• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Drekë për njerëzit në nevojë, Veliaj: Solidariteti do vijojë edhe pas festave

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Drekë për njerëzit në nevojë, Veliaj: Solidariteti do vijojë edhe pas festave

49156264_540631963088104_9124496349193043968_n.jpg

49094795_1993685914266463_2646303722442850304_n.jpg

Tre prej shefave më të njohur të kuzhinës në Shqipëri, për të cilët kanë shkruar edhe mediat e njohura botërore, iu bashkuan thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të shërbyer drekën e fundvitit për njerëzit në nevojë që frekuentojnë mensat sociale.

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe tre shefat e kuzhinës, Fundim Gjepali, Arvin Kita dhe Bledar Kola shërbyen drekën festive në Qendrën Sociale të Njësisë 9.


“Ky vit ka qenë special. Të gjithë japin një kontribut, pavarësisht se dikush është mësues, dikush është inxhinier, polic, doktoreshë apo kuzhinier i famshëm. Të gjithë kanë gjetur një moment që të japin një kontribut. Dua të falënderoj sot tre shefat, ndër më të njohurit në Shqipëri, atje ku gatuajnë ata pjatat paguhen shumë shtrenjtë, por fakti që zgjodhën që në fund të vitit të gatuanin, të shërbenin dhe të shtronin këtë drekë me komunitetin tonë të të moshuarve, më bën që t’u jem disafish mirënjohës sepse nuk janë vetëm kuzhinierë dhe shefa të mirë, por mbi të gjitha njerëz dhe qytetarë të mirë”, tha Veliaj.

Ai e cilësoi 2018-n një vit të jashtëzakonshëm, falë edhe kontributit që kanë dhënë qendrat sociale të hapura në të gjithë Tiranën, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

“2018 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm. Falë kontributit që na kanë të gjitha qendrat sociale, si ata që punojnë me të moshuarit, si ata që punojnë me fëmijët në nevojë, si ata që punojnë në zonat periferike, si ata që punojnë me komunitetin rom dhe egjiptian, si ata që punojnë me fëmijët e rrugës, si ata që punojnë me personat me aftësi të kufizuar, ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën. Sigurisht, nuk zgjidhen të gjitha problemet, por fakti që në çdo cep të Tiranës ka një qendër sociale ku shërbehet një vakt, ku ofrohet dashuri, shërbim, një trajtim i gjithë personave në nevojë, e bën qytetin tonë pak më të mirë”, tha Veliaj, teksa shtoi se Tirana është jo vetëm qyteti më i madh, por edhe qyteti me zemrën më të madhe në Shqipëri.

“Për të gjitha stafet e qendrave sociale, apo edhe të katër restoranteve dhe kuzhinave që na u bashkuan sot, kam vetëm mirënjohje. Nëse pasi të mbarojmë festën do trajtojmë edhe janarin si dhjetorin, se nuk kemi nevoja vetëm në dhjetor, kemi nevoja edhe një janar, edhe në shkurt, edhe në mars, atëherë nuk ka asnjë arsye pse nuk duhet të jemi qyteti më i mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe qyteti me solidaritetin, dashurinë, edhe dhembshurinë më të madhe, në gjithë vendin tonë, apo edhe në gjithë rajonin tonë”, tha Veliaj.

Teksa e cilësoi të mrekullueshme punën që është bërë në kryeqytet nga Bashkia e Tiranës nën drejtimin e kryetarit Veliaj, kuzhineri i njohur Fundim Gjepali tha se ky qytet nuk ndryshon shumë nga qytetet e tjera të Europës.

“ثshtë kënaqësi e madhe për mua dhe kolegët e mi, Ervinin dhe Bledin, që shtruam këtë drekë. Pas 22 vitesh emigrimi në Romë dhe qytete të ndryshme të Europës, vendosa të kthehem në Tiranë dhe të jap kontributin tim, aq sa ka mundësi. O pa dashje, o me dashje, gjërat erdhën që u bëmë dëshmitarë të ndryshimit të Tiranës. ثshtë një punë e mrekullueshme, që ka bërë një qytet që nuk ka asgjë ndryshe nga qytetet bashkëkohore”, u shpreh Fundim Gjepali.

(gazeta-Shqip.com)
 
Help Users
Staff Only

You haven't joined any rooms.

    You haven't joined any rooms.
    Top