• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

“Doktorët po bëjnë miliona me ‘operacionet e virgjërisë’ në fshehtësi të plotë”

“Doktorët po bëjnë miliona me ‘operacionet e virgjërisë’ në fshehtësi të plotë”

Bluzat e bardha britanike janë vënë përballë akuzave se po fitojnë mijëra para nga operacionet për të rikthyer virgjërinë vajzave të cilat duan të martohen “të paprekura”
“Daily Mail” shkruan thuhet se qindra vajza detyrohen të kalojnë një procedurë intime të quajtur “hymenoplasty” për të provuar se ato janë të virgjëra për natën e tyre të martesës dhe për këtë paguajnë shuma relativisht të larta.

Një hetim nga “Sunday Times” zbuloi se ekzistojnë të paktën 22 klinika që ofrojnë shërbimin privat, kryesisht në Londër.
Disa klinika private kërkojnë deri në 3,000 paund dhe i tërheqin pacientët me reklama që premtojnë se operacioni mund të “rikthejë pafajësinë e tyre” dhe janë “100 përqind të sigurta”.
Shumica janë femra të reja myslimane nga familjet e Lindjes së Mesme dhe Azisë nën presion për t’u martuar të virgjëra.
Mohammad Masood, drejtor i “MAS Gynecology”, tha se kërkesat për procedurën në klinikën e tij “Harley Street” ishin rritur katërfish që nga viti 2014.

Ai tha se pacientet e tij zakonisht e gjejnë përmes internetit dhe ishin “pothuajse të gjitha myslimane”.
Kjo ndërhyrje kirurgjikale është e ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Masood mohoi pretendimet se po kërkonin mënyra përfitimi prej femrave që duan të martohen të virgjëra dhe se thjeshtë po ofrojnë një shërbim. /

tvklan
 
Ajo qe eshte per t'u shqetesuar eshte pse eshte dhe kerkohet te jete kaq e njeaneshme ndershmeria. Pse duhet te kerkosh nje femer te virgjer kur vete s'je i tille. Dhe jo vetem qe s'jane perpara por as gjate marredhenies apo marteses nuk arrijne te qendrojne besnike
 
Qepe sa te duash himeni ka ik per shelle nje here ...😛
Dhe cfare perfaqson cipa e himenit ?
Sa domethenese dhe treguese e mire e nje karakteri te forte dhe e nje shpirti te drejte eshte ajo?
Eshte vendimtare ne zgjedhjen e nje femre per te krijuar nje marrdhenie?
 
Eh kasaphanet patriarkale. Sintomat e njerzimit te shkrete.
Me mire hidhja nje derri ate cipe,se sa nje mashkulli qe pretendon virgjerine tedne si pakt te dashurise tende.

E ta mendosh qe ka Shqiperia plot Meshkuj te tille!
 
Epo, te ndodhka dhe ne Britani?!
Ne plasem duke sha shqiptaret lol

Mua me intereson tek shqipetaret
Pa per ktej sme behet vone ca mendojne:p
Ideja eshte qe mua keto femrat e lindjes se mesme ne pergjithesi me duken shum te liga!
E sa per Britain keto gjera jane biznes, nese ka femra idiote dhe meshkuj debila atehere ky biznes do kete shum perfitime.
 
E ta mendosh qe ka Shqiperia plot Meshkuj te tille!
Ne fakt, per mua problemi eshte femra, qe presin repsekt nga nje mashkull qe po i merr vetem per ate cope cipe. Ta kene te qarte keto qe nje mashkull i tille nuk ka per ti respektuar kurre, por do e shikoje si nje femer ne sherbim te tij dhe familjes se tij.
 
Mua me intereson tek shqipetaret
Pa per ktej sme behet vone ca mendojne:p
Ideja eshte qe mua keto femrat e lindjes se mesme ne pergjithesi me duken shum te liga!
E sa per Britain keto gjera jane biznes, nese ka femra idiote dhe meshkuj debila atehere ky biznes do kete shum perfitime.


Mentalitet shqiptareje dhe ato aman. Si burrat dhe grate!
Njeriu duhet me jetu jeten sipas parimeve qe vendos ai ne jete, jo nepermjet genjeshtrave!
 
Ju them ketyre gocave nga anglia, o gjetke, qe paguajne 3000 euro per kete pune: hajdeni se ju qep kepucari qe kam une komshi, per 200 lek te vjetra.
 
  • Haha
Reactions: NGU
Private conversations
Help Users
    Top