• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Divorcet në nivele rekord, dyfishohen në dy dekada

divorce-children-career-905x395.jpg

Divorcet arrijnë në një nivel rekord që pas viteve ’90 në vendin tonë. Sipas përllogaritjeve të Monitor me shifrat e bëra publike nga INSTAT, nga viti 1990 që numri i tyre ka qenë 2675, në 2018 numri i tyre ka arritur në 4846, thuajse me një dyfishim në dy dekada. Ekspertët e fushës ligjore theksojnë arsyet ekonomike si shkakun kryesor për rritjen e tyre…

Nuk është më një suprizë që muaji më i preferuar që shqiptarët lidhin martesë është gushti dhe ky fakt mbështetet nga statistikat pesë vjeçare të INSTAT.

Një fakt tjetër të cilin statistikat çdo vit e më tepër po tregojnë, është edhe rritja e normës së divorcit në mesin e shqiptarëve.

Sipas INSTAT, në vitin 2018 janë regjistruar në zyrat e gjendjes civile rreth 23 mijë martesa, ose ndryshe 8,1 martesa për 1.000 banorë. Ndërsa, në vitin 2018 divorcet shënuan rritje, duke regjistruar 4.846 raste, nga 4.240 divorce të ndodhura në 2014, pra me një rritje prej 12 % në 5 vite.

Gjatë viteve 2014-2018 vihet re një rritje e kësaj norme, nga 1,5 divorce për 1.000 banorë në 2014, në 1,7 divorce për 1.000 banorë në 2018.

Në vitin 2017, sipas INSTAT, norma e divorcit pësoi sërish rritje, duke arritur 19.9 divorce në 100 martesa.

Sipas ekspertëve të fushës ligjore, arsyet që ccojnë drejt një divorci janë kryesisht ekonimike.

Por, gjithashtu, një ndërgjegjësim i grave të cilat vitet e fundit kanë një nivel arsimor dhe profesional, që i lejon të përballojnë jetesën, edhe në raste kur ka fëmijë të përfshirë në mes.

Av. Denisa Daka thotë për Monitor se gjatë 2018 kemi hasur raste gjithnjë e në rritje të padive për divorce, evidenca të tilla që krahasuar me vitet e mëparshme tregojnë qartë rritjen. Sipas avokates Daka, arsyet janë situata e vështirë ekonomike, dëshpërimi, pasiguria kanë nxitur rritjen e tyre. Procesi i divorcit sipas saj, ndiqet nga niveli po në rritje i emigracionit, sepse në kushtet e gjetjes para situatës së pashpresë, secili gjen mundësinë për t’u larguar nga vendi.

o.j/dita
 

Comments

Kam thene une tani eshte bere cudi te jesh ende i martuar se sa i divorcuar. Se di pse ende marin mundimin me u martuar kur se kane mendjen e mbledhur....apo sa me be femijet top futbolli sa andej kendej....
 
Ne ditet e sotme eshte gjynah te ndahesh.Pasi koha te ofron mundesine qe ta njohesh nje person perpara se te vendosesh te martohesh.Nuk po them se personi njihet 100% dhe kushtet e tjera nuk ndikojne,por ky dyfishim sh i egzagjeruar me duket.Gjithsesi me mire nje divorc sesa nje martese jo e lumtur.
 
Nuk e shoh divorcin si problem..madje eshte zgjidhje e shume problemeve...
Ka mardhenie toksike..posesive..qe behen te veshtira per ti mbajtur...dhe njerez te till duhet ti shohesh sa me larg...
Femijet nese jane me nenen e tyre..kane gjithe boten..
Dhe nje baba si robot..nje femije s'ka ci duhet..
Baba te bene dashuria..dhimbshuria..respekti per nenen e femijes tend..
Nese nje mashkull si ka keto..patkonjte nga dielli le ti kthej..
Duhet falenderuar zoti..qe krijoi martesat...por edhe divorcet ama...
 
Top