• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

E dini ç’kuptim ka ora 11:11?

Asgjë nuk ndodh rastësisht. Pavarësisht shpjegimeve që i japim dukurive që na ndodhin, gjithçka ndodh për një arsye të caktuar. Ja përshembull, na thoni pak ç’mendoni sa herë në telefon shihni 00:00? 13:13? Apo teksa ecni në rrugë sytë ju shkojnë tek numra të njëjtë?
Të gjithëve na ka ndodhur të zgjohemi fiks në orën 11:11 të natës dhe kemi pyetur veten dhe të tjerët se ç’do të thotë. Përpos skeptikëve, po ju themi se ka një shkencë të tërë pas rastësisë, dhe është shumë e bindur se asgjë nuk ndodh kot. Sipas numerologjisë, numrat janë sinjale që na dërgojnë shpirtrat nga lart.

Ndonëse si bazë studiohen numrat e përsëritur 3 herë, kini parasysh se sa më shumë herë të përsëritet një numër, aq më e fuqishme është domethënia e tij.
000
Tre zero ose më shumë në resht simbolizon vazhdimësinë dhe pafundësinë. Kjo do të thotë se nuk ka kufij për ju dhe se jeni në prag të një fillimi të ri. Nëse shikoni 3 zero në mes të një dite të tmerrshme, është thjesht për t’ju kujtuar se mund t’ia nisni nga fillimi në çdo orë. Është pra, si t’ia nisësh nga zero.
111
Tre 1-shat simbolizojnë fuqinë që kanë mendimet tek realiteti dhe tregon se ato po manifestohen në të tashmen. Është një mesazh, që ju duhet të fokusoheni tek mendimet, ndjenjat dhe emocionet pozitive, sepse në atë moment dhe kurdoherë, je ti që po e krijon botën ku jeton. Tre 1-shat simbolizojnë hapat e parë drejt krijimit të këtij realiteti.
222
Të shikosh 3 ose më shumë 2-sha është për të të kujtuar se je aty ku duhet të jesh, dhe se gjithçka po shkon ashtu siç duhet. Edhe pse mund të mos jesh i kënaqur me jetën tënde, stresi po të çon në fakt, drejt diçkaje më të mirë.
333
Çfarëdo të jesh duke bërë në jetë, ata që kanë kaluar në jetën tënde po të mbështesin dhe po të mbrojnë. Siç edhe njihet, tre 3-sha rresht simbolizojnë praninë e Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, si edhe udhëheqësve të tjerë shpirtërorë nga bota e përtejme.
444
Nëse shikoni tre 4-a bashkë, ato janë aty për t’ju kujtuar se duhet të vazhdoni të punoni fort, të vazhdoni të këmbëngulni. 444 është simbol i mençurisë që vjen nga zemra. Nëse keni marrë një vendim duke ndjekur zemrën dhe jeni në dyshime për atë çfarë po bëni me jetën tuaj, këto numra ju sigurojnë se duhet të vazhdoni kështu.
555
Po vjen një ndryshim dhe do ta shikoni shumë shpejt. Është shumë e rëndësishme të ruani qëndrueshmërinë dhe pozitivitetin përpara kësaj energjie të re. Mendojeni veten si të jeni në një karusel: nëse keni hipur, e vetmja gjë që mund të bëni është të hapni krahët, të ulërisni dhe të bëni foto.
666
Ka shumë keqkuptim lidhur me tre 6-at e famshme, por në fakt ky simbol ju ndihmon shumë. Është në fakt, një mënyrë për t’ju kujtuar se duhet të vini vlerat morale dhe shpirtërore përpara atyre materiale. Nëse e shikoni këtë numër, kushtojuni vëmendje mendimeve tuaja. A janë mendimet në një vijë me parimet tuaja? Nëse jo, ndaloni dhe rimendojeni gjithçka siç e besoni vërtet.
777
Tre 7-at janë një përqafim i ngrohtë nga universi! Gjithashtu, një kujtesë për ju, se duhet ta lëshoni veten dhe të reshtni së kontrolluari gjithçka. Ka disa pyetje që tani do të mbeten pa përgjigje kështu që ndërkohë, duhet të mësoni të jetoni çdo pyetje dhe të besoni se nuk jeni pa mbështetje në rrugëtimin tuaj. Jeni në rrugën e duhur.
888
Tre 8-at është simbol i një gjendjeje të lartë shpirtërore, që po tërheq rreth jush të gjitha dëshirat tuaja materiale, që nga paratë tek mundësitë që u duhen. 888 është një numër që ju rikujton se nëse po jetoni sipas dëshirave dhe ndjenjave tuaja, mund të keni gjithçka kërkoni.
999
Kur shikon tre 9-a bashkë, do të thotë se një kapitull i jetën suaj po mbyllet. Mund të keni përjetuar një periudhë intensive shndërrimesh, nga e cila po mësoni shumë, dhe tani është koha për ta lënë pas. Jeni gati për një kapitull të ri.

lajmifundit.al111123.jpg
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
@Ledia nje teme per ty nese do te dish kuptimet e verteta te numrave (quhet tani?)😝
 

Lauri

Anunnak
Po kur ve re gjithe keto 7 bashke ne km e makines. Cfare do thote 5 x 7
Nuk Jam supersticioz por ve re shpesh shume numra te njejte te linje:)
7 eshte n perfekt. Te me dilnin perpara ne lojrat e fatit 🤔
Kjo foto para pak muajsh.
20191114_173449.jpg
 

Barnaba

Antarë i Respektuar
Te dashur antar(e) te nderuar(a),

Jemi mbledhur sot ketu per t'i thene lamtumire logjikes. Ajo n'a ka sherbyer denjesisht. Fuqia e saj shihet kudo - ne mjekesi, ne inxhinjeri, ne shkence kompjuterike, dhe ne shume e shume fusha te tjera. Por ndonjehere behet e merzitshme dhe rrjedhimisht duhet zevendesuar pak me teori alternative. Eshte rende te flasesh keq per te vdekurin, por me thoni, te dashur antar(e), a ka ndonje kenaqesie te pranosh se ora 15:15 s'eshte asgje tjeter vecse 15:14 plus 1 minute?!?! Jo!! Atehere, pse mos t'i fusim shkelmin logjikes dhe te supozojm se nese ne kthejm koken nga sahati fiks ne 15:15 kjo do rezultoj ne nje lufte berthamore ne boten e xhindeve?! Me bukur keshtu, apo jo...?! Por bukuria ndonjehere kerkon sakrifica... prandaj ne jemi ketu qe sot te groposim logjiken! Ju lutem, mos qani dhe mos vajtoni, as me ze dhe as pa ze... Behuni te fort dhe kujtoni ditet e bukura qe keni ndare me te, dhe ndoshta ajo ngjallet perseri kur lufta midis xhindeve te perfundoj.

I qofte i lehte dheu!
 

Daisy

Anëtar i Respektuar
Une gjithnje e kap 00:00
Nuk e di ca dmth pervecse mesi nates por me kujton dike qe kam perzemer that’s all
 

Desa

Temet nosce
Te dashur antar(e) te nderuar(a),

Jemi mbledhur sot ketu per t'i thene lamtumire logjikes. Ajo n'a ka sherbyer denjesisht. Fuqia e saj shihet kudo - ne mjekesi, ne inxhinjeri, ne shkence kompjuterike, dhe ne shume e shume fusha te tjera. Por ndonjehere behet e merzitshme dhe rrjedhimisht duhet zevendesuar pak me teori alternative. Eshte rende te flasesh keq per te vdekurin, por me thoni, te dashur antar(e), a ka ndonje kenaqesie te pranosh se ora 15:15 s'eshte asgje tjeter vecse 15:14 plus 1 minute?!?! Jo!! Atehere, pse mos t'i fusim shkelmin logjikes dhe te supozojm se nese ne kthejm koken nga sahati fiks ne 15:15 kjo do rezultoj ne nje lufte berthamore ne boten e xhindeve?! Me bukur keshtu, apo jo...?! Por bukuria ndonjehere kerkon sakrifica... prandaj ne jemi ketu qe sot te groposim logjiken! Ju lutem, mos qani dhe mos vajtoni, as me ze dhe as pa ze... Behuni te fort dhe kujtoni ditet e bukura qe keni ndare me te, dhe ndoshta ajo ngjallet perseri kur lufta midis xhindeve te perfundoj.

I qofte i lehte dheu!
Unë dhe logjika jemi një. Po i dhatë lamtumirën e fundit asaj, ma dhatë edhe mua....
 
Une i besoj shume akrepave dhe ores, madje mund te them qe jam "i varur" prej tyre.....vecanerisht kur kam takime te rendesishme.
Aaaaaa ju lutem shume, korrektesia nuk duhet te mungoje kurre 😋
 
Top