• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Durrës, zbulim i ri arkeologjik, 36 varre të periudhës helenistike

E3

Anëtar i Nderuar



Zbulimet e reja arkeologjike
Gërmimet që po kryhen në lagjen numër 8 të Durrësit, kanë nxjerrë në dritë dhjetëra gjetje të reja që shtojnë vlerën e pasurisë arkeologjike të qytetit bregdetar.

Nga gërmimet e ditëve të fundit në një shesh ndërtimi, arkeologët kanë zbuluar një varrezë me dhjetë varre helenistike që datojnë nga periudha e shekullit të II para erës sonë e deri në atë të antikitetit tonë, të shekullit të IV.

Mbikëqyrësi i zbulimeve arkeologjikë, Surja Lela, tha se nga kërkimet e deritanishme janë zbuluar mbi 36 varre, në të cilët janë gjetur eshtra skeletore, të vendosur në drejtimin lindje- perëndim që datojnë nga shekulli i II para erës sonë e deri në shekullin e IV të erës sonë.

Sipas tij, zbulimi arkeologjik është i një rëndësie të veçantë, për vetë tipat e varreve, të cilat janë ndërtuar në periudha të ndryshme.

Lela sqaron se mes këtyre varreve ka karakteristika të përbashkëta, por edhe anë të veçanta, të cilat do të jenë objekt studimi për arkeologët, siç janë varret me konstruksion me tulla, me tjegulla në formë çatie, me urna prej guri gëlqeror si dhe me urna amforash dhe enë qeramike.

Pranë varreve, sipas Lelës, nuk janë gjetur stoli, por sende të tjera me vlerë arkeologjike, çka tregon periudhën e datimit.

Duke pasur parasysh faktin se këtu është zbuluar një fond shumë i pasur arkeologjik , drejtuesit e saj kanë kërkuar shtyrjen e gërmimeve dhe studimit e të gjithë zonës, deri në inventarizimin dhe koleksionimin e të gjithë objekteve arkeologjike. Pas zbulimit të plotë të varreve, nga ana e specialistëve të arkeologjike do të bëhet inventarizimi dhe dokumentimi i plotë i objekteve, për ti kaluar më pas antropologëve të cilët do të nisin studimet përkatëse. Ndërsa një pjesë e objekteve të ekspozueshme do ti shkojnë muzeut të qytetit, me qëllim që të jenë të vizitueshme për personat e interesuar. /Mark Brunga/
 
Top