• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

"Do t'ju rrjepim si serbi", radikalet katolik te Shqiperise kundershtojne shkuarjen e Kosovareve ne Det

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat janë ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptarë.

Ofendimet ndaj kosovarëve dhe maqedonasve janë nga më të rëndat duke sharë e deri tek ofendimet e tilla që nëse shohin ndonjë mysliman nga Kosova dhe Maqedonia do t’i rrjepin sikur serbët, shkruan Gazeta Insajderi.

“Do ju q*** nanën tanë myslimanëve të Maqedonisë, tanë myslimanëve të Kosovës, me bo me i pa atje në plazh në Velipojë e në zonat e Shqipërisë, bash si cjapi që ju ka rrjep serbi, e kush ju ka rrjep te tanë, turku, e ju ka q*** turku, ju q*** familjen, do t’ju rrjep për së gjalli”, ka thënë njëri prej radikalistëve katolik i quajtur Luig Marku.


Tutje njëri nga radikalët tjerë i quajtur Anton Zefi, bënë thirrje se nëse shohin në plazhet dhe trojet shqiptare ndonjë mysliman nga Kosova dhe Maqedinia do t’i rrahin ose siç thotë ai do “t’ju rrjepim”.

“Mysliman të Maqedonisë dhe Kosovës do t’ju rrjepim, s’keni vend në trojet tona, po ju zum në plazh do t’ju q*** motrën, do t’ju mysim”, ka thënë, Anton Zefi.

Përveç kësaj ata kanë quajtur racë të fëlliqur dhe kancerogjene pushuesit të cilët kanë shkruar për pushime në plazhet e Shqipërisë.


“Jeni racë e flliqt, jeni kancer i globit”, ka vazhduar ofendimet Marku. /Insajderi.com

Shiko fotografinë conzorim-1.mp4















Shiko fotografinë cenz-2-1.mp4
 

Attachments

Passion

Antarë i Respektuar
Te tilla monstra percares policia duhet te veproje.

Sigurte jan klika te paguar nga dikushi.

Shpellari me ate te folur eshte per keqardhje!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nuk e di per Shqiperi, por ne Kosove sa e di per njerez te tille, qe postojne madje edhe komente te tilla ne rrjete sociale, denohet.

Nuk ka pyll pa derra qe thote populli por, njerezit e tille duan vetem percarje ndermjet shqiptareve. Uroj organet e shtetit te marrin masa per ata qe cdo here kane luftuar ne forma te ndryshme kunder tolerances shqiptare.
 

Tiku

Leri Minat...
Staf në FV.AL
Ore nuk duhet te reklamojme medoemos cdo budalla qe hedh te tilla video sepse nuk ndikon aspak ne aspektin e pergjithsshem asaj qe ne jemi.
Per mendimin tim te tille tipa duhet te behen objekt talljeje dhe ju tu kushtohet rendesi, por edhe shteti duhet te marre masa per ti vene perpara pergjegjsise penale sepse kodi penal ka dispozita ne lidhje me keta persona qe bejne te tilla deklarime.
 

WxP

.
2 palaco nuk perfaqsojne 3 milion shqiptar ashtu si dhe extremistet e feve tjera...

Fyen besimtarët myslimanë, shpallen në kërkim 2 ekstremistët

Drejtoria e Antiterrorit pranë Policisë së Shtetit bën me dije se duke u nisur nga publikime në media, kanë goditur një rast të nxitjes së urrejtjes fetare ose etnike.

Sipas njoftimit, dy shtetas janë shpallur në kërkim, pasi kanë përdorur komente fyese ndaj besimtarëve myslimanë në rrjetet sociale dhe në komente.

Më tutje, në njoftim thuhet se policia është e vendosur për të garantuar paqe e stabilitet për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huaj që duan të kalojnë pushimet në vendin tonë, nën klimën e paqes dhe harmonisë.

Drejtoria e Antiterrorit

Nisur nga disa publikime në datën 12.08.2019 në media elektronike dhe konkretisht në portalin “Insajderi” ku shkruhet se: “Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat janë ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar”, ju informojmë se:

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet.

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes të cilët janë :



A.Z,, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe.
L.M, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë.
Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprën penale të “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të goditur çdo aktivitet të kundra ligjshëm dhe për siguruar një mjedis të përshtatshëm dhe të sigurtë për të gjithë shtetasit shqiptar apo të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet verore.
Kombi shqiptar mbështetet mbi vlerat e tij historike të lirisë, paqes me fqinjët dhe kombet e tjera, bashkëjetesës dhe harmonisë ndër fetare.
Këto janë vlera qytetëruese që rrezatojnë në botë dhe kontribuojnë në të ardhmen evropiane të rajonit.
(d.xh/Balkanweb)
 

Frank

Mode ON Anti-KÇK
Une sot ne plazh kisha majtas, nje familje Shqiptaresh te Kosoves dhe djathtas, nje familje Shqiptaresh nga Shkupi.
Kaluam shume mire, batuta, qyfyre, madje edhe per fene.
Mos i reklamoni te tilla gjera sepse ky ka qene synimi i atyre qe i kane paguar.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Qenka nga lezha njeri a me duket edhe Lauri i forumit tone ishte nga lezha apo gabim :p
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
eh cbejne mediat e extremt e pales tjeter...
ne radhe te pare titulli vret syrin se ato dy katolik nuk perfaqsojne apo te kene folur ne emer te gjithe katolikeve.
une jam katolike e besimi im me meson ta dua tjetrin ta respektoj dhe mos ti bej dikujte cfare sdua te ma bejne mua.
pra keto deklarime qe ne fakt si lexova fare se sja vlen te humbasesh kohe jane thjeshte 1. nje mundesi per perqarje ose me e thjeshta dy qe jan extremist qe po ju dha gjithe kjo vemendje do ndihen edhe me te forte e te ndjekur e do bejne te tjera deklarime..
mos ju jepni rendesi extremisteve ..gjene me te bukur qe ka shqiperia ka shqiptarine e me pas besimi eshte vetjak..
 

dangerous

Moderatorë
Hej medet këka ba nami i zi pse nuk thua ti.

Po ti pse e solle apo nk kisha pun tjr,
Nejse u mesuam me postimet provokuese.
 

Artin

Anëtar i Respektuar
E pse i ka publikuar keto Insajderi.com ?! I paska vene dhe nje titull "Radikalet katolike te Shqiperise"
Keta te dy nuk perfaqesojne asnje... as radikale e as normale.
Jane thjesht dy te paguar per te sjelle percarje e per t'i prishur pune Shqiperise ne turizem.
 

Vvetoni

Veton Siriusi, ma i miri
E pse i ka publikuar keto Insajderi.com ?! I paska vene dhe nje titull "Radikalet katolike te Shqiperise"
Keta te dy nuk perfaqesojne asnje... as radikale e as normale.
Jane thjesht dy te paguar per te sjelle percarje e per t'i prishur pune Shqiperise ne turizem.
Kush i ka pagu?
 

Vajza

Staf në FV.AL
E pse i ka publikuar keto Insajderi.com ?! I paska vene dhe nje titull "Radikalet katolike te Shqiperise"
Keta te dy nuk perfaqesojne asnje... as radikale e as normale.
Jane thjesht dy te paguar per te sjelle percarje e per t'i prishur pune Shqiperise ne turizem.
He se po te ishin muslim menjer kishit thua radikalet teroristet musliman :D
 
Top