• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Doni ta lini cigaren? Katër këshilla dhe nuk jeni më të varur nga nikotina

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Doni ta lini cigaren? Katër këshilla dhe nuk jeni më të varur nga nikotina




Shumë është folur për mënyrën sesi mund të lësh cigaren, por të paktë janë ata që ia dalin. Por, katër këshilla janë mëse të vlefshme për të arritur qëllimin.

Hiqni dorë tani, jo nesër! Duhanpirësit që përpiqen të reduktojnë sasinë e cigareve që pinë kanë më pak shanse ta lënë përfundimisht se ata që thjesht heqin dorë një herë e mirë. “Problemi me lënien e cigares është se mund ta bësh dhe nesër, dhe pasnesër,” thotë Paul Aveyard, një pedagog i mjekësisë nga Universiti i Oxfordit.

Mos u trembni nga nikotina! Një sërë zëvendësimesh, për shembull çamçakëza, ngjitëse, sprucator me nikotinë, funksionojnë më mirë se një zëvendësim i vetëm. Mos u trembni nga nikotina.

Kërkoni ndihmë! Qoftë të mjeku, te numri i shkruar në shumicën e paketave apo te miqtë e familja. Nëse keni nevojë për motivim, bëni mirë ta gjeni.

Shmangni ngacmuesit! Çdo duhanpirës ka diçka që e bën për cigare. Shmangini. Ndryshoni rutinën, stilin e jetesës, ç’të jetë e nevojshme që kjo dëshirë të mos ngacmohet nga faktorë të jashtëm, shkruan anabel.

Zakonisht, njerëzit tymosin në momente të caktuara, para apo pas një ndodhie specifike. Nëse arrini ta thyeni këtë rutinë, keni bërë një hap para.


g.shqip
 

Xhelozi

Antarë i Respektuar
Sincerisht ska lidhje fare me keshillat qe ke nxjerr
Jan thjesht per mbush portalet ...
E gjitha qendorn te truri
Thjesht duhet te jesh i vendosur per ta len dhe kaq .
 

MrCool

Lost
Ore une them vetem po na la cigarja vete, dmth po na u shpif ndonje gje mos o Zot :p

Qetesine qe me fal ndezja e duhanit nuk e ndjej as mbas upsi dupsit :p
 

Xhelozi

Antarë i Respektuar
Dikur thojshin po spive raki e duhan ... heqi pantollonat e vesh fustan
Tashi ka ndrru perralla. Burr esht ai qe le duhanin :ROFLMAO: :ROFLMAO: :ROFLMAO:
 

MrCool

Lost
Ore qe eshte ves i keq, nuk diskutohet.. Po kur ke shume vese si puna jone, nje shume nje me pak, i bej t'emen nuk lun rol fare.
 
  • Disslike
Reactions: NGU

Alesia

SwEET aS SuGar, CoLD aS IcE
U helmofshit o zot qe te 3 dhe ju qe dilni ne ballkon per ta pi...rencit nga ballkoni ishalla.
 
  • Like
Reactions: NGU

Xhelozi

Antarë i Respektuar
Jena shpi private ma larg se ntok sbijm po he

Ec ndeze dhe ti mos na bo si protodetipo :ROFLMAO: :ROFLMAO: alesia
 
Top