• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

“E dashur vogëlushja ime e ëmbël”

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Shiko fotografinë 1759765


Kohët e fundit, unë dhe mamaja jote kemi qenë duke kërkuar në Google për disa punë tonat dhe kemi vënë re se një nga pyetjet që shtrohet më së shumti në kërkesat në Google është: “Si ta bëj atë të ndihet i interesuar?”

Me thënë të drejtën u mërzita shumë. Hapa një shumësi artikujsh që flisnin se si një vajzë duhej të vishej seksi për partnerin e saj, apo kur duhej t’i sillte birrën e kur një sanduiç – me pak fjalë të gjitha gjërat që ajo duhej të bënte për ta bërë mashkullin e saj të ndihej më mirë, më i zgjuar dhe më superior.

U nxeha pa masë!

Vogëlushja ime…

Nuk është dhe nuk do të jetë asnjëherë detyra jote që ta mbash mashkullin të interesuar te ti.

Vogëlushja ime…

E vetmja detyrë e jotja është që ta dish brenda shpirtit tënd se ti vlen shumë! (Nëse do ta dish që vlen, e ke fituar betejën me botën, por këtë do ta shpjegoj në një letër tjetër.)

Nëse ke besim te vetja, ti do jesh shumë atraktive jo vetëm për meshkujt, por për të gjithë. Ti do të jesh atraktive për një mashkull që jo vetëm do të jetë i interesuar për ty, por do të dojë të kalojë gjithë jetën duke investuar mbi interesin për ty.

Vogëlushja ime…

E kam fjalën për një mashkull që nuk ka nevojë për lojëra që ti të jesh interesante për të, sepse ai do ta dijë se ti je dhe do ta çmojë këtë!

Nuk më intereson nëse ai qëndron me turinj në tavolinë, mua më intereson që të të shohë ty me sytë e dashurisë. Nuk më intereson nëse nuk vjen të luajë golf me mua, mua më intereson që ai të luajë me fëmijët që të dy bashkë do të keni. Nuk më intereson nëse ai pëlqen të bëjë të fortin me mua, më intereson vetëm që të jetë i fortë mjaftueshëm për të mbajtur zemrën tënde.

Nuk më intereson se kë voton në zgjedhje, më mjafton të të zgjedhë ty gjithnjë, çdo ditë. Nuk më intereson çfarë ngjyre ka lëkura e tij, më intereson që pikturën e jetës tuaj ai ta pikturojë me ngjyra të ndezura. Nuk më intereson se në çfarë beson apo nuk beson, për aq kohë sa ai është rritur me vlerën se çdo ditë që do të kalojë pranë teje do të jetë një ditë plot shpresë dhe dashuri.

Në fund të fundit, shpirti i babit, nëse ai i ka të gjitha këto, por nuk ka asgjë të përbashkët me mua, ti mos u mërzit! Ne do të kemi të përbashkët gjënë më të çmuar: ty!

Sepse vogëlushja ime, e vetmja gjë që ti duhet të bësh për ta mbajtur atë të interesuar është të jesh kjo që je.

Dhe këtë po ta thotë dikush që do të jetë përjetësisht i interesuar ndaj teje,

babushi yt.”/mekulipress.com
 

jana80

Super Moderator
Me vjen keq per ato qe se kane babin me, por mua me mjafton tme shterngoj ne gji te me shoh drejt ne sy, tme puth ne balle e pastaj boten shtyp me kembe!
 

DeliriumMind

🙈🙉🙊
Ky shkrim me kujtoi babain e nje shoqes time... shqiptare dhe ajo. Komshie te nona... luanim kur ishim te vogla lart e posht neper shkalle duke vrapuar sepse i thoja kalamajve qe ufot kishin zbritur dhe do te na futeshin ne trup (isha e plot bindur)...
Me pas, dhe pse larg, per pushime rrija te ajo dhe pinim birr per mengjes neper shkall (ishim 15/16 vj) dhe mbaj mend si sot diten qe i ati i solli nje buqet gjigante me trendafila dhe nje kartoline duke i thene qe do ta donte perjetesisht.
Ka qen hera e pare ne jeten time qe kam pare dashuri te vertet baba dhe vajze dhe qajta si Bukuroshe aty ne nje cep duke plasur nga xhelozia.
Ama kurr sdo ta harroj dashurine ne syt e tyre dhe menyren se si akoma sot ai e shikon... eshte me fat kush familjen e ka afer sepse thjesht 'egzistenca tyre ose ndihma ekononimike' nuk mjafton.
 
Private conversations
Help Users
    Top