• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Do marr çiften por, nuk ka gjah .

Bilderberg

Anëtar i ri
"Do marr çiften por, nuk ka gjah” .
marre nga MJEDISI SOT NR. 103 | 7 | shtator 2005


Dikur Shqipëria cilësohej si një prej rezervateve më të mëdhenj për gjueti në Ballkan. Sot gjëndja është e mjerueshme.
Nga kënga e famshme popullore tashme ka mbetur vetëm titulli. Sot gjithmonë e më shumë nga sporti i bukur i gjuetisë mund të marrësh vetëm kënaqsinë e të praktikuarit pasi rrallëherë arrin të qëllosh mbi ndonjë kafshë. Pyjet shqiptare, përveç drurëve, po humbasin edhe kafshët, dhe po u vazhdua me këto ritme ndoshta do të humbasin edhe emërtimin. Shoqata e gjuetarëve profesionistë ka kohë që ka ngritur këtë problem. “Shqipëria nuk ka asnjë rezervat gjuetie nga dhjetëra që ka pasur vite më parë”, thotë Themi Perri, kryetari i kësaj shoqate. Gjuetia e paligjshme pa sezon dhe armët luftarake që përdoren janë disa nga shkaqet e realitetit të mjeruar të kafshëve në pyjet tona. Problemeve të cilat ne ia shkatojmë vetes u shtohen edhe gjuetia pa sezon që të huajt bëjnë në pyjet tona, të cilët jo rrallë herë fshihen pas lejeve turistike, që ata përfitojnë nëpër zyrat shumë lehtë të korruptueshme të shtetit shqiptar.

Rezervatet e shkatërruara
Bogova (Skrapar)
Dikur ka qënë një prej rezerveteve më të mëdhenj të Shqipërisë. Deri në fillim të viteve 90 aty numëroheshin me qindra lloje kafshësh ku spikasin kaprolli, derri i egër dhia e egër. Gjuetia e paligjshme dhe pa sezon si dhe indiferenca e shtetit për t’i ruajtur këto rezervate nga shkatrrimi e kanë kthyer Bogovën në një rezervat kryesisht “pemësh”. Sipas banorëve në këtë zonë tani mund të hasësh me shumicë vetëm ujqër.

Salaria , Dhëmblanë,Nivica(Tepelenë)
Sipas shoqatës së Gjuetarëve Profesionistë të Shqipërisë rrethi i Tepelenës dikur ka qenë një prej zonave me të pasura të Shqipërisë. Me një lartësi mesatare 800 metra mbi nivelin e detit, kjo zonë shquhej kryesisht për koloninë më të madhë në vendin tonë të Thëllëzave të Malit dhe Lepurit të Malit. Zonat përreth fshatrave të Salarisë ,Nivicës dhe Dhëmblanit kanë qënë pjesa më e pasur me këto kafshë. Që prej fillimit të viteve 90, ky rezervat me vlera turistike dhe ekonomike pa shkon drejt shkatërrimit të plotë. Sipas banorëve të zonës gjuetia e paligjshme dhe me armë luftarake i kanë shkaktuar këtij ishrezervati një dëm të pallogaritshëm.
Sipas shoqatës së gjuetarëve një tjetër fakt shqetësues është edhe ardhja e gjuetarëve të huaj kryesisht italianë. Sipas banorëve ata po kryejnë një masakër të vërtetë mbi kafshët, duke i gjuajtur ato në çdo muaj të vitit dhe mos u dhënë mundësi kafshëve të shumohen.

Kune Vaini (Lezhë) Velipoja , Karavastaja, etj
Lagunat më të pasura të Shqipërisë rrezikohen të mbeten pa larminë e kafshëve për të cilat janë shquar. Shpendët sa po vijnë dhe rrallohen në rezervatet që dikur lakmoheshin edhe nga të huaj. Ashtu si edhe në rezervatet e tjera të vendit, problemet kryesore kanë të bëjnë kryesisht me mbrojten që shteti u ofron këtyre zonave që nga specialistët cilësohen si rezervate me një përfitim ekonomik, në qoftë së do të menaxhohen në mënyrë më të mirë. Gjithashtu, gjuetia e paligjshme, që po bëhet në këtë zonë
pa respektuar asnjë kriter dhe sezon gjuetie, po i shkatërron vlerat e këtyre lagunave.

Janë zhdukur plotësisht këto kafshë:
Thëllëza e fushës: Vlorë, Fier, Shkodër, Lushnje, Korçë, Malësi e Madhe.
Fazani :Vlorë, Fier, Lushnje, Shkodër, Elbasan, Korçë
Kaprolli: Vlorë, Has Kukës, Dibër, Pukë, Tropojë, Librazhd, Gjirokstër
Derri i Egër: Has, Kukës, Tropojë, Vlorë, Pukë
Dhia e egër: Tropojë, Dibër, Malësi e Madhe, Përmet, Ersekë
Lepuri i fushës: Vlorë
Pata e egër dhe Gjeli i egër

Janë në rrezik zhdukje
Thëllëza e malit
Lepuri i egër
Zonat që rrezikohen
Has , Kukës, Dibër, Tepelenë, Gjirokastër,Mat, Bulqizë , Korçë, Librazhd
 

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
e mbaj mend me nostalgji kur isha i vogel dhe me merte plaku me vete per gjah, per thelleza dhe lepur te eger ishte specialist,une me llastiqe nga mprapa atij se mos vrisja ndonje zocke.nje vit,per vit te ri me duket kishte sjelle nje kaprolle,booo ca mishi qe kishte,shkriheshe ne goje.
me vjen me te vertet keq qe eshte kjo gjendje sot ne shqiperi per gjuetaret:(
 

kitrra 123

plak gjufurrak
:qaj::qaj: Me keqardhjen me te madhe them se ne kemi ngaterruar gjithqka me biznesin. Them se gjuetia eshte nje nder sportet rekreative me te vjetra dhe me emocionuese. Per fatin e keq te shtazeve kjo nder ne eshte shendrruar ne biznes:kallash::kallash:. Fauna aq e paket ne vendin tone ju ka nenshtruar nje masakre :shpata:te papare dhe te pakontrolluar e cila jo rralle here ka marre edhe jete njerzish.
Une, kete sport rekreativ e ushtroje kryesisht gjate kohes se dimrit. Me shume dali per te takuar shtazet e mia te dashura (kryesisht kitrren dhe ariun :xhan::xhan:ndaj te cileve kam nje simpati te jashtzakonshme). Ne vendin ku une jetoj kryesisht ndertonin fole keto shtaze: Ariu, Ujku, Dhelpra, Kitrra, Derri i eger, Kaprolli, Lepuri, por edhe shpeze te ndryshme.
Nga gjuetar te pakontrolluar dhe te papergjegjshem koheve te fundit ne menyre te organizuar kane filluar nje cfarosje masive. Dimri i kaluar ishte me kritiku ndaj lepurit i cili pothuajse takohej ne raste shume te rralla. Gjate ketij viti une takova edhe dy arinje te vrare ndaj te cileve ndjeva nje dhembje te madhe:confused::espuls:. Ne mode koheve te fundit eshte edhe zenja dhe izolimi i tyre neper kopshtet e restoranteve nen kushte mizerable.
Ky eshte nje shqetsim mjafte i madhe sepse ne kete menyr shume shpejt do mbetemi vendi me i varfer me faune. Mungesa e ndonje organizate per mbrojtjen e shtazeve po verehet me te madhe pa mos te flasim per strategji shteterore per mbrojtje qe nuk egziston fare. Zeri i shoqeris civile edhe ashtu i mekur ne kete drejtim pothuajse nuk egziston fare.
:espuls::espuls:Une kisha propozuar qe ne planin afatmesem 5 vjecar gjuetia te sanksionohej rende me ligje. Tu japim nje shance shtazeve te shumohen dhe te gezojne lirine. Besoj se e meritojne.
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Edhe cili eshte lajmi ketu??? po zhduken Luanet ne afrike...jo me thelleza tek ne LOL LOL LOL LOL LOL
 
Top