• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Doni të jeni shtatzënë? Lani mirë dhëmbët

eGo0sTyle

System Engineer
shtatzene-183x300.jpg

Kur e dëgjon, të vjen të qeshësh. Duket sikur të dyja proceset nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Por, sipas një studimi shkencor, gratë që po provojnë të mbesin shtatzënë, bëjnë mirë të lajmë me kujdes dhëmbët me furçë dhe t’i pastrojnë me fije dentare. Këshilla e pazakontë vjen pasi shkencëtarët zbuluan se femrat mund të mbesin shtatzënë dy muaj më herët, nëse e mbajnë gojën të pastër. Sëmundja peridontale shkaktohet nga baktere që gjithkush i ka në gojë. Ato infektojnë zonën rreth dhëmbëve. Kjo mund të kalojë në sistemin e qarkullimit dhe të dëmtojë pjesë të tjera të trupit. Shkencëtarët në Universitetin “Western Australia” në Përth kanë vëzhguar 3500 femra gjatë procesit të parashtatzënisë së tyre, se si e kishin planifikuar dhe si kishte rezultuar. Rezultatet treguan se femrat që vuanin nga sëmundja peridontale mbetën shtatzënë pas shtatë muajsh, ndërsa të tjerat, dy muaj më herët. Ky është raportimi i parë në histori që lidh sëmundjet e gojës me mundësinë e mbetjes shtatzënë.

Panorama.
 

ReNdEx

Interist Forever
Pe: Doni të jeni shtatzënë? Lani mirë dhëmbët

loool lani mir dhembet gocani qe te mbesni shtatzane :p :p futja kot i thon ksaj ca nuk po del....
 

Morena

...Δʝɛя...
Pe: Doni të jeni shtatzënë? Lani mirë dhëmbët

Këshilla e pazakontë vjen pasi shkencëtarët zbuluan se femrat mund të mbesin shtatzënë dy muaj më herët, nëse e mbajnë gojën të pastër.


Pse ndryshe nuk i afrohet burri :p
LOL sa gje koti kjo.
Pse ata afrikanet qe bejne nga nje ne vit pastrokan dhembet me fije dentare???
 

eGo0sTyle

System Engineer
Pe: Doni të jeni shtatzënë? Lani mirë dhëmbët

hahahhahah epo bela o pune smjaftojn gjerat e tjera duhen e dhembet te paster ... goca taksirat :p
 

ERA_VL

missing you....
Pe: Doni të jeni shtatzënë? Lani mirë dhëmbët

kot fare....dhe kete se kisha degjuar me pare....eshte e qarte qe bakteret qe ndodhen ne goje infektojne zonen rreth dhembeve por te tjerat jane kot per mendimin tim.....
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Doni të jeni shtatzënë? Lani mirë dhëmbët



Kur e dëgjon, të vjen të qeshësh. Duket sikur të dyja proceset nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Por, sipas një studimi shkencor, gratë që po provojnë të mbesin shtatzënë, bëjnë mirë të lajmë me kujdes dhëmbët me furçë dhe t’i pastrojnë me fije dentare. Këshilla e pazakontë vjen pasi shkencëtarët zbuluan se femrat mund të mbesin shtatzënë dy muaj më herët, nëse e mbajnë gojën të pastër. Sëmundja peridontale shkaktohet nga baktere që gjithkush i ka në gojë. Ato infektojnë zonën rreth dhëmbëve. Kjo mund të kalojë në sistemin e qarkullimit dhe të dëmtojë pjesë të tjera të trupit. Shkencëtarët në Universitetin “Western Australia” në Përth kanë vëzhguar 3500 femra gjatë procesit të parashtatzënisë së tyre, se si e kishin planifikuar dhe si kishte rezultuar. Rezultatet treguan se femrat që vuanin nga sëmundja peridontale mbetën shtatzënë pas shtatë muajsh, ndërsa të tjerat, dy muaj më herët. Ky është raportimi i parë në histori që lidh sëmundjet e gojës me mundësinë e mbetjes shtatzënë.

Panorama.


ahhahha sa kam qeshe po ca mendojn se njerzit han bar se dalin me keto shaka pa krip a
 
Top