Dita e Gënjeshtrave, Lu bën ironi me “peshqit e mëdhenj”!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Dita e Gënjeshtrave, Lu bën ironi me “peshqit e mëdhenj”!

Luja.jpg


Pikërisht sot, më 1 prill, Ditën e Gënjshtrave, ambasada amerikane ka uruar përmes një diciture interesante këtë ditë të veçantë në të gjithë botë.

Në postimin në faqen zyrtare në “Facebook”, të ambasadës, personazhet e fabulës janë ambasadori amerikan, Donald Lu dhe një tregtar peshku.

Lu e pyet se kush janë peshqit e mëdhenj, teksa tregtari i tregon një sardele bashkë me urimin e 1 prillit.

Deklaratat e Lu-së për arrestimin e “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit në vendin tonë kanë qenë të vazhdueshme, madje duke përcaktuar dhe afate kohore, por deri tani rrjeta nuk ka qenë me fat.

29749823_10155490565995838_6830890648574679495_o.jpg
 
Top