@Amara_La_Negra për ty
- kam qenë flokëkuqe (më shumë ngjyrë bakri) afër 7 vite rrjeshtë.
- kam marë vendin e parë në ‘Maskenball’ (teatër mimik) në moshën 14 vjeçare në një ekskurzion në Prçanj (Mal i Zi), në rolin e mashkullit pijanec
- kam qenë nxitësja e ikjeve nga ora e mësimit (hodha uj në koftor duke e mbuluar dhomën e mësimit me tym)
- vizitova arsimtarët e shkollës fillore pas 15 vitesh.
- jam përjashtuar nga shkolla e mesme për një muaj dhe kërcënuar me burgim për arsye ‘nacionalizmi’ (detajet jo njëherë)
- mbusha zyrën e personelit shëndetësor (vendi i punës) me elemente kuq e zi (filxhani i kafes, veshja nën uniformë, portofoli, stilolapsi, background i pc,....vetëm se njëra kolege (daneze) më shau shqiponjën
- gjuhën shqipe (shkrim) përveç shkollës fillore dhe një vit në shkollë të mesme e kam mësuar (ende mësoj) nëpër forume virtuale (falenderim i veçantë për të gjithë).
- shoqet/koleget më të mira i kam pas sërbe (njërën ende e kam) e tjetrën greke (që nuk e di si do reagoja po të vinte në pyetje mbrojtja e mëmëdheut)
- ‘princi në kalë të bardhë’ për mua ka qenë ‘njeriu i thjeshtë në kalë të zi’
Mendoj se jan mjaft për moment
