• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Dieta 7 ditore,humbje peshe 9-10kg.

alfredio

Antarë i ri
Dieta per te humbur shume peshe brenda 7 diteve eshte kjo:
dita 1: 25-30 gota uji {mundesisht uji mos te jete shume i ftohte},gjate dites asgje tjeter.
dita2: 26-31 gota uji,ne dreke duhet ngrene vetem nje pjate sallate jeshile me shume vaj ulliri
dita3: 27-32 gota uji,ne dreke duhet ngrene vetem nje pjate domate me shume vaj ulliri
dita4: 28-33 gota uji,ne dreke duhet ngrene vetem nje pjate sallate jeshile me shume vaj ulliri
dita5: 29-34 gota uji,ne dreke duhet ngrene vetem nje pjate domate me shume vaj ulliri
dita6 dhe e 7 30-35 gota uje dhe ne darke nje pjate me sallate jeshile.

Kete diete e kam provuar vete para nje jave dhe kam rezultuar 10.3kg peshe te humbur BRENDA 7 DITEVE.
 

ERA_VL

missing you....
Pe: Dieta 7 ditore,humbje peshe 9-10kg.

uaaaa mua me duket e pamundur kjo diete dhe "vrastare". kam tre dite qe po ha vetem fruta te shikoj sa do bie...:))
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: Dieta 7 ditore,humbje peshe 9-10kg.

Keto dieta ekstreme nuk jane te keshilluara, sepse ben nje dobesim drastik, dhe me tej, kur do fillosh perseri te hash normalisht ( me shume se nje sallate me uje), trupi do ribej depozitat e yndyrnave.
Menyra me e mire per te dobesuar eshte nje djete e ekuilibruar + SPORT. Rezultatet duken ne kohe, dhe duan pune...ama dhe mbajne me shume....
 

made in china

Antarë i ri
Pe: Dieta 7 ditore,humbje peshe 9-10kg.

hahaha, kjo qenka fantastike.po un mendoj me mire te vazhdoj kte te Mc donaldsit qe kam nisu.....:p:p bej shaka.

kjo "diete" do ket nje rezultat zhgenjyes.
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Dieta 7 ditore,humbje peshe 9-10kg.

Zakonisht dietat i percaktojne dietologet,qe merren me ty...Keshtu sic po behet sot,cdokush po nxjerr dieta te reja,qe dhe pasojat jane te renda...Faktikisht si besoj ketyre dietave,te ishin aq fryt dhenese,sdo ekzistonte mbipesha....
 

sabrina

Antarë i ri
Pe: Dieta 7 ditore,humbje peshe 9-10kg.

ju luuuutem me tregoni a keni fituar peshe pas dietes....dhe a keni pire kafe/makiato/ caj pa sheqer.....a keni bere ushtrime?? ju lutem ju lutem me tregoni sa me shpejt. klm
 

Morena

...Δʝɛя...
Pe: Dieta 7 ditore,humbje peshe 9-10kg.

ju luuuutem me tregoni a keni fituar peshe pas dietes....dhe a keni pire kafe/makiato/ caj pa sheqer.....a keni bere ushtrime?? ju lutem ju lutem me tregoni sa me shpejt. klm
Sabina keto dieta jane te rrezikshme, sepse nuk merren proteinat dhe vitaminat e duhura.
Pra nje diete duhet te kete ekuiliber dhe te mos dobesoje sistemin tone mbrojtes.Sepse
edhe nese i humb disa kg i merr serish shume shpejt.

Gjeja me e mire qe mund te besh eshte vrapi , edhe 2 ore ne dite,
te heqesh yndyrnat dhe embelsirat.

Gjithmone ne nje mase.
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Pe: Dieta 7 ditore,humbje peshe 9-10kg.

Dieta 10 ditore qe ju siguroj 20 kile minus minimum kam pare dhe rezultate me te mire 28-30 kg
Dita e pare :
Mengjesi : 5 veze me gjalpe dy gota te medha qumesht me 3.5% yndyre dhe 5 salcice dhe nje gote coca cola dhe dhjet minuta xhiro mbi gomarin ne natyre me ajer te paster
Dreke : Patate te skuqura dy here nje berxolle me mjaft dhjam coca cola dhe dy veze te zjerra mund te hani dhe nje pjate makarona me djathe dhe 20 minuta xhiro mbi gomarin ne natyre me ajer te paster mundesisht ne nje pyll me pisha ka rrendesi kjo detaje
Darka : Mund te hani sa yndyrna te doni dhe mishin mos e ndani dhe 15 minuta xhiro mbi gomarin ne natyre me ajer te paster dhe ne qiell te paster ka rrendesi shume kjo detaje

Do vazhdoni kete djete per 10 dite

Jam i sigurt se gomari do i kete humbur keto kile :D
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Dieta 7 ditore,humbje peshe 9-10kg.

hahahaha,..o kg humben duke mos ngren shume,..dietat ekstreme jane shume te demshme,..dhe ashtu sic i humbe kg ne nje kohe rrekord ,..sa te nderpresesh dieten i merr direkt,,
Duhet te ndryshojne metabolizmi i trupit qe do thote duhet te reduktojme ushqimet qe na shendoshin ne forme graduale dhe jo drastike dhe te mesojme trupin tone te ushqehet ne forme te shendeshme,..te mos e privojme nga asnje ushqim por as mos te notoje ne yndyrna dhe sheqerna,.:)
 

bella

Anëtar i Nderuar
Pe: Dieta 7 ditore,humbje peshe 9-10kg.

Vetem ideja te mos ha sic duhet (mish :p) sipas kesaj diete me ben te hap frigoriferin me vrap e ti futem koke e kembe LOL
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Dieta 7 ditore,humbje peshe 9-10kg.

Te hash nje jete te tere jo shendetshem e te duash te humbesh kile brenda 10 diteve eshte sa e pamundur aq edhe e rrezikshme,pasi organizmi eshte mesuar tani me me ate stil te te ngrenit,nese do te biesh e te kesh rezultate normalisht jo te menjehershme por duke mbajtur dhe shendetin ne gjendje optimale eshte te rrallosh pothuajse cokollatat,te pish qumesht dhe nenproduktet e tij se shume dieta thone qe nuk duhen,normalisht sa me shume uji mundesisht te pihet para bukes qe mos te kesh mundesi te hash shume e te duash ti dhe vaktet duhen ngrene te gjitha ,gazozet duhen eleminuar spo them per tere jeten se normalisht te gjithe pime ,por me karar si i thone fjales,e sidomos birrat,sallatrat e ndryshme sduhen te ndahen nga tavolina juaj sidomos ne darke qe duhet te flesh me lehtshem,sallatrat e frutes e sidomos nje molle ne darke ,ngrenia pas darke duhet rralluar shume dhe ajo qe eshte me esencialja eshte te merresh me sport (vrap) sidomos ne sezonin e veres qe ke me shume mundesi per tu djersitur dhe me shume gjasa per tu dobesuar,nuk eshte i keshillueshem vrapi ne oret e para te mengjesit,por ai sapo bie dielli .Shume dietologe po dalin e po bejne reklama dietave te 'tyre' te famshme,nese kemi vullnet edhe ne mund ti rezistojme disa tentacioneve ndaj ushqimit :D
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pe: Dieta 7 ditore,humbje peshe 9-10kg.

Po pra i humb 9-10 kg dhe pastaj kur te fillosh te hash prape fryhesh si fuçi...nqfse arrin te mbijetosh dhe te mos perfundosh ne spital me kte lloj diete.
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Dieta 7 ditore,humbje peshe 9-10kg.

Kete dieten besoj se eshte shpikur nga antari qe ka hapur temen. Normale qe humbet ca kile me kete per nje jave te tere pi vetem uje dhe ha sallate. Po mbasi mbaroi dieta doja te dija cke bere mos valle te kan derguar ne spital? Apo mos ke filluar te hash cte dilte para..une skam provuar ndonjehere dieta.Por mundohem te ha nga pak cdo lloj ushqimi edhe pse nuk dua te perfundoj si shume goca qe kam njohur qe jan anorekse!
Kush nuk e shikon dot trupin e vet me mire te shkoj tek mjeku te pakten e ka me te sigurt.
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: Dieta 7 ditore,humbje peshe 9-10kg.

Ca diete o kjo mer , rrike ti i jav pa henger e bike 10 kg , po meqe qeke i apasionum per dietat te them un 1 tjeter mer 1 motorr persh apriliarsv1000 shko ne nje piste garash dhe futju punes duke garuar do e shikosh se pas nja 10 garash do kesh humbur 20 kg ose do kesh vdek !!! Dietat jan tre keshillushme por duke ngrene 3 vakte jo duke mos ngren asgje .
 
Pe: Dieta 7 ditore,humbje peshe 9-10kg.

Sjam aspak dakort me nje diete si kjo
ne qoftese nje njeri ka probleme shendetesore, kjo diete do e perkeqesonte akoma me shume shendetin

Te gjithe ata qe kane probleme me kg e teperta te konsultohen me nje dietolog
por jo te ndjekin dieta si kjo, te leshuara nga njeres jo kompetent

Ps: e ka thene swetzina me larte, sport dhe vetem sport!
 
Top