thoni se Enver Hoxha nuk ndërhynte, edhe kur donte ta bënte këtë?!
Ideja është, ka qenë dhe do të jetë që ai nuk ka hyrë në mes të këtyre çështjeve. Le të thonë ç’të duan por ai ishte njeri që respektonte rregullat.
Po, por nuk mund të thuhet që përgjegjës për sukseset është Enver Hoxha, ndërsa për gabimet është dikush tjetër apo jo?
As që e kam thënë unë atë, nuk e them. Se unë e di që përgjegjësia në fund të fundit bie edhe mbi të. Por përderisa bie mbi të përgjegjësia e të këqijave, sepse ato numërohen sot, atëherë pse nuk i njihen edhe të mirat?
Po tek të këqijat, cila do pranonit ju?
Të punosh 50 vjet dhe të thuash që s’kam bërë gabime, nuk është e drejtë. Vetëm nga ana tjetër, reagimi i parë emocional, i imi apo i shokëve të mi, është se kemi qenë kategorikë e se nuk kemi bërë gabime. Sepse është e vështirë që njeriu të pranojë gabime të cilat janë bërë, por jo me keqdashje, të cilat janë bërë me mendim të mirë, por që ndoshta janë bërë nga padija, ose sepse ishte një rrugë e re që hapej, ose sepse kemi imituar vende që kishin kohë që ishin nën atë sistem, pasi nuk ishte pak, por rreth një e gjashta e botës që po eksperimentonte me atë sistem, me ato parime. Prandaj gabime janë bërë, s’ka diskutim. Por unë dua të them se nga këto gabime nuk shihen në kuptimin e thellë të fjalës, nuk bëhet analizë e thellë sepse merren vetëm aspekte banale të tyre. Por, në procesin e punës sonë, në ekonomi e politikë, në marrëdhënien tonë shtet-qytetar, ka pasur probleme dhe të thella. Këtu është edhe çështja, e cila më është kërkuar shumë, që pse nuk kërkoj falje. Për faljen kam edhe unë mendimin tim. Falja mund të kërkohet për marrëdhënien që ka një person me një shok apo me një tjetër, për të cilin e ndjen që i ka bërë diçka, por të kërkosh falje për faje që janë bërë nga një kolektiv, nga një sistem, kjo nuk bëhet. Ti, si një sistem tjetër, s’mund të më kërkosh mua që të kërkoj falje, aq më tepër kur më akuzon për faje, për një sistem tjetër. Unë jam i një sistemi tjetër. Këto dy sisteme kanë qenë në garë, në luftë, sepse njëra ka për bazë të drejtën e shumicës, ndërsa tjetri mbështetet në të drejtat e njeriut dhe fitimin. Falja këtu nuk ka vend, këtu ka vend vetëm pagimi dhe ne kemi paguar.
اfarë keni paguar?
Me shkatërrimin që iu bë gjithë asaj që ne ngritëm dhe në këtë ngritje që kishim bërë ishte edhe puna ime individuale, jeta ime, rinia ime, kontributi im. Pa përmendur rastin tim që unë vuaj materialisht. Por çdo qytetar të asaj kohe që ka mbetur në rrugë sot, ai e ndjen që puna tij është shkatërruar, fabrikat që bëri, hekurudhat etj. Të gjitha këto u shkatërruan, pra u pagua shumë rëndë. Tani, kush do të paguajë dhe do të japë llogari për këto që janë bërë? Këtu gjërat ngatërrohen. Ja, po të them diçka sesi e kuptoj tani. Lidhur me shokët e mi, në lidhje me të përndjekurit, unë nuk marr dot përsipër të përgjigjem për punën e tyre. Këtu diskutohet për çështjen e hapjes së dosjeve, por kjo lidhet me dosjet e sigurimit. Ata le të bëjnë ç’të duan se në fakt më shumë kanë dëmtuar njëri-tjetrin, ashtu siç po shohim sot. Unë them edhe një gjë tjetër, le të hapen dosjet e këtyre që janë dënuar, por dua të them se kurrsesi nuk ka qenë 1/3 e popullsisë. Ka dalë edhe kryetari i gjykatës e ka thënë që zyrtarisht janë katër mijë familje që kanë vuajtur politikisht. Unë nuk përgjigjem dot se kush ka dhe kush nuk ka faj. Mund të kemi bërë edhe gabime si zgjatje të dënimit apo dënime të rënda. Por fakt është që të gjitha qeveritë e kësaj kohe po përpëliten dhe nuk i japin dot të drejtat që u përkasin këtyre të përndjekurve. Ndërsa lidhur me shokët e mi që kanë qenë anëtarë plenumi, që i njoh, që kam luftuar bashkë me to, vjen një kohë që edhe reflekton. Për shembull, unë kam pasur shumë shok që nga lufta Fadil Paçramin. Atij i hipi në një kohë mendimi të bëjë drama dhe e shpjegonte këtë si një hobi të tij. Nuk ishte tamam ashtu, sepse nëpërmjet asaj drame ai mendonte se mund të përpunonte mendimin e njerëzve, të liberalizonte mendimet e tyre. Por unë vetë, ndaj tij dhe shokëve të tjerë si Todi Lubonja etj., që të vuanin 25 vjet, këtë gjë nuk e përtyp dot. E kemi bërë, është bërë, unë nuk kam lidhje direkte, por është bërë dhe është shumë e rëndë. Por mendoj se një farë falje kam kërkuar ose një farë respekti e kam treguar për ta me librin, që kam shkruar për burgun tim, pasi unë bëra 5 vjet burg pa të drejtë fare, për çfarë u akuzova, se po të akuzohesha politikisht do ta kuptoja.
Reflektuat gjatë burgut, menduat për ata që kishin bërë burg në kohën tuaj?
Jo vetëm gjatë burgut se gjatë burgut bëhesh shok edhe me atë që është dënuar me vdekje, por unë e kam shkruar këtë libër, që është shumë voluminoz, ku kam shkruar të gjithë jetën time me gjyqet, me korrespondencat, për njerëzit që më kanë mbështetur, por që është një libër që unë nuk do ta botoj, në respekt të tyre. Kam bërë 5 vjet burg në moshën time dhe 5 vjet në burgjet më të rënda, edhe atë të Tepelenës. Por unë nuk e botoj atë libër se fundja çfarë mund të bëj unë, të akuzoj kur unë kam bërë 5 vjet ndërsa ata në kohën time, shokët e mi, kanë bërë 25 vjet?! Kjo është diçka që unë bëj. Dua te vazhdoj dhe pak me Fadilin. Ai më dërgonte mua nga burgu dramat e tija, që unë t’i lexoja, ndërkohë që unë e mora si provokim këtë gjë. D.m.th., ti je në burg, ç’kërkon, të më komprometosh mua? Dhe ia ktheva me një letër duke i thënë, që të shikonte punët e veta. Por jam penduar për këtë gjë, jam menduar shumë pasi ai vdiq këto kohë.
Ju jeni në dijeni që Këshilli i Evropës vazhdon t’i kërkojë Shqipërisë, si një vend i Evropës Lindore, të kërkojë falje për krimet e komunizmit.
Jo, nuk është Këshilli por është një person që njihet se kush është, është një baron, një tip që është kundërshtuar edhe atje. ثshtë një rezolutë në hava, pra, pse të marr një rezolutë që është në hava, kur në Itali e tërë udhëheqja e këtij vendi perëndimor deri para pak kohësh ishte komuniste? Sot ka mbetur vetëm presidenti që e respektojnë të gjithë. Ke Gjermaninë, ku dy gjermanitë u bashkuan, ai vend nuk ka paragjykime për njerëz që janë rritur në një tjetër vend. Dhe këtu dua të përmend Angela Merkel, e cila ka lindur në Gjermaninë Lindore por sot është Kancelare. Për të mos folur pastaj kush i kërkon sot këtu, këto. Që ta kërkojnë të përndjekurit, kanë plotësisht të drejtë, le të luftojnë se iu përket atyre. Por sot e pashë në gazetë se kush e kërkon. Ismail Kadare. Por, nuk dua të merrem me Ismail Kadarenë, nuk dua sepse pastaj nxjerr edhe të tjera.
Dua megjithatë të di se kush do të kërkojë ndonjëherë falje në Shqipëri, sepse falja e pastron individin, qeverinë, sistemin. Kush do kërkojë falje për luftën e klasave, për pushkatimet, për burgosjet, për internimet?
Nuk kërkohet dot se lufta e klasave është një fenomen që ka ekzistuar, po ekziston dhe do ekzistojë derisa të jenë klasat. Vazhdon kjo, vetëm se ndërron formë. Tani është një fenomen që ra bashkë me pushtetin, ra edhe ai në të njëjtën formë. Tani që është një pushtet tjetër, ajo po vazhdon përsëri. Edhe unë jam një viktimë e luftës së klasave, por unë nuk po e quaj veten se ka plot të tjerë që po vuajnë më shumë. Ka mbaruar për shembull shkollë të lartë dhe e heq nga puna pse është socialist apo është djalë i filanit. Pra, vazhdon lufta e klasave madje është e egër.
Por tani nuk të vrasin!
Nuk të vrasin, por të lënë të vdesësh. Të vrasin me fenomenet që kanë krijuar, ndërsa ne i zhdukëm ato fenomene.
Një tjetër akuzë që vjen për Hoxhën është marrëdhënia që ai krijoi me fenë, pra prishja e xhamive, kishave, kthimin në ateist të një populli që mbase nuk ishte ateist.
Si fillim, populli shqiptar nuk ka qenë besimtar i thekur se fundja në fillim ishte katolik në një masë, më pas u kthye në mysliman dhe natyrisht ai nuk e mori me shumë zemër këtë gjë, dhe bashkimi i tre feve që është i njohur dhe me të cilën ne me të drejtë lavdërohemi. Enveri nuk ishte iniciator për çështjen e fesë edhe pse as vet nuk ka qenë besimtar. Iniciativa për fenë u imitua pak nga Kina, por urdhra dha që të mos prisheshin kishat që kishin vlerë, të mblidheshin të gjitha ikonat me vlerë artistike. Duhet pranuar që klerikët, sidomos ata të fesë myslimane ishin të një niveli shumë të ulët. Në fakt, nuk është se u morën masa të rrepta, sepse njerëzit besonin prapë dhe i bënin ato ritet e tyre nëpër shtëpi. Pastaj ato nga poshtë ishin më katolikë nga Papa dhe ndonjëherë edhe merreshin masa. Formulimi ndoshta është bërë gabim në Kushtetutë, nuk e di me qëllim apo jo, por që u caktua që Shqipëria është një vend ateist. Unë e shpjegoj këtë më shumë, me faktin, mbase hipotetik, se Enveri parashikonte që Shqipërisë nuk i vinte mirë kur e trajtonin si vend mysliman.
Ekziston ideja se Enver Hoxha nuk ka qenë i vetëdijshëm pas ’74, ka qenë i sëmurë dhe e gjitha kjo nuk e lejonte të drejtonte. Kush ka drejtuar?
Kjo është absurde. Ai dilte vazhdimisht se sëmundja zgjati 10 vjet, por gjatë këtyre viteve ai dilte kur nuk kishte kriza. Krizat i kishte 2-3 ditë por pastaj çohej e shkonte në punë. Në raste kur kriza zgjaste më shumë, shokët i vinin në zyrën në shtëpi e ai jepte udhëzimet. Unë e kam thënë, se kam qenë pranë tij, që unë lodhesha se nuk flija, duhej ta ndiqja pasi nuk donte monitor brenda dhomës. Ai nuk ishte gjithë kohës me krizë, por të vetmet gjëra që la ishin udhëtimet.
Ju pyeta se kush drejtonte kur ai ishte sëmurë sepse ekziston ideja, që ishit ju që e kontrollonit pushtetin për vite të tëra.
Kjo kuptohet gabim sepse edhe kur Enveri ishte mirë, nuk ishte ai që drejtonte pushtetin. Ne kishim një drejtim kolegjial. Për shembull, në kryeministri për ekonominë, për gjëra të tjera, nuk merrej fare Enveri, por Mehmet Shehu me Adil اarçanin. Natyrisht që pastaj duheshin raportuar në byro sipas rregullave, qoftë kur ishte projekt, qoftë kur realizohej një gjë.
Por fjala e Enver Hoxhës ishte ligj apo jo?
Ishte ligj sepse fundja ai kishte një eksperiencë shumëvjeçare, por nuk ishte ligj pa diskutim prandaj në kohën që ishte sëmurë, unë isha një ndërlidhëse, një sekretare, një bashkëpunëtore.
Ishit pjesë e vendimeve edhe ju?
Jo, në asnjë mënyrë. Unë nuk merrja vendime sepse nuk kisha pse të merrja, madje nuk merrte as ai. Ai linte porosi, ose thoshte nëse ishte dakord ose jo për një projekt, por për atë dakord duhej të firmosnin nëntë anëtarët e Byrosë.
D.m.th., ju nuk kishit në dorë të ndryshonit gjëra, gjithmonë në lidhje me pushtetin?
Në asnjë mënyrë. Shiko, lidhur me personin tim, janë bërë deformime të qëllimshme. Kanë dalë dy libra skandaloze, një më parë e një tani. Por unë i quaj ata njerëz të ligë, me një urrejtje të jashtëzakonshme. Unë isha një grua, diskutoja me Enverin sepse ai atë donte, që të diskutonim si dy shokë, si dy intelektualë, qoftë për kulturën apo ekonominë.
Për pak ditë mbushen 100 vjet nga ditëlindja e bashkëshortit tuaj, të njeriut me të cilin ju kaluat rreth 50 vjet të jetës së tij. اfarë do t’i thoni?
Të them të drejtën, unë vazhdoj të jetoj me të, vazhdoj të flas çdo ditë, çdo natë gjithë këto gjëra që unë përjetoj. E pyes, kam librat e tij me të cilat këshillohem, por ka gjëra për të cilat nuk gjej përgjigje dhe e kam të vështirë se çfarë mund të mendonte Enveri për gjendjen që është krijuar tani. Ajo që do i thosha është, Enver, Partia nuk është më, komunistët kanë rënë pas problemeve të tyre. Nuk ta shpjegoj dot çfarë ka ngjarë….
Pra, ju ka zhgënjyer e gjitha që ndodhi pas. Po Enver Hoxha?
Jo që nuk më ka zhgënjyer, por unë edhe sot e konsideroj veten si gruaja më e lumtur, një grua që kishte një bashkëshort ideal e nuk mund t’i uroja vetes një tjetër fat. Ka qenë bukur, shumë e bukur me gjithë të mirat e hallet. Prandaj në këtë 100-vjetor e ndjej si përgjegjësi të bëj çmos, që të bëhet një kthesë drejt arsyes, drejt vlerësimit objektiv, të rolit dhe vendit të Enverit në historinë e Shqipërisë. Kjo është shpresa ime e madhe.

“Kadri Hazbiu i diktoi vetëvrasjen Mehmetit pasi e kishte zbuluar Enveri”

Një tjetër pikë është akuza për vrasjen e shokëve.
Akuza të bëhet por unë do ta hedh 100 % këtë akuzë pasi nuk i vrau Enveri shokët e tij, përkundrazi. Shokët e tij e tradhtuan Enverin, e humbën durimin paksa me mendimin se ky Enveri jetoi pak si gjatë. Prandaj menduan, jo të gjithë, për pushtet. Këtu roli kryesor, ndoshta ka qenë ai i Mehmet Shehut. Unë kam bërë një libër dhe i qëndroj atij libri. Enveri ishte sëmurë dhe kanë qenë fuqitë e jashtme që i vunë këto brenda në lëvizje. I thanë edhe Mehmetit ‘çfarë po bën, u plake’ por Mehmeti u tha ‘s’kam ç’të bëj se Enver Hoxha është si Gandi i Shqipërisë dhe nuk është e lehtë kjo punë’. Këtu dua të shtoj një reflektim timin, pasi i kam njohur shumë mirë të dy, si Fiqereten ashtu edhe Mehmetin, madje Fiqereten e kam njohur më shumë, pasi kemi qenë në shkollë, ajo ka qenë edhe jetime, konviktore, gjithë pushimet i bënte tek shtëpia ime, ishim komuniste në një grup. Ajo ishte një njeri i heshtur, e mbyllur... Por për mendimin tim, ajo ra viktimë e Dushan Mugoshës, pasi ai e martoi me Mehmet Shehun, por ajo nuk ishte tip Mata Hari në këtë drejtim. Ndërsa për Mehmetin, ai bëri atë që bëri, është si rasti që i shet shpirtin luçiferit, por që pastaj të vjen mirë kur të lënë në heshtje, dhe unë nga të dy kam vënë re që ata ishin shumë të preokupuar që të mos zbuloheshin. Ata ishin të dashuruar me ne, ishin lidhje të sinqerta, dhe vëzhgonin çdo gjest tonin dhe për ta kishte shumë rëndësi fjala e Enverit, megjithëse marrëdhëniet tona ishin më diplomatike se ç’ishin me Hysni dhe Vito Kapon. Librin e kam shkruar me shumë dhimbje, madje as që e mendoj ta botoj, por e shkrova se u tha që Enveri e vrau Mehmet Shehun. Këtë nuk e durova dot më pasi Enveri e ka duruar shumë Mehmetin për gabimet që bënte. Enveri e vlerësonte atë si njeri që ishte inteligjent, ishte organizator, ishte dinamik, madje me tepricë, por kishte një influencë gjatë luftës dhe kishte njohuri për luftën.
Pra, Mehmet Shehu vdiq se tradhtoi Enver Hoxhën?
Enver Hoxha bëri përpjekje deri në fund, që ky gabim që bëri Mehmet Shehu të kalonte me një kritikë, por që t’i jepej edhe një mësim, që një ditë të korrigjohej dhe ishte mbledhje vetëm në Byronë Politike. Ai vazhdonte të zgjidhej kryeministër dhe nëse thonë që jo, nuk e vrau veten por e vranë, atëherë ata ishin Kadri Hazbiu me shokët e tij, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por duke i thënë që duhet të vrasësh veten se të ka zbuluar Enveri.
Kjo gjë nuk është e dokumentuar, nuk është e provuar.
E vërteta do të dalë një ditë, por Enveri nuk ka lidhje. Mund të them, që vetëvrasja e Mehmetit, e dërrmoi fizikisht Enverin, sepse nuk e priste. Më kanë thënë që nëse Enveri do kish marrë masa 10 apo 15 vite më parë, do ishte më mirë por nuk është kështu se ai nuk ishte kushdo. Nuk është se ishin gabimet e një personi dhe hajde, po e eliminojmë. Atëherë po që do thoshin që e eliminoi me qëllim.
 
V-Rave

Anëtar i ri
Titulli: E.Hoxha,totalisht deshtim???????

Une jam pergjigjur. Enveri nuk ka deshtuar. Lexoji postet e mia te meparshme per te marre vesh pse.
 
uliks

Anëtar i ri
Titulli: E.Hoxha,totalisht deshtim???????

Eshte e dekumentuar se nderhyrja vendimtare e E.Hoxhes me kercenimin per perzenjen e gjithe minoritetit grek shqipetar ne Greqi solli nderprerjen e spastrimit cam ne greqi ne menyre te menjehershme. Ky spastrim dihet qe u be nga qarqet ultra shovinisre greke me bekimin e anglo-amerikaneve. Po fundi i turpshem i provokacioneve monarko- fashiste greke te gushtit 49 nga cili komandant i pergjithshem u ralizua o P.Kola?
 
theaxeofpain

Playin' guitar on MTV!
Titulli: E.Hoxha,totalisht deshtim???????

Nuk mendoj se E.Hoxha ka qene deshtim. Ai adoptoi Komunizmin, sepse Bashkimi Sovjetik pati influence te madhe ne vendet e lindjes, duke qene se ishte dhe shtet fitues. Si cdo sistem tjeter, ka pasur te mirat dhe te keqijat e veta. Nuk duhet asnjehere te mohojme meriten e tij ne ndertimin e Shqiperise. Perpara tij vetem 10% e popullsise ishin te arsimuar, ai e coi ne 99%. Ndertoi hidrocetralet me te cilat ne edhe sot e kesaj dite kemi drita, ka ndertuar sistemet ujore, rruget te shtruara, kishte rend kudo, nuk kishte frike njeri te ecte ne rruge, nuk kishte te papune. Po sot? Asgje nga keto nuk kemi, sepse ato qe kishim ndertuar me pune vullnetare, me krahet tona, vete i shktarruam, me idene se ishin komuniste, dhe nuk na hynin me ne pune, dhe duke mos ndertuar te reja, ose thjesht ti rikonstruktonim te vjetrat. I shkaterruam, dhe per 20 vjet kemi ngelur ne vend numero. Krahasojeni pak Shqiperine me vendet e tjera ish-komuniste. Demokracia ne Shqiperi ka qene deshtim total. Pjellat komunsite asnjehere nuk mund ta sjellin demokracine ne nje vend. Berisha nuk ndoqi shembujt e shume te tjereve ne Bllokun Lindor. Te gjithe qe sollen demokracine ne lindje, hoqen dore, dhe ua lane rinise ne dore pushtetin.
Shqiptaret ne komunizem nuk kishin liri fjale vertet, por ama kishin buke te hanin. Ndersa sot kane liri te tepruar, aq sa per pak kalohet ne anarki, ndersa nuk kane buke te hane. Dhe per nje njeri, me mire te kete buke pa liri, sesa liri pa buke. Nuk shof ndonje deshtim tek Enver Hoxha. Perkundrazi, ia dinte koken shqiptarit si e kishte, dhe me kshu lloj njerezish, eshte me mire komunizmi.
 
V-Rave

Anëtar i ri
Titulli: E.Hoxha,totalisht deshtim???????

Pikerisht prandaj duhet bere dallimi midis E.Hoxhes dhe sistemit qe perdori. Pastaj dhe si lider mendoj se ishte ai qe e coi shqiperine para per ate kohe. Po gjithmone nese duhet te shqyrtojme nje situate politike, duhet te marrim parasysh te gjithe faktoret qe ndikuan ne te. Gjeja me e mire e komunizmit ishte se njerezit ishin te barabarte pavaresisht se ndoshta mund te ishin pak te varfer. Por ishin te barabarte dhe Enveri e zbatoi me se miri kete veti te komunizmit.
 
Dying_Poet

Anëtar i Nderuar
Titulli: E.Hoxha,totalisht deshtim???????

Ishim te barabarte se nuk kishim!
kemi pasur mundesi per me shume, dhe Enveri ishte ai qe na e hoqi keto mundesi.
"pak te varfer" apo varferi totale.
Enver Hoxha ka bere mekatin me te madh ,qe 1 politikan i suksesshem nuk do ta bente, na mbylli e na izoloi ne nje kafaz si puna e asaj kavjes qe degjeneron e ha jashtqitjet e saj.
keni te drejte shoku Enver ska qene deshtim, as si politikan as si faktor per zhvillimin e ketij vendi!!! KA QENE SUPER DESHTIM, RENIM, VETVRASJE.
Nje njeri qe nuk perdor arsyen e drejte e logjiken per orientimin e nje sistemi, por perdor shabllone te kopjuari nga regjimet totalitare lindore per mua eshte nje politikan i deshtuar, seshte zotesi te vesh rregull duke burgos,internuar e pushkatuar.

Megjithate mendimet dhe opinionet jane te lira ndersa peshorja e fakteve eshte rrenqethese per ate 50 vjecar.
 
para se te gjykojme nje sistem duhet te marrim parasysh qe ne ne kto momente ndodhemi ne nje pozicion komod dhe per me teper ne nje sistem tjter dhe kur vleresojme e vleresojme duke e krahasuar duhet parae ne nje kendeveshtrim tjter po ju jap nje artikull lexojeni me vemendje dhe do kuptoni :
Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit komunist shfaqet kategorike në çështjen e debatueshme për rishkrimin e historisë. E mirë apo e keqe, për të, mbetet përgjithmonë ajo që është shkruar. Në gjykimin e gruas që ka ndarë për 50 vjet jetën me Enver Hoxhën historia vetëm mund të plotësohet me dokumente e fakte të zbuluara rishtazi dhe në bazë të këtyre të bëhen interpretime të reja. Në vijim të intervistës te “Shqip”-i i Rudina Xhungës, Nexhmije Hoxha rrëfen fakte e ngjarje të panjohura më parë. Ajo nuk mendon se duhet të kërkojë falje për periudhën 50-vjeçare të epokës së komunizmit, ndërkohë që pranon se janë bërë shumë gabime. Për të Koci Xoxe mbetet nga figurat më të përçudnuara të lidershipit komunist. Madje, me emrin e tij e veja e diktatorit lidh vrasjen e Nako Spiros dhe të kunatit të Enverit Bahri Omari. Më tej Nexhmije Hoxha sjellë rrethanat e vetëvrasjes së Mehmet Shehut njërit prej bashkëpunëtorëve më të afërt të të shoqit dhe akuzon për këtë Kadri Hazbiun, i cili ka ndikuar, sipas saj, për fundin tragjik të tij...
Një nga temat më të përhapura sot në Shqipëri, është rishikimi i historisë. Periudha para 1944 është disi më shumë e pranuar, por pothuajse mohohet e gjithë periudha post 1944. Pse sipas jush?
Nëse do të flasim për rishikimin e historisë, historia është një gjë, që shkruhet dhe mbetet gjithmonë, ajo plotësohet me dokumente, e fakte të reja dhe në bazë të këtyre bëhen interpretime të reja, por ajo kurrsesi nuk mund të ribëhet. Historia, ajo që është, ajo mbetet, mirë apo keq qoftë, të bërë nga ne apo nga të tjerë para nesh, në të kaluarën. Pra, ajo që është bërë, është bërë. Për shembull, në kohën tonë kemi shkruar historinë në bazë të një metodologjie tonën, ku kemi nxjerrë në pah vetëm anët pozitive të ngjarjeve, të personazheve, të periudhave të ndryshme. Mund të rishkruhet një periudhë tjetër me një metodologji tjetër, duke e marrë çështjen në një këndvështrim tjetër dhe duke i dhënë një interpretim tjetër. Ne p.sh., nuk kishim si të vinim në dukje anët pozitive të Lef Nosit, i cili ka qenë folklorist, ndërkohë që ai ishte regjent në bashkëpunim me pushtuesin. Këtë mund ta bëjë sistemi i ri, por jo që të arrihet deri aty sa Lef Nosi të dekorohet për meritat e tij dhe të pranohet, që edhe mund të tradhtosh atdheun dhe të bashkëpunosh me një forcë të hidhët, të egër që dogji Shqipërinë me gratë, me fëmijët. Kjo është e papranueshme.
E ndjeni tani se Enver Hoxha është gjykuar, ashtu siç gjykuat ju një pjesë të njerëzve, gjatë kohës kur drejtonit?
Jam dakord me persona që debatojnë, persona që kanë qenë edhe në emisionin tuaj, të cilët, më pëlqen, ose jo mua, diskutojnë seriozisht për këtë çështje, por kur arrihet në absurditete të tilla që nga njëra anë ngrihet një regjent, si Lef Nosi apo Rexhep Mitrovica etj. Unë kam qenë këtu më 4 shkurt kur ata drejtonin terrorin e 4 shkurtit në bashkëpunim me gjermanët. Prandaj nuk është e drejtë që të ngrihen persona të tillë e Enver Hoxhës të mos i jepet as statusi i veteranit. Kjo gjë nuk është demokratike në një shtet demokratik.
Nëse do ju kërkoja tre fakte pozitive dhe negative të sistemit që drejtoi Enver Hoxha, cilat do përmendnit?
Dua të theksoj rolin e Enverit në lidhje me sukseset se vetëm gabimet kujtohen sot. Le të vëmë në dukje edhe atë që meriton. Ai ekonominë e përditshme nuk e ndiqte, por strategjitë për gjërat më kryesore dhe planet kanë qenë 5-vjeçare, por edhe më tepër për gjëra si bujqësia, nafta, elektriciteti. Në bujqësi, në luftë edhe me Hrushovin, me debate nëse kishim më shumë të ardhura nga buka apo nga agrumet. Ndërsa Enveri bukën e vinte krahas me fishekun, buka është pavarësia thoshte ai. Ai nuk ishte natyrë që kishte dëshirë ta lajmëroje për shumë gjëra që në mëngjes, thoshte ditën do e filloj me letrat e popullit, por për naftën, edhe nga gjumi ta ngrije, nuk thoshte gjë. Tërë jetën ishte i bindur që Shqipëria ka naftë dhe jo vetëm se çfarë kanë bërë italianët, francezët, anglezët por edhe sovjetikët që erdhën qëllimisht për këtë gjë me specialistë. Sovjetikët thoshin që këto po na sabotojnë ne sepse i dinë ku janë burimet e naftës dhe i mbyllin. Dhe tani çfarë po bëhet me këtë marrëveshjen që ka lindur me Teksasin, me Bush në këtë kohë ku kriza e naftës është e madhe. Dhe ata dhanë 13-fish për të siguruar edhe një burim nafte në Shqipëri. Ai nuk e kishte zakon të merrte dokumente në shtëpi, por planet e energjetikës për hidrocentralet i merrte me vete. Ai shikonte edhe aspektin politik të gjërave, -‘Si do i përmbysim gjithë këto toka që janë të popullsisë’,-thoshte, pra shikonte edhe aspektin social. Lidhur me sukseset, mjafton të shohim përfundimin në periudhën tonë. Popullsia u rrit me 3 herë, mesatarja e moshës së njeriut shkoi në 70 vjeç ndërkohë që ishte tek të 50-at dhe mesatarja e rinisë sonë shkoi në 26-vjeç. Kjo tregon një mirëqenie, megjithëse modeste, pasi unë e pohoj gjithmonë që ka qenë modeste. Nuk dua të lë mënjanë tek sukseset e tij ajo që u arrit tek kultura, në arte, në arsimimin se fitorja jonë më e madhe është që shoqëria kaloi nga gjysmë feudale, ku jeta e gruas ishte në një nivel shumë të ulët. Nëse sot, në këtë sistem pas 20 vitesh lavdërohemi edhe në botë, me mjeshtërit tanë që po dallohen në fusha të ndryshme, kjo është në sajë të arsimit që ata kanë marrë gjatë kësaj periudhe. Për herë të parë u bënë të gjitha gjërat, që nga baleti deri tek universiteti, akademia, hekurudha etj.
Këtu, një rol të veçantë, pasi nuk dua t’i rikthehem pas te roli i Enverit dhe i Koçi Xoxes, por Koçi Xoxe ka qenë një fatkeqësi për inteligjencën, madje edhe për vetë Enverin.
 
Dying_Poet

Anëtar i Nderuar
Titulli: E.Hoxha,totalisht deshtim???????

intervisten e Shoqes Nexhmije e kam pare ne tv + e kam rilexuar.
V-rave dua te me kuptosh drejt, nuk po perpiqet njeri te te kundershtoj, ate lumturi qe ke pare ti ne dokumentare nese do ta kishe jetuar sdo ta zije ne goje.Une me lumturi nenkuptoj ,mirqenien ekonomike, shpirterore , e shendetesore. (ishin pak si shume te varfer ekonomikisht, dashuronim e betoheshim per koke te Shokut Enver, emri me i perdorur ne shqiperi eshte emri Enver, e ne shendetsi ishin teper te avancuar aq sa nena ime vdiq ne lengim se 1 eco e vetmja e QSUT te kardiologjia ishte e prishur, e per cfare?! sepse Shoku Enver kishte kapricot e tij ne lidhje me perendimin)
fakte pozitive mund te te jap me 10-tra por pak rendesi kane, mua me intereson perfundimi, nje reaksion zinxhir i cili nuk po ndalon edhe sot e kesaj dite.
une di kete: patem mundesine te rifillonim cdo gje nga e para pas luftes se 2-te boterore dhe ishte aftesia e Shokut Enver ajo qe na "groposi"
ne 24mije kilometra katror.
po ju rikujtoj edhe njehere : planin 50-vjecar te izolimit. kaq me mjafton mua ta klasifikoj Shokun Enver mes atyre qe vrane popullin e tyre ,mes hitlerit, stalinit, pinochetit, timoshenkos e ca te tjere.
Ky eshte mendimi im .
 
e shikon qe se analizon sic duhet kapesh vetem pas nje fakti negativ qe sishte plotesisht se po te studioje ,te ishe nxenes i mire kishe te drejt te studjoje ne rusi,pastaj arrti te mobilizonte popullin te punonte e mos te rrinte tere diten duke u ankuar sic bejne tani.po spunove vete kush pret te japi buke......dhe energjine,linjen hekurrudhore,shkollat ,kto si quani arritje ju,e po me vjen keq po mos flisni me subjektivitetet shifin gjerat me sy objektiv...........
 
V-Rave

Anëtar i ri
Titulli: E.Hoxha,totalisht deshtim???????

V-rave dua te me kuptosh drejt, nuk po perpiqet njeri te te kundershtoj, ate lumturi qe ke pare ti ne dokumentare nese do ta kishe jetuar sdo ta zije ne goje
Shiko ajo qe doja te thoja une eshte kjo qe njerezit e donin aq shume dhe ishin aq te lumtur sa i thurnin dhe kenge. Nuk besoj se te pushkatonin po te mos beje kenge. Pikerisht kete po thoja. Sepse kenga buron nga shpirti dhe nese shpirti eshte i kenaqur kendon lavde. Prandaj thashe jo per faktoret ekonomike se thashe dhe vete qe po ecte me hapa te ngadalte por po ecte, jo si sot qe kemi 20 vjet dhe jemi akoma ne vend numero. Gjasme ne tranzicion
 
devito boy

Anëtar i ri
Titulli: E.Hoxha,totalisht deshtim???????

une besoj se komunizmi nuk ka ekzistuar kurre ne shqiperi gjithashtu ate besoj edhe per demokracine po te dinim ne shqipetaret se komunizmi sipas marksit eshte politika me e barabarte qe eshte shkruar ne te gjitha kohet dhe demokracia liri shprehje per te gjithe dhe lindja e kapitalismit qe eshte nisja e zhvillimit industrial , turistik( sepse shqiperia mundet te ishte shume here me e zhvilluar ne kete objekt) dhe ne pergjithesi e lirise se veprimit (brenda normave ligjore) athere per mendimin tim ne shqiperi ka ekzistuar vetem politika e te pakteve dikur dhe ne kohen e sotme kapitalizmi qe e perbejne ata qe kemi votuar per politikanet tane . do isha shume i kenaqur qe dikur ne emigrantet qe nuk kemi votuar dhe nuk kemi zgjedhur kush do qeverise bashkatdhetaret tane qe rrojne ne shqiperi te beheshim nje grushte dhe te demostronim ne shqiperi per te fituar te pakten te drejtat e njeriut qe kemi humbur besoj se ky eshte nje borxh i madh qe ne i kemi atdheut tone dhe duhet ta lajme
 
Dying_Poet

Anëtar i Nderuar
Titulli: E.Hoxha,totalisht deshtim???????

e shikon qe se analizon sic duhet kapesh vetem pas nje fakti negativ qe sishte plotesisht se po te studioje ,te ishe nxenes i mire kishe te drejt te studjoje ne rusi,pastaj arrti te mobilizonte popullin te punonte e mos te rrinte tere diten duke u ankuar sic bejne tani.po spunove vete kush pret te japi buke......dhe energjine,linjen hekurrudhore,shkollat ,kto si quani arritje ju,e po me vjen keq po mos flisni me subjektivitetet shifin gjerat me sy objektiv...........
une nuk bej analiza perfundimet e te cilave i ka nxjerre koha, keshtu e di ti e, po te studioje shkoje jasht, ndersa une di kete qe antar partie behej puntori i thjeshte ai pa tru, ndersa njerezit me shkolle hanin dynjane per tu fut ne parti e nuk pranoheshin, e dyta ,je i keqinformuar per ata qe studiuan jashte, per sa pati nevojat fillestare Shoku Enver dergoi me studime njerez jashte, po e perseris DERGOI, dhe ne ata qe u derguan 95% ishin femijet e tyre, 4% agjent te spiunazhit ,1% njerez te thjeshte. edhe nje gje , u mbyllen dyert e shkollave ketu e jo jashte qe sdinim cfare quhej jashte, mos haroni qe ne nje familje veshtire te kishte 2 persona me shkolle te larte.
Sot te pakten flas per veten time,e njerez qe njof, e kemi fituar me djersen e ballit shkollimin neper bote.
sa per pune ,as atehere e as kurre shqiptari si eshte ndarre hiles e mashtrimit.
ty te duket subjektivizem pasoja e 50 viteve mua me duken superobjektivizem.
 
Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Titulli: E.Hoxha,totalisht deshtim???????

Tema u pastrua,ju lutem te gjithe pjesemarresve ne teme te komentojne pa cituar kot me kot njeri tjetrin sepse na detyrojne qe se bashku me postime pa lidhje me temen te fshijme edhe postime me vlera.
Tema hapet,diskutim te kendshem!
 
iLirjam

Banned
Titulli: E.Hoxha,totalisht deshtim???????

deshtim jooooooooooo gbaim ka qen plote dituri dhe rende shtetti ne ate kohe shqipria ka qene super fuqi evrpojane kurse tash ne gjende mjerimi shikoni emisjoni me poshte komplet

tash komento zotri mos ja fute kote si kali pelese se dele magar

keto dy tre dit qe ste kam kthyer pergjigje,,, desha te plotesoj nje deshir,,dhe te le ti rikujtosh vitet nostalgjike duke shijuar bukurin e emisjoneve te kohes se xhaxhit,,

por tani ne rradh te par,,dua te informoj,,qe shqipria ska qen kurr nje superfuqi,,,qe pas pushtimit osman e ktej,,,kete HARROJE,,,te ket egzistuar ndojeher ndonje koncept i till ne superfuqit e verteta,,

pervec se tek shqiptaret,,,,qe donin apo sdonin ta besonin ate qe thoshte propaganda hoxhiste,,

ata ishin te detyruar te bindeshin,,sepse propagandat hoxhiste ishin te vetmet qe lejoheshin te shikohen ne televizor,,ne radjo,,apo ne gazeta,

dhe kur ka pasur raste,,qe shqiptarve ne valet e radjos u hynte radio prishtina,,,ata jan denuar me burg,,shpesh her edhe pa ju faktuar akuza.

Gjyshi im pershembull,,,,ka qen magazinjer,,dhe kjo esht ngjarje e vertet,,

ka qen magazinjer ne nje magazin veshmbathjesh,,,

dhe ne kontrollin e lart shtetror,,i doli nje kepuc magu!!!!!

dhe u akuzua per vjedhje,,edhe pse ai kishte dy kemb,,"kishte vjedhur nje kepuc"

pasi e derguan ne gjykat,,,me akuzen e vjedhjes,,dhe e denuan me 8 vjet burgim,,
u hap edhe nje her ceshtja,,,sepse dikush kishte spihunuar ne parti,,se kusheriri i tij i par,,Ahmet Hasani,,,20 vjet para se te burgosej gjyshi im,,,ishte arratisur ne Amerik,

dhe per kte fakt,,ai u akuzua qe i kishte dhen ndihm per tu arratisur,,dhe ju shtuan ne denim,,edhe 10 vjet te tjera,,dmth 18 vjet,,,

femijet e tij,,qe kishte 8,,,u lan pa perkrahje dhe pa te drejt pune,,ata duhet te punonin vetem vullnetarisht,,dhe duhej te jetonin ne kushte primitive me te vjetra se mesjetare,,

ata flinin neper koshat ku grumbulloheshin drithrat,,per 11 vjet me rradh,,

tani per te dal pak tek vidjoja qe kishe sjell ne topik,,
ajo ishte e filmuar nga helikopteri,,,,per ta kapur situaten sa me te bukur,,,sepse ishin te detyruar,

por sot mund te filmosh edhe detajet me te vogla dhe ti transmetosh ato,,,,

tani mendo ti si me kan kali lop apo gomar,,dhe bertit,,,,parti enver,,,jemi gati kurdoher.

:dong::dong::dong::dong::dong::dong::dong::dong::dong::dong::dong::dong::dong::dong:
 
Top