• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Duke eksploruar origjinen e civilizimit Maja

Tuana

Nada é por acaso!


Per dekada me rradhe arkeologet kane diskutuar ne lidhje me periudhen e lindjes se civilizimit te qyteterimit te mrekullueshem Maja. A kane lindur nga civilizimi Olmec apo eshte shfaqur ne menyre te pavarur? Apo arkeologeve u ka shpetuar dicka?

Nje analize e re nga mjetet e gjetura ne nje strukture ceremoniale qe ka qene e varrosur ne qender te Guatemales, mbeshtet nje hipoteze te re. Sipas te dhenave te reja, shkencetaret pretendojne qe kultura Maja eshte ndertuar nga nje amalgam influencimesh nga vendbanimet e aferta me te.

"Origjina e civilizimit Maja ishte me komplekse nga sa kishim menduar ne me pare." - tha Takeshi Inomata, nje arkeolog ne Universitetin e Arizones, i cili eshte edhe autori kryesor i nje studimi me nje analize te detajuar.

Sipas tij, kultura qe vazhdoi te dominonte Mesoameriken deri ne arritjen e Europianeve e ka zanafillen gjate nje vakumi fuqie qe vazhdoi per rreth 200 deri 350 vjet ne periudhen e drejtimit Olmec. Kjo lejoi qe njerezit qe ndertuan strukturen ceremoniale ne vend, te quajtur Ceibal, qe te ndervepronin me te tere nga zonat e aferta dhe te fillonin te ndertonin nje kulture te re. Ato me shume mundesi jane influencuar edhe nga larg.

"Ceibal ishte pjese e ketij ndryshimi te madh." - tha Inomata.

Inomata ka punuar tek Ceibal qe ne vitin 2005. Njerezit qe jetonin atje ndertonin ne menyre te perseritur ne te njejtin vend per qindra vjet, duke lene pas shtresa civilizimi qe shtrihen shume metra nen siperfaqen.

Duke germuar thelle per te arritur tek ndertimi antik, Inomata dhe ekipi i tij, ku eshte edhe gruaja e tij, Daniela Triadan, zbuluan disa struktura interesante. Ishte nje ndertese katrore ne jug, nje shesh publik dhe nje platforme e gjate ne lindje. Ne vitin 700 Pr.E.S. ndertesa ishte mjaft e larte.

Keto lloj strukturash jane konsidideruar paraardhese te piramidave monumentale qe ndertuan me pas Majat ne vende si Palenque. Besohet qe keto ndertesa te kene qene hapesira per rituale ku komuniteti mblidhej per te bere sakrifikimet.


Duke perdorur teknika te sofistikuara per te percaktuar datimin e ketij vendi, ekipi percaktoi qe Ceibal daton rreth 200 vjet me heret se shumica e vendbanimeve Maja qe kishin te njejten arkitekture. Kockat datonin edhe me te vjetra, por kerkuesit nuk i perfshine ato ne llogaritje pasi ngrenia e peshkut mund te shtremberoje rezultatet e verteta.

Kjo gje tregon qe deri tani ndertesat Ceibal jane me te hershmit shembuj te arkitektures. Duke i krahasuar ato me moshen e arkitektures se ngjashme ne qendren Olmec ne La Venta, kerkuesit arriten ne rezultatin qe sheshi ceremonial dhe ndertimet ne Ceibal jane ndertuar me pare.

"Fillimi i Ceibal ishte perpara se sa La Venta te behej nje qender e madhe." - tha ai. "Si nje qender e vogel nuk mund te kete qene burim i nje influencimi me te madh. Por kjo nuk do te thote qe Ceibal te ishte origjina e arkitektures ceremoniale." - tha Inomata.

"Vende ne Chiapas dhe ne Bregun e Paqesorit kane arkitekture te ngjashme, dhe ato jane ngritur ne te njejten periudhe. Eshte ky modeli i standartizuar, keshtu qe ne supozojme qekishte kontakt shume te ngushte mes ketyre njerezve." - tha ai. "Ata vizitonin njeri tjetrin. Dhe kontakti i aftert ishte procesi per risite kulturore."

Antropologu i Universitetit te Washingtonit, David Freidel, i cili nuk ka qene i perfshire ne kerkimin, tha qe ceshtja e influencimit Olmec mbetet e pazgjidhur. Debati eshte paksa 'si nje loje tenisi' tha ai.

"E shikon topin te kaloje nga njera fushe tek tjetra - kush ishte me e hershme? - nderkohe qe ne eksplorojne origjinen e kompleksitetit ne shoqeri."/inf/
 
Top